E premte, 19.04.2024, 10:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Liljana Molla: Dy fjalë për Selmantë e Grisë

E diele, 17.06.2012, 11:35 AM


-Kujtim ndër breza-

 

DY FJALË PËR SELMANTË E GRISË

 

Nga: Liljana Molla

Sadiki    Rama    Ademi

Të flasësh dhe të shkruash për familjet atdhetare, për veteranët e luftërave për liri e pavarësi sidomos në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë sonë kombëtare, është nderë dhe detyrë për secilin nga ne. Këtu, në këtë shkrim modest, po tregojmë për tre vëllezër, Ademin, Ramën e Sadikin, burra malsie nga fshati Gri i rrethit Tropojë.

Janë bijtë e Selman Hasan Lushajt, burrë trim e i njohur në Malsinë e Gjakoves. Ai i edukoj bijtë e tij me dashurinë për vatanin, duke qenë vet pjesëmarrës në disa luftra  çlirimtare gjatë viteve 1878/ 81 nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Po ashtu, shumë aktiv edhe në vitin 1904 deri në shpalljen e Pamvarsisë së Shqipërisë në vitin 1912. Selmani, së bashku me vëllajn Avdylin Hasanin, sa herë doli kushtrimi, së bashku me shokë të tjerë të Grisë, morën pjesë në luftrat e pandërprera për liri dhe pamvarësi.

Po kështu, edhe në vitin 1918 kunder Austro-Hungarisë i morën edhe tre djemët me vete, deri sa u përzu armiku nga Malsija. Selmani nderroi jetë në vitin 1927, kurse vëllai, Avdyli   kater vjetë më pare, në vitin 1923 . Vëllai i madh  i djemve të Selmanit, (Avdyli, nuk ka lënë djalë),  Ademi , mori pjesë ne luftën e Durrësit në vitin 1920  kundër Esat Pashës (tradhtar i kombit) dhe në nëntor të viti 1944, deri në fund të janarit 1945, ka shërbyer partizan në prapavijat e brigatës 6 sulmuese. Në vitin 1940 – 42, ka bërë burg politik në burgjet e fashizmit Tiranë . Vdiq në 17 nëntor 1947. Djali i dytë,  Rama, ka qenë luftëtar i Bajram Currit edhe në revolucionin demokratik-borgjez të vitit 1924. Gjatë LANC-it, ka shërbyer partizan në komandën e vendit në fshatin Gegyhsen, Tropojë.  Vdiq, me 14 shkurt 1970.

Vëllai më i vogël nga djemët e Selmanit ka qenë Sadik Selmani , i datëlindjes 1 Tetor 1904. U rrit në këtë familje atdhetare me tradita të njohura në Tropojë. Kreu sherbimin ushtarak në Shkodër. I detyruar nga hallet ekonomike, me shumë veshtirësi, hyri xhandar në 1933 deri në prill 1941, i ndihmuar nga Asim Vokshi , Mehmet Mulosmani qe e kan dashur dhe mbajtur gjithnjë pranë. Gjatë LANC-it  , vuajti shumë sepse iu burgosen të dy  vëllezërit  nga pushtuesit dhe ju deshte të paguaj shumë para floriri për ti shpëtuar nga vdekja dhe burgu.

Që në fillim të vitit 1943 së bashku me shokët e lagjes e fshatit, u bë bazë e LANC-it  dhe vet shkoi partizan në bataljonin e tretë të brigatës 25-të sulmuese deri në maj të vitit 1945. Pastaj, vazhdoi sherbimin në komandën e vendit në Kolgecaj e me forcat e mbrojtjes deri në fund të vitin 1946 . Ka kryer shumë vite detyra të rëndësishme në fshat si kryetar i këshillit të pushtetit në Gri, maj 1946 -1952, dhe nga 1956 deri në vjeshtën e vitit 1959 anëtari i atij këshilli  pushteti etj. Për merita lufte dhe trimërije ai ka dy medalje : të çlirimit dhe të trimërisë .

Burra të Grisë, në vitin 1966. I pari (ulur nga e majta)

Ramë Selmani dhe i dyti (në këmbë djathtas) Sadik Selmani.         

Shënimi original, në shpindë të fotos

 

Theksojmë se, kjo familje ka qenë shtëpi mikpritëse terë jetën e saj . Të tre vëllezërit, kujtohen si  burra të zgjuar, të njohur në rrethin e Tropojës. Ata , e sidoms Sadiki, kanë  dhënë shumë për pajtimin e njerëzve që kanë pasur probleme, ngaterresa për pronat, grindje e zanje dhe deri në vëllavrasje. Të tre vëllezërit, janë dalluar dhe si edukatorë të mirë në familje, vëllazëri, në fshat e krejt shoqërinë.

Burrat e fshatit Gri,  në të gjitha kohrat, nuk vendosnin asgjë për probleme të ndryshme të fshatit pa marrë edhe mendimin e “shtëpisë së Selmanit”. Kush i mësynte ata për nderë e nevojë, e gjente derën hapur dhe bëhej çmos për t’i ardhur në ndihmë shokut, kumarës, mikut a, qofte edhe udhëtarit të largët, të panjohur, në drumin e malësisë.

Shtëpia e Selmanve, te Blini i Grisë. 1974, (foto: Kolë Progni)

 

Vëllai i vogël, Sadiki,  hijeshonte vendin dhe kuvendin dhe ka qenë një thesar i vertetë nga dituria. Ndërroi jetë me 8 dhjetor të vitit 1986  në moshen 82-vjeçare. U përcoll me nderim nga djemtë e vajzat, nipat e mbesat, farefisi, shokët, miqtë si dhe veteranet e luftës dhe të punës së rrethit të Tropojës por edhe nga shumë rrethe te tjera. Edhe pse kanë kaluar mbi 25 vjet nga vdekja e tij, shprehjet dhe fjalët i kujtohen si vlera  që përdoren në oda burrash apo mbledhje e takime nga më të ndryshmet në Tropoje dhe më gjerë.

Tre kullat dykatëshe të Selmanve (sot, thuajse shkret), në gështenjat e Grisë

 

Prej këtyre tre vëllezërve të njohur, sot janë mbi 30 familje në Tropojë, në Tiranë, e deri jashtë atdheut, në shumë vende të ndryshme të botës.

Dhe, më poshtë, disa vargje nga një vjershë për këtë familje:

 

…!

Nëse,

Ndokush ju pyet,

Për Selmantë e Grisë,

 

Përgjigj-juni,

Pa asnjë hezitim:

-Krejt në rregull!

 

Të shpërndarë,

Si koha (!),por,

-Vazhdojnë të përpjetën.

 

…?!

-Të gjithë,

I kanë  fëmijtë,

(Edhe) ma t’mirë se veten.

./.

Marrë nga VOAL, mars 2012



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora