E merkure, 24.04.2024, 11:53 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

K.S.U.SH uron Presidentin Nishani

E diele, 17.06.2012, 08:29 AM


KESHILLI STUDENTOR

Universiteti i Shkodrës
"Luigj Gurakuqi"
Datë 13-06-2012

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës uron Presidentin Nishani

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani,

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) ju përcjell urimet e tij për detyrën Tuaj të re, një detyrë me përgjegjësi të lartë. Ne, studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, duke ju shprehur urimet më të sinqerta për uljen Tuaj në postin e të parit të shtetit shqiptar, shpresojmë se Ju, si President i vendit, do t'i jepni Presidencës dimensionin që meriton.

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës, kërkon nga Ju, që të jeni presidenti i të gjithë shqiptarëve dhe ju inkurajojmë të kontribuoni në krijimin e një klime të qëndrueshme politike në vend, duke i shërbyer kështu aspiratës euro-integruese të Shqipërisë.

Shqipëria, vendi ynë i bukur, kërkon njerëz të aftë dhe me integritet të lartë e që dinë të sillen kundrejt saj, ndaj kërkojmë nga Ju, të jeni shtetari i duhur i këtij vendi, në mënyrë që vendi ynë të ecë përkrah vendeve të tjera perëndimore. Kombit shqiptar, në ditët e sotme që po kalojmë, u nevojiten njerëz të denjë, fisnik, intelektual dhe patriot të vërtetë.

Duke ju uruar suksese në detyrën Tuaj,

KRYETARI
Redan BUSHATI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora