Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani:''Rrezja e Shkelzenit'' - Gazeta më e re

| E diele, 17.06.2012, 09:02 AM |


''RREZJA E SHKELZENIT''- GAZETA MË E RE

Nga Tahir Bezhani

Pas shumë përpjekjeve të vazhdueshme e punës së pa lodhshme,krijuesit nga Tropoja ,  në bashkëpunim me ata të Gjakovës,kurorëzuan punën me sukses ,me që lexuesit dhe dashamirët e artit letrarë të Malësisë së Gjakovës e më gjerë,kanë në duart e veta gazetën e shumëpritur,”Rrezja e Shkëlzenit”.

Kjo gazetë e përkohshme letrare-kulturore,doli këto ditë nga shtypi me numrin e parë të saj dhe me  kryeredaktor Avdyl Sulo dhe redaktorë:Sejdi Berisha, Halil Haxhosaj,Gjon Necaj,Muharrem, Kurti dhe Petrit Zeneli.

Gazeta më e re,vërshohet nga një mori shkrimesh të autorëve të ndryshëm nga vendi dhe bota. Ka disa shkrime  përurimi si ai i dr. Fatmir Terziut, Qazim  Shemaj etj, të cilët nga zemra urojnë gazetën në rrugëtimin e saj te mbarë.

Të gjitha shkrimet e botuara në numrin e parë të  gazetës “Rrezja e Shkëlzenit”,premtojnë për një gazetë serioze e të përkushtuar për kulturë e artë cilësorë në trevën e Malësisë së Gjakovës e më larg.

Letrarët e Tropojës dhe ata të Gjakovës,ka kohë që përpëliten për të  pasur  një gazetë të përbashkët ku do të trajtoheshin  shumë aspekte të kulturës e traditës sonë,tema ende të pa prekura deri me tani në trevën e Malsisë së Gjakovës.

Me që ikën në pakëthim errësirat,tani në kohen më të duhur, duhet të rrezatoi “Rrezja e Shkëlzenit”,me përkrahjen e të gjithë dashamirëve të artit e të kulturës,do nxjerrim në dritë shumë e shumë gjëra me vlerë të pa kontestueshme kombëtare.

Pos këtij qëllimi fisnik,mendoj,qëllim thelbësorë tjetër i gazetës mbetët nxitja dhe afirmimi i gjeneratave të reja, për të vazhduar rrugëtimin e afirmimit të vlerave tona kulturore letrare e kombëtare.

Duke u bazuar në punën e pa lodhshme të krijuesve tropojanë e atyre gjakovarë,për ta nxjerrë në dritë këtë gazetë me shumë rëndësi e vlerë,ftoj që të njëjtën ta mbajmë  jetëgjatë me shkrime të larmishme e cilësore për të qenë e pëlqyeshme për të gjitha gjeneratat..

Pra,të mbajmë bashkërisht e me çdo kusht këtë gazetë si një fëmijë të hasretit! Ka rëndësi të jashtëzakonshme në kohën e për kohen që veprojmë!...

Uroj gjithë lexuesit për gazetën”Rrezja e Shkëlzenit”!