E premte, 29.03.2024, 12:42 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shkenca shqiptare u pasurua edhe me një magjistër nga gjuhësia angleze

E diele, 17.06.2012, 08:36 AM


Se kuadri shqiptar në Maqedoni gjeneron vlera dhe përçon mesazhe shprese, këtë më së miri e dëshmon aktiviteti, dinamizmi dhe mobiliteti i rinisë së Kumanovës. Kjo rini në vazhdimësi dhe në permanencë ka ditur të shpalosë vlera të mirëfillta dhe të shumëanshme.

Jo rastësisht nuk është thënë se “Njeriun e bëjnë të vlefshëm veprat  e tij”. Kjo thënie idilike vlen edhe për Afrim Alitin, kuadër i ri nga qyteti i Kumanovës. Njeri i punës, penës dhe përkushtimit, motivimit, inspirimit dhe elanit rinor, tipik kumanovar dhe shqiptar.

Me datën 12 qershor 2012 Afrim Aliti mbrojti tezën e tij të magjistraturës me një elokuencë të pashoq dhe me një sukses të lartë rezultativ, në Universitetin e Evropës Juglindore, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Ai para një auditoriumi të madh si dhe para komisionit në përbërje: Prof. Dr. Ismail Mehmeti mentor, Prof. Dr. Ferit Rustemi kryetar Komisioni dhe Doc. Dr. Agim Poshka anëtar, mbrojti me sukses temën me titull: “Analizë Kontrastive e Funksioneve Nominale të –ING Klauzave të Anglishtes dhe Strukturat e tyre Përkatëse në Gjuhën Shqipe”, me titulli i origjinalit në anglisht “Contrastive Analysis of the Nominal Functions of –ING Clauses in English and their Albanian Translation Correspondents”

Afrim Aliti është i lindur më 25.02.1977 ne fshatin Opajë të Kumanovës. Ka punuar si përkthyes nëpër organizata të huaja ndërkombëtare në Maqedoni, si dhe për një kohë relative si mësimdhënës i anglishtes në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Është aktualisht profesor i gjuhës angleze në gjimnazin “Sami Frashëri” ne Kumanovë, si dhe mësimdhënës i anglishtes në shkollën private të gjuhëve:“Cambridge school” në Kumanovë.

Punimi i tij i magjistraturës zgjoi kërshërinë dhe kuiozitetin e auditoriumit, ngase bëhet fjalë për një studim serioz në fushën e linguistikës angleze, me theks të veçantë në komparacionin mes gjuhës amtare shqipe dhe asaj angleze. Qëllimi kryesor i këtij punimit të tij synon përshkrimin dhe analizimin e dallimeve dhe ngjashmërive në mes funksioneve emrore  të –ING klauzave të gjuhës angleze dhe të trajtave korresponduese të tyre në gjuhën shqipe. Sa i përket korresponduesve në gjuhën shqipe të –ING klauzave (fjalive të mvarura) të gjuhës angleze  të përdorura në funksione të ndryshme u zbuluan këta korrespondues: klauza të realizuara me emra prejfoljorë, konstruksione gjerundiale, forma të shtjelluara dhe pashtjelluara të foljes. Në lidhje me këtë, supozohet se dallimet dhe ngjashmëritë strukturore sintaktike mund të shkaktojnë vështirësi në përvetësimin për nxënësit shqiptarë të anglishtes.

Afrim Aliti pas prezantimit të suksesshëm fitoi titullin akademik Magjistër i Mësimdhënies së gjuhës angleze.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora