Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Thani Naqo: Heshtja dhe vetmia

| E shtune, 16.06.2012, 06:28 PM |


Thani Naqo

HESHTJA DHE VETMIA

Më duket se kemi bashkë një shekull,
Zjarr' i vjetër më kleit në gjoks
Marrëzisht, mendoj, ky zjarr ka vdekur,
As flakëron e zemrën s'ma ngroh.

Ç'të bëjmë? Mes nesh ngrihet mur'i lartë,
Ta kapërcejmë atë ne s'mundim.
Yllneshë ke qënë e unë, yll në fshat,
Yjet kur ciflohen, hapësirave humbin.

Pastrojmë veten sa herë grindemi,
Nga tekat dhe huqet që mosha i sjell.
Si hije jetojmë...Harruam të puthemi!
Buzëqeshjen ta shoh kur lule ti mbjell.

Ah, por lulet nuk mbillen në çdo stinë,
E ç'ë se jetojmë mes gjelbërimit?
Heshtja dhe vetmia krah për krah rinë,
Si dy lule të thara në mes të jeshilit.

2009