E premte, 19.04.2024, 07:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një mozaik me ngjyra

E diele, 17.06.2012, 09:17 AM


Një mozaik me ngjyra

(esse ) 

Libri "Puthmë" i Bajame Çelikut.

Nga Përparim Hysi

Kam marrë,si të thuash,shkopin në dorë dhe bredh rrugëve të Tiranës.Aq e lehtë nuk është në këtë konglomeratë njerëzish dhe lëvizjesh ,por një rrugë e dy punë: duke ecur mbaj pak atë regjim që mbaja në Amerikë ku dy orë në ditë ecja e  ecja,dhe,nga  ana tjetër, si librofil që jam,them se mos"gabimisht" hasë në ndonjë bukinist a librashitës rrugash,ku mund të gjej ndonjë libër. Tek eci e eci,plot dyqane lloj-llojësh ku çfarë nuk gjen,dhe gjëkundi qoft dhe një librari për të qenë.Kur them librari për të qenë,ku të hysh dhe të kënaqesh vetëm duke parë tituj librash nga më të ndryshëm,por më kot është lodhja ime. Hiq ndonjë kioskë gazetash,ku,prej kohësh,sipër njëra-tjetrës kushedi se ç'libër fshihet. Dhe nuk ke si,me të vërtetë,të ndihesh mirë.
Qyteti pa librari i ngjet një shtëpie të madhe që ka vetëm mure e çati,por aspak dritare. Përfytyroni në mund të quhet e bukur një shtëpi e tillë dhe a është,me të vëretetë,e madhe apo një grehinë që të merr mëndjen,por dhe të kallë dhe datën. Do të thoni ju,por,ndoshta ka,po ti ore"muhaxhir" që po vjen nga ana e anës dhe paske  nja dy javë që ke zënë kryeqytetin,e zë e  hedh baltë për kryeqytetin.E them troç: jam fare i pakënaqur nga mbyllja e librarive dhe fare i pakënaqur me vlerësimin që i bëhet librit qoft dhe në Tiranë. Natyrisht,sado larg Shqipërisë që kam qenë,unë e di mirë që është mbyllur Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe për mos vazhduar me të tjera. Por,kur thonë turqit,pas kasavetit,ka selamet.Edhe me mua kështu ndodhi. Kur po kthehesha për në shtëpi,se,ende,nuk e kisha "zbuluar Amerikën-librari",befas në një nga rrugicat  (rruga e Kavajës) ,has në një librari. I vogël si dyqan ,por librat qenë sistemuar nëpër rafte dhe "shitësi" rrezatonte kulturë. Patjetër,mendova që është mësues.Dhe mësues qe:m'u prezantua:- Ali Hasani,mësues në pension. U përshëndetëm si kolegë dhe,me që kisha 4 libra të miat për t'ia dhuruar dikujt,befas,ia dhuurova kolegut,se më erdhi mirë,që,si dashamir i lbrit,merrej me libra.

                                                             *     *    *  
U hodha një sy rafteve.Mbretëronte e "famshmja" Daniel Stil që,siç duket,aty bënte vezën e kuqe. Por unë kërkoja libra të "kohës sime",diku nga ata libra që,siç theksonte miku im,Resmi Osmani,janë përkthyer nga mjeshtëra të pa zëvëndësueshëm.
-Harroj,or mik,-më tha kolegu Hasani. Duan nga këto "modernet" e,mbasandaj,vlerën ia di vet.Megjithatë,kërkoja e kërkoja në atë"kthinë" 2 x1,ku dukeshe sikur kishe hyrë në një çarg dhe nuk bëje dot as dy çapa.Duhet t'i shtrije këmbët aq:si "shtrati i Prokustit".Më tej,veç t'i bije murit me kokë. Tek do dilja siç hyra,kolegu (s'kishe si të gjeje njeri më të disponueshëm ) ,më thotë:
-Asht një çupë andej nga  Belgjika që shkruan poezi të bukura.
-Mos është Bajame Çeliku?-i mshova pyetjes me pyetje.
-Bash nji ajo?
-A e njifke,a?
-Po e njoh dhe e kam patur nja dy orë mysafire,në Florida,-i them
-Epo fare mirë,po ta dhuroj  këtë libër të sajën.
Pra,siç e shihni,rruga nuk më shkoi kot. Tek po qeshja me këtë dhuratë që më erdhi papritur,seç m'u kujtua ajo thënia proverbiale:-Lëviz,-i tha  rrëkeja pellgut.Se lëvizja është jetë dhe diçka sjell,siç më solli,mua këtë libër të Bajame Çelikut,me titullin aq sinjifaktiv:"Puthmë!". E falnderova kolegun tim dhe frymën në shtëpi. Sa hëngra drekën, fillova leximin e librit.

                                                        *     *    *
Bajame Çeliku,tanimë nuk është më e panjohur për lexuesit.Ajo me librat e saj në prozë e poezi,e ka çarë rrugën e saj dhe,po të shihet me një sy kritik,ka vëndin e saj të nderit në Letërsinë Shqiptare. Nga 9 librat që ka botuar deri tani,tri janë romane. Dhe të shkruash romane,nuk është aq e lehtë. Ajo që e bën më të afërt me lexuesin,Bajame  Çelikun,është fakti se Bajamja i takon asaj shtrese të nëpërkëmbur nga regjimi që u përmbys. Ajo i theu këmbët ugareve të  Savrës së Lushnjës dhe,kur duhet të shkruante,i duhej të korrte grurin fushave apo të prashiste dhe ca më keq:të hapte kanale apo të thyente betonin e ndonjë ndërtese të vjetër. Me të drejtë,Faslli Haliti ( epo nuk m'u nda ky si një pikë referimi?!!!) ,thotë :-Po ti çele vonë,moj Bajame!
Duke thënë vetëm kaq,Faslli Haliti,nuk ka thënë pak. Po vërtet që "çeli" vonë kjo,Bajamja,por është një "çelje" aq e plotë dhe e bukur,sa kur e sheh,përmjet vargjeve të saj,nuk të bëhet që të ndahesh. Kështu më ndodhi dhe me "Puthëm". Një libër ku i gjen të tëra:edhe dashurinë,si një ndjenjë madhore e të bukur;po edhe dashurinë për Atdhenë;po edhe tema të tjera,si:dashuria për njerinë;dhimbja për  njerëzoren; gjen edhe atë ftohtësinë të një premtimi  të rremë,gjen epo çfarë nuk gjen...
Ajo çfarë nuk gjen në vëllimin "Puthmë",është vetëm  se mungon urrejtja. Urrejtja për ata që i vranë fmijërinë;i vranë  rininë; i vranë dashurinë;i vranë arsimimin. Dhe për çudi:asgjëkundi një varg urrrejtje.Atë e ka bërë dalje.Si jashtëqitje që e harrojmë.Parë,në këtë prizëm.autorja vjen me një bonsens unik dhe të papërsëritshëm.

                                                    *     *    *

"Puthmë" ka 110 poezi.Njëra më e bukur se sa tjetra. Domenin në vëllim e zënë poezitë e dashurisë. Kur flitet për dashurinë,ke seç mëson nga poezitë e Bajames:është dinjitoze,e drejtpërdrejtë,as ia bën tërr syri dhe nuk të lodh:as kur ta fal  dashurinë,por as dhe kur,për një tekë apo për një andrall,e humb atë. Ajo di ta japë dashurinë me atë çiltërsinë  e një ëngjëlli të pafajshëm,por,gjithësesi,është e ndërgjegjshme. Nuk shkruan kuturu dhe ta konsideroj qoft dhe një vjershë të çastit,si një harlisje,hazdisje apo dhe si epsh dhe aq. Jo.Përkundrazi,dashuria në poezinë e Bajames është aq e ndjerë dhe aq jetësore,sa zor t'ia gjesh shoqen. Dhe jo vetëm kaq. Në poezinë e saj,sikur zë e përjeton çaste që,me të vërtetë ,të japin kënaqësi.Nuk do ta teproja,po do të thosha,që azmatikët (unë jam vet një i tillë,prej 40-vjetësh ) ,këtu sikur ngopen me frymë,se tek vargjet ka një blerim pranveror që të kënaq. Kurrë nuk i bie pragut,të dëgjojë dera.Jo. Pa shikoni si thotë,mes tjerash:  "Puthmë ! Me mua ti puthu!/se shpirti s'më bie në gjumë/kur vesa të na lagë,ti ngutu/ të gjesh detin e thellë tek unë...
Në dashuri,Bajamja,nuk është si  në pritje që,ja,ndoshta,po sjell "bujashka lumi" dhe aq.Jo.Shpesh -dhe kjo e ngre lart stekën e poezive të saj-ajo është si "lidere",sikur të merr prej dore dhe të çon në ato "vise" që pret që t'i njohësh. "Mos harro,-shkruan ajo,- jam unë ajo që të kërkova valë mbi valë ..
Natyrisht,jo çdo dashuri realizohet. Aq më tepër një dashuri  e"vrarë" nga mëndje përçude.Bajamja e përjeton me dhimbje një "vrarje"të tillë,por,megjithatë,nuk shrfyn,por me dhimje,thotë:"dashurinë kërkon mesflakëve/s'e gjen tanimë askurrë. Dhe shikoni,ju lutem,se sa qytetari ka në këtë poezi të shkurtër,që po e jap të plotë:

                 Thuamë një fjalë malli
                 Të të thur një varg
                 jepëm një vështrim
                 Të të thur një strofë
                 Jepëm ti një puthje
                 Të të jap shpirtin tim.

Shkurt,pak,sakt.Qart dhe pa u druajtur. Mos vallë është aq e lehtë? Nuk e besoj.Aq më tepër që kemi të bëjmë me një femër:nënë dhe gjyshe njeherësh,por sa e hapur dhe e drejtpërdrejtë.Pse kujtoni se ende nuk ka qoft dhe në ata që shkruajnë,nuk ka qoshka ku janë fshehur "talebanë" që çiltërsinë e marrin si çoroditje apo flliqësi.Apo dhe ana tjetër,po nga ata"modernë" apo të kohës që këto vargje i marrin si një thirrje për një flirt dhe aq. Padyshim.Po  Bajamja nuk i njeh këto "monopate" kaq të rrezikshme?  Me siguri,ajo e di mirë,por këtu qendron dhe madhështia e saj:di të të shikoj drejt në sy dhe ky shikim e bën portretin e saj dhe më të bukur,dhe poezinë më të prekshme.

                                                *    *    *

Kur shkrova "mozaik e mgjyra" për vëllimin "Puthmë!" kam parasysh,se tek vëllimi sheh dhe dashurinë për atdhenë (poetes i shpëtojnë lot për atdhenë) ,por aty gjen dhe motive të tjera.
Plagën e prostitucionit e ka dhënë shumë dhimbshëm: si një tavolinë ku nuk shijiohet asgjë.Poetja e di mirë:nuk ka dashuri,pa u ndjerë dashuria. Asgjë njerëzore nuk është e huaj për poeten.Duke dhënë "logorinë" e një nëne myzeqare që vetëtima i ka vrarë vjazën 20-vjeçe, ajo di ta ndajë dhimbjen me të. Pra,"mozaikët" që ka qendisur  Bajame  Çeliku në librin e saj,janë njëri më i bukur se tjetri. Libri jo vetëm lexohet me një frymë,por është aq çlodhës dhe kreativ,sa kushdo do të gjejë atje një "talisman" inspirimi për ta kaluar kohën sa më bukur.
Unë i uroj Bajame Çelikut një krijimtari të mbarë dhe e falnderoj për kënaqësinë që më dha me këtë vëllim me kaq vlerë.

                                     Tiranë,   13 qershor 2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora