E enjte, 25.04.2024, 03:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Thanas Todhe

E diele, 17.06.2012, 06:39 PM


PAK SHPRESE
(Vargje të trishtë)

Dua t'iki larg kësaj rrëmuje
Të mund të fshihem..harruar
S'di se ku....
Një ëndër kisha
Tretur,...sfumuar
Në zhurma qytetesh
Kurbetit shkallmuar
Ku mund të fshihem
Më thoni...ku..!?...

Vargjet hermetike
Shpëtim i castit
Thonë dhe s'thonë
Flasin dhe s'flasin...
Jetoi...
Përse jetoj ?
Urrej...
Kë të urrej ?
Lule gonxhe celur
Humbur honesh n'mjegull

Ankth që më mundon
Nate që s'mbaron
Agimin pres....
Shpresoj...

RRUFE MBI AKROPOL

Një rrufe e madhe që goditi Akropolin ne vitin 2010
u pa nga grekët si një ogur i zi.Fotot e bëra até mbrëmje
mbushën faqet e gazetave dhe internetit.Më pas Greqia u
përfshi nga kriza mé e madhe ekonomike që kishte njohur
.

Një rrufe shkrepi mbi Akropol
Ushqim interneti
Lajm për gazetarë
Qélluan Akropolin
Foto e rrallë
(për faqen e parë)

Një rrufe shkrepi mbi Akropol
Habi...
Frikë...
O njerëz...
Rrufe mbi Akropol
E kini parë..?

Zotat qëlluan tempullin e Zotave
Si ndodhi vallë ?
Pse ky zëmërim mbi Grekët
Kush qëlloi mbi Athinanë ?

Rrufe mbi Akropol..
Një foto e rrallë.

PERTEJ FASADES

(Kur politikanë na servirin nje jetë të re)

Ka një tjetër jetë
Përtej fasadës
Reklamës
Retorikës
Ka një tjetër jetë
Përtej euforisë
Majmërisë
Politikës
Ka një tjetër jetë
Përtej bisnesit
Lluksit
Hilesë
Ka një tjetër jetë.......
E imja...
E jotja,,vëlla
Plot strese
Pak shpresë......

HENA E PLOTE

Sfidë në kët' natë
Kjo hënë e plotë
Në  argjend lyer
Kërkon të më joshë

-Eshtë nata ime
Putha e parë
As yj, as hënë
S'dua dëshmitar

Zjarr dashurije
Hije dhe drit'
Gris natën hëna...
Pejsazh romantik.......

Thanas Todhe..........Athinë



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora