E enjte, 25.04.2024, 09:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Aristotel Mici: Rreth Librit “Burgimi im”- (La mia Prigionia”) të Pashko Vasës

E shtune, 16.06.2012, 06:32 PM


Rreth Librit  “Burgimi im”- (La mia Prigionia”) të Pashko Vasës

(Veper  autobiografike që hedh dritë  mbi rrethimin ë Venecies dhe arrestimin e lirimin ë autorit.)

Nga Aristotel Mici

Libri “Burgimi im” është vepra e parë e Pashko Vasës e shkruar më 1850, kur ishte rreth 25 vjeç. Vetë  kopertina e librit na e bën të dituir:

BURGIMI IM

Episod historik nga rrethimi i Venecies prej PASHKO VASËS nga Shkodra e Shqipërisë. Oficer i Shtabit Madhor    Ushtrisë Venetikase- Vëllim I vetëm, Konstantinopol, Tipografia ë A. Domenikinit – 1850*

( LA MIA PRIGIONIA)

Episodio storico dell’ assedio di Venezia di PASCO VASSA da Scutari d`Albania, Ufficiale allo Stato Maggiore dell’ Armata Veneta, “Volume unico”-Constantinopol , Tipografia di A.Domenichini - 1850 )

Libri “Burgimi im” (La mia Prigionia) është vepra e parë e Pashko Vasës. Ky libër i shkruar italisht, kish mbëtur i panjohur për masën e lexuësit shqiptar për afro 140 vjët.

Në vitin 1987, duke studjuar për  veprën lëtrarë të Pashko Vasës, pata rastin të gjeja në skedarin e Bibliotekës Kombëtare një skedë me të dhëna për librin “La Mia Prigionia” të këtij autori të Rilindjes. Kërkova ta merrja për ta lëxuar, po nuk ma dhanë me një herë, sepse  ishte vetëm, një copë në italisht, dhe për më tepër ishte fotokopje. Kur tregova arsyen se isha duke  studjuar dhe duke mbledhur materiale  për veprën letrare të Pashko Vasës, ma dorëzuan po vetëm për ta përdorur në sallë.

Qysh në leximin e parë kuptova se kisha të bëja me  një vepër shumë interesante, e cila jo vetëm që duhej të përkthehej sa më shpejtë ë më mirë, po edhe të futej  me doemos edhe në botimin serial të këtij autori.. Më tërhoqën vëmendjen veçanrisht idetë republikane të  Pashko Vasës: Dspotët nuk mund të kenë mendime të larta – Mbret e liri janë dy gjëra të papajtueshme. – E ardhmja është ë popujvë”.

Për të gjetur një përkthyes sa  më të aftë shkova në fakultetin e gjuhëve të huaja, pikërisht në katedrën ë italishtes. Pedagogu i parë tek i cili kisha varur shpresa për bashkëpunim, si me hamendje më tha se vepra në fjalë duhej të ishte një  imitim  i një libri të  shkrimtarit Italian Silvio Peliko. Ai nuk donte të më kuptonte se kishim të bënim me një vepër krejt origjinale të Pashko Vasës. Nuk u mora vesh me atë dhe dola nga fakulteti i mërzitur….Tek po prisja te stacioni i  autobusit  urban, pashë të vintë aty edhe  dijetari i  shquar i kulturës shqiptare, njohësi i shkëlqyer i italishtes,  studiuesi i pasionuar Injac Zamputi. U gëzova që e takova se kishja miqësi me të, nga që ai kishtë qënë profesori i parë i  italishtes për femijët e mi. Duke udhëtuar me autobus drejt qendrës së Tiranës, i  shpreha dëshirën për bashkëpunim me redaksinë e botimeve të traditës dhe të merrte konkretisht për përkthim  librin  “Burgimi  im” të Pashko Vasës. Me gjithë dëshirën time ai nuk qe i gatshëm. “Jam shumë i zënë më tha – Aleks Buda dhe Dhimitër Shuteriqi më kanë sjellë në shtëpi ca fotografi të një shkëmbi të gdhendur me shkronja latine. Kam arritur të deshifroj  se bëhet fjalë për  vendbanimin  a po qytetin  e Progonit, Gjinit dhe  të Dhimitrit në Mesjëtën e Principatës së Arbërit. Ata ma kërkojnë shumë shpejtë këtë punë…”

-Po nga ne nuk ke asnjë ngutje, -  i thashë. Dhë ashtu, më në fund ai pranoi. Pas ca ditësh, kur i vajta në shtëpi, për ta takuar dhë për të marrë vësh se si po i dukej vepra, i ndjeri profesor Zamputi më priti i ngazëllyër. “Është vepër e bukur, -më tha, - e shkruar me nje stil tërheqës dhe me një italishte të ngritur si në  shekullin ë XIX, ku ndihet  dialekti venecian. Do të përpiqem të bëj më të mirën ë mundëshme, sepse e njoh mirë italishten si edhe dialektin e Venecies, ku kam  kryer studimet universitare.”Dhë vërtetë Profesor Injac Zamputi punoi me passion dhe përkushtim, duke arritur një përkthim të përsosur, që u fut në botimin serial të veprës letrare të  Pahko Vasës.

Vepra “Burgimi im” e ndihmon lexuesin për të mësuar shumë gjëra rreth këtij autori të Rilindjës sonë Kombëtarë, për të njohur më mirë një përiudhë të jëtës së këtij përsonaliteti dhe mbi të gjitha për të kuptuar realisht  mendimet e tij politike dhe idetë liridashëse.

Këtë libër Pashko Vasa e ka shkruar jo shumë kohë pas ngjarjëve që përshkruan, të cilat kanë ndodhur nga viti 1848 deri nga mesi i vitit 1849. Pashko Vasa , i frymëzuar nga ndjenja të sinqerta patriotike dhe demokratike, nga idetë e luftës kundër  monarkive, në emër të një republikanizmi radikal, nuk ngurron  të hidhet e të shkojë  si vullnetar në Venecia, të radhitët si officër krahas luftëtarëvë italianë, të cilët luftonin në atë kohë për idealin  atdhetar, që të shporrnin nga vendi tyrë pushtuesin austriak dhe të krijonin bashkimin politik të Italisë me një shtet të vetëm.

Kjo kohë është një nga  përiudhat më të ndritura të historisë  italiane, atëherë kur Italia e përçarë në mbretëri, republika dhë principata të ndryshme, ë shtypur në një pjesë të madhe nga zaptues të huaj, ngre krye dhe  e udhëhequr nga figurat e shquara si Mxini, Garibaldi, Kavuri , arrin të shkund zgjedhën e okupatorëve, edhe të dalë si një shtet  i bashkuar politik më vete.

Duhet të kihet para sysh se lëvizja kombëtare italiane u krye nën shtytjen e ideve patriotike dhe sociale të Mazinit. Demokratët italianë të ndikuar prej tij, kërkonin jo vëtëm çlirimin e vendit, por edhe të krijonin një shtet me qeverisje republikane, që të ishte sa më pranë masave popullore. Këmishëkuqët e Garibaldit ishin në pjesën më të madhë  bijë fshatarësh, që shpresonin të fitonin bashkë me lirinë kombëtare edhe tokën si bujq, pra të arrinin një reformë agrare, që do te kryhej në dëm të fëudalëvë (I baroni) dhe në dobi të fshatarëvë. Kjo ëndërr i radhiti  edhe arbëreshët tanë nën flamurin e Garibaldit. Për këtë pjesëmarrje  të arbëreshëvë  për krah lëvizjës Garibadine, le të përmendim  edhe  solidaritetin e poetit Zef Serembe, i cili i frymëzuar nga kjo luftë, do të shkruante   poezinë “Për Lirinë e Venetisë”:

Garibaldi trim më fletë

Skandërebegut tonë i ngjet,

Se kur rreptas shpatën nxjërr,

Si rrufeja djeg e shqerr

 

Po ngjarjet  rrodhen ndryshe. Ndikimi i dinastise mbretërorë të Savojës  bëri që të mposhtet vrulli shoqëror i kësaj  lëvizjeje, të pakësohëshin forcat republikane dhe të merrte epërsi ideja e një  monarkije (Monarkia e Savojës), e cila do të bashkonte  të gjitha krahinat  e  vëndit. Për hir të bashkimit të Italisë, për hir të kësaj ideje do të nënshtrohej atëherë edhe Garibaldi.

Kjo atmosferë politike sundonte në Itali, kur Pashko Vasa  u bashkua vullnetarisht me forcat e rëvolucionit çlirimtar të Venetikut. Akti heroik i këtij shqiptari revolucionar që shkon e lufton për lirinë e një vendi tjëtër, të kujton një cilësi të lartë të popullit shqiptar, i cili nuk ka lakmuar kurrë të  pushtoj treva të huaja, që nuk i takojnë, përkundrazi, ai ka dhënë ndihmesën e vëtë fisnike për lirinë dhë pavarësinë e vendëve të tjera me anë të bijëvë të tij, siç ndodhi me revolucionin grek për pavarësi, ku u shquan më dhjëtra shqiptarë për trimëritë ë tyrë; po kështu Naum Vëqilharxhi shkoi e luftoi në revolucionin rumun më 1821, po atë rrugë ndoqi edhe Siri Toptani me pjësëmarrjën ë tij në rëvolucionin frëng të vitit 1848.

Vëpra “Burgimi im “ ka karakter autobiografik mbasi flet për  pjesëmarrjen e autorit si vullnetar në revolucionin çlirimtar të Venetikut, në luftën kundër okupatorëvë austriake  gjatë vitëvë  1848-1849.  Pashko Vasa lufton krahas popullit venecian i shtyrë nga dëshira që ka për të ndihmuar  një popull që vuan padrejtësinë dhë shtypjen e robërisë si edhe nga idëja  për triumfin  e republikës veneciane..

Po më tepër se për  historinë e  rëvolucionit te Venetikut, vepra “Burgimi im” ka interes të madh  për historinë e mendimit revolucionar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, po  edhe për rrugën e formimit patriotik të Pashko Vasës.

Ka rëndësi të nënvizojmë se  në shumë faqe të këtij libri spikatin qartë edhe idetë demokratike e rëpublikane të autorit. Dhe kjo eshte një nga vlerat më të mëdha të kësaj vepre autobiografike. Gjithë libri përshkohet nga  mendime liridashëse. Pashko Vasa i urren  e i shan mbretërit.  Ai nuk ka asnjë lloj simpatie për  monarkinë në përgjithësi dhë për ,mbretin në vëçanti….”mbret e liri janë dy gjëra të papajtueshme” (f.8). Ai mban qendrim kritik në libër ndaj Karl Albertit të Savojës për veprimet e tij antirepublikane, për mashtrimin ndaj popullit se gjoja do të  luftonte  Austro-Hungarezët, dhe nga ana tjetër e lë fushën e betejës, duke i braktisur  kryengritësit në  mëshirën  ë forcavë armikë. Me keqardhje autori shkruan: “Populli që më parë kishte thirrur: Rrpoftë R epublika! Iu desh të mësohejeë të  thoshte: Rroftë Karl  Albërti!”

Si republikan i vendosur,  Pashko Vasa ishte edhe   kundër despotizmit në shoqëri….”despotët  nuk mund të kenë mendime të larta, sepse sikur të kishin mendime të larta, më i  larti mendim dhe  i   pari për t`u realizuar do të ishte që ata të heqin dorë nga forca shtazore eë nga korrupsioni”.

Libri nis me një kushtim që autori i drejton kontëshës  Ikla Vimerkati, për të cilën  shkruan gjatë trajtesës dhë së cilës  i tregon edhe arsyen se  pse e kishte bërë atë shkrim të gjat autobiografik. Autori i drejtohët asaj konteshë më një ndjënjë adhurimi: “Mikepritja e këndëshme dhe  kujdeset bujare me të cilat më rrëthuat në Vëenetik, - kur unë po luftoja për kauzën shumë të bukur të atdhëut tuaj, kaq thëllë kanë lënë gjurmë në zemrën time, sa që  s` ka largësi as kohë që të mund t`ua shlyëj kujtimin e të ngadalsojë atë miqësi të gjallë edhe atë mirënjohje intime që më keni frymëzuaër…. Ky është një  homazh që, nga brigjet e Bosforit, po i dërgoj virtutit tuaj dhe ndjenjave tuaja bujare (f.3).

Pas kësaj  letre  mirënjohëse, autori nis rrëfimin e ngjarjesë , si ia punuan poshtërsisht  me akuzën e sajuar për tradhëti, duke trilluar një intrigë të poshtër për këtë luftëtar të vetëdishëm. Ky tregim shtrihet në tre kapitujt e parë. Libri hapet keshtu me  ngjarjet e natës së  6-7 korrikut 1849, kur, i urdhëruar nga komanda e armatës, ai ia la vëndin një oficeri tjetër në krye të baterisë dhe niset për inspektim në vijat ë para të frontit. Siç kuptohet nga përshkrimi dhe parashtrimi i ngjarjeve, këtu kemi të bëjmë me një kurth të kurdisur, pasi jo më kot Pashko Vasën e shpjen në një pikë, ku armiqtë atë natë, të ndihmuar edhe nga tradhëtia ë nje oficeri, do ta pushtonin për një farë kohë pa sanjë qendresë një shesh.. Tradhëtarët e rëvolucionit të Venecias donin që me zevëndësimin dhe zhvëndosjen e shqiptarit të shpëtonin lëkurën e tyrë dhe të akuzohej  për tradhëti vullnetari shqiptar. Plani dinak zbatohet me përpikëmëri. Sheshi  zaptohet përkohësisht, pasi venetikasit ngrihen dhe  e çlirojnë prapë. Dyshimi i Shtabit Madhor bie  doemos te oficeri që ishtë caktuar për inspektim. Ngjarjet që vijnë më pas deri te kapitulli i tretë kanë të bëjnë me ditët edhe netët e burgut.

Kështu  pra, përmes një intrige të rafinuar, Pashko Vasa u vu në pozicion të vështirë para Komandës së Lartë.  Për momëntin ai ishtë një viktimë pa asnjë mbrojtje. Arrestimi i tij që bërë i mundshëm me akuzë të trilluar. “Komiteti i Vigjilëncës Publike, - shkruan autori, - kudo kishte mbledhur deponiome, dëshnmi të rreme, pyetje e procesverbale që ta ndërlikonte çështjen….” Mirëpo hetimët që bëheshin nxirrnin për herë e më qartë mungësën e plotë të provave.  Mëgjithatë  Pashko Vasa  mbahej  ende në burg dhe nga dita në ditë pritej pushkatimi i tij. Në atë mënyrë shtabi  do të justifikonte edhe  mungesat ë veta në mbrojtjë të qytëtit. Vëtëm ndërhyrja ë miqvë të mëdhënj të Pashko Vasës, e  njerëzve me peshë në qytet, si i madhi Nicolo Tomazeu, bëri që aktet të rishqyrtoheshin dhe të dilte qartë pafajësia ë tij. Atëherë,  pasi vuajti disa ditë të rënda burgimi u la i lirë. Këto ditë vuajtjeje dhë  mundimi  autori do t`i përshkruante me rëalizëm në kapitullin e tetë të vëprës.

Pashko Vasa është  treguar dhe një mjeshtër i mirë i penës në përshkrimin e ambjenteve të ndryshme edhe  të analizave psikologjike. Tek ndodhej brënda burgut, ai ndjehej tej mase i brengosur dhe do të shkruante për atë gjendjen e tij të trishtuar  “….në çast mendimi, që deri atëherë ishtë i topitur, më fluturoi drejt atdheut, drejt prindërve, drejt  vëllezërve.Oh se çfarë dhimjbe ndjeva atëherë, kur mendova se sa do të vuanin të dashurit e  mi, kur të mësonin se  unë ishja burgosur! Sillja ndër mend nënën tek vuante ,e dëshpëruar, duke qarë dhe më bëhej se  në mes vajit të nënës dëgjoja edhe  emrin e  tim ati”.

Siç e treguam edhe më lartë, luftëtari  vullnetar shqiptar u lirua nga denimi që po vuante padrejtësisht, po duhet të nënvizojmë se as kur e futën në burg dhe as kur e nxorën nga burgu, atij nuk iu bë ndonjë process gjyqësor. Kjo gjë tregon edhe një herë arbitraritetin që sundonte në instancat komanduese të armatës së Venecias, si edhe për tradhëtinë  e disa krerëve të Shtabit  Madhor, ku ishin futur edhe shumë krerë monarkistë, që më shumë  se sa armikun e huaj kishin frikë njërëzit e thjeshtë kryengritës.

Kur u lirua nga burgimi,  Pashko Vasa do të  shkruante në kapitullin e njëmbëdhjetë  të këtij libri, kështu :”..dësha t`i paraqitësha kryegjeneralit, por kreu i shtatëmadhorisë së tij  colonel Françesko Fontana i doli punës para një për një me   këto fjalë:  - As perëndia nuk mund të  bëjë që të mos ekzistojë padrëjtësia që të është bërë. Ju jeni i   pafajshëm. Kjo mjafton për ju. Çfarë mund të bëj për ju gjenerali, veçe  t`u thotë: jeni i  pafajshëm”.

Prandaj- thotë më poshtë  Pashko  Vasa  në atë gjendje,- vendosa të jepja dorëhëqjen. Po as kjo  nuk m’u lëjua! Të gjithë miqtë më këshilluan të kundërëtën.!... të mos e braktisja  një kauzë për të cilën kisha vuajtur. Që të më mbushnin mendjen, më bënë që të kisha parasysh se, sikur unë  tani  të paraqitja dorëheqjën, shumë vëtë do të besonin se veproja ashtu sepse  më kishte lëshuar zemra e sepse kisha frikë.   Po ai që më bindi të kthehesha përsëri në vëndin tim dhe të përballoja rreziqe të tjera më të zëza, qe Nikolo Tomazeu, i cili m’u  lut që t’ia falja mllëfin tim rrethanave më të larta që po mundonin të mjerin Venedik dhe unë veprova  kështu me kënaqësi, sepse e kisha më për zemër  atë kauzë se sa jëtën time. U ktheva përsëri në komandën e  rrethit të parë të mbrojtjes dhe mora rregullisht shërbimin tim.”

Pashko Vasa vazhdoi të luftonte deri në fund së bashku me revolucionarët venecianë, pa ua zënë  në gojë direkt emrat e keqbërsëve të tij. Megjithatë lexuesi nuk e ka të vështirë në f. 16 të librit të bëjë aluzion dhe të kuptojë se cili duhej të kishte qenë kapiten  Moreli.

Në kapitujt e fundit të librit jepet qendresa e venetikasve në çastet e rrethimit. Këtu autori gjen rast të flasë me frymëzim  të ndjërë për lirinë dhe luftëtarët e lirisë, për nevojën e heroizmit për të fituar pavarësinë. Përshkruan gjithashtu vuajtjen dhe  qen- dresën heroikë të popullit ndaj pushtuesve austriake” Tri të katërtat e banorëve  të Venedikut qenë të detyruar të  braktisnin shtëpitë…. Gratë vraponin me foshnjat në grykë nën qiellin e hapur të sheshit S.Marko…..gratë, ndërsa braktisnin shtëpitë e veta për të shpëtuar bijtë, thërrisnin dhe u jepnin  guxim ushtarakëvë… dhe përsërisnin parullën:”No monstri,quel che vole, ma qui  no se ghe mete el muso” (Jo përbindsha, bëni ç’të doni, po këtu nuk futet turiri)…. Askush nuk shperthente në ankim, sepse donin më pare të vdisninse sa të kthheshin nën despotizmin austriak.”

Autori tregon shembuj të admirueshëm nga heroizmi, perkushtimi dhë solidariteti i popullit të vënë dikut për qellimin e tyre të shenjtë. Kush ia frymëzonte idenë vajzës së varfër që të priste flokët e bukur dhe, me shumën  e vogël që nxirrte prej tyre, të shtonte mjetet e rëzistencës.? Kush më  në fund e shtynte nënën e martirëve Bandiera që, në mungesë të gjërave të tjera, të vendoste te ai altar  pallton e Atilios,ndoshta i vetmi object që i  kishte mbetur nga i biri i saj trim, i cili qe pushkatuar nga austriakët si kryengrites  tok me të vëllanë në vitin 1844. Pashko Vasa e admiron qytetin dhë madhështinë e tij…Ai është I pavdekshëm si Roma. Dhë më një stil patetik, me epitete e frazë lakonike, tregon për Venediklun:”Qyteti ishte i qëtë,i përmbajtur, deri në dhimbjen e vetë!”.

Po ”kur ushtria austriake do të shtinte në dorë të raskapiturën mbretëreshë të Adriatikut (të Adrias), - shkruan në faqen e fundit të këtij libri Pashko Vasa ,- unë më 28 të gushtit u nisa në shoqëri të të tjerëve në Ankona, më qellim që prëj andëj të shkoja  në Konstandinopol.

Edhe pse republikat italiane të Romës edhe të Venetikut  më 1848- 18949 e patën  jetën të shkurtër, edhe pse lëvizja revolucionare republikane italiane fatin e simotrave evropiane po pësonte nga kërcënimi i restaurimit monarkist, Pashko Vasa  në librin e vetë mbetet optimist. Ai shpreh bindjen e tij së në Itali dhe në Evropë kishte ende forca republikane që mund t’u kundërviheshin sundimeve monarkiste. Bindja e thellë prëj luftëtari republican  e bën autorin që ta mbyll  këtë libër me shprehjen e guximshme:”E  ardhmja është e popujvë”që është parullë aktuale e të gjitha kohërave.

Si konkluzion nga lëximi i librit “Burgimi im” kuptojmë se  Pashko Vasa qysh në rininë e tij ishte  një republickan i ndërgjëgjshëm, luftëtar i lirisë, internacionalist i bindur, antidespotik, dhe fshikullues i  intrigave mbretërore, tipare këto të personalitetit të tij që do të reflektoheshin  dhe më vonë në krijimtarinë e vet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora