Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Selimi: Intervistë ekskluzive me udhëheqëset e Organizatës NESsT

| E diele, 17.06.2012, 02:01 PM |


Garë për ndërmarrjen e parë shoqërore në Kosovë e financuar nga Bashkimi Evropian

Importi ju sjellë varfërinë!

Ekskluzive nga Ramiz Selimi

Bashkimi Evropian ka dërguar një organizatë ndërkombëtare te quajtur NESsT nga Hungaria, të specializuar për instalimin e ndërmarrjeve shoqërore në shoqëritë në zhvillim. Organizata ishte shumë e suksesshme në Hungari, Sllovaki, Rumani, Brazil dhe Çile,  ku disa ndërmarrje shoqërore janë bërë kompani apo organizata shumë të rëndësishme për vendet e tyre në zhvillimin ekonomik.

Ndërmarrjet shoqërore janë biznese të dizajnuara për zgjidhjen e problemeve kritike shoqërore, siç janë mungesa e rasteve për punë, mungesa e kujdesit shëndetësor, apo problemet e rënda të mjedisit duke ofruar një mbështetje të qëndrueshme. Ato luajnë një rol vendimtar duke zhvilluar ekonomin e një vendi  me një përfshirje të qëndrueshme, duke krijuar punë të cilat janë me të nevojshme për zgjidhjen urgjente të problemeve sociale.

Organizata NESsT ka startuar në Prill të këtij viti një trajnim për organizata/kompani kosovare, aty synohet që këto kompani të aftësohen për të funksionuar. Nga nëntë organizata të lajmëruara për garim, tri sosh do ta gëzojnë të drejtën që të marrin subvencionet e Bashkimit Evropian. Organizatat do të punësojnë edhe njerëz me aftësi të kufizuara.

Ne biseduam me udhëheqëset e Organizatës NESsT me Drejtoreshën  zonjën, Eva Varga dhe zonjën Anna Horvath

Zemra Shqiptare: Çfarë është NESsT? Çfarë përfaqëson dhe cili është misioni i saj?

NESsT: NESsT është, para së gjithash, një ekip i njerëzve të cilët janë të pasionuar për të sjellë në dritë dhe vënë në veprim potencialin e çdo komuniteti të caktuar vendor për të zgjidhur një problem të rëndësishëm shoqëror me forcën e vet, me talentin e tyre në një mënyrë të qëndrueshme.

Ne jemi një organizatë jo-qeveritare, me një përvojë  pune 15 vjeçare për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve shoqërore në tregun e vendeve të mbarë botës.Ne aktivisht punojmë në pesë shtete të Amerikës Latine dhe pesë shtete Evropiane. Çfarë ne kryesisht punojmë (prej Çilit në Sllovaki dhe nga Brazili në Hungari) është se ne punojmë me individët, me NGO-t apo SME tërë kohën, duke filluar prej idesë së tyre fillestare për ndërmarrje shoqërore, e deri në funksionimin e lartë të ndërmarrjeve shoqërore.

Ne i trajnojmë ata, ju ligjërojmë dhe investojmë financiarisht prej fillimit e më tutje, jo vetëm si mbështetës financiar apo këshilltar, por si partner i vërtetë i përhershëm në zhvillimin e misionit të tyre shoqëror. Ne dëshirojmë të krijojmë shoqëri (ndërmarrje) e cila është e përfshirë, ku asnjë grup nuk është i nënshtruar apo jo-avancuar.

Ndërmarrjet shoqërore janë biznese të dizajnuara për zgjidhjen e problemeve kritike shoqërore, siç janë mungesa e rasteve për punë, mungesa e kujdesit shëndetësor, apo problemet e rënda të mjedisit duke ofruar një mbështetje të qëndrueshme.

Në NESsT ndërmarrjet shoqërore luajnë një rol vendimtar duke zhvilluar ekonomi me një përfshirje të qëndrueshme dhe kompetitive dhe duke krijuar punë të cilat janë me të nevojshme për zgjidhjen urgjente të problemeve sociale duke e pasur në konsiderate qasjen e mjedisit në veprimet tona.

Zemra Shqiptare:  A ka NESsT ndonjë projekt konkret që do ta implementojë në Kosovë?

NESsT: NESsT ka qenë i kontraktuar nga EBRD-ja për  implementimin e projekteve në Kosovë dhe përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve shoqërore e individëve të quajtur me aftësi të kufizuara. NESsT ka filluar të hulumtoj situatën e tanishme dhe mundësit e ardhshme për ndërmarrjet shoqërore, ngritjen e vetëdijes të krijuesve të ligjit, zhvillimin e sektorit të ndërmarrjeve dhe shoqërisë civile. Për të siguruar ndërtimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve shoqërore që dëshirojnë të kenë benefite për njerëzit me aftësi të kufizuara në Kosovë. Në muajin Maj- Shtator NESsT ka zhvilluar hulumtime për të hartuar (skicuar) sektorin e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë me fokus special për ato ndërmarrje shoqërore  që kanë si shënjestër punësimin e njerëzve me paaftësi. Kjo fazë e parë rezultojë me  raportin e përgjithshëm të vlerësimeve dhe rekomandimeve të disponueshme ne websiten e NESsT: www.nesst.org në Anglisht dhe në Shqip.

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndërmarrjet shoqërore dhe prezantimin e koncepteve themelore për ndërmarrjet dhe për ide të reja, është shume e rëndësishme për të prezantuar rastet e shembujve të mirë. Me këtë qëllim në mendje, në Mars 2012 NESsT dhe EBRD kanë paralajmëruar garimin e parë të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë me donacion nga Unioni Evropian. Qëllimi i këtij garimi që konstituon fazën e tretë të projektit është për të siguruar përkrahjen e planit të biznesit për idetë e grupeve të caktuara dhe mbështetjen e planeve më të mira të biznesit me kapital fillestar për themelimin e ndërmarrjeve shoqërore. Trajnimi për serinë e planit të bizneseve filloj në Prill me pjesëmarrjen e nëntë Organizatave dhe Kompanive që do të përfundoj në Shtator me kompletimin e planit të bizneseve për ndërmarrje shoqërore, më qëllimin e adresimit të problemeve shoqërore për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Në fazën e tretë të projektit dhe bazuar në raportin e zbulimeve dhe rezultateve të garimit, NESsT në gjashtëmujorin e vitit 2012 do të mbaj dy tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar me ligjdhënësit dhe aksionaret e interesuar në Kosovë, me qëllim për ti ndarë vendimet tona, po ashtu për të përgatitur hapat e ardhshëm që do të lehtëson zhvillimin e ndërmarrjeve shoqërore në vendin tuaj.

Ne do të ishim të lumtur për të vazhduar pjesëmarrjen e planeve të shtruara dhe kontribuar në themelimin e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Ne do të inkurajojmë donatorët lokal dhe qendror të Qeverisë, Mediave dhe Partnerëve tjerë të mundshëm, për tu na u bashkuar dhe për të marr pjesë, për të trajtuar të ardhmen e këtij komuniteti.

Informaliteti po e mbyt Kosovën !

Zemra Shqiptare: Ç’mendoni për klimën e biznesit në Kosovë?

NESsT: Kosova ka ndërtuar një ekonomi të mirë për 10 vite, mendojmë ne nga NESst, ndoshta është dashur të bëhet pakëz më shumë ne drejtim të prodhimit.  Problemi i juaj kryesor është importi, vendi i juaj është shumë i orientuar të importoj dhe kjo ju sjell varfërinë me të madhe. Gjithashtu e pashë se informaliteti po e mbyt Kosovën, ekzistimi i një ekonomie kryesisht joformale dhe luftimi i saj, është një prej çelësave për ndryshime me qëllim të zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst ardhmëria  e bashkimit të ndërmarrjeve shoqërore mund të jetë një mirëseardhje dhe përgjigje e përhershme për shumë probleme sociale në Kosovë siç janë qasja e punësimit dhe shërbimet themelore për kujdesin shëndetësor.

Zemra Shqiptare: Si e shihni ju zhvillimin e ndërmarrjeve shoqërore dhe rolin e tyre në Kosovë, a është duke u bërë lobimi i duhur, në mënyrë që qeveria të dëgjojë zërin e tyre?

NESsT: Hulumtimi i NESsT-it tregoj që disa iniciativa ekzistojnë  në Kosovë për themelimin e bizneseve të reja në të dy sektorët, ajo për profit dhe jo-qeveritar që mund të zhvillohet në ndërmarrje shoqërore. Aty ekzistojnë shume ide premtuese, rritja e mirënjohjes që aktorët e shoqërisë me tepër se qeveria munden dhe duhet të marrin iniciativa dhe të përdorin risi e qasje për sipërmarrje me qëllim për të zgjidhur problemet sociale në Kosovë.

Objektivisht nuk është ndonjë çrregullim kritik i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Nuk mund të them që është një përpjekje e vazhdueshme për të lobuar të Qeveria pasi që nuk kam informacionet e mjaftueshme. Aty ka iniciativa që shkojnë në drejtim të duhur dhe shumë të mirë, sa që e them me plot bindje se disa nga ndërmarrjet shoqërore mund të jenë një model i dobishëm për zgjidhjen e problemeve sociale dhe janë disa shembuj të suksesshëm.

Hapat e pare të ardhshëm për prezantimin e konceptit është ngritja e vetëdijes së Qeverisë, NGO-ve dhe sektorit të biznesit, për të filluar disa projekte pilote dhe për të gjetur inspirimin apo mundësimin për të përdorur modelet e vendeve tjera të suksesshme

Zemra Shqiptare: Cilët duhet të jenë sektorët ku duhet të investohet nga biznesi për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm te ndërmarrjeve shoqërore?

NESsT: Ne besojmë se për një sukses të ndërmarrjeve shoqërore dhe qëndrueshmërinë e tyre nuk është specifik sektori se ku ata duhet të investojnë, që një ndërmarrje shoqërore të jetë e qëndrueshme, ajo varet prej shumë faktorëve tjerë, duke filluar nga manaxhmenti, tregu etj. Sigurisht, se ka disa sektorë, si p.sh. sektori  industrial ku  mund të jetë më i qartë investimi, për të ngritur qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve shoqërore, pastaj vinë të tjerët, si ofrimi i shërbimeve sociale, por shërbimet sociale i kanë disa  kushte të caktuara të cilat duhet të jetë në vend. Për shembull duhet të jetë e qartë kush paguan për sigurimin e shërbimeve shoqërore nëse shfrytëzuesit janë personat nga grupet me aftësi të kufizuara, siç e kemi rastin me një organizatë konkurruese tani. Shtrohet pyetja, a mundet qeveria të paguan dhe a ka vullnet ta bënë një partneritet të tillë? Ne besojmë që faktorët e rëndësishëm për një operacion me të qëndrueshme për ndërmarrjen shoqërore janë plani i biznesit dhe duke qenë të sigurt që ndërmarrjet shoqërore u përgjigjen nevojave të tregut, Po ashtu duke qëndruar real në misionin e tyre shoqëror.

Zemra Shqiptare: A është e gatshme BE të investojë në ndërmarrjet shoqërore?

NESsT: Institucionet evropiane kanë bërë deklarata të rëndësishme në mënyrë që të merren disa masa të qarta për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve shoqërore (shih Fondet Sociale të Bashkimit Evropian, Iniciativës së Biznesit Social po ashtu nga BE, Fondet tjera, Iniciativa, etj....). Ne besojmë se mënyra më efektive për të ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjeve shoqërore është  BE-ja  të nxisë dhe financojë ndërtimin e një ekosistemi që mbështet ndërmarrjet shoqërore.  Roli i tij ideal do të ishte për të mbështetur programet e ngritjes së kapaciteteve dhe projekteve pilote dhe për të ndihmuar qeveritë të krijojnë një mjedis të përshtatshëm.

Zemra Shqiptare: Kur mendoni se ndonjë ndërmarrje shoqërore në Kosovë e zgjedhur nga NESsT do të jetë në funksion të qytetarëve?

NESsT: Ne sigurisht shpresojmë se kjo do të jetë së shpejti. Ne kemi një afat kohor të projektit, kështu që ne do ta dimë deri në fund të këtij viti se cilat ndërmarrje shoqërore do të fitojnë START-UP, çmimet e  konkursit për themelimin e Ndërmarrjeve Sociale që kemi organizuar në Kosovë. Ne shpresojmë të shohim të paktën tri ndërmarrje shoqërore fituese dhe ndoshta edhe disa ndërmarrje tjera në konkurset tjera që do të hapen se shpejti, pas projektit tonë të përfunduar në Kosovë.

Zemra Shqiptare: Faleminderit për intervistën!

NESsT: Me kënaqësi, falënderimet ju takojnë juve!