Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flet muzikanti Gojard Kodra

| E hene, 18.06.2012, 05:56 PM |


Flet muzikanti dhe kryetari i grupit muzikor “Albanët”, z. Gojard Kodra

Gjithë këngëtarët e shquar janë shoqëruar nga “Albanët”

Grupi muzikor “Albanët” ka lëvizur në gjithë kontinentet

Nga Albert ZHOLI

Grupi që ai drejton është bërë i famshëm në diasporë. Mund të themi me siguri se është i vetmi grup i cili s’ka lënë shtet ku ka emigrantë pa shkuar për të bërë  koncerte. Tashmë lidhjet e tyre me spektatorin shqiptar emigrator është bërë i pandashëm për vetë faktin e reputacionit që ky grup dhe këngëtarët që i shoqërojnë kanë përcjellë emocion në vite tek artdashësit brenda dhe jashtë atdheut. Këngëtarët më të shquar shqiptarë në këto koncerte kanë qenë së bashku me grupin muzikor “Albanët”, sidomos në vende si Italia, Greqia, Gjermania, Zvicra. Anglia, Amerika...  Grupi muzikore “Albanët” është themeluar që prej 8 vitesh dhe ka lidhje të vazhdueshme me të gjitha shoqatat e shqiptarëve nga Australia, Amerika, Kanadaja pa diskutuar shtetet europiane. Kohët e fundit ky grup me këngëtarët më të mirë shqiptarë të këngës popullore ka dhënë shumë koncerte kryesisht në Greqi dhe në Itali. Sipas Sinan Hoxhës, Dedej dhe Petrit Lulos bashkëpunimi me këtë grup ka qenë shumë i suksesshëm dhe kjo tregohet nga vetë ftesat e shumta sidomos nga shoqatat e shqiptarëve në Europë.

Ditët e Festave të Nëntorit 2011 tri këngëtaret e mirënjohura, Artiola Toska, Rozana Radi, Aliçkaj, nën drejtimin e grupit muzikor “Albanët”  e drejtuar nga Gojard  Kodra dhanë disa koncerte në Itali të ftuar nga shoqata të ndryshme shqiptare në këtë vend.. Për mëse katër ditë grupi “Albanët” kanë lëvizur në qytete të ndryshme italiane, duke ndezur atmosferën e festive për emigrantët shqiptarë. Tashmë bashkëpunimi i grupit “Albanët” me këto tri këngëtare i ka kaluar të pesë vitet bashkëpunim, i cili tregon për rezultate dhe profesionalizëm pasi ftesat për koncerte kanë shkuar deri në Australinë e largët.

Kur është krijuar grupi muzikor Albanët?

Grupi muzikore “Albanët” është themeluar 9 vite më parë. Pjesëtarët e grupit janë: Ardian Malaj - violinë dhe saksofon, Arben Shyti  - kitarë, Gentjan Cara – drums, Gojard Kodra - organ si dhe drejtues muzike.

Cili ka qenë dhe është qëllimi i këtij grupi?

Qëllimi i këtij grupi është të luajë sa më bukur muzikën shqiptare dhe pa e deformuar atë. Grupi muzikor “Albanët” ka një lidhje të gjerë përsa i përket trevave shqiptare. Koncertet që kemi marrë pjesë kanë qenë të shumtë, pothuajse në gjithë Europën, Australi. Koncertet  e  fundit kanë qenë më rastin e 99- vjetorit të festës së Pavarësisë.

Ato janë mbajtur në shtetin e Italisë, Padova, Arco, Torino.

Organizatori në këto qytete?

Në Padova organizatori i koncertit ishte z. Vilson Dona, me origjinë Mirditor, por që jeton prej shumë vitesh në Padova. Nga Padova vazhduam turin në Arco, provincë të Trentos. Atje organizatori ishte Shkëlqim Danaj me origjinë nga Vlora. Ëmbëlsira e këtij koncerti ishte dhe grupi polifonik nga Dukati i Vlorës.

Gojardi më shumë jashtë se në Shqipëri, nuk ndiheni i lodhur?

Aspak. Ky është profesioni im. Unë lodhem kur rri jo kur lëviz. Lëvizja më gjallërom. S’mund ta preceptoj veten vetëm në Shqipëri.

I mungon familjes?

Sigurisht. Bashkëshortja dhe vajza ime e ndjejnë mungesën, por kemi mirëkuptim. E ndihmojmë dhe përkrahim njeri tjetrin në nisma me interes të përbashkët.

Cila ka qenë rruga më e largët e grupit muzikor “Albanët”?

Austalia e largër. Do 24 orë udhërim së bashku me ndrimin e aeroplanëve në aerodrome të ndryshme. Eshtë larg por kemi ngelur të befasuar. Aty na kanë pritur si në ansnjë vend tjetër. Një ngrohtësi dhe një patriotizëm i pa menduar. Mund të them se në atë vend shqiptarët e ndjëjnë më shumë se kudo tjetër mungesën e atdheut.

Ju keni qenë disa kohë emigrant, përse u kthyet nga emigracioni?

Vetë krijimi i grupit kërkonte lidhje me këngëtarët. Nga jashtë kjo lidhje nuk do të kishte atë koordinim që kemi këtu. Kjo ishte arsyeja kryesore. E dyta është se unë përsëri emigrant jam pasi koncertet më të shumta jashtë i kam.

Çdo të thotë të jesh jashtë Shqipërisë?

Në vitet e para mall. Pastaj stabilizim. Më vonë mall dhe lëvizje. Por tani të gjithë emigratët janë legalizuar, ëshët bërë liberalizimi i vizave prandaj largësitë janë zvogëluar. Malli është zvogëluar. Emigrantët sot janë lëvizës nuk janë stabël.

Mendoni se keni zgjedhur profesionin e duhur në jetë?

Sigurisht. Eshtë profesioni që më ka pëlqyer dhe që më pëlqen. Muzika është pjesë e jetës sime, është zemra ime e dytë. Ajo më siguron jo vetëm të ardhurat për familjen, por dhe më qetëson shpirtërisht. S’mund të rria ansjë minutë larg muzikës. Më është bërë ushqim shpirtëror i pazëvëndësueshëm.

Cilat janë këngët më të preferuara nga emigrantët?

Këmgët popullore me tekts atdhetar dhe këngët epike. Këngëtarët me të cilët bashkpunoj janë më shumë këngëtarë popullorë. Por me raste bashkpunoj edhe me këngëtarë të muzikës së lehtë.

Po me politkë ka menduar të mirret Gojardi?

Politikëëëëëëëëëëë?! Kurrë. As e kam menduar. Po e them se si mbaj mend shumë politikanët, pasi jam në lëvizje. Unë merem me politkë, merem me politikën e atdheut tim. Merrem duke çuar muzikën e bukur shqiptare kudo në botë. Unë bëj prezente këngët shqiptare, kulturën tonë. E ku ka politikë më të bukur se kjo kur mbledh shqipatrët e të gjitha bindjeve politike apo fetare në një sallë të madhe. A mund ta bej dot politika këtë? Kurrë. Ja kojo është politka që bën muzika, që bën kënga. Ne bëjmë një politkë të pazëvëndësushme. Bashkojmë shqipatrët, përhapim kulturën tonë heqim sterset e njerëzve, bashkojmë kulturat me vendet ku shkojmë.

Cili është parimi që çani në jetë?

Bë një të mirë dhe shkruaje në rërë, ndërsa të mirën që të bëjnë gdhende në gur.

Çfarë vlerësoni tek një njeri?

Mirënjohjen dhe veprën. Përçmoj llafet e tepërta. Aq më tepër burrave s’u kanë hije fjalët e shumta.

Kur keni kokë çfarë lexoni.?

Çfarë lexoj, pak revista dhe gazeta. Ndjej se më mungon shumë libri. Në rini skam lënë libër pa lexuar, ndrësa tani puna dhe lëvizjet ma kanë hequr nga dora librin. Ndihem fajtor përpara tij.

Veshja e preferuar?

Veshja sportive pasi jam me instrumenta në krah. Jam gjithmonë në lëvizje dhe në ëksi arstesh kollarja të pengon.

Keni kohë të lirë dhe si e kaloni?

Kam shumë pak kohë të lirë dhe atë pak kohë e kaloj me familjen. Ndihem aq mirë mes tyre sa më duket vetja i përkëdhelur mes dashurisë dhe ambientit që më krijojnë.

Me kë keni më lehtë të bashkpunoni me këngëtarë apo me këngëtare?

S’kam bërë dallime. Me të dyja gjinitë kam bahskpunuar pa asnjë problem. Edhe aktivitete i kam pasur në masë të njëjtë. Kënga sikur po i shuan zhelozitë.

Hobet?

Futbolli, shëtitjet në ajër të pastër.

Çështë familja për ju?

Strehëza më  e bukur që ka krijuar zoti.