Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ali D. Jasiqi: Prozë dokumentare që lexohet me një frymë

| E diele, 17.06.2012, 09:33 AM |


PROZË DOKUMENTARE QË LEXOHET ME NJË FRYMË

Dinë Halilaj “Në rrugë pika gjaku “-Botoi Ndërmarrja botuese  “Jeta e re“- Prishtinë 2012

Shkruan Ali D. Jasiqi

Proza dokumentare është një lloj i veçantë i të shkruarit artistik.

Ajo dallon nga llojet tjera të prozës nga shumë aspekte. Se parit lënda e saj mbështetet në ngjarje reale që gërshetohen me imagjinatën krijuese të autorit. Kështu që realja me irealen e shkrihen në një dhe në të njëjtën kohë fabula e marrë nga ndodhitë të së kaluarës apo edhe të se sotshmes bashkë me ato që i krijon imagjinate e shkrimtarit japin një pasqyre të ndodhive,përkatësisht paraqesin fabulën e tere të veprës, qoftë  tregim, novelë apo edhe roman. Këto mendime na u imponuan duke e lexuar veprën “Në rrugë pika gjaku” te autorit  Dinë Halilaj.

Ngjarjet e kësaj proze zhvillohen në një fshat , të quajtur  Rrafshinë të Bregdrinisë, të cilin secili pushtues e kishte etiketua në mënyra të ndryshe, si çërdhe e iredntizmit, nacionalizmit e të ngjashme me këto. Përmes ngjarjeve që zhvillohen aty autori jep pasqyrën e ndodhive në mbarë Kosovën. Është ky një fasht ku mbreteron varfëria, skamja, ku sunduesit vazhdimisht I shtojnë zulumin,duke u përpjekur ta zbrazin njëherë e përgjithmonë.

Aty jeta  zhvillohet në kushte shumë të vështira jo vetëm ekonomike (fëmijet vdes urije) por edhe nga zullumet e pushtuesve ( Djali I Savës e  kishte vra të atin e  Remit dhe nuk iu kishte përgjigjur askujt). Në këto kushte e rrethana lindi dhe u rrit Abedini, I biri I Ademit, që shumë herët mbeti jetim sepse I vdiq e ama dhe për te kujdesej motra më e madhe Hatemja. Ai është protagonist kryesor I prozës, rreth se cilit sillet e terë ngjarjet që përshkruhen këtu.

Fabula e prozës nis me përshkrimin e fashtit siç u tha dhe vazhdon me sjelljen e ngjarjeve dhe ndodhive të një pas njëshme deri në përfundimin e luftës se fundit dhe kthimit të shqiptarëve të përzenë nga forcat serbe , duke menduar se kështu do t[ia arrijnë qëllimit që I kishin vue veti për detyr, pra pastrimin etnik të shqiptarëve dhe kolonizimin e tyre me serbe. Ky në realitet është program i Grashaninit që u përvehtesue edhe nga pasardhesit e tij. Për realizimin këtij qellimi ata përdorën shumë forma dhe mënyra duke fillua nga marrja e tokave e gjer ke vrasjet macabre, që nuk I mban mend historia. P.sh. fshatari Zhel kishte desh të mbyt në Drin , sepse ishte  turturua aq shumë dhe pasi nuk e kishte bërë këtë policet e kishin lidhe e ngrehnin zhag nëpër fashat për të shti frigën ke fshatarët tjerë

Autori I prozës në fjalë sjell ndodhi nga kohët e ndryshme, disa nga të cilat ipen edhe me data të shënuara,por pjesa më e madhe tyre kutphet nga ndodhitë e caktuar të asaj kohe. Kështu marrja e tokave të shqiptare nënkupton të ashtuquajten roformë agrare, past grumbullimi i tepricave identifkohet me akcionin e grumbullimit të prodhimeve bujqesore nga fshataret, kurse kerkimi I armëve paraqet akcionin famkeq të akcinonit të grumbullimit gjëja të armeve, me ç’rast u malltretuar e torturuan me qindra e mija shqiptarë te Kosovës.

Në ndërkohë ishin bere disa ndryshime në pozitën e shqiptarëve,pas demostratave të  27 marsit të vitit 1968. Ishte ndryshua Kushtetuta e Kosovës dhe pas kësaj kishte filluar një rilindje e re .Sepse kishte filluar të hapeshim shkollat në shumë qendra të Kosovës, jo vetëm ato fillore dhe te mesme por edhe të larta.

Por as kjo nuk kishte zgjatë shumë,sepse okupaztori kishte gjetë mënyra që ti amartizonte aktivitete  e ndryshme të shqiptarëve, andaj populli ishte gjithmë më shumë I pakenaqur me poziten në të cilën gjindej. Prandej edhe rinia ishte ngrit përseri në demostrata me ç ‘rast  kishte ndodhur që  “ Pika gjaku në rrugë. Pak më tutje një njeri i shtrirë, pa shenja jete. Kishin rënë dëshmorët e parë të demonstratës të viteve të nëntëdhjeta. Gjatë kësaj revolte popullore kishin rënë mbi tridhjetë vetë anë e kënd Kosovës. Ishte ky mllef i paparë para një shpërthimi tjetër. Pushtuesi edhe kësaj here dëshmoi se tradhtinë e ka armë të vjetër. Radha u erdhi atyre që kishin qenë deri dje në pushtet.. Ata i kishin shfrytëzuar për dekada me radhë për qëllime të veta. Në mënyrë të tillë veprua me tre personat, që njëherë dhanë dorëheqje, e pastaj pushteti, për qëllime të vetat, i ktheu sërish. Edhe njëherë u vërtetua thënia se “vëlla me gjak, nuk është i njëjtë si ai me ide” që pushtuesi e propagandonte”.- do të shkruaj Dinë Halilaj.

Në këso situatash njerëzit sakrifikojnë edhe më ta dashurit, vetëm për të mirën e atdheut dhe ruajtjen e identitetit dhe nderit kombëtarë Dinë Halilaj për ta dëshmuar këtë konstatim sjellë edhe këtë pjesë nga veprimet e plakut që pushtuesi i thotë ta shpëtojnë nga pushkatimi njërin nga delmet e e vete ai përgjigjet: “Pastaj i shikoi edhe të tjerët me radhë. Ata e shikuan plakun në fytyrë e pastaj e ulën shikimin. Kështu bëri edhe djali i vogël i plakut, që ende nuk i kishte rënë brisk fytyrës. Sytë e plakut ishin mbështjellë me lot. Nuk i tha asgjë majorit. ”Të gjithë janë meshkujt e mi” kishte pëshpëritur plaku duke hyrë në kullë. I kishte lënë që së bashku të vriteshin”

Me kalimin e kohës njerëzit vetëdijesohen dhe gjërat ndryshojnë për të mirë,sepse “Heroizmin individual e zëvendësoi ai kolektiv. Frika e popullit ishte më e vogël. Sa më tepër që shtohej represioni dhe robëria mbi popull, aq më shumë rritej dëshira dhe etja për liri, për çlirim kombëtar dhe unitet. Dredhitë e pushtetit ishin të kota. Populli kishte zgjedhur rrugën e sakrificës dhe të vetëflijimit. Këtë rrugë nuk do ta ndryshonte as dhuna, as burgjet, as vrasjet, as mashtrimet”.

Me disa veprime të dëmshme armikut i ndihmonin edhe disa të tjerë, në mesin e të cilëve duhet përmendur predikuesit e fesë, të cilët propanonin largimin e shqiptarëve nga trojet e veta dhe shpërnguljen në Turqi,gjë që e kërkonte edhe regjimi serb në të gjitha kohërat.

Por as kjo propagandë nuk jep rezultate të pritura nga armiku,sepse pjesa më e mirë, me e ndërgjegjshme e popullit lufton me mish e me shpirti që ti kundërvihet kësaj lufte dhe rezultatet janë evidente. Dhe krejt në fund fshati i Abedinit si dhe mbarë Kosova merr frymë lirshëm pas sulmeve vdekjeprurëse për armikut të forcave të NATO-os. Dhe

“Fshati Rrafshinë, prej tri shtëpive, tani ka me dhjetëra. Edhe Bregdrinia po ndërtohet dhe po zbukurohet për çdo ditë”.

Me këtë konstatim e përfundon prozën e vet Dinë Halilaj që na jep të drejtë të konstatojmë se  proza “Në rrugë pika gjaku” lexohet me një frymë,sepse lexuesi kërkon të dije se çka do të ndodh në të ardhmen e protagonistëve, përkatësisht banorëve  jo vetëm të fshatit por edhet mbarë Kosovës, që është dhenë përmes rrëfimeve për mësuesin Abedin dhe banorët tjerë të Bredrinisë.

 

(Lexuar në promovimin e librit mbajtur  në Rakovinë më 15 qershor 2012 )