E enjte, 28.03.2024, 10:09 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Kot i biem gjoksit

E hene, 18.06.2012, 06:59 PM


KOT I BIEM GJOKSIT
- Sa  herë i them vetes: Mos shkruaj kur je i mërzitur-

Nga Zeqir Lushaj

Shenim:
E botoj qëllimisht sot këtë poemth, në mbështetje të disa shkrimeve shumë serioze të zotit Ilir Dardani, botuar këto ditët e fundit në ZSh, si per vrasjen  e 17 vjeçares në Dukagjin etj etj.-

NE…,
Dijmë të bajmë gardh,
Në mes arës e livadhit,
Të shtyhemi me vëllain,
Rreth shtëpisë e stanit.

NE…,
Dijmë të ofendojmë,
Kur duhet buzëqeshja,
Jemi hipokritë,
Na pelqen vetvetja.

NE…,
Fshihemi pas gurit,
Dijmë të të vrasim,
Këngët për trimerinë,
Gjithandej buçasin!

Kush është si NE,
Njëri-tjetrit i thomë,
Thikën mbas shpindës,
Diku…, natën-vonë.        

Sot, pijmë gjak gishti,
Të bahem probatim,       *
Nesër ta çojmë pikën,
Dhe të vijmë n’varrim.

Ne…,
E nderojmë vrasësin,
E vemë në ball t’oxhakut,
Qëndrimet  terroriste,
Na kujtohen mbas vaktit.

Ne…,
Duam lavdi e emër,
Pa ç’ka se barku thatë,
Flasim për At’Dheun,
Hesht Atdheu i ngratë.

Ja pjekim brinjtë e dala,
Dhe gishtat i lëpijmë,
Si tash si përpara,
Bota mirë e dijnë.

Ne…,
Kemi gjetë një çadër,
Që e quajmë-Besa,
Kur ecën pabesia,
Dhe shëmtohet Jeta!

…!
Fjala Lider=e ndyrë,
(Ma e ndryra deri sot),
Marrë hua nga Bota,
S’na bjen, për At’Zot.

N’daç thuej: -i Mençëm,
N’daç thuej: -Hajvan,
Krejt jemi një mostër,
Dalë nga një kazan.

Forca e Prinjësve,
Gjithherë në këtë vend,
Kush ma gjatë se tjetri,
Mundet ta mbajë peng!

NE…,
Ndërrojmë përditë, si…,
(Lëkura e Kamaleonit)
Servil…, ndaj të huajt,
Gjelkokosh ndaj tonit.

NE…,
Viktimë e vetvetes,
Në Ballkan e Europë,
Kot i biem gjoksit,
Një furtunë në gotë.

Nuk ka stan me lepuj,
Na ka mësue Urtia,
…Jep e merr Fakiri,
Shqipëtar, Ditëzia!

Ne…,
Që dalim në pension,
Pa zënë punë me dorë,
Dijmë të duartrokasim,
Prodhojmë Diktatorë.

Sepse, Ti dhe Unë,
Të Dy s’bashku, Ne…,
Jemi Hiçkërkushi,
Shkelim Zot e Fe.

Ne…,
Duam veç-Diktaturë,
Ajo na bjen për shtatit,
Të tjerat janë hajgare,
Dje, sot, mbas tashit.
…!
Droe, më akuzojnë se…:
Fjalë të randa kam thanë!
-Jo, -për Jezu Krisht,
-Jo, -për Dinë e Imanë

Nëse, Dikush zëmrohet,
“Le të zbathet vet…”,*
Jeta nëpër shekuj,
Me këtë gjuhë na flet.
               ./.
    *Probatim=burazer=vëlla gishti
    *”Kush zemrohet,zbathet vet”-shprehje e vjetër popullore

(Vjersha është nxjerrë nga libri “Piedestali”, që autori ka përgatitur për botim)
-=Nga NJ, USA, e hënë, 18 qershor, 2012=



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora