E shtune, 20.04.2024, 10:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E hene, 18.06.2012, 06:53 PM


Neki Lulaj

BUZËQESHJE E NGRIRË
 
T’u ngri buzeqeshja Imzot
Ditët t’i ngurtësoi epoka
Gjeniu mendjendritur
U shkri si qiriri, flalkadani
Zjarr i qiellit që na shndrit
Si drit‘ e diellit
Fjala e parë dhe e fundit
Ishte barrë e rëndë mbi supe
Kurrë nuk luhatet qëndrimi
Para rebeshit të kohës
 
Miliona lutje e dëshira
Të këputen zinxhirët e robërisë
Vuajtje nëpër mote
Botës nuk i falen mëkatet
Nga lutjet dhe uratat
Pa u përpjekur njerëzia
Zoti nuk bën mrekullira
 
Imzot pusho i qetë
Mojsiu i betejave shekullore
Vepra e djersa jote
Mrekulli e kësaj bote
Nga nëntoka e shenjtëruar
Deri në qiellin e praruar
Shpirti yt peng i flakëruar
Krenari e kësaj bote
Misionar i paharruar fjala jote
Themel i sovranitetit tonë
 
MBI KËTË
 
Hënë e stolisur nuse e praruar
Ngjyrë ari kulluar - Ilirida
Mijëra ëndërra e vargje
Si xhevahirët mbi bari
Për ty i kanë qëndisur
Shqiponja mbi Dardani
Tjetra mbi Çamëri
Kthetrat mbi Mitrovicë
Ulqin e Plavë dhe Guci
Zemrat nga Janina
Me Tiranën në zemër
E Prishtinën në shokë
Me Njishin* në kokë...
 
Drini pëqafon Bunën
Ibri puthë Erenikun
Lumbardhi ledhaton Shkodrën
E Alpet shqiptare
Me Radikën e Sharrin
Bajgora përshëndet Korabin
Mëngjesi rritë shtatin
Dielli derdh rreze mbi ballë
Një rigë shiu mbi Autostradë
E ringjall Dr. Ibrahim Rugovën
Me një shkop e një letër te bardhë
Blerimit ia shtojnë bukurinë
Vellore e nusërisë Dardane
Tokë e dete dhe male e lumenj
Dhuratë e bekuar e Perëndisë
Për zbukurimin e shqiptarisë
 
*Njishi-qyteti i sotëm i sërbizuar “Nish”

HISTORI
 
E lidha historinë
Me shallin e mbrojtjes
Që t’ia mbuloj gjurmët
E fytit të përgjakur
E lidha bre
Mbi qafën time të përvuajtur
Fyti im lum i tharë nga britmat
Shtrat i shkretëruar nga etja
I rrahur me shuplaka ere
I goditur pa mëshirë
Nga kërbaçët e tërbuar
Të skllavërisë sllavjane…
 
Fyti im
Lis me hije të madhe
Strofull për të gjithë zogjtë
Shkëndijë e dritë burimi
Rritë me panteon trimërie
I lyer me ngjyrë gjallërie
Që kurrë ngjyra si bie
Eheee, obububuuuu
Po sa e gjallë është historia
Po sa e madhe është shqiptaria...

PORTA
 
Porta e hapur
Karrocë nusërie
Mbi vetullat shekullit
Flamur Dardanie...
Krushqit e fiseve
Me metafora
Bluajnë fjalën mëvehtësi.
 
Ata
Që betimin e dhanë
Dhe nxorrën gurë
E vetë hynë si vetëtimë
Në zemër të rrasës së zogut
Hapën dritaret e jetës
E shekullit i dhanë dritë.
 
E rrasa e Zogut
Përkundët lehtë
E levarshtë, e qetë
Në djepin e lirisë
Me baladën
E prillit të thyer..
Nga Kosharja në Lezhë.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora