E enjte, 25.04.2024, 05:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Plejadë e ngjyrës, idesë dhe ndjenjës

E hene, 18.06.2012, 07:48 PM


Plejadë e ngjyrës, idesë dhe ndjenjës

Nga Dr. Ilir Muharremi

Arti i jep idetë estetike në një nivel të lartë dhe sipas strukturës së ndërgjegjes së rëndomtë të njeriut. E vërteta në art, është e lidhur me botën e synimeve, aspiratave, shpresave, idealeve që frymojnë, ndezin, lëkundin shpirtrat, mendimet, paragjykimet tek njerëzit e zakonshëm. Këtë gjë e kemi vërejtur në “Plejadën e artistëve ndërkombëtar” të organizuar nga piktorja Miradija Ramiqi, e cila për një javë të tërë në Hotelin Prishtina mblodhi artistë të ndryshëm nga vende të largëta. Ushqimi, pijet alkoolike, shkëmbimi ideve, polemikat artistike, zbrazja e ngjyrave në pëlhurë, shfaqeshin si dramë artistike  me karaktere të ndryshme, që ngjallnin freski, melankoli dhe frymëzim tek artistët. Pronari i hotelit Blerim Islami që ishte donator kryesor i këtij manifestimi, ditë e natë shoqërohej me artistët dhe vlerësonte, kritikonte dhe polemizonte veprat të cilat krijoheshin cdo ditë nga duart e mjeshtërve të rinj, të cilët në gjithë lëvizjen e karaktereve dhe situatave jetësore e mbërthenin spektatorin. Artistët: Lumturi Blloshmi, Agron Mulliqi, Ferid Morina, Adrian Dule, Natali Nikolovska, Fatos Bylykbashi, Magbule Xhemajli, Fatos arapi, Marjana Goxhabeliu, Brunilda Mumajesi,..... përpiqeshin, të qëllonin idenë e brendësisë me një lëvizje dhe lëkundje ndjenjash, duke u izoluar në personalitet apo individualizuar. Por, kjo ndodhi në një shkallë, derisa pjesa tjetër e artistëve, të cilët ishin izoluar nëpër dhoma, krijonin artin e pa ndikuar të lartë, me një varg emocionesh, ndërgjegjësh teorike, të një dialogu të brendshëm intraverz, që në asnjë mënyrë s’mbeten të thatë, të ftohtë ngaqë filozofia dhe idetë jepeshin si shqetësim i natyrshëm i një karakteri që përpiqet të gjejë shkakun gjërave. Temat ishin të ndryshme, disa ishin të pasionuar pas arkitekturës e disa polemizonin me individualitetin duke nxjerr personazhe artistike logjike të pasqyrimit dhe vazhdimësisë së realitetit objektiv të kohës dhe hapësirës, raportin e elementit ekspresiv dhe substancial në figurën artistike, raportin e elementit përshkrues, psikologjik, njohës dhe vlerësues, krijues, transformues, raportin e elementit emocional dhe racional, rrugët e afirmimit estetik dhe të patosit. P.sh objekti i bibliotekës kombëtare dhe universitare ishte i plasuar në versione të ndryshme. Disa artistë theksonin kupolat si elemente kryesore, mbresëlënëse, estetike, përshkruese, derisa pjesa tjetër hekurat dhe e vendosnin në një kozmos pa gravitet, duke dashur të theksojnë, hapësirën kompozicionale dhe objektin. Me forcën e tyre interpretuese, me funksionin e një bote kërkimore, kuptimore, estetike, filozofike, sociale, të përgjithshme, krijonin ndeshjen në mes spektatorit dhe veprave. Depërtimi në përmbajtjen e veprave ishte i lehtë sepese përdornin metoda dhe forma konkrete për perceptim. Qëndrimi vlerësues i artistëve stimulohet nga tërësia e pikëpamjeve ideologjike. Poashtu edhe filozofia linte gjurmë të pashlyeshme në funksionin e saj botëkuptimor. Lëvizjet e brushës, ishin të ngadalta, precize, ndërsa  të tjerët spërkatnin me duar dhe këmbë mbi pëlhurë, duke paralajmëruar se i tërë trupi është funksional, dhe i preokupuar me ndjenjën e cila si realizim sherbet me çdo gjymtyrë. Temat më shumë ishin objektive sesa subjektive, me qëllim kohor ngaqë për tu zhytur në ujërat subjektiv koha është më e gjatë. Spontaniteti ishte një fenomen pozitiv, teori dhe praktik artistike që shënonte thëllimin e mëtutjeshëm të krijimtarisë. E tërë puna një javore rezultoi me ekspozitë, ku artistëve u ndanë edhe mirënjohje. Organizatorja falënderoji sponsorët, kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, ishte i pasionuar pas veprave, dhe në natën solemne shprehu atë vullnetin, gëzimin që kishte ndarë për artistët, madje i ftoji në një tubim në hotelin ‘Swis Diamond’ në Prishtinë. Artistët nuk flisnin asgjë, i merrnin mirënjohjet dhe rreshtoheshin në radhët e tyre duke u emocionuar, stresuar dhe dominuar me vepra.  Për fund do theksoja se artistët me shijet e tyre, format e kulluara, bukuritë e kulluara, nëpërmjet veprave realitetin e quanin prozaik, poetik, shpirtëror, frymëzim, aspak vulgar ngaqë qetësia mbretëronte në kompozicion, perspektiva shfaqte atë dimensionin e tretë iluziv në pikturë. Modernizmin dhe postmodernizmin e shihnin si koncept estetik dhe të praktikave të shkollave të vjetra të artit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora