E marte, 19.03.2024, 10:50 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Ibrahim Kadriu: 999 arsye për të qeshur!

E premte, 04.04.2008, 10:56 PM


999 arsye për të qeshur!

Nga Ibrahim Kadriu

1.

Një bashkëshort hyn në shitore të peliçeve dhe i drejtohet shitësit:
- Ju lutem, nxirrni atë peliçe nga vitrina!
- Po, menjëherë, - i  përgjigjet ai. – Dëshironi ta blini?
- Jo, jo, assesi! Por vetëm e largoni nga vitrina që të mos e sheh gruaja ime!

2.

Bashkëshorti befasisht kthehet nga rruga në shtëpi dhe kur hyn brenda e sheh gruan në shtrat bashkë me një mikun e tij.
- Ju dy… - iu thotë ai, - vërtet po ia nxirrni fundin! A nuk keni mundur të mbyllni derën me çelës? Merreni me mend sikur të hynte brenda dikush i panjohur?!

3.

Gruaja lexon gazetën dhe, në një moment, i thotë burrit:
- Merre me mend, Selim, në Amerikë e paskan dënuar dy vjet burg njeriun i cili qenka martuar me katër gra.
- Si masë dënimi, apo që të pushojë? – pyet burri.

4.

Dy baballarë krenarë flasin për bijat e tyre, ndërkaq njëri prej tyre lavdërohet:
- Kur bija ime mbushi tetëmbëdhjetë vjet e lejova të përdor duhanin…
- Po mirë, si e priti ajo këtë zemërgjerësi tënde?
- Ajo më tha: - Baba, e kam  lënë duhanin para një viti, menjëherë pas abortimit tim të fundit!

5.

Shkoi Rrusta te avokati dhe e luti që të bënte akuzë kundër fqinjit i cili, në një moment afekti, e kishte quajtur kali i Nilit.
- Mirë, - i tha avokati, - kur ju ka ofenduar ashtu?
- Para tre muajsh!
- Kurse ju me kaq vonesë dëshironi ta akuzoni për ofendim?
- E, po, zotëri avokat, dje për herë të parë kam qenë në kopsht zoologjik dhe e pashë se si dukej kali i Nilit.

6.

Njëfarë Zaza ishte shumë e shëmtuar. Ajo, një ditë, vendosi të shëtiste me qerre. Posa hipi iu drejtua qerrexhiut:
- A mos trembet ky kali yt?
- Mos u frikëso fare, - i përgjigjet qerrexhiu. – Ai nuk e kthen kokën të  të sheh!

7.

Majmuni lavdërohet para papagallit:
- Më shiko, të lutem, eci si njeri, mund të përdor duart si njeri, mund të ulem në karrige pranë tavolinës dhe të ushqehem si njeri. Në të vërtetë di të bëj çdo gjë si njeri…
- Krejt kjo që thua ti është mrekulli, - ia kthen papagalli, - kurse unë di të flas.

8.

Në një qytezë angleze një i dehur e rrahë gruan e vet, ndërsa aty afër në mënyrë të qetë e shikon atë rrahje një prift. Një zonjë i afrohet priftit dhe, ashtu e shqetësuar, e drejtohet:
- Aman, pse nuk futeni në aksion?
- E pamundur, zonjë, është ende gjallë!

9.

- Po vuaj nga pagjumësia!
- Unë nuk kam probleme të tilla. Po numëroj deri në tre...
- Vetëm deri në tre?
- Jo, nganjëherë edhe deri në tre e gjysmë të mëngjesit.

10.

- Doktor, e kam gëlltitur orën!
- A po të dhemb?
- Vetëm kur po e kurdis!

11.

Burri, pas tri dite, kthehet nga terreni. I drejtohet gruas:
- A mos më ka kërkuar kush?
- Jo, i dashur, askush? Po ka qenë një lypës...
- Dhe...?
- Ai kërkoi diçka që nuk përdor ti dhe unë e futa brenda...

12.

Dy vetë bartin piano në katin e shtatë të një pallati. Pasi arrijnë, të mbushur frymë, njëri thotë:
- Të  them të drejtën, më shumë e dua flautin!
- Pse?
- Ka zë më të këndshëm!


13.

Një gjel i ndjek dy pula rreth shtëpisë. Njërës  pulë i bëhet monoton ai vrapim, i thotë tjetrës:
- Unë besa po ndalem, çfarëdo le të bëhet!
i përgjigjet tjetra:
- Unë po i bëj edhe nja dy-tri rrathë që të mos mendojë se jam mall i lirë!

14.

Kur ma kaploi zjarri shtëpinë, një njeri nuk di prej nga erdhi... por ma shpëtoi gruan, e nxori nga zjarri. Në shenjë falënderimi ia dhashë njëmijë dollarë...
- E ai çka tha për atë shpërblim aq të madh?
- Asgjë, vetëm se pasi shikoi nga gruaja ime, m’i  ktheu pesëqind dollarë!

15.

Prifti ngrit dorën dhe e pyet të dehurin:
- Sa gishta janë, zotëria jote?
- E, a e di ti, sa janë? – i drejtohet i dehuri.
- Si jo? E di!
- Ani, pasi po ditke, pse po më pyet?


16.

- Çfarë ndodhi me ty sot, moj bija ime, sa herë merr receptorin e telefonit nuk e lëshon me orë të tëra... Sot e mbajte vetëm gjysmë ore...
- Solla një numër gabimisht.

17.

Mësuesi e qorton nxënësin:
- Si nuk po turpërohesh. Gjithnjë ulësh në bankën e fundit!
- Pse të turpërohem, i dashur mësues? Këtu jam afër stufës!

18.

Babai merr djalin në krah dhe i thotë:
- Dëgjo, mora vesh se ti nuk e dëgjon nënën!
- Besa, baba... a di çka...
- Mos belbëzo, por më trego drejt si po arrin të kesh sukses?

19.

Flasin dy shkollarë:
- E kam vendosur të martohem vetëm me atë e cila është e pasur dhe e marrë!
- E pse pikërisht me të tillë?
- Për shkak se, nëse nuk është e pasur, nuk më duhet...ndërkaq, nëse nuk është e marrë, nuk më merr mua!

20.

Në stacionin e trenit në Edinburg një skocez, i shoqëruar me gruan dhe katër fëmijët, i afrohet taksistit:
- Sa kërkon që të na çosh në shtëpi? Nuk është larg. Nga këtu ka vetëm katër kilometra.
- Një funt për të ty; një për shoqen tënde, kurse për fëmijët asgjë.
Skocezi mendoi një çikë dhe iu drejtua fëmijëve:
Hyni ju të katër fëmijët në taksi, kurse unë dhe mamaja juaj i hipim autobusit.

21.

Pasi kthehet nga udhëtimi zyrtar burri e pyet gruan:
- Grua, a ke qenë besnike gjatë mungesës sime?
- Po, i dashur! Herën tjetër do të jem edhe më besnike!

22.

Në një hotel recepcioneri e zgjon mysafirin:
- Zotëri, në sa ora e keni porositur zgjimin, në shtatë apo në tetë?
- Jo, por në nëntë. Sa është ora tash?
- Dhjetë!

23.

- Dy gjëra nuk po të lënë të luash mirë futboll, - i thotë shoku shokut.
- Po thuaj, ore, cilat janë ato gjëra? – u interesua ai.
- Dy këmbët tua!

24.

- Cili është dallimi në mes të trenit dhe policit?
- Treni ka dy klasë!

25.

I thotë i marri atij që sapo arrin në spitalin e të çmendurve:
- Shiko, po e ndez baterinë dhe po e drejtoj nga tavani. Ti ngjitu lart përmes rrezeve të dritës...
- Eheee, - ia ktheu ai, - ti mendon se unë nuk e di atë mashtrim...?
- Çfarë mashtrimi, ore?!
- Kur të ngjitem lart, ti ma ndal dritën e unë përplasem pastaj!

26.

Djali dhe vajza dalin të shëtisin në lulishte. Kalojnë çaste pa folur asnjëri. Vajza, që ta thyeje monotoninë, i thotë djalit:
- Çka po mendon, pash nderin?
- Njësoj si ti! – ia ktheu djali.
- Uh, zoti të marroftë! Sa banal je!

27.

Gjyshja i thotë gjyshit:
- Kur isha e re, e di, kisha fytyrë të lëmuar dhe fustan të ndrydhur, kurse tash, a po sheh: e kundërta!

28,

Në stacionin e policisë i dëmtuari i drejtohet inspektorit:
- Ju lutem, gjithsesi më duhet të flas me hajnin.
- Pse?
- Aq shumë kam dëshirë të di se si ka mundur të futet në banesë në orën tre të mëngjesit e të mos dëgjojë gruaja ime!

29.

Dy lejlekë shikojnë përmes një dritareje në një dhomë fjetjeje:
A sheh ç‘bëjnë? Mandej na akuzojnë neve për fëmijët...

30.

Nëna vëren se bija e saj është “avulluar” diku në kohën kur i kremtohej ditëlindja. Del në ballkon dhe e sheh në përqafim të një djaloshi.
- Menjëherë ngrihu dhe eja! – i piskati.
- Nuk dua, unë e para kam arritur!

31.

- A të lejon nëna të bësh dashuri me djaloshin?
- Po, por vetëm në shokë e përpjetë...
- E, pra, si po gjendesh?
- Po qëndroj në duar!

32.

- Doktor, si duket jam impotent!
- Menjëherë do të vërtetojmë këtë. Ma tregoni organin seksual!
Ai e nxjerr gjuhën.

33.

Një çift bashkëshortor në moshë të shtyrë përmes ekranit televiziv përcjellin një film me skena të “lëngshme”; një film tejet pornografik...
- Shiko si e puthë, - i thotë gruaja burrit.
- E nuk po pyet sa është paguar ai për atë puthje? – ia kthen burri.

34.

Burri i dehur kthehet në shtëpi rreth orës tre pas mesnate.
- Si duket, pas të gjithave, shtëpia jote është çerdhja më e sigurt, apo jo? – i thotë gruaja.
- Këtë nuk e di, - thotë burri. – Por shtëpia paraqet lokalin e vetëm që, në këtë kohë, është i hapur...

35.

Kah ora pesë, pas mesnate, burri kthehet në shtëpi. Hyn brenda. Futet në dhomën e fjetjes dhe nis t’i heq rrobat. Pasi heq një këmbë nga pantallonat dhe bën përpjekje të heq edhe tjetrën dhe ngadalë-ngadalë të futet nën jorgan, gruas i del gjumi:
- Ku shkon aq herët, or!
- Kam një punë me rendësi. Më duhet të dal... – ia kthen burri, prapë duke i veshur pantallonat. 
- Ani mirë, - ia kthen ajo, - por mbylle derën me çelës!

36.

Babai grindet me djalin dhe i thotë:
- Aq shumë jam munduar e bërë viktimë për ty, që të rritesh e të kryesh shkollën e mjekësisë, dhe kurrë nuk kam besuar se ti të ma ndalosh duhanin dhe rakinë!

37.

Hyn ulqinaku në barnatore:
- Ju lutem, më gjeni ndonjë bar kundër flokëve, të bëhem tullac!
- Mos mendoni, ndoshta, për ndonjë bar që ruan flokët?
- Jo, jo! Pikërisht dua ndonjë bar që më bën tullac.
- Pse?
- Nuk mund të duroj më që paratë e mia të shkojnë në xhep të berberit.

 


38.

 Burri befas natën kthehet në shtëpi. E sheh gruan një çikë të shqetësuar. E nxjerr briskun e rrojës.
- Çka të duhet ai brisk?
- Nëse në ato këpucë që i shoh nën shtrat ka edhe këmbë, do t’i pres... e nëse jo – do të rruhem.

39.

I varfëri ndal në rrugë një të pasur:
- Ju lutem, më falni diçka!
- Jo. Falja do të ishte jashtë parimeve të mia. Punoni! A dini ju se unë, para dhjetë vjetësh, kam qenë si ti, kurse tash jam pronar i fabrikës më të madhe...?
- Besoni, unë para dhjetë vjetësh kam qenë pronar i asaj fabrike!

40.


Telefoni cingëron në shtabin policor:
- Alo?
- Unë jam Xuxi...
- Po, çfarë doni?
- Thirra t’u tregoj se fqinji im Rrusta po fsheh drogë brenda drurëve për zjarr.
- Menjëherë do ta hulumtojmë këtë rast.
Policët nisen në vendin ku duhet, tek Rrusta, ta konfiskojnë drogën e raportuar. Ata kontrolluan barakën ku ishin drunjtë, copëtuan çdo copë të drurit, por nuk gjejnë fare drogë dhe largohen.
Pas kësaj Xuxi menjëherë i telefonon Rrustës:
- O Rrustë, a ishte policia në shtëpinë tënde?
- Po!
- A t’i copëtuan drunjtë?
 - Po!
- Shumë mirë. Tash është rendi yt. Kam nevojë të madhe ta kem kopshtin e lëruar!

 

41.

Fqinji i ankohet fqinjit:
- Tmerr! Një bletë e juaj më ka hëngër...
- Vetëm ma trego cila është – do ta lidhi!

42.

- A do të luajmë sonte partinë e shahut?
- Jo, nuk mundem. Më ka vdekur gruaja!
- Nejse de, merri figurat e zeza!

43.

- A bre, Gjylfidane, a është e vërtetë ajo thënia se të mençurit lëshojnë rrugë? – e pyet burri të shoqen.
- Sigurisht!
- E, po, ky fatkeqi im po bëhet gjithnjë e më i mençur!

44.

I ankohet gruaja mikeshës së vet:
- Burri im po më tradhton. Ia gjeta dje një letër.
- Kjo është e tmerrshme!
- Më e tmerrshme është se ai i shëmtuar duhet të paguajë shtrenjtë!

45.

Bashkëshortët e rinj në natën e parë bashkëshortore bisedojnë:
- Shpirti im, - i thotë nusja, - më duhet të pranoj se kam pasur dashnor!
- Edhe unë, e dashur!


46.

- A di ti se kush i ka shpikur dhëmbëzoret?
- Kush?
- Një shqiptar!
- Këtë nuk e kam ditur, por a di ti se kush e ka shpikur sharjen?
- Nuk kam haber!
- I njëjti shqiptar kur, rastësisht, është ulur mes dhëmbëzoreve!

47.

- Sa vjeç je? – e pyet gjykatësi të akuzuarin.
- Shtatëdhjetë e shtatë,,,
- Mund të them se po më duket pak e pazakonshme që, në  këtë moshë, të merreni me vjedhjen e veturave...
- Ju mirë e keni, por në moshën time të re nuk kishte vetura...

48.

- Ah, sa të mençëm e paske këtë foshnje!
- Sigurisht, meqë bashkë me mua ka shkuar nëntë muaj në gjimnaz.

49.

Ecën një plakë nëpër varre, herë në një kënd herë në tjetrin kënd, pastaj e sheh një të ri:
- Më fal, biro, a e din ku është parcela nr. 45?
- Auuu, plakushë, bjer diku ku të mundesh, e mos qit kërrname!

50.

Burri kthehet në shtëpi shumë i nervozuar.
- Çdo gjë e di. Më kanë treguar se po më mashtron me njëfarë rekorderi në atletizëm...
- Ih, ç‘flet? – e qetëson gruaja. – Mos e tepro. Nëse dikush vrapon njëqind metra për dhjetë sekonda dhe pesë të dhjetat e sekondës, është ai për ty ndonjë rekorder?

 


51.

- O, tungjatjeta, si je? Më në fund je martuar?
- Jo!
- E çka po pret?
- Autobusin.

52.

Takohen dy miq. i pari pyet:
- Sa është ora?
- Dhjetë e dhjetë, - përgjigjet i dyti.
- E pse menjëherë nuk thua njëzet, por më detyron të bëj llogari?

53.

Bisedojnë dy shtatëvjeçar:
- Mbrëmë afër radiatorit kam gjetur një hap për kontracepsion.
- Njëmend, e ç‘është ai radiator?

54.

- Kamerier, më sjell një rrëmojë për pastrimin e dhëmbëve!
- Pritni pak. Të gjitha janë të zëna.

55.

Dy pensionistë në lulishte zhvillojnë këtë dialog:
- E, or Hasan, ç‘bën? E lexon “Rilindjen”?
- Jo. Lexoj “Rilindjen”!
- Kurse unë mendoja se e lexon “Rilindjen”!

56.

Drejtuesi i kamionit ndalet para policit dhe e pyet:
- A ka në  këtë rajon lopë të zeza?
- As të zeza, as të bardha.
- E kuaj të zi?
- Jo!
- E pra, me siguri e paskësha shkel popin!?

 

 


57.

Bisedojnë dy miq:
- Të gjithë po thonë se kjo këngëtarja e re është e mrekullueshme në shtrat dhe unë, mbrëmë, thashë: hajt të bindem! Por, ç‘të them, gruaja ime dhjetë herë është më e mirë!
- Plotësisht ke të drejtë! – pajtohet bashkëbiseduesi.

58.

- Për kë anon? – e pyeti myshteriu berberin.
- Për “Prishtinën”.
- E, a e di se për kë anoj unë?
- Jo!
- Mirë. Pra ti mundesh të më rruash.

59.

- Kujt ia çon ato lule?
- Zonjës Sylbije.
- Sa mirë, ajo do të gëzohet shumë, sepse pikërisht sot e ka varrimin.

60.

Vajza e bukur, e veshur me të kuqe, hyn në bar dhe i afrohet banakut.
- Sa herë shoh ngjyrën e kuqe, - i vardiset një djalosh, - menjëherë sikur bëhem dem.
- A di ti se, posa i shoh njëqind marka, përnjëherë bëhem lavire.

61.

Ai:
- Sa kërkon që të flejë me ty?
Ajo:
- Për fjetje asgjë. Por, nëse tenton të lëvizësh, atëherë kushton njëqind marka.

62.

Dy vetë vallëzojnë:
- Sa vjet i ke? – pyet ajo.
- Pesëmbëdhjetë.
- A vetëm pesëmbëdhjetë, a? Në këtë moshë do të duhej të ishe në shtrat.
- Paj, edhe do të isha, sikur të më kishe ftuar.

 


63.

Dhunuesi e dhunon femrën dhe kur e kryen punën e pyet:
- Çka do t’i thuash tash policit?
- Se më ke dhunuar dy herë.
- Por unë e bëra vetëm njëherë!

64.

- Unë  jam njeriu më fatkeq në botë, - i tha Rrusta një mikut të tij. – Kjo ndodh pse më ra në ujë plani të cilin e kisha përgatitur të ikja nga shtëpia dhe të vendosesha në një mes tjetër. Atë  plan e përgatita tre muaj.
- Çfarë plani, çfarë ikje, allahile! – befasohet bashkëbiseduesi..
- Mendoja që, një natë, t’i them gruas se po dal të blej cigare dhe... me atë rast nuk do të kthehesha më, do të shkoja diku larg dhe do të vazhdoja jetën...
- Çudë, e pse nuk po e realizon tash këtë plan?
- Nuk mundem, sepse gruaja ma ka ndaluar duhanin.

65.

Rrusta i telefonon veterinarit:
- Dëgjo të lutem, nesër vjen te ti gruaja ime bashkë me macen. Jepja një dozë helmi që reagon shpejt.
- Mirë, - përgjigjet veterinari, - por a je i sigurt se mace mund të gjejë shtëpinë vetë?

66.

Para byrosë për humbjen e gjësendeve një njeri shëtitë i nervozuar. Më në fund i afrohet portierit:
- Pse kjo byro është e mbyllur?
- Nëpunësi e ka humbur çelësin.

67.

- Pushimin vjetor e kam kaluar në një vend ku, edhe sikur të ecësh me kilometra, nuk sheh asnjë fytyrë njeriu.
- E ku ishte ai vend?
- Në plazhin e nudistëve.

68.

Një vajzë e re dhe modeste për herë të parë shkon në klubin e nudistëve:
- Sa duhet të zhvishem? – e pyet përcjellësin e vet.
- Prej belit drejt pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme.

 

69.

Njëri vëren një njeri i cili me kohë të gjatë qëndronte me sy të zgurdulluar mbi ujë.
- Zotëri, ç‘jeni habitur ashtu, ç‘po shihni aq interesante?
-  Asgjë, por syzat më kanë rënë në Elbë...
- Në lumin e Elbës? Po ky nuk është lumë, por Deti i Veriut.
- E shihni çka mund të ndodhë kur njeriut i humbin syzat.

70.

Kur u kthye Rrusta nga Vendiku, tha:
- Beli, ata venedikas kishin nerva të trasha. Të gjitha rrugët ishin vërshuar nga uji, kurse ata tërë ditën këndonin.


71.

Të sapomartuarit menjëherë pas kurorëzimit shkojnë te fotografi të bëjnë një fotografi.
- A do të jetë fotografia e mirë dhe e qartë? – pyeti dhëndri.
- Si jo! Pyete gruan tënde e cila për të shtatën herë, për rast të njëjtë festiv, është fotografuar.


72.

Rrushja  e pyet imituesin:
- A mund të imitoni burrin tim?
- Mund të provoj. Ku e keni dhomën e fjetjes?

73.

Rrushja fjaloset me shitësin e shtazëve:
- Dje për këtë mace keni kërkuar pesëdhjetë marka, kurse sot njëqind marka, pse?
- Mirë e ke, por i kishim edhe dy papagaj që kushtonin dyqind e pesëdhjetë marka. Pyete macen...

74.

Mjeku e kontrollon pacienten dhe i thotë:
- Thoni: aaaa!
- Mrekulli,  bre doktor!, - i thotë ajo, - Ti je i pari mashkull që nga unë kërkon diçka tjetër.

 


75.

Gruaja e re e lind fëmijën në ashensor të klinikës akusherike, ende pa arritur në sallën e lindjeve. I vjen shumë keq prandaj ia nis të qajë. Infermierja e cila qëllon aty përpiqet ta ngushëllojë:
- Mos u bëj merak, kjo s’është gjë. Para dy vjetësh, merre me mend, njëra ka lindur mbi bari, pa hyrë ende në klinikë.
- E di, - ia kthen me nervozë, - edhe ajo kam qenë unë.

76.

- Si kalove sot në shkollë? – e pyet nëna të birin që sapo ishte kthyer nga shkolla.
- Mirë, por mësuesja më dënoi pse Agimi i vuri një gjilpërë në karrige, - tha ai.
- E pse të dënoi ty?
- Sepse ia hoqa karrigen e ajo u rrëzua në dysheme!

77.

- Doktor, e kam thyer këmbën në gjueti.
- Sigurisht e keni ndjekur thiun e egër!?
- Jo, ai më ka ndjekur mua.

78.

- Sot ia bleva burrin tim një fshesë elektrike për ditëlindje.
- Budallallëk. E çfarë dhurate është kjo?
- Është praktike. Po ankohet se po i dhemb shpina kur po i shkund qilimat.

79.

- Grua, derisa isha në terren, a mos më ka kërkuar ndonjë mashkull?
- Besa, nuk ishte edhe farë mashkulli!

80.

- Livadhi im është aq i gjerë sa që, për të arritur në skaj të tij, më duhet të kalëroj tri ditë rresht.
- E di, e kam pasur edhe unë një kali të tillë!

81.

- Ju lutem, ma jepni një pullë poste për një letër prej një eurosh.
- Urdhëroni!
- E sa kushton?

 

82.

Treni kalon nëpër pjesën malore. Një udhëtar thotë:
- Sa mrekulli po vozitë makinisti kryesor i këtij treni.
- Ku e dallon atë mrekulli?
- A po sheh se me çfarë shpejtësie shkon dhe gjithherë ia qëllon çdo tuneli.

83.

Baba i thotë vogëlushit:
- Mos ha aq shpejt!
- Pse?
- E para, nuk është mirë.  E dyta, nuk është shëndetshëm. E treta, nuk do të mbetet asgjë për ne të tjerët.

84.

- Kamerier, pse ma prutë peshkun para supës?
- Gjellëbërësi më tha se peshku nuk mund të presë më!

85.

Djali çel derën dhe e sheh se kush i kishte rënë derës.
- Nënë, - i drejtohet ai, - erdhi pronari i banesës. A ke para të mjaftueshme që të paguaj qiranë, apo dola të luaj pak në rrugë?!

86.

Derisa hante mëngjesin burri dukej i mërrolur, pastaj i drejtohet gruas:
- Mbrëmë disa herë ke piskatur në gjumë:  Jo, Agron, jo...  kurse emri im nuk është Agron.
- Pse po shqetësohesh? Edhe vetë ke dëgjuar, qartë i kam thënë: jo!

87.

Kolegia i ankohet koleges:
- Paramendo, të lutem, se çka më ndodhi sot. E thirra një djalosh te unë në dhomë, kurse ai posa u fut në dhomë menjëherë me rrëzoi dhe...
- A u mbrojte fare?
- Jo, sepse i kisha thonjtë të ngjyrosur me llak.

 

 


88.

Baba në bisedë me të bijën:
- Nëse bëhesh e mirë, për ditëlindjen tënde të tetëmbëdhjetë do ta blejë një qafore të argjendit.
Ajo duke qeshur ia kthen:
- Or koprrac, dje nuk isha e mirë dhe, për këtë, nga djaloshi im fitova një qafore të arit.

89.

- Më falni, a mos e keni parë, këtu afër, ndonjë polic?
- Jo!
- Shumë mirë.  Nxire kuletën!

90.

E ndal polici skocezin e dehur:
- Ku shkon në këtë natë?
- Në ligjëratë!
- Kush mban ligjëratë në këtë kohë?
- Gruaja ime.

91.

Daja e zbret nga përqafimi nipin e vet dhe e pyet:
- Si të pëlqeu kalërimi mbi shpinë të dajës?
- Jo aq i jashtëzakonshëm. Njëherë kam hipur mbi gomar të vërtetë!

92.

- Help, help...! – kërkon ndihmë anglezi që po mbytej.
- Më mirë të kishte mësuar të notojë, i gjori, se që ka mësuar anglishten, - tha një vëzhgues.

93.

Skocezi i vogël e thërret babën e vet me zë.
- Baba, lopa e fqinjit po kullotë në livadhin tonë...
- Mos piskat, idiot! Shko mile!

94.

- Sipas mendimit tënd, cili është shkaku kryesor i prishjes së kurorave?
- Kurora!

95.

- Kam dëgjuar se Zyla të ka refuzuar kur ke shkuar me kërkesë për fejesë.
- Po, por për shkaqe religjioze. Unë nuk kam para, kurse ajo beson në para.

96.

- Do ta merrni rrogën fillestare prej njëmijë markash.
- A di çka, më mirë m’i jepni tetëqind.
- Po ti qenke i marrë!
- Jo, jo. Sepse kur humbi, i shpenzoj të gjitha në pije, kështu që humbi më pak.

97.

Bashkëshortët shkojnë në kinema për të shikuar një film. Në një  moment gruaja pyet:
- Në fund, si thua ti, a do të martohen ata dy?
- Sigurisht. Filmat modernë gjithmonë kanë përfundim të keq.

98.

Dy miq takohen në rrugë pas një kohe të gjatë:
- Po shkoj t’ia blej të fejuarës një dhuratë.
- Mrekulli!
- Do t’ia blejë një këmishë nate...
- Besa, nuk më duket se po ia qëllon. Me sa më kujtohet mua, ajo natën fare nuk veshët me kurrfarë këmishe!

99.

Bisedojnë dy vajza:
- Kur provon djaloshi që të më puth, mbrohem me sa fuqi kam.
- Takimet tuaja me djaloshin, me sa mund të kuptoj,  qenkan të tmerrshme meqë, siç  mund të merret me mend, po humbka gjasa që të ndodh diçka.
- Tradhtohesh, sepse unë dal në takim vetëm me ata që janë më të fortë se unë.

100.

- Do ta lajmëroj Fazën time që të marrë pjesë në lojën televizive.
- E pse?
- Sepse përherë ia qëllon se në cilën kafene gjendem!


1o1.

E pyesin një tifoz të katundit:
- Kush është shenjëtari më i mirë në katund?
- Dauti, qe besa! Ai në çdo ndeshje e qëllon referuesin me guri mu në  kokë!

102.

Polici i drejtohet hajnit të cilin e mbante përkrahu:
- Thoni se e keni thyer shitoren vetëm për një pako cigaresh?
- Po!
- E pse, pra, keni provuar ta thyeni edhe arkën e parave?
- Që t’i paguaja cigaret.

103.

Gjykatësi i drejtohet dëshmitarit:
- Kur je kthyer vonë në shtëpi hajni ua ka mëshuar me një send të fortë në kokë. Pse nuk keni thirrur  ndihmë?
- Paj... mendova se ishte gruaja ime!

104.

Bisedojnë dy shoqe:
- Jam martuar më shumë se njëzet vjet. Edhe pak e mund të kremtoj përvjetorin e argjendtë, ndërkaq ende jam e dashuruar vetëm në një njeri.
- Mrekulli! Burri yt me siguri për këtë duhet të jetë shumë i lumtur.
- Sigurisht se është i lumtur, meqë asnjëherë nuk ia kam thënë emrin e atij që e dua.


105.

Në gjysmë të natës Hata e zgjon burrin e vet, Sylën:
- Sylo, zgjohu! Shpejt zgjohu!
- Çka u bë, bre? – murmurit Syla nëpër hundë.
- Shpejt ngrihu se nuk e ke marrë hapin për fjetje.

106.

Në një muze turistët shikojnë mumien. Skaj një mumie ishte numri 1243 para epokës së re.
- Baba, - iu drejtua djali i vogël që ishte pranë babait, - çka domethënë ky numër?
- Ai është numri i regjistrimit të automobilit që e ka shkelë atë faraon.

107.

Shkoi burri i botës në gjueti i përgatitur në mënyrë komplete; i veshur deri në dhëmbë, kurse gruaja e tij iu drejtua fqinjit:
- Me siguri do të sjellë shumë peshq...
- Pse? A është aq peshkatar i mirë?
- Jo, jo... vetëm se kur ta shohin peshqit se si është veshur, do të cofin së qeshuri.

108.

Çifti i ri arrin në hotel. Posa hyjnë në dhomë burri menjëherë thërret restorantin:
- Ju lutem, ma sillni një shishe shampanjë në dhomë!
Nusja e shikon dhe me frikë i thotë:
- Të lutem mos porosit, sepse nuk mund të pi.
- Pse?
- Sepse sa herë pi, bëj ndonjë marri!

109.

Mysafiri e thërret kamerierin:
- E shikova menynë, por kurrsesi nuk mund të vendos çfarë të marr... Më ndihmoni ju lutem, sipas zgjedhjes suaj.
- Nuk mundem. Unë  ushqehem në restorantin përtej rrugës.


110.

Turisti i huaj shëtitë nëpër qytetin të cilin nuk e njeh. Pas një shëtisë e ndal njërin dhe i thotë:
- Më ndihmoni, ju lutem, desha të shkoj në kopsht zoologjik.
- Si çka?

111.

- Kam dëgjuar se vajza juaj, gjatë kësaj vere, ishte në pushim veror në Havaje.
- Po!
- Çka solli për kujtim?
- Ende nuk e dimë. Lindja pritet në pranverë.

112.

Nëna shëtitë me të birin e vet të vogël. Kur arrin fqinja e re përskaj tyre, nëna i thotë djalit:
- Puthe zonjushën!
- Nuk dua!
- Pse sillesh kështu?
- Nuk dua, sepse e kam parë kur deshi baba ta puth, kjo ia mëshoi shpullë!

113.

Një pijanec i thotë kolegut të vet në kafene:
- Dëgjo, ore, kur të vdes kam dëshirë që të ma ujitësh varrin me raki. Ma jep fjalën se do të veprosh kështu?
- Mirë, veç, a bën që ajo raki më parë të kalojë nëpër veshke të mia?

114.

- Çka të tha gruaja kur u ktheve i dehur në orët e vona të natës?
- Asgjë!... Kurse këta dy dhëmbë edhe ashtu e kam pasur ndërmend t’i nxjerr...

115.

- Doktor, vazhdimisht më dridhen duart.
- A pini shumë?
- Jo. Të shumtën më derdhet rakia.

116.

Burri i dehur qëndron në mes të dhomës dhe i ankohet gruas se  i ishte rënduar koka dhe i dhembte.
- Pse nuk ulesh në karrige?
- E pres që të vijë afër meje!

117.

Biciklisti, në nxitim e sipër, e rrëzon njërin pikërisht në vendkalimin e këmbësorëve, pastaj afrohet dhe e ngushëllon:
- Ore, keni pasur fat!
- Çfarë fati, bre! – hidhërohet këmbësori. – A më sheh se si jam lënduar?
- Ama, fat keni pasur që policët ma kanë marrë lejen e shoferit, përndryshe unë i grahi autobusit.

118.

- Si ndodhi që ju shpërthye goma?
- Paj, në mënyrën më banale. E shkela një shishe...
- Domethënë nuk e keni parë shishen?
- Jo. Ai tipi e kishte pas futur në xhep!

119.

- Si je njoftua me burrin tënd të tretë?
- Me rastin e një fatkeqësie në komunikacion.
- Interesant, e si ashtu?
- Besa, ai shkeli burrin tim të dytë.

120.

Automobilisti e ndal automobilin e tij skaj rrugës dhe e pyet autostoperën para se ta lejonte të futej brenda:
- Nëse do të provoja që..., ti po e di më çfarë dua të them... A do të thirrni ndokënd në ndihmë?
- Vetëm nëse ju keni nevojë!

121.

- Zonjë, a keni dëshirë t’ju vozis?
- A mos shkoni, ndoshta, në veri?
- Po!
- E, pra, përshëndetni eskimezët...

122.

- Kah çon kjo rrugë? – pyeti shoferi një katundar.
- Nëse shkoni në këtë drejtim, arrini te ara ime, kurse nëse vazhdoni andej – shkohet drejt...

123.

Francezi, në një rrugë në periferi të Parisit, e bind bashkudhëtaren e vet që të futet nën veturë për të çuar dashuri. Pas gjysmë ore afrohet polici i komunikacionit dhe e prekë në shpinë duke e pyetur se ç‘po bënte.
- Po e ndreq një defekt në veturë... – përgjigjet ai.
- Më vjen keq, zotëri, por nuk mundem të pranoj shpjegimin tënd. A dini ju se , pas jush, është bërë një kolonë e madhe e automjeteve? Sa njeriu është në rrugë. Mendve zarar! Përveç kësaj, zotëri, dikush ua ka vjedhur veturën.

124.

E sheh polici shoferin i cili me veturën e tij futet në rrugicën një kahe.
- Ore ti, - thërret polici, - a nuk sheh se ajo rrugë është një kahe?
- Po mirë, - përgjigjet ai, - edhe unë vozis vetëm në një kahe, a s’është kështu?

125.

Polici e ndali shoferin që po ngiste veturën në rrugicën në një drejtim:
- A dini ku po shkoni?
- E di, dhe më duket se jam vonuar, sepse që të gjithë po kthehen.

126.

Binekët presin të lindin. Thotë njëri prej tyre:
- Mos të dalim njëherë. Të presim.
- Pse? – e pyet i dyti.
- Jashtë po bie shi...
- Ku e di?
- Po shoh se tash hyri brenda një njeri me mantel gome.

127.

- Kisha dashur që gruaja e ardhshme imja të jetë e bukur, e mirë, e mençme dhe e pasur
-  i thotë i pamartuari një mikut të vet.
- E, besa, në bazë të këtyre kërkesave, duhet të martoheni katër herë.

128.

- Uf! – dëgjohet zëri i burrit në banjë.
- Çka u bë, i dashur? – e pyeti gruaja.
- Ky brisku im i rrojës fare nuk pret.
- Lëre, ore, mos ia nxjerr fundin. Mjekra jote nuk mund të jetë më e fortë se linoleumi.

129.

Në një tavolinë të kafenesë luhej shah. Njëri prej të pranishmëve në atë tavolinë e pyet kamerieren:
- Sa është ora?
- Gjysma e natës... edhe shtatë minuta.
- Auuuu, më duhet të shkoj, gruaja më pret në drekë.

130.

- I thashë burrit tim se jam gruaja më e mirë në botë.
- Dhe, a u pajtua?
- Nuk di. Ende nuk ka pushuar së qeshuri.

131.

- Isha e marrë kur u martova për ty...
- Sipas të gjitha gjasave kam qenë aq i dashuruar, saqë nuk kam mundur të hetoj.

132.

- Më në fund  sot u zgjova në orën time.
- Si ashtu?
- Gruaja ma mëshoi me të në kokë.

133.

Pas një grindjeje të ashpër burri ia mëshoi gruas një flakaresh.
- Ndihmë, ndihmë! – bërtet ajo.
- Mos u frikëso, mos u frikëso! – e qetësoi burri. – Këtu jam!

134.

- Sa herë nisemi të përlahemi gruaja ime bëhet historike.
- A mos e kishe fjalën te histeria?
- Jo, jo, sepse, e di... fillon të rrëmihë në të kaluarën time.

135.

- Pse ia ke mëshuar gruas me karrige?
- Sepse nuk kam mundur ta çoj pianon.

136.

Gruaja i drejtohet avokatit:
- Dëshiroj të shkurorëzohem!
- A keni ndonjë motiv?
- Po, jam martuar.

137.

- Ju dua shumë! – i thotë ai.
- Por, ju lutem, unë kam burrin dhe djalin... – mbrohet ajo.
- E po, e dini, siç i thonë një fjale: ku ka për dy ka edhe për të tretin.

138.

I ankohet miku mikut se si e ka zënë gruan në shtrat me dashnorin.
- Dhe çka ju the?
- Asgjë! Mirëpo, sipas asaj se si i kam mëshuar derës, kanë mundur të kuptojnë se nuk më ka ardhur mirë.

139.

- Pranoje se ke fjetur me gruan time!
- Për nderë as nuk jam kotur!

140.

Një femër tejet e pispillosur vjen te avokati dhe i thotë:
- Dëshiroj të shkurorëzohem nga burri.
- Sipas cilit motiv? – e pyet avokati.
- Për shkak të tradhtisë. Jam e bindur se po më mashtron.
- E pse po mendon kështu?
- Sepse, ç‘të them, nuk besoj se ai është babai i fëmijës tim.

141.

Dy miq shohin dy gra të cilat shëtisnin në anën tjetër të trotuarit.
- Shiko, të lutem, - thotë njëri. – Nuk kisha haber se gruaja dhe dashnorja ime njihen mes veti.
- Vërtet – ia ktheu tjetri, - ma more fjalën prej goje!

142.

- A bën ashtu? Po pi konjak, ndërkaq ti je anëtar shumëvjeçar i Shoqatës për luftë kundër alkoolit?
-  E, po,çfarë të bëj unë i gjori, pasi që nuk kisha para të paguaj anëtarësimin për këtë muaj.

143.

Gruaja bie prej dritares së pallatit drejt e në kontejner të mbeturinave.
E sheh një pensionist i cili pastaj e kritikon fqinjin.
- Ej, bukë përmbysës,  i marrë! Ajo do të mund të shërbente bile edhe nja pesë-gjashtë vjet...

144.

Nëna ia bleu djalit një biçikletë. Ai menjëherë i hipi dhe mori turr, duke ia bërë nënës me dorë:
- Shih, nënë, po e ngas edhe pa duar...
Pas pak kohe, prapë me shpejtësi të madhe, duke i larguar këmbët nga pedalet, i drejtohet nënës:
- Nënë, a po më sheh? Po e ngas edhe pa këmbë!
Dikur më vonë, por më ngadalë dhe me një zë të çuditshëm, djaloshi tha:
- Ih, nënë, po ngath pa dhëmbë!


145.

- E si po i ha ato lajthi pa ua hequr lëvozhgën?
- S’ka gjë, e di se ç‘kanë brenda!

146.

- Motra ime i ka vetëm pesë vjet dhe di të shkruaj emrin e vet edhe mbrapsht.
- Vërtet, e si e ka emrin?
- Ana!

 


147.

- Nënë, a e di atë vazon për të cilën përherë kishe gajle?
- Po, e di!
- E, pra, më nuk do të lodhesh me gajle!

148.

- Si mund t’i thuash motrës sate se është e marrë? Menjëherë kërkoji falje!
- Më fal, motër, që je e marrë!

149.

- Babë, - thirri çuni, - dëshiroj të martohem.
- Qy-qy, - bën shaka i ati. – E kujt ia ke vënë syrin?
- Gjyshes!
- Ore, prit pak. A mos mendon se do të lejoj të martohesh me nënën time?
- E pse jo? Edhe ti je martuar me nënën time!

150.

Fotografit të bardhë dhe gruas së tij, po ashtu të bardhë, i lind një foshnje e zezë.
Fotografi për pak çaste mbetet i nemitur para atij fenomeni. Pastaj i kujtohet:
- Aha, po, kam bërë eksponuar  gjatë!

151.

Hyn i marri në barnatoren bujqësore:
- Më jepni një ilaç kundër morrave.
- Për sa?
- Nuk i kam numëruar!

152.

- Ku ke lindur?
- Në spital.
- E çfarë sëmurje pate?

153.

- Kujt po i shkruan letër? – e pyet mësuesja nxënësin e dobët.
- Vetes!
- Çfarë është përmbajtja?
- Ku ta di unë, ende nuk e kam marrë!

154.

- Ore, a e ke gjyshin ende gjallë?
- Jo, ende është i vdekur!

155.

Vjen njëri në stacionin e policisë:
- Një kopuk ma ka vjedhur kuletën.
- E kur ka ndodhur kjo? – e pyesin.
- Edhe këtë nuk e di sepse ma ka vjedhur edhe orën.

156.

- Ju lutem, një litër verë!
- Të bardhë, a të zezë?
- Nuk është me rëndësi, e kam për një të verbër!

157.

I marri është shumë i mërzitur sepse i ka humbur qeni...
- Pse nuk e jep një shpallje në gazetë?
- Nuk ka efekt, qeni im nuk di të lexojë.

158.

- Njerëzit e mençur çdo gjë e marrin me rezervë... Vetëm të marrët përnjëherë binden.
- A je i sigurt?
- Absolutisht!

159.

- Auuu, dikush ma vodhi kuletën! – bërtet njëri në autobus.
- A nuk e ndjeve fare kur e futi hajni dorën në xhep? – e pyeti gruaja.
- Po, po, e ndjeva, po mendova se ishte dora ime.

160.

Një grua e moshuar i afrohet policit të komunikacionit dhe e pyet:
- Ju lutem, a mund të më tregoni se cila rrugë më shpie më së shpejti deri në spital?
- Kaloje këtë shesh me sy të mbyllur dhe do të jesh atje brenda pesë minutash.

161.

- Shih, shih, ti ke dalë në rrugë dhe nuk i ke veshur brekët?
- Si e di?
- Sepse nuk i ke veshur as pantallonat.

162.

Në autobusin urban udhëtari i drejtohet tjetrit që është afër tij:
- Më falni, zotëri, a mos punoni në polici?
- Jo!
- A mos keni rastësisht ndonjë të afërt në komitetin e qytetit?
- Jo!
- A mos e keni pasur ndonjë të afërt në UÇK?
- Jo!
- A mos merreni, ndoshta, me karate?
- Jo!
- Atëherë largoje këmbën që e ke vënë mbi këmbën time, more derr, se e hëngre shpullën!

163.

- Pse po shqetësoheni aq shumë? – e pyet kirurgu pacientin i cili përgatitej për t’u operuar.
- Doktor, ky është operacioni im i parë.
- Edhe imi!

164.

- Ndihmë, ndihmë! – bënte ai që po fundosej. – Nuk di të notoj...
- Punë e madhe, - ia kthen njëri që gjendej në breg. – As unë nuk di të bëj muzikë me piano, por për këtë nuk gërvallem.

165.

Në automobilin e ndihmës së shpejtë doktori e pyet fatkeqin e shtrirë që ka plagë të mëdha.
- A mund të ma thoni emrin tuaj dhe adresën që ta lajmëroj bashkëshorten tënde?
- Nuk ka nevojë. Ajo e di emrin dhe adresën time.

166.

- Eja të luajmë një lojë. Më pyet a jam lepur?
- Mirë. A je lepur?
- Po.
- E tash më pyet a jam krokodil?
- A je krokodil?
- E shuli i zotit! A të thashë njëherë se jam lepur?

 

167.

- E kujt është ajo kafkë? – pyet një turiste jona e cila, me një agjensi turistike prishtinase, kishte shkuar të vizitojë një muze të Romës.
-  Ajo është e Jul Cezarit, - i përgjigjet udhëheqësi turistik.
- E ajo kafka e vogël?
- Gjithashtu është e Juil Cezarit, kur ishte i vogël.

168.

Në kohën e sundimit të Turqisë në këto anë, ushtarët turq kishin zënë disa  kryengritës dhe i afrojnë te Drini për t’i varë. Kur provuan ta varin të parin, litari këputet. Ai bie në ujë, noton dhe ikë...
- Aman njerëz, - iu drejtohet jeniçerëve kryengritësi që ishte në radhë e që ishte merzitur për varje, - gjenie për mua një litar të fortë se bëri e u këput, nuk di të notoj!

169.

- E kam vendosur që më të mos lidhi bast dhe të mos luaj bixhoz!
- Po, po, të njoh unë ty! Ky vendim yti nuk do të zgjatë!
- Po, a? A lidhim bast?

170.

Kur dëgjon për vdekjen e kolegut të vet një shkrimtar ofshanë:
- I mjeri!... sikur të jetonte vetëm edhe dhjetë ditë do të kishte rastin të lexonte romanin tim më të ri.

171.

- Po e shkruaj librin e memoareve të mia, - i thotë në besim politikani i vjetër një udhëheqësi të ri. – Mirëpo, për shkak të do arsyeve të mia, kam vendosur që të botohet ai libër vetëm pas vdekjes sime.
- Aha, - ia kthen i riu, - mezi po pres ta lexoj!

172.

Dy mjek rreziteshin në diell.
- Shih, koleg, sa këmbë të bukura paska ajo femër! – thotë njëri.
- Paj, nuk di çfarë të them, unë jam specialist për gjoks...

 

 


173.

Një grua e re dhe e bukur e sjell një fëmijë të zbehtë te mjeku për kontrollim.
- Hëëëmm... – murmuritë mjeku pasi që e kontrollon fëmijën. – Qenka dobësuar shumë meqë, me sa po mund të kuptoj unë, ushqimin e paska të dobët. Por, zonjë, më lejoni... – dhe ia shpërthekoi bluzën e ia shikon gjinjtë Me atë rast në mënyrë profesionale ia lëmon, ndërkaq në një moment edhe ia shtrëngon.
- Pikërisht ashtu siç kam menduar, - thotë. – Ju fare nuk keni qumësht.
- Pse po habiteni? – ia kthen ajo. – Unë jam tezja e kësaj foshnje.

174.

Një zonjë e moshuar bashkë me një të re të bukur hyjnë në ordinancë.
- Hiq rrobat, zonjushë! – i drejtohet mjeku të resë.
- Më falni, doktor, - ndërhyn e vjetra, - ajo ka ardhur të më shoqërojë
Mua.
- E, po, mirë... nxirre gjuhën jashtë.

175.

Mjeku: - Çka ankoni?
Pacienti: - Gjithmonë kur zgjohem, në gjysmë orën e parë po ndjehem tejet i lodhur.
Mjeku: - Pse, atëherë, nuk zgjoheni gjysmë ore më vonë?

176.

- Ndihmë! Ja, pak më parë, më dhunoi një malazez i shurdhër...
- Ku e dini se ishte malazez?
- Sepse mu  desh që ta bëj vetë tërë punën.

177.

- Fat që nuk jam zog!
- Pse?
- Sepse nuk di të fluturoj.

178.

- Dëgjova se ke lindur një fëmijë. A është djalë?
- Jo.
- Domethënë femër?
- Ja qëllove.

 


179.

Menjëherë pas martesës nusja punësohet në teatrin amator dhe merr rolin e parë; një rol i vogël sipas të cilit i duhej vetëm njëherë të kalonte nëpër skenë, e veshur vetëm me brekë.
- I dashur, - iu drejtua burrit të vet, - athua çfarë do të thonë njerëzit kur të më shohin vetëm në brekë.
Burri i mërrolur ia kthen duke i shtrënguar dhëmbët:
- Do të thonë se jam martuar me ty vetëm për shkak të parave.

180.

Hajni hyn në banesën e katit të nëntëmbëdhjetë. Pasi dëgjon një zhurmë çel dritaren dhe del. Mbështetet në një si strehë, por humb drejtpeshimin dhe derisa bie bërtet:
- Më zini! Kapeni  hajnin!

181.

Në Nju Jork i panjohuri i afrohet kalimtarit:
- A doni të blini një orë?
- Çfarë ore? – e pyet ai.
- Hesht, mos fol zëshëm... Ai atje ende e ka në dorë!

182.

Në spitalin neuropsikiatrik mjeku e pyet pacienten:
- Si quheni?
- Madona, - përgjigjet ajo pa mëdyshje.
- Si ashtu? Dje keni thënë se jeni Ketrin Danev.
- Po, por jam rimartuar.

183.

Mjeku hyn furishëm në stacionin e milicisë:
- Ngutuni shpejt, ju lutem, ndërmerrni diçka! Një i sëmurë mental ka ikur nga spitali.
- Si duket? – e pyet polici kujdestar.
- Tërësisht është tullac, ka flokë të gjata...
- Çka? E si mund të jetë edhe tullac edhe me flokë të gjata?
- A ju thashë unë se është budalla?

184.

Hyri njëri në ambulancën stomatologjike, nxjerr revolen dhe duke luajtur me të i bërtet dentistit:
- Menjëherë dua të m’i nxirrni dhëmbët, të gjithë dhëmbët, madje pa injeksion...
- Por dhëmbëve tuaj asgjë nuk u mungon! – provon dentisti ta qetësojë.
Ai pastaj ia futë tytën e revoles në fyt dhe i thotë:
- Vepro si të them ose do të jesh i vdekur!
Duke u dridhur dentisti bën ashtu siç i urdhërohet. Ia nxjerr dhëmbët. Kur ia nxjerr edhe dhëmbin e fundit, njeriu me revole hidhet nga karrigia, tërheq këmbën e revoles dhe nga tyta e saj del një flamur i vogël në të cilin shkruan: BAM! Duke dalë nga ordinanca, njeriu me revole i thotë dentistit:
- Aprillilli...!

 

185.

Dy të marrë përgatiten që në mbrëmje të flinë në kamp.
- Ore ti, çka po të duhet ai gyp metali?
- Që të më shërbejë në vend të jastëkut.
- Ndoshta pak mund të jetë i fortë!
- Shiko, shiko, e çfarë njeriu më konsideron ti? Kam menduar unë për këtë prandaj e kam ndërmend që ta mbush me kashtë...

186.

I marri qeshet me zë të lartë e pa ndërprerje. I afrohet kolegu:
- Çfarë djallin ke? Çfarë është aq qesharake?
- Po më kujtohen disa barsoleta. Tash mu kujtua një që kurrë më parë nuk e kam dëgjuar.

187.

I marri tenton të zgjidh nyjën e litarit. Kolegu i tij i thotë:
- Kot e kërkon anën tjetër të litarit. Atë e kam prerë.

188.

I marri e pyet të marrin:
- Çka kam në dorë?
- E di, buburrecin!
- Nuk ia ke qëlluar!
- Atëherë, e ke mizën.
- S’është as mizë.
- E, pra, devenë!
- Nuk është fe drejtë, e ke parë.

 


189.

Tetë ditë rresht pa ndërprerje i marri shfleton librin e numrave të telefonit.
- A është ai libër zbavitës? – e pyet kolegu.
- Si jo!... Vërtetë nuk ka shumë ngjarje, por protagonistët mjaft mirë janë të tipizuar.

190.

I marri e pi pak ujë në pishinë.
- E çuditshme, - thotë, - uji fare nuk është i ëmbël, sado që pak më parë kam hedhur në të një kokërr sheqer.
- Ndoshta për shkak se nuk e ke përzier! – ia kthen tjetri.

191.

Duke i vizituar dhomat e klinikës psikiatrike mjeku e vëren njërin se si rrinte i ulur në mes të dhomës dhe kruhej.
- Pse po kruhesh?
- Për shkak se në këtë klinikë, - përgjigjet ai, - i vetmi unë jam që di saktësisht se ku po më kruhet.

192.

Një tip ecte rreth gropës së kanalizimit kapaku i së cilës ishte i hapur. Derisa shpejton hapat rreth gropës thotë:
- Nëntëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë...
Andej kalon polici.
- Ore ti, - i thotë ai, - ç‘vërtitesh rreth asaj grope dhe pse numëron?
Tipi e shtyn policin papritmas dhe e hedh në gropë dhe vazhdon të numërojë:
- Njëzet, njëzet, njëzet...

193.

Prifti i afrohet të dënuarit me vdekje që ishte i lidhur në karrigen elektrike:
- A mund të bëj për ju diçka, bir?
- Po, më mbani përdore!

194.

Ajo: -  A më do?
Ai: - Si jo!
Ajo: - E, pra, a do të më marrësh për grua?
Ai: - Prit, mos e ndërro menjëherë temën!

 


195.

Flasin dy të njohur:
- Dëgjova se ishe martuar javën e kaluar.
- Ashtu është.
- Si ashtu?
- Qëlloja!
- Po mirë... babai i saj të ka gjetur punë?
- Nuk është ashtu.
- Baba i saj është plot me para dhe me shëndet të dobët?
- Nuk është as ashtu.
- Ka trashëguar pasuri?
- Me asgjë!
- E pra, po i ngre duart. Dorëzohem. Fol!
- E dua!
- E kam ditur se këtu ekziston njëfarë lidhje..

196.

Takohen dy shoqe:
- Dhe ashtu, pra, ti ishte kurorëzuar! Kurse unë mendoja se me të takoheshe vetëm sa për një dashuriçkë!
- Ashtu edhe ai mendonte!

197.

Bisedojnë dy vetë të moshuar në kupe të trenit:
- Allahile më trego a të ka ndodhur ndonjëherë të përjetosh ndonjë shqetësim në dashuri?
- Po... Kaherë e kam dashur një femër...
- Dhe është martuar me tjetrin?
- Jo, është martuar me mua!

198.

Duke paguar llogarinë e shtrenjtë myshteriu i drejtohet berberit:
- Para disa ditësh jam kthyer nga Londra dhe më duhet t’ju them se këtë qethje me larje flokësh, që ma bëtë, atje do ta paguaja gjysmë për gjysmë më lirë.
- Me siguri, - ia kthen berberi, - por llogaritni sa do t’ju kushtonte rruga deri atje.

199.

- Rrobaqepësi im po ma ulë çmimin njëzet për qind, vetëm që t’iu tregoj të gjithëve se rrobat i qep te ai.
- Kurse rrobaqepësi im ma ulë çmimin pesëdhjetë për qind vetëm që askujt të mos i tregoj se ku i qep rrobat.

200.

Një djalosh i ri hyn te berberi dhe pyet:
- Sa janë para meje?
- Një është për qethje dhe rrojë dhe një vetëm për qethje... – i thotë berberi.
Djaloshi me vrap del, por nuk kthehet.
Të shtunën tjetër, prapë njësoj pyet dhe shkon.
Të shtunën e tretë, posa hyn ai djalosh në dyqan, mjeshtri i thotë:
- Kam dy vetë për nën qethje, kurse ti... -  dëshiron ta pyet berberi djaloshin se për çfarë arsye nuk kthehej, por ai kishte dalë jashtë dere...
Berberi pastaj i thotë ndihmësit:
- Shko pas tij, të lutem, dhe shiko kush është dhe me çka merret.
Ndihmësi del dhe kthehet pas gjysmë ore dhe i thotë mjeshtrit:
- Ende nuk e di se kush është ai, por e di se ku shkon.
- E ku? – u interesua berberi.
- Drejt e në shtëpinë tënde!

 201.

Kozmonauti kthehet nga pushimi i parë në Mars.
- A na tregon, allahile, si ishin ato të Marsit? – e pyesin shokët.
- Paj, përafërsisht si gratë tona, me përjashtim se gjinjtë i kishin në shpinë.
- Gjinjtë në shpinë? O Zot, kur kacafytesh me to, nuk është bash këndshëm.
- Besa, edhe nuk është... por, ju them unë juve se është mrekulli kur mashkulli vallëzon me to.

202.

- Unë burrin tim e kam bërë milioner...
- E çka ishte para se të martoheshe?
- Miliarder!

203.

- Afroje veshin, - i thotë një djalosh dhëndrit të ri në gostinë e dasmës. – A e keni fotografinë e nuses suaj, të cullakuar?
- Sigurisht se nuk e kam.
- E, a dëshironi ta keni?

204.

Dhëndri me nusen, menjëherë pas përfundimit të dasmës, nisen me tren në pushim martesor. Posi futen në kabinën e fjetjes, nusja thotë me zë të lartë:
- Uh, shpirt, thjesht nuk mund të besoj se, më në fund, lidhem kurorë.
Treni vazhdon kurse nusja vazhdimisht e përsëritë këtë refren, bile duke e ngritur zërin shumë më shumë.
Më pastaj një prej kabinës tjetër bërtet:
- O ti, atje, allahile mëshoi më, binde njëherë... që të mund të flemë.

205.

Takohen dy miq në stacionin e trenit:
- Ku je nisur kështu me gjithë ato valixhe të mëdha?
- Në udhëtim bashkëshortor. Dje kam lidhur kurorë...
- Mirë, e ku e ke gruan?
- Ajo ka mbetur në shtëpi. Dikush duhet të kujdesët për fëmijët!

206.

- E dashur, a jam unë i pari?
- Ndoshta edhe je, sikur më dukesh i njohur!

207.

- A do të jam unë i pari që do ta bëj atë punë? – i pëshpëritë ter veshi dhëndri nuses së re.
- Pyetje pa lidhje. Por unë ende nuk e di se cilin pozicion do ta zgjedhësh?

208.

- I dashur, dua diçka të tregoj... – thotë nusja natën e parë të martesës. – Para se të njoftohesha me ty kam çuar dashuri me një djalosh, i cili e kishte vetëm një këmbë me emrin Albert.
- Mos bre, e si e kishte emrin këmba e dytë?

209.

Voziten burrë e grua me veturë. Në një çast polici i ndalë dhe  pyet:
- Pse ke vozitur 65 kilometra , kur nuk lejohet më shumë se 55?
Burri: - Jo bre! Nuk kam vozitur aq shpejt!
Gruaja: - Pse po rren, kur ke vozitur 70 kilometra?
Burri: - Mbylle gojën, bre zhabë!
Polici: - Por ti as rripin nuk e ke lidhur!
Burri: - E kam lidhur, por tash e hoqa...
Gruaja: - Mos rrej, se nuk e ke lidhur.
Polici: - Zonjë, a bisedon burri kështu gjithnjë me ju?
Gruaja: - Jo, vetëm atëherë kur është i dehur!

 

210.

Dhëndri xheloz bën gabim të hatashëm natën e parë të martesës, duke iu drejtuar nuses:
- Prano haptas, sa meshkuj i ke pasur para meje?
Nusja nuk flet fare.
I tronditur nga pyetja pa kurrfarë taktike që ia bën asaj, ai tani nuk di nga t’ia fillojë bisedës. Një kështu kalon më tepër se gjysmë ore në qetësi të plotë, mandej ai, duke mbledhur fuqinë, i drejtohet asaj:
- Më fal, a u hidhërove?
- Jo, jo... – ia kthen ajo, - vetëm se po i numëroj.

211.

Burri i lumtur i drejtohet nuses së vet:
- Derisa ishim të fejuar, e di ti, shpesh të kam bezdisur duke të folur që të më dorëzoheshe. Tash po të them haptas, sikur të ishe dorëzuar para martesës me siguri nuk do të martohesha me ty.
- E, or ti, nuk jam aq e marrë! – i thotë ajo. – Në atë mënyrë tri herë ma kanë punuar!

212.

Nusja: - A më falë nëse të tregoj se e kam nofullën artificiale?
Dhëndri: - Si jo?!  Tash mund të flas lirisht se kam parukë, këmbën e drurit dhe syrin e xhamit!

213.

Ishte shtrirë lakuriq në shtrat në atë mëngjes të ditës së parë të martesës, që me vite e kishte pritur.
- I dashur, - thirri ajo pasi ia dëgjoi zërin burrit të vet në banjë. – A i pastrove dhëmbët?
- Po, zemër! Pasi i lava të mit, po i laj edhe tuajt.

214.

Grindja e parë bashkëshortore:
- Dhe ende po më flet se të janë ofruar shumë për fejesë?
- Po, sigurisht!
- Eh, do të ishte fat sikur të martoheshe me budallain e parë që të ka propozuar martesë!
- Ashtu edhe kam vepruar!

215.

Mysafiri e kishte harruar çadrën në dhomën ku kishte fjetur në hotel. Kur u kthye ta merrte banakieri i tregoi se në atë dhomë tashmë ishte vendosur një çift bashkëshortor.
Meqë banakieri kishte punë më me rëndësi, mysafiri vetë ngjiti shkallët dhe shkoi te dhoma ku kishte fjetur. Kur deshi të trokasë në derë, nga brenda dëgjoi zërin e mashkullit:
- Të kujt janë këto molla, zemër!
- Tuajat, shpirt! -  përgjigjet zëri i butë i femrës.
- Të kujt janë buzët?
- Vetëm tuajat, i dashur!
- E të kujt janë këto bythë?
- Edhe këto janë tuajat, daci im!
- Ehhhej, ju atje, - dëgjohet zëri nga jashtë derës, - kur të arrini te çadra, ajo është imja!

 

216.

Nusja e re u shqetësua shumë kur, pas martesës, kuptoi se burri i saj i vjetër kishte pasur edhe dy martesa të tjera.
Duke qarë e lotuar e pyeti se ç‘kishte ndodhur me dy gratë e para?
A di çka? –iu përgjigj burri, - gruaja ime e parë është helmuar me këpurdha...
E, e dyta?
Ajo ka vdekur nga fraktura në kokë... Por vetë e ka pasur fajin... Nuk pranonte të hante këpurdha!

217.

Bashkëshortët e rinj shëtisin trotuarit kur, pranë tyre, kalon një vajzë e bukur e cila i drejtohet dhëndrit të ri:
- Tungjatjeta, shpirt!
Kur largohen nga ai trotuar, nusja i drejtohet burrit të vet:
- Kush ishte ajo?
- Allahile më lë rahat, mos më merr në pyetje tashi. Mjaft telashe kam pasur me të duke i shpjeguar se kush ishe ti...

218.

Çifti bashkëshortor bisedon për bashkëshortët e rinj të cilët ishin vendosur në banesën përball tyre.
- Si duket shumë dashurohen, - thotë gruaja. – Ai vazhdimisht po e puth atë, bile edhe kur po del prej banese po i dërgon të puthura me dorë. Pse edhe ti nuk vepron kështu?
- Aman, - habitet burri, - por unë ende nuk e njoh atë!

219.

Nusja e re i propozon burrit:
“Të luajmë symbyllas. Nëse më gjen do të përdhelemi e nëse jo, do të jam në dollap!”

220.

- Gjithnjë po më duket se sot është e hënë!
- Por sot vërtet është e hënë!
- E di, prandaj po më duket...

221.

- Dije se para të mira po fitoj me këtë kitarë që ma ka blerë daja im për ditëlindje, - i thotë djaloshi shokut të vet.
- E ku po bën muzikë me të?
- Askund! Baba im për çdo javë më paguan që të mos e marrë në dorë kitarën.

222.

- Unë nuk kam pasur kurrfarë marrëdhënie me gruan time derisa nuk kemi qenë të martuar, e ju?
- Nuk di...Çfarë mbiemri kishte para martesës?

223.

Pensionisti i moshës gati nëntëdhjetëvjeçare, për çdo mëngjes delte në shëtitje dhe përherë blinte gazetat te i njëjti kioskë dhe te e  njëjta shitëse. Në një rast kur mori gazetën hetoi se nuk kishte para me vete.
- Nuk ka dert, merrni gazetën, e paguani nesër! – i thotë shitësja.
- Por mund të ndodh të mbeteni pa ato para... Nuk i dihet plakut, nëse deri nesër më gjen ndonjë e ligë, vdekja... – mahitet ai, kurse shitësja ia kthen:
- Ani, nuk do të ishte ndonjë dëm i madh!

224.

Një djalosh në autobus vazhdimisht i tërheq qyrat.
- Ore çun, - i drejtohet një zonjë, - a ke faculetë me vete?
- Po, po kam, por askujt nuk ia huazoj!

225.

Se është ai njeri heshtak e dinë të gjithë, përveç një gruaje të panjohur e cila, një ditë, shkon në shtëpinë e tij dhe e pyet:
- A e keni gruan në shtëpi?
- Jo!
- A më lejoni ta pres?
- Po!
Pas nja një ore, e panjohura nuk mund ndenj e qetë. I drejtohet zotit të shtëpisë:
- Po mirë, a mund të më tregoni ku është gruaja juaj?
- Te varret!
- E çka mendoni,  kur do të kthehet?
- Nuk kam haber. Atje është qe njëmbëdhjetë vjet!

226.

- Me qindra herë më kanë propozuar të martohem! – potencon vajza.
- Moj ti, - interesohet shoqja e saj, me pabesim, - e kush të ka propozuar?
- Prindërit e mi!

227.

Mjeku në korridor para dhomës së spitalit:
- Jam i merakosur bukur shumë për gruan tënde. Aspak nuk më pëlqen çehrja e saj.
- Besa as mua nuk më pëlqen prejse jam me të! – ia kthen burri.

228.

- A ta kam treguar mahinë më të re?
- A është e mirë?
- Po!
- Nuk ma ke treguar.


229.

Parashutisti pa paramenduar bie në një mal të shpeshtë me plot kaçuba. Me orë të tëra nuk ia del ta gjejë rrugën. Bëhet natë, kurse ai ende mbetet duke kërkuar dalje nga ai mal, duke bërë përpjekje të mëdha të ndeshet me civilizimin. Dikur vëren një dritë bukur larg. Ecën në atë drejtim dhe arrin te një derë. Troket në atë derë.
- Kush është? – dëgjohet zëri nga brenda.
- Thuaj babait le të ma çel derën.
- Baba nuk është këtu!
- Nuk është aty?
- Jo. Shkoi kur erdha unë.
- Mirë, atëherë thuaj nënës le të më lëshojë brenda.
- Nuk është as ajo këtu. Shkoi kur erdhi gjyshi...
- E pra le ta çel derën ai!
- Nuk është as ai këtu. Shkoi kur erdhi gjyshja.
- Ashtu? Thuaji gjyshes, pra!
- Por as ajo nuk është këtu. Ajo shkoi kur erdhi baba...
- Moj ti, familja juaj asnjëherë nuk është së bashku?
- Në shtëpi po, ndërkaq këtu ku jam unë - është nevojtore!

230.

- Po shoh, gotën e ke të zbrazur. A dëshiron edhe një?
- Or jaran, ç‘të bëj me dy gota të zbrazura?

231.

Djaloshi me fytyrë fëmije i afrohet një zonjës e cila ishte e shtyrë në moshë. Djaloshi kërkon nga ajo që të vallëzonin bashkë.
- Nuk vallëzoj me fëmijën! – i thotë ajo me një përbuzje.
- Më falni, nuk kam hetuar se jeni me barrë!

 


232.

Kalimtarja i afrohet një vogëlusheje e cila po qante në trotuar.
- Çka ke vogëlushe ime, pse qanë?
- Kam humbur... Nuk di si të kthehem në shtëpi.
- Fare mos u mërzit. Të çoj unë. Në cilën rrugë banon?
- Nuk e di... Dje e kemi ndërruar banesën!
- Mirë, do të gjendemi disi edhe pa adresë. Por si e ka emrin nëna jote?
- Nuk e di as atë... Dje është rimartuar.


233.

- Ore, a të bërtet gruaja që kthehesh vonë në shtëpi?
- Por unë fare nuk jam i martuar!
- Ani, pse pra po kthehesh vonë?!

234.

- Sa?
- Njëzet!
- Çka njëzet?
- E çka sa?

235.

- Ore ti, a ke qenë në Singapor?
- Jo, kurrë!
- Atëherë, sigurisht e njeh Selim Cungun, edhe ai kurrë nuk ka qenë në Singapor!

236.

Babai ia shpjegon çunit të tij mrekullitë e botës moderne.
- Telefoni, - i thotë ai, - është si një qen i madh bishti i të cilit, fjala vjen, është në Shkup, kurse koka në  Beograd dhe kur e shkel në bisht në Shkup, ai leh në Beograd.
- Mrekulli, - thotë vogëlushi. – E tash më trego si punon radioja?
- Gati njësoj, por pa qen.

237.

- Uh çka ka murmuruar mbrëmë!
- Pse nuk më ke zgjuar nga gjumi? Ti e di se nuk mundem të flejë kur murmuron!

 


238.

- Mos provo të ecësh nëpër shkallë se i kam hequr!
- Tash është vonë, kam arritur në gjysmë të rrugës!

239.

- Dëgjoni, ju lutem, shumë po i përngjani poetit Mirko Gashi!
- Por unë vetë jam!
- Aha, ashtu!? Prandaj kjo ngjashmëri me të!

240.

- Më falni, a mund të më tregoni sa është ora?
- Më vjen keq, nuk jam prej këndej!

241.

Dikush i bie ziles në hyrje të banesës. Vajza e vogël e çel derën. Para saj ndodhet një njeri i cili pyet:
- A e ke nënën aty?
- Shkova të shikoj.
Vogëlushja shpejt kthehet:
- Nëna thotë se nuk është aty!
-  Mrekulli, atëherë thuaj edhe ti asaj se edhe unë nuk kam ardhur!

242.

- I ke të çuditshme çorapët në këmbë: njërën të kuqe, kurse  tjetrën të bardhë...
- Çka pengojnë? Një palë çorapë të ngjashme i kam në shtëpi...

243.

Një e ve dhe një vejan kalojnë së bashku gati pesë vjet. Plaku më në fund ka vendosur të kërkojë nga ajo të jetë gruaja e tij. Ajo menjëherë u përgjigj: “Po!”
Mëngjesin e ardhshëm kur ky zgjohet, nuk mund të mbante në mend se çfarë ishte përgjigja e saj. “A ishte ajo e lumtur? Mendoj se po. Jo, ore, ajo më shikonte me ironi... Një kështu i silleshin atij këto fjalë në mendjen e tij.
Një orë më vonë, pasi nuk mund ta kujtonte përgjigjen e saj, kapi telefonin dhe e thirri. I turpëruar, ai pranoi të thotë se kishte harruar përgjigjen për ofertën e tij të martesës. Plaka përgjigjet: “Oh, sa mirë që më telefonove. Unë mbaj mend se dikujt i kam thënë “po”, por nuk e dija se ishe ti ai...!

244.

- A e di sa është ora?
- E di!
- Të falem nderit!

 


245.

Kamerieri i drejtohet profesorit hutaq:
- Mos keni harruar gjë?
- Si, mos keni harruar gjë?... Të kam  paguar... bakshishin ta kam dhënë!
- Po, por keni harruar ta hani atë që e kam sjellë!

246.

- A mund të m’i huazosh njëmijë marka?
- Më vjen keq se nuk kam para me veti...
- E në shtëpi?
- Faleminderit për pyetje, të gjithë janë mirë!

247.

Shkon i dëmtuari në polici:
- Më ka humbur portofoli...
- M’i jep shënimet, do të përpiqemi ta gjejmë.
- Por ai është i gjetur... E ka gjetur ortaku im!
- E, ç‘dëshiron prej nesh?
- Ta gjeni ortakun tim!

248.

- Unë vetëm po ëndërroj të fitoj milion gjatë muajit, si babai im!
- Babai yt fiton aq shumë, a?
- Jo, ore, por ëndërron!

249.

- A mund të ma huazosh  njëqind  euro?
- Çka po të duhen?
- Që t’ia huazoj Dautit.
- E pse bash atij?
- Sepse m’i ka borxh dhe dëshiron të m’i kthejë.


250.

Të dënuarit me vdekje pasi ia lidhin litarin në qafë, i thonë:
- A doni të thoni diçka?
- Tash për tash jo!


251.

- Alo, po më duhet drejtori i shkollës…
- Unë jam, çka deshe?
- Zotëri drejtor, Agron Lushi ka grip dhe nuk mundet të vijë sot në shkollë.
- Ashtu?… E, kush po telefonon?
- Baba im!

252.

- Të kam thënë të vizatosh tendën dhe njeriun. Ku është njeriu? Po shoh se ke vizatuar\- vetëm tendën…
- Njeriu është brenda në tendë, mësuese!

253.

- Mbrëmë në mënyrë të ashpër jam fjalosur me gruan, por fjala e fundit ishte imja.
- E, çka i the asaj në fund?
- Duke dalë prej dere, para se të tërhiqja derën me rrëmbim, i thashë: mirë, de, blije atë fustan!

254.

- Më duhet të pranoj, - i thotë burri në moshë kolegut të vet, - në shtëpi unë i bëj të gjitha punët: laj enët, rrobat, parketin… pastaj edhe dritaret…
- Po mirë, ti e ke atë shërbëtoren e re, ç‘bën ajo?
- Fatkeqësisht, ajo lahet vetë!

255.

- Ore ti, a vetë i zure gjithë ato peshq?
- Jo, më ndihmuan  do skraja!

256.

- Po shoh se gruaja juaj është veshur me të zeza… Kush i ka vdekur?
- Askush, por diçka është hidhëruar me mua dhe mban zi me burrin e parë!

257.

- Na vdiq fqinji!
- I ndjeri, e prej çfarë sëmundjeje?
- Nuk dihet…
- Nuk është habi, meqë nuk dihet as me se ka jetuar!

258.

- Vdiq Xhelua, a do t’i shkosh në varrim?
- Paj, më duhet, përndryshe ai nuk do të vijë në varrimin tim!

259.

- Të lutem, Shaban, na trego ndonjë barsoletë politike…
- Më lëreni të qetë, ju lutem! Nuk ka më barsoleta…Çdo gjë është e vërtetë.

260.

- Doktor, erdha se në çdo moment po kollitem…
- Por, - iu drejtua doktori, - ata që kolliten, nuk shkojnë te doktori.
- E ku shkojnë?
- Në teatër!

261.

Mysafiri e pyet zotin e shtëpisë, sa është ora. I zoti i shtëpisë ngrihet në këmbë, afrohet te dritarja, e shikon diellin dhe i thotë:
- Një pa njëzetepesë minuta.
- Si? – habitet mysafiri – a nuk ke orë, a?
- Nuk kam! I urrej orët. Ky është parimi im…
- Dhe gjithë herë ia qëllon sa është ora me të shikuar të diellit?
- Po!
- E kur të del gjumi në gjysmë të natës, për shembull, dhe dëshiron të dish sa është ora, ç‘bën?
- E kam burinë!
- Çka? Nuk po kuptoj!
- Po të them, për raste të tilla e kam burinë. Nëse natën më del gjumi dhe më intereson sa është ora, e marr burinë. I afrohem dritares. E çel dritaren dhe me sa fuqi kam, i bie burisë.
- Dhe?
- Ashtu… Gjithmonë gjendet ndonjë fqinj i cili çel dritaren e vet dhe bërtet: “Kush është ai idiot që i bie burisë në orën tre të mëngjesit…?”

262.

Vdes një artist në varrimin e të cilit shkojnë shumë njerëz dhe vetëm me atë rast kishte pasur aq shumë publik. Një koleg i pëshpëritë tjetrit:
- Eh, sikur ta dinte se për të do të vinin kaq vizitorë, do të vdiste ai shumë më herët!

263.

- Më ndihmo të lutem me propozim, çfarë t’i dhuroj të dashurës sime për ditëlindje?
- Jepja numrin tim të telefonit!

264.

- Dëgjova se ishe fejuar me Jakupin. Nëse është e vërtetë, urime ty! A, nëse nuk është e vërtetë, urime atij!

265.

Njëri i flet në besim mikeshës së vet:
- A di ti se, një njeri, më tha se shumë të përngjaj?
- Uh, i poshtri! Sikur ta takoja do t’ia puthja shpullë!
- Mos u merakos, mikeshë ime, e ka hëngër atë shpullë!

266.

Dy shoqe takohen:
- Si moti nuk ia kam ndie zërin Anës, a di ç‘ka ndodhur me të?
- Ka vdekur, oj!
- Aha, kisha frikë se mos ishte hidhëruar diç me mua!

267.

- Pse i the atij njeriu mirëmbrëma në mesditë?
- Sepse, sa herë e shoh, më bie terri në sy!

268.

- Dëgjova se Duli ishte martuar.
- Bash mirë. Ai njeri kurrë nuk më është dukur simpatik.

269.

- Dëgjo, kur jam vetëm, jam i pa disponuar!
- Prandaj nuk dua të jem me ty kur je vetëm!

270.

Në një rrugicë gjysmë të errët një e rrugës i afrohet kalimtarit:
- Afrohu, shpirt, sa do të m’i jepje?
- Paj, çka di unë, nja gjashtëdhjetë vjet…

271.

- Zonjushë, për rastin tuaj nuk mund të gjejë farë ilaçi efikas, pos t’ju propozoj që të martoheni…
- Por, doktor, unë jam e martuar!
- Atëherë ju propozoj të ndaheni!

272.

- A ke një cigare?
- Me sa di unë, ti e ke lënë duhanin…
- Ende gjendem në fazën e marrjes së vendimit. Tash për tash vetëm e kam vendosur të mos blej cigare…

273.

I ankohet pacienti mjekut se kurrsesi nuk mund ta lë duhanin.
- Provoni, - i thotë doktori, - që në vend të cigares së duhanit, blini sakëz…
Pacienti prapë vjen te doktori:
- Nuk bën punë, doktor!
- Pse?
- Sepse vështirë ndizet!

274.

Hazreti Ademi në Parajsë ua ngjet emrat shtazëve:
- Kjo shtazë do të quhet pinguin, - thotë ai posa e sheh shtazën.
- E pse, pikërisht pinguin? – e pyet Hava.
- Sepse i përngjan pinguinit, moj budalla!

275.

Vdes një njeri i cili gjatë jetës kishte pasur afarizëm të mirë duke i shtyrë punët e veta përmes autoriteteve dhe me të njohur. Kur arrin atje… kërkon që t’i gjendet një vend në Parajsë.
- Çfarë veprash të mira keni bërë gjatë jetës, - e pyet Shën Pjetri.
- Ia kam dhënë një të verbëri një lek e gjysmë në vitin 1956.
- Mirë. Tjetër?
- Një shurdhmemeci, i cili i kishte dy duart e prera, më 1967 ia kam dhënë dy lek!
- Ashtu? Këto janë gjitha veprat tuaja humane?
- Po, përndryshe pse ekzistojnë institucionet sociale?
- Hëë… Shiko, ,- i drejtohet Shën Pjetri një engjëllit, që e kishte afër, - çka mendon, ç‘të bëjmë me të?
- Unë do t’ia ktheja ata tre lekë e gjysmë dhe do ta çoja në dreq të mallkuar!

276.

Gasterbajteri ynë i lodhur e i djersitur dhe i mbushur frymë, i drejtohet punëdhënësit:
- Po më vret ndërgjegjja pse punoj te ju.
- E, pse? – habitet punëdhënësi.
- Sepse ua kam marrë punën dy kuajve tu…

277.

Profesori kthehet në shtëpi dhe i tregon gruas se e kishte humbur çadrën.
- Kur e hetove se e kishe humbur? – e pyet gruaja.
- Atëherë kur nisa ta mbyll!

278.

- A mos ma keni parë kund stilografin? – e pyeti drejtori sekretaren e vet.
- Ja ku e keni, mbi vesh!
- Edhe ti, a nuk sheh se po ngutem? Pse nuk flet, në cilin vesh?

279.

- I dashuri koleg, a mund të vini te unë të premten në mbrëmje? Po e organizoj një darkë për nder të doktorit, Demush Dudit.
- Por, profesor, unë vetë jam Demush Dudi!
- Nuk ka rëndësi, me gjithë këtë ejani!

280.

- Pse e ke lidhë perin rreth gishtit?
- Ma ka lidhë nëna që të mos harroj ta hedh letrën në arkën e postës.
- A e hedhe?
- Jo. Nëna ka harruar të ma japë letrën!

281.

- Ku i kam këpucët? – pyeti profesori nxënësit.
- Në këmbët tuaja, profesor!
- Sa mirë që më treguat, ndryshe do të shkoja i zbathur në shtëpi.

282.

Profesori ishte i sëmurë, prandaj të afërmit e tij e thërrasin mjekun.
- Ja, erdhi mjeku! – i treguan ata.
- I thoni se nuk mund ta pranoj, - porositi profesori, - sepse nuk e ndiej veten mirë!

283.

Vonë në mbrëmje profesori kthehet në shtëpi. Kur arrin para dere heton se nuk e kishte çelësin, prandaj i bie ziles. Gruaja ia çel derën, por meqë ajo ishte e përgjumshme, ishte pak si terr dhe nuk e sheh mirë, i thotë:
- Më vjen keq, por profesori nuk është në shtëpi!
- Nuk prish punë, - ia kthen ai, - kthehem nesër!

284.

- Romansieri amerikan, romani i të cilit kishte pësuar debakël të vërtetë, e gjen një ide të shkëlqyeshme. E boton në gazetë një shpallje të vogël me këtë përmbajtje:
“Multimilioneri kërkon të njoftohet, me qëllim që të martohet, me një femër e cila i përngjan personazhit së romanit “Amazoneja e bukur”.
- Dhe ç‘ndodhi pastaj?
- Brenda një jave u shit tërë tirazhi.

285.

Gjinekologu pasi e kontrollon pacienten, thotë:
- Për ju, zonjë, kam një lajm të mirë!
- Por unë jam zonjushë, - ndërhyn pacientja.
- E, pra, për ju kam një lajm të keq!

286.

- O, tungjatjeta, moti nuk të kam parë! Çka ka të re? Si je?
- Keq… Më është djegur shtëpia!
- Uh, bre, çfarë fatkeqësie…
- Jo. Nuk është keq. Sigurimi më ka paguar më tepër se ç‘e kishte vlerën e vet. të vërtetë…
- Oho, çfarë fati për ty!
- Por, ah, më vdiq gruaja!
- Mos, bre, çfarë fatkeqësie!
- Me gjithë këtë nuk është aq keq. Prapë jam martuar me një grua të re, të bukur dhe të pasur…
- Oho, çfarë fati!
- Por… po më tradhton me inxhinierin, i cili banon përtej rrugës sime…
- Uh, bre, ç‘fatkeqësi!
- Nuk është keq, jo! Ai inxhinieri e ka gruan e bukur dhe, sa herë që gruaja ime shkon te ai, gruaja e tij vjen te unë dhe…
- Oho, çfarë fati të mirë ke!
- Jo, e gjithë kjo nuk është as fat, as fatkeqësi. Por, ja ashtu, nuk është keq…

287.

- Kamerier, në supën time është një qime…
- Pritni, tash ua sjell krehrin!

288.

- Kamerier, sa është ora?
- Më falni, ky nuk është terreni im!

289.

- Kamerier, prej nga kjo mizë në akulloren time?
- Ndoshta ka ardhur të mësohet të bëjë ski.

290.

- Nuk mund ta ha këtë gjellë, - i ankohet mysafiri kamerierit. – Ma thirrni shefin!
- Nuk bën punë, zotëri, as ai nuk mund të ha!

291.

Mysafiri i drejtohet kamerierit:
- Ma jepni një çaj pa sheqer.
- Na falni, na është sosur sheqeri. A dëshironi, ndoshta, një çaj pa liman?

292.

Një zë dëgjohet në telefon:
- A është burri im në zyre?
- Jo! – i përgjigjet sekretare: - Çfarë t’i them, cila po e thërret?

293.

Pasi kishin vjedhur çdo të vlefshme nga shtëpia, njëri nga hajnat i pa vazot me lule dhe tha:
- T’i lagim lulet, do t’i gëzojmë kur të kthehen në shtëpi.

294.

Ushtari bashkë me të dashurën shkojnë në lulishte të qytetit. Edhe pse gjatë gjithë rrugës ajo e kundërshton  afrimin e tij, kur arrijnë në pjesën e errët, ajo i dorëzohet… Pastaj, kur ngrihet, ia plasë vajit:
- Si t’i shikoj tash prindërit në sy, meqë brenda njjë nate dy herë jam bërë e padëgjueshme!
- Dy herë!? – e pyeti ai me dyshim.
- Paj, me siguri do ta bëjmë edhe njëherë…, a?

295.

Një natë para se të martohet vajza nëna ia jep këshillat e fundit intime.
- Nënë, - i tha ajo, - a nuk ke këshilla tjera pos këtyre që m’i the? Hë, nuk është çudi pse baba aq shumë të ka tradhtuar!

 

296.

- Biri im, nuk di nga t’ia nis, por… a di çka, më në fund, mendoj se është koha që, unë e ti…a kupton? Unë e ti duhet të flasim mbi jetën seksuale…
- Pse jo, babë, vetëm më trego se çfarë të intereson!

297.

Në mes të një ligjërate shumë të mërzitshme, ligjëruesi pyet të pranishmit:
- A mund të më dëgjoni të gjithë?
Një zë i lodhur, nga një rresht i fundit i sallës, dëgjohet:
- Unë ju dëgjoj shumë mirë, por me qejf do të ndërrohesha me ndonjërin që ka pengesa dëgjimi.

298.

- Mu deshën gjitha ato vite që të kuptoj se nuk kisha pasur talent për punë në arsim.
- E pse, pra, nuk e ndërrove profesionin?
- Nuk munda, sepse kur e kuptova, më kishin zgjedhur ministër të arsimit.

299.

- E, pra, a e kërkuar më në fund pëlqimin e babait tim për mua?
- Po, bile me telefon!
- Dhe çka tha?
- Se, nëse dua, mundem të martohem me ty që nesër!
- Veç këtë e tha?
- Jo… Para se ta lëshonte receptorin e telefonit më pyeti si quhesha.

300.

- Pse nuk më telefonon?
- E kam telefonin e prishur…
- Pse nuk e thërret mjeshtrin?
- Nuk mundem, sepse e kam telefonin e prishur!

301.

- Alo, Teutë, a mund të vi sonte te ti?
- Sigurisht, Agron, shpirt, eja sonte rreth orës shtatë…
- Por, unë nuk jam Agroni!
- Nuk prishë punë, edhe unë nuk jam Teuta!

302.

Telefoni cingëron në orën tre pas mesnate. Merret vesh se zotin e shtëpisë e thërret një miku i tij i  cili kishte qëlluar në një qytet të largët.
- Çka ka të re? – e pyet i zoti i shtëpisë. – A mos të ka ndodhur ndonjë e ligë?
- Jo, asgjë!
- E po çka do në këtë kohë?
- Asgjë, besa, por mu kujtua se tarifa e bisedës telefonike natën është përgjysmë më lirë.

303.

Në ora dy të natës pacienti e thërret mjekun:
- Doktor, - i thotë, - më mban shpresa se nuk ju kam shqetësuar në këtë kohë? – arsyetohet ai.
- Jo, aspak. Edhe kështu më është dashur të ngrihem nga shtrati, sepse cingëroi telefoni!

304.

Në një kohë, pas gjysmës së natës, cingëron telefoni. Trashallani ngadalë ngrihet ashtu si nëpër ëndërr, e merr receptorin dhe dëgjon zërin:
- Dëgjo ore ti. Po të thërret fqinji yt… Ai qen juaj po leh aq shumë sa sytë nuk mund t’i mbyll prej tij… Nëse nuk e qetëson, dije se nesër do t’i këpus veshët!
Natën tjetër, në të njëjtën kohë, Trashalluku i afrohet telefonit dhe sjell numrat e telefonit të fqinjit. Fqinji ngrihet nga shtrati, e merr receptorin dhe e dëgjon zërin:
- Ore ti, - i thotë Trashalluku, - unë nuk mbaj kurrfarë qeni!

305.

Selimi si tifoz i flaktë e përcjell një  ndeshje futbolli në ekranin televiziv.
Papandehur futet brenda biri i tij i vogël dhe i thotë:
- Babë, nëna vdiq! E shkeli një automobil.
- Nis qaj! – i thotë ai duke mos e hequr shikimin nga ekrani. – Tash po vi!

306.

Një gjel i drejtohet gjelit tjetër:
- A po vjen të shkojmë deri te shitorja e mishit, shohim pula lakuriq!

307.

- Ishte i mërzitshëm ai organizim argëtimi, - i ankohej shoqja shoqes. – Bile, të them të drejtën, asnjëherë nuk më është dukur më monoton!
- Me gjithë këtë ke ndenjur deri në përfundim!
- Por unë kam ndenjur se nuk arrija t’i gjeja rrobat e mija!

 


308.

- Nënë, çfarë domethënë homoseksual?
- Pyete babanë, ai do të tregojë!

309.

- A shitni jastëk? – pyet blerësi.
- Po, çfarë madhësie?
- Nuk di saktë, por kapela ime ka numër 60.

310.

Hyn femra në shitore:
- Desha ta provoj atë fustan në vitrinë…
- Na fal, zonjë, por provën do ta bëni në kabinë!

311.

Vjen lypësi te dera e shtëpisë dhe e pyet shtëpiaken:
- A më jepni diçka për të ngrënë?
- A ta ka ënda supën e ftoftë?
- Paj… po!
- Atëherë, eja nesër!

312.

- A e din se në Amerikë, gruaja që nuk ka mirëkuptim në familje, mund të shkojë te psikiatri dhe të shtrihet në kanapenë e tij. A nuk mund të aplikohet kjo te ne?
- Po, por a patjetër duhet të jetë psikiatër?

313.

Në një gosti mysafiri i afrohet një zonje:
- A mos ju ka thënë ndokush se përngjani në Brizhid Bardon?
- Jo!
- Kanë pasur të drejtë!

314.

Djaloshi i vardiset një bukuroshes:
- Beso, për çdo mëngjes mendja më shkon te ti!
- Ashtu po më thotë edhe Rrahimi…
- Po, por unë zgjohem më herët se ai!

315.

Djaloshi i drejtohet femrës së panjohur:
- A mund të ma jepni numrin e telefonit tuaj?
- E gjeni në librin e telefonave…
- A emri i juaj?
- Edhe emrin e gjeni atje!

316.

Një zonjë e cila nuk mund të lavdërohej për nga bukuria, shkon në muzeun e artit:
- Kjo pikturë, - e pyet ciceronin, - është e Koros, a po?
- Jo. Kjo është piktura e Rembrantit!
- Kjo tjetra sigurisht është e Renoarit…
- Mjerisht, zonjë, nuk është. Ajo i përket Brojgelit.
- Eh, me këtë me siguri nuk do të gaboj, është e Pikasos.
- Jo, është pasqyra!

317.

Takohen dy të njohur në rrugë:
- Ore, pse e mbanë dorën ashtu të lakuar në bërryl?
- Au, tash po shoh se dikush ma paska vjedhur bostanin!

318.

Vizitori i një ekspozite i rrudhë sytë para një pikture:
- Çka paraqet kjo?
- Livadhin me lopë.
- Aha… Por unë nuk po e shoh atë livadh!?
- Sigurisht se nuk e sheh, meqë lopët e kanë hëngër livadhin.
- Por nuk po i shoh as lopët?
- E pse të rrinë ato në livadh, pasi që e kanë kullotur barin?

319.

- A na bën qejfin, - i drejtohet zonja e shtëpisë tenorit, - të na këndosh ndonjë arie…
Mysafiri përpiqet që në mënyrë të sjellshme të refuzojë propozimin:
- E shihni se është bukur vonë dhe fqinjët tuaj mund të ankohen…
- Për ata as që e kam gajle… Ata e kanë qenin që leh tërë natën!

320.

- Tash që kam fituar aq shumë para në loto, do të ndërtoj një shtëpi pushimi me tri pishina. Njëra do të jetë me ujë të ftohtë, njëra me ujë të nxehtë, kurse njëra pishinë nuk do të ketë fare ujë.
- E çka të duhet ajo pa ujë?
- Për shkak se shumë nga miqtë e mi nuk dinë të notojnë.

 


321.

- E pashë atë shpallje në gazetë me të cilën kërkoje të interesuar për ta shitur shtëpizën për kamping. A e shite?
- Jo, u pendova. Kur e lexova shpalljen, erdha në përfundim se pikërisht një shtëpizë e tillë më përshtatet në mënyrë ideale.

322.

- Ata të cilët e kuptojnë muzikën le të ecin dy hapa përpara! – Urdhëron eprori ushtarët në rresht.
-  Disa nga të rekrutuarit ecin dy hapa përpara.
- Mirë, shkoni në sallë, merreni pianon dhe hipeni në katin e katërt.

323.

- Pse ti sot nuk je rrua? – e pyeti rreshteri ushtarin.
- Sot në mëngjes tetë ushtarë jemi shërbyer me një pasqyre. Mund të ndodh se e kam rruar ndonjë tjetër.

324.

- Ndalo! Kush është? – piskat roja.
- Askush!
- A është dikush me ty?

325.

Në kohën e pushimit rrinë bashkë dy ushtarë dhe njëri i drejtohet tjetrit:
- Të lutem, a ma jep lapsin kimik për pak kohë?
- Ja, merre!
- Të falem nderit. A mos ke, rastësisht, pak letër?
- A mund të shërbejë kjo letër që e kam në zarf? Merre edhe zarfin, nëse të duhet.
- O, mrekulli! Do ta marrë edhe letrën edhe zarfin… - tha i dyti dhe u ul të shkruante letrën. Kur e përfundoi, e mbështolli letrën, e futi në zarf dhe e mbylli.
- Mos të ka qëlluar edhe ndonjë pullë poste? – e pyeti.
- E kam një, merre! – ia jep me një gjest që shpreh nervozë.
Pasi e lagu pullën poste dhe ia ngjiti zarfit, prapë iu drejtua:
- A keni mundësi, ju lutem që këtë letër ta lëshoni në postë?
- Ani… A të duhet edhe diçka?
- Po… - tha ai duke u përgatitur të shkruante adresën, - cila është adresa e vajzës suaj?

 

 

326.

- A po argëtohesh ende me atë…?
- Jo. Shumë i ri është për mua. Për këtë as që më erdhi keq që ma rrëmbeu nëna…

327.

Shkoi njëri në neuropsikiatri dhe u ankua:
- Doktor, jam brengosur shumë për gjendjen psikike të gruas sime. Dje lakuriq ka marrë pozë para fotografit.
- Kjo nuk është ndonjë arsye për t’u brengosur, - e ngushëlloi psikiatri. – Ndoshta ajo shpreh interesim për art… E, ç‘i duhet ajo fotografi?
- Për nxjerrjen e lejes së shoferit.

328.

Një burrë ishte shtrirë në rërë, krejtësisht lakuriq. Derisa rrezitej me një gazetë e kishte mbuluar fytyrën.
Andej kalojnë tri zonja kureshtare, shikojnë drejt tij.
- Ai nuk qenka burri im, - thotë njëra.
- Ke të drejtë, - pajtohet tjetra, - nuk është burri yt, por as imi.
- Ai fare nuk është i hotelit tonë! – e përfundon bisedën e tretat.

329.

Fill sa del trenia nga tuneli, gruaja i pëshpëritë burrit në vesh:
- Çka të ndodhi ashtu që më puthe?
- Por unë nuk të putha, e kisha dashur të di kush e shfrytëzoi aq shpejt terrin e tunelit. Dhe sikur ta gjej, do t’i tregoja unë atij…!
- Qetësohu, ebu, se ti asgjë nuk ke çka i tregon…

330.

Dy pleshta dalin nga salla e kinemasë. Njëri i drejtohet tjetrit:
- A ecim këmbë, ose marrim një qen!

331.

Studenti i shkencave natyrore bën eksperiment me një plesht. E merr pleshtin dhe e vë në letër mbi tavolinë. Pleshti kërcen. Pastaj ia prenë këmbët dhe e urdhëron:
- Hajt, kërce prapë!
Por pleshti nuk kërcen. Pastaj studenti e shkruan përfundimin:
- Kur pleshtit i shkurtohen këmbët, ai shurdhohet!

332.

- Bëëërrr, dridhet zogu mbi një tel.
-  Ke ftohtë? – interesohet tjetra që gjendet afër.
- Jo, por po më siglon një telegram.

333.

I lavdërohet pula pulës:
- Unë gjithnjë bëj vezë të klasës së parë, kurse ti të klasës së dytë.
- E, moj ti, - ia kthen e dyta, - nuk jam e marrë që për atë dallim të vogël në çmim të shqep  prapanicën.

334.

Shëtitë mesa e vogël me gjyshen në parkun e qytetit. Duke shëtitur ndeshin një qen dhe një kudër në pozë klasike intime.
- Gjyshe, çka po bëjnë ashtu? – pyet vogëlushja.
- A di çka, zemër, - ia kthen gjyshja me njëfarë gjeturie, - ai qeni përpara është i verbër, kurse ky mbrapa po e shtyn ta çojë në klinikën e syve.

335.

- Ai qen që e mban ti, a është i rasës së pastër?
- Si jo! Bile, edhe çdo plesht i tij është me pedigre.

336.

- Çka hanë dhelprat?
- Çdo gjë që gjejnë…
- E kur nuk gjejnë asgjë?
- Atëherë hanë diçka tjetër.

337.

- I dashur, bëhu se je i lumtur!
- Nuk jam artificial…
- Të lutem shumë, se tani po kalon ai që më pat kërkua për grua…

338.

- Athua, lum miku, në Parajsë rrinë së bashku gruaja dhe burri?
- Jo inshalla!
- Pse?
- Po çfarë Parajse do të ishte?

 


339.

- Çfarë emri do t’ia lini djalit?
- Ferr.
- Si ashtu?
-  Ky emër do të ma kujtojë babanë e tij.

340.

- Të lutem doktor, lidhma kokën se po më duket se trutë do të më dalin…
- A mos je i martuar?
- Jo!
- Ani, si të ngjau që u lëndove në kokë?
- I kam rënë murit…

341.

- I dashur, shikomë dhe më trego, a i përngjaj Monalizës?
- Po, moj, jashtëzakonisht shumë i përngjan. Por, po habitem se si nuk të vodhi askush deri më sot.

342.

- A është i lirë drejtori?
- Po, moj, për këso farë bukuroshe gjithmonë është i lirë!
- Atëherë thoni se po e pret gruaja!

343.

- Bija ime e dashur, ti po kalon shumë keq me burrin tënd. Mbrëmë më thanë fqinjët se tërë natën jeni grindur…
- Nuk është e vërtetë. Ka tri javë që nuk flasim.

344.

Një djalosh erdhi tapë në shtëpinë e vet  në orën katër të mëngjesit. Ai e dëgjoi mirë ding-dongun e orës dhe tha:
- E di se ora është një pas mesnate, andaj s’ka nevojë ta përsëritësh katër herë.

345.

- Ti dole si trim nga ambulanca. A më shumë pate dhembje nga injeksioni, apo kur ta nxori dhëmbin?
- As njëra, as tjetra, sepse mjeku s’ishte brenda…


346.

- Po si ia dhe të gjitha ato të holla garderoberit? Si bakshish, a?
- E ka merituar! Shih çfarë manteli më ka dhënë, në vend të atij timit të vjetër.

347.

- Kamerier, pse kjo qofte aq e vogël?
- Nuk është e vogël, por ju duket. Kësaj dukurie i themi mashtrim optik, që do të thotë se është zgjeruar restoranti për dy herë, kurse qoftja ju duket e vogël…

148.

Dritoni i vogël posa e pa vëllain e vet  të sapolindur, i tha  babait:
- Baba, ngutu ta kthejmë në spital brenda kohës së garancionit, a e sheh se nuk është në rregull: s’ka dhëmbë, as flokë…

349.

- Erdhe këmbë, e dashur, po ku e le automobilin?
- Karburatori është lagur dhe nuk ndez dot!
- Po ku mbeti, të shkoj me mjeshtrin ta ndezi…
- Ja, atje, në fund të liqenit…

350.

- Të lutem, një tufë lulesh për gruan time, për ditëlindjen e saj…
- Kur e ka ditëlindjen?
- E ka pasur para disa ditësh, por… s’bën pa lule!

351.

- Unë të kam lejuar që të ndezësh vetëm nga pesë cigare në ditë, e jo dhjetë…!
- Për pesë të tjerat më dha leje kolegu juaj, doktor!

352.

- Dëgjova  se e ke prishur fejesën që kur i dashuri yt nisi të mbajë syza?!
- Jo, përkundrazi, ai më la!

353.

- Pse jeni zhytur kaq thellë në ujë?
- Dëshiroj të mbytem!
- Atëherë ma jepni brezin tuaj që t’u shpëtoj juve dhe veten…

354.

- Shikoni atë qen, a mos është juaji?
- Jo, qeni s’është imi, po më duket se tenxherja po!
- Atëherë e vërtetë qenka se djali juaj ia ka lidhur për bishti…

355.

- A e dini se është e ndaluar të pini duhan në këtë kupe?
- E di, andaj nuk pi duhan.
- E pse e mbani cigaren në gojë?
- Për këtë nuk shkruan se është e ndaluar…

356.

- Nuk bëre mirë që e hidhërove gruan aq shumë!
- E di, por kjo e ka anën e vet praktike.
- Çfarë ane praktike?
- Sot do ta shkund tepihun më mirë se kurdoherë tjetër!

357.

- Ju lutem, kur bëhet tërheqja e lotarisë?
- Pse?
- Kam investuar bukur shumë dhe mezi po pres…
- Pasnesër!
- Auuu! Por, unë nesër e kam kontrollin financiar!

358.

- Biri im, dhjetë herë po të thërras, kurse ti nuk më përgjigjesh, ndonëse e di se shumë mirë je duke më dëgjuar.
- Por, baba, a më ke thënë vetë?
- Çka të kam thënë?
- Se kur të rritem, do të bëhem kamerier?
- Ani?
- Që tani po bëj ushtrime për profesionin e kamerierit, që të mos i dëgjoj porositë.

 


359.

Në shtëpinë e mallrave të Nju-Jurkut, nëna që kishte gjashtë fëmijë, pyet tregtarin:
- Ku është sektori për fëmijë?
- Nënë, mos blej më foshnje të lutem. Mjaft jemi ne! – iu drejtua njëri nga fëmijët që ishte me te.

360.

- Shoku drejtor, dje ishte dhe të kërkoi një njeri shumë i nevrik. Ai bile, kur treguam se mungoje, tha se po të takojë do t’i thyej hundët!
- Po ti çka i the?
- Fatkeqësisht nuk është këtu!

361.

Petriti shkoi dhe u takua me lulen në banesën e saj. Në ndërkohë cingëroi telefoni. E zonja e shtëpisë u lajmërua. Petriti pyeti:
- Kush ishte në telefon?
- Burri im tha se bashkë me ty ndodhej në një mbledhje të rëndësishme.

362.

Në studion e filmit u takuan dy starleta:
- … dhe atëherë më tha se në fillim ka menduar se jam farmaciste…
- A e di se ç‘është kjo?
- Nuk e di!
- Edhe unë nuk e dita, por për çdo rast ia dhashë dy flakaresha.

363.

- Si të pëlqeu shfaqja? – e pyet njëra shokun e vet, i cili kurrë nuk kishte qenë në teatër.
- Paj, si të them… e mirë ishte, por… më së shumti më pëlqeu fundi.
- Çka ishte ajo e pëlqyeshme në fund?
- Në fund ndanin pallto. Unë shkova pa të dhe u ktheva me nja tri sosh.

364.

Në një fshat jetonin një plak dhe një plakë. Ata jetonin mirë, por nganjëherë kishin zënka mes veti. Një ditë plaka përgatiti drekën, kurse plaku ishte shtri buzë vatrës. Ishte vjeshtë, frynte një erë e fortë dhe dera u çel.
- Oj plakë, mbylle derën! – i tha plaku.
- S’kam kohë, - u përgjigj ajo. – Mbylle vetë!
Kështu zunë të grindeshin se kush duhej ta mbyllte derën. Më në fund plaku propozoi:
- Kush flet i pari ai do ta mbyllë derën…
Që të dy përnjëherë heshtën. Plaka përgatiti drekën dhe u ul të pushojë. Erdhi mbrëmja e, në shtëpi, heshtje… Andej pari kaluan dy vetë. Hynë në shtëpi dhe pyeten:
- Kush jeton këtu?
Plaku dhe plaka nuk folën. Atëherë kalimtarët morën supën, gjellën, piten, i hëngrën të gjitha dhe thanë:
- Të gjitha ishin të shijshme, por pitja ishte i papjekur!
- Jo! – bërtiti plaka. – Kjo s’është e vërtetë. Pitja ime ishte i pjekur mirë.
- Plakë, mbylle derën! – tha plaku.


365.

Gjykatësi e pyet fshatarin:
- A mos doni të shtoni edhe diçka?
- Jo, zotëri gjykatës, paranë e fundit ua dhashë juve!

366.

Djaloshi i thotë nënës:
- Nënë, më duket se fqinjit tonë që banon nën ne i pëlqen shumë kur i bie tupani!
- Ku e di ti? – e pyet nëna.
Djaloshi shpjegon:
- Sepse ai axha  ma dha briskun dhe më këshilloi që të shikoj se çka ka brenda tupanit.

367.

Dy vetë jetonin në një shtëpi. Gjysma e shtëpisë i takonte njërit, kurse gjysma tjetrit.
Njeri i tha fqinjit të vet:
- Kisha dashur të blejë edhe gjysmën tënde të shtëpisë në mënyrë që, e tërë shtëpia, të bëhet imja, por nuk kam të holla.
- Të propozoi, - i thotë tjetri, - ti shite gjysmën e shtëpisë sate dhe me ato para blije gjysmën time.


368.

Dielli e pyet Hënën:
- Përse je gjithmonë e zbehtë?
- Sepse tërë jetën e punoj vetëm natën!

369.

- Baba. Ku ke lindur ti?
- Në Gjilan.
- E nëna?
- Në Ferizaj.
- E unë?
- Ti ke lindur në Prishtinë.
- Sa mirë që u takuam na tre!

370.

Dy njerëz të panjohur bisedojnë në autobusin urban:
- Ku do të ndaleni ju?
- Afër ndërtesës së fakultetit.
- A mos ndoshta e keni ndërmend të shkoni në një ligjëratë që po e mbante profesor Maksuti?
- Po!
- Aman, Mosni! Thanë se shumë dobët ligjëron…
- Mua më duhet të shkoj!
- Mosni, bre!
- Po, po, sepse unë vetë jam profesor Maksuti.

371.

- Agron, prapë po gënjen. Nuk mund të kuptoj si më shikon në sy dhe më gënjen!
- Ndoshta është e mundur. Njeriu me kohë mësohet me çdo gjë…

372.

Në shërbimin e informative në një shtëpi mallrash një fëmijë i afrohet një njeriut të panjohur.
- Xhaxha, tash edhe pak një grua do të piskasë si e çmendur, do të qajë me zë, sepse e ka humbur fëmijën. Unë do të jam në repartin e lojërave…

373.

Zeneli e rrëzoi me biçikletë një kalimtar.
- Ore ti, a di t’i biesh ziles?
- Ziles po, por nuk di të ngas biçikletën.

374.

- A e di se alkooli të mbyt ngadalë?
- Mrekulli, unë kam kohë…

375.

Shitësi i gazetave ecte rrugës dhe bërtiste:
- Mashtrim fantastik: 37 viktima!
Një njeri i nxitur nga kjo reklamë afrohet dhe e blenë gazetën. Ndërkaq shitësi vazhdon:
- Urdhëroni, urdhëroni… mashtrim fantastik: 38 viktima!

376.

- A është e vërtetë se sillesh në shoqëri të keqe? – e pyet gjykatësi të akuzuarin.
- Po, zotëri gjykatës. Vazhdimisht jam me policë, avokatë, gjykatës, prokurorë, porotë… - ia ktheu i akuzuari.

377.

- Ma merr mendja se tullacëve, siç jam unë, ua paguan qethjen më lirë se të tjerëve? – i thotë myshteriu berberit.
- Gabim e keni. Tullacët nuk paguajnë për qethje, por pse ua kërkojmë qimet nëpër kokë…

378.

Zonja e shtëpisë e pyet ndihmësen e re:
- A u qite ujë të pastër peshqve në akuarium?
- Jo, - përgjigjet ajo, - ende nuk e kanë pirë as të djeshmin.

379.

Bisedojnë dy fshatarë:
- A e di, ti Hasan, pse këndon gjeli aq herët?
- Sepse më vonë zgjohen pulat dhe nuk mund të dëgjohen prej tyre…

380.

Gruaja i thotë burrit:
- Dua të bisedoj me ty!
- Nisja grua, - ju përgjigj ai. – Unë jam në udhëtim nja dy ditë dhe sigurisht do të kthehem derisa ta kryesh ti fjalën tënde.

381.

- Një aktore shkoi te mjeku:
-  Të zhveshëm, doktor? – i thotë.
- Jo, nuk ka nevojë. Mbrëmë e pashë një film ku luaje ti.


382.

Dy shokë bisedojnë për një libër. Njëri prej tyre tha:
- Po të ishte ndonjë trim ai personazhi kryesor i librit me siguri do ta vriste shkrimtarin, dhe nuk do të lejonte të shkruante më.

383.

Gjykatësi e pyet të akuzuarin:
- A ke qenë ndonjëherë i dënuar?
- Po, njëherë, para njëzet vjetësh.
- E çka keni bërë në ndërkohë?
- Kam qëndruar në burg!

384.

Njëri i ankohet shokut se nuk mund të flinte tërë natën për shkak të një dhëmbi.
- Si i ke punët ti me dhëmbët? A të dhëmbin?
- Aspak! – i përgjigjet. Ai, - na flemë ndaras.

385.

I thotë një tregtar tjetrit:
- Si mund të flini i qetë me gjithë ato borxhe që i keni?
- Përse të mos fle unë i qetë? Mos të flenë të qetë ata të cilëve u kam borxh.

386.

E pyetën njërin që ishte anëtar i një orkestre:
- Në çfarë instrumenti luani?
- Luaja me klarinetë, e tash në saksofon…
- E, a i bini zambos?
- Uh, atë e kam dërguar te mjeshtri.

387.

Dy shokë drekonin në restorant:
- Çka i ke hapur sytë? Pse s’ha?
- Po shikoj mantelin tim…
- Pse?
- Sepse tëndin e vodhën!

388.

- Çka punon tash?
- Jam shitës i rrugëve…
- E sa kushton një metër rrugë?

389.

- Ka shumë mënyrë që fitohet paraja, - i thoshte një ekonomist kolegut, që punonte në një përfaqësi jashtë vendit, - por vetëm një është e ndershme.
- Cila?
- E kam ditur se nuk e di!

390.

Kauboji qëndron i shtrirë në shtrat gjysmë i alivanosur. Ka dhembje të mëdha. I thotë gruas:
- Darling, po e shoh fundin… Mirëpo, që të shkoj me ndërgjegje të pastër, e kam ndërmend të tregoj për pabesinë time. Atë ditë kur të thashë se po shkoj në panair, të kam tradhtuar…
- E di, i dashur, ndryshe nuk do të helmoja!

391.

- Me një rast i grahja aq shpejt automobilit sa që, shtyllat e telefonit, më dukeshin sikur të ishin gardh… - tha njëri, kurse tjetri ia ktheu:
- S’është ajo asgjë. Unë aq shpejt i preja kthesat sa që, në atë shpejtësi, e shihja targën e automobilit tim.

392.

- Si s’të vjen turp, - e qortoi gruaja burrin, - të vije aq i dehur në shtëpi?
- Gjepura, ç‘flet ashtu?
- Por ti vetë  më the mbrëmë!
- Lëre, çfarë nuk thotë njeriu kur është i dehur…

393.

Një i dehur hiqte të zitë e ullirit me çelësat e veturës së vet, kurse një polic po e vështron gjithë kohën:
- Ndoshta nuk e ke ndërmend të ngasësh automobilin në këtë gjendje?
- Pse? Ç’kuj…tove ti… Nuk e shshsh…eh se nuk jam i zoti të ec?

394.

- Ju kolliteni shumë. Duhet të leni duhanin, pijet dhe shëtitjet në mbrëmje, - i thotë mjeku pacientit.
- Domethënë tash e tutje më mbetet vetëm të kollitem?!

395.

- I dashur, e kam një befasi për ty?
- Thuaje të lutem!
- Së shpejti do të bëhemi tre veta…
- Oh, e dashur, a është e vërtetë kjo?
- Po, besa, nëna ime është ndarë nga babai dhe do të vijë të banjë te ne…

396.

Maksuti kthehej prej shkollës me porosi nga mësuesi që të bëjë hartimin me temën: “Prejardhja ime”. Ai kur arrin në shtëpi, hyn në kuzhinë dhe i afrohet nënës, e cila ishte duke e përgatitur darkën:
- Nënë, a më tregon si kam ardhur unë në këtë botë?
- Paj, biro, të solli lejleku…
- E babai im, si ka ardhur ai?
- Edhe atë e kishte sjellë lejleku…
- Sigurisht edhe gjyshin?
- Po!
Ai shënon çdo gjë që i thotë nëna dhe, të nesërmen, ia dërgon mësueses hartimin në të cilën kishte shkruar:
- Sipas hulumtimeve të mia kam ardhur në përfundim se në shtëpinë time, nga tri brezat e fundit, askush nuk ka lindur në mënyrë normale…

397.

Nëpunësi i gjendjes civile, një ish tregtar, e pyet vashën e re që po lidhte kurorë:
- E pëlqen këtë njeri për burrë?
- Po!
- Ta mbështjell!

398.

Rrugaçi ecën me vetëm një këpucë në këmbë. E pyet shoku i tij:
- Çka të ndodhi? Të ka humbur njëra këpucë?
- Jo, ore, e gjeta këtë!

399.

- Ore ti fqinji im, diçka po më dukesh i lodhur.
- Më  lë, të lutem, mbrëmë kam ëndërruar aq shumë, saqë nuk kam mundur fare të flej…

400.

- Natën e kaluar pashë një ëndërr të tmerrshme.
- Çfarë ëndrre?
- Pashë ëndërr se haja shpageta.
- Nuk paska qenë ëndërr e tmerrshme. Çfarë tmerri prej shpagetave?
- Ashtu është, por kur jam zgjuar pashë se nuk e kisha ushkurin e pizhameve të mia…

401.

Gruaja e zgjon bashkëshortin e saj dhe i bërtet:
- Kam parë ëndërr se si, ti, flije lakuriq me një femër. Si nuk të vjen marre?
- Oj grua, ajo ishte vetëm ëndërr.
 - Mos më trego ti mua. Nëse gjëra të tilla bën në ëndrrën time, athua çfarë bën ti në ëndrrat tua?

402.

- Kolege, të tregoj se mbrëmë të kam parë ëndërr.
- A prapë, a? E si?
- Ti më dukeshe si … motor i klasës  parë të automobilit luksoz.
- Shumë mirë… Shyqyr zotit që, bile njëherë,  nuk më ke parë ëndërr ashti siç flisje, me pafytyrësi… E di ti sa herë më ke nevrikosur?
- Po, por a di si e kam parë ëndërr vetveten? Kinse isha bërë spirale për të vërtetuar vajin në motor…

403.

- E dashur, të kam parë në ëndërr sonte.
- Ashtu? Dhe a…?
- Jo, më refuzove!

404.

- Hasan, të lutem më trego si mund të mësohet femra më së miri për të bërë not?
- Paj, e kap ngadalë në bel dhe ia vë njërën dorë në bark, sa më poshtë të jetë e mundur…
- Dhe mendon ti se kjo do t’i pëlqejë motrës sime?
- Idiot, nëse është ajo motra jote, vetëm shtyje në ujë!

405.

- A ta kam kthyer biçikletën javën e shkuar?
- Jo. Pse pyet?
- Desha ta huazoj prapë.

406.

Të gjithë e dinë se shitësja në kioskë fare pak dëgjon, prandaj një blerës i bërtet sa mundet:
- Ma jep një shkrepës…
- Pse bërtet aq shumë? – ia kthen ajo. – A mos mendove se jam shurdhuar? A deshët me filtër, apo jo?!

407.

Një plakë i ankohet mjekut:
- Nuk di çka më ka ndodhur, sikur gjithnjë e më shumë po shurdhohem. Më nuk mundem t’i dëgjoj as pordhët e mia…
- Po ua jap disa hapa… - ia kthen doktori.
- Dhe… më mirë do të dëgjoj?
- Jo, por do të pirdhni më zëshëm!

408.

Vajza e vogël i drejtohet gjyshes:
- Gjyshe, a të kujtohet puthja e parë me mashkullin?
- E, moj bijë, nuk më kujtohet as e fundit, e lëre më e para…

409.

- A din të flasësh spanjisht?
- Nuk di. Asnjëherë nuk kam provuar…

410.

Gjykatësi e pyet të akuzuarin:
- A po ndjeheni fajtor?
- E, këtë ende nuk e di. Varet se çfarë të dhënash dëshmuese keni.

411.

Gjykatësi pyet:
- Pse keni shtënë me armë në orën e murit?
- Që ta vrisja kohën!

412.

Mësuesja thërret:
- Drita Belushi…
Nxënësit në kor përgjigjen:
- Nuk është këtu!
Mësuesja:
- Qetësi, lëreni le të përgjigjet vetë!


413.

- Çfarë shënohet me SO4H2? – pyet profesori.
- Shënohet… si të them, profesor… shënohet…
- Domethënë se nuk e di?
- Profesor, nuk po më kujtohet, por e kam në gjuhë…
- Shumë keq nëse e mban në gjuhë thartinë sulfide!

414.

Në një  ligjëratë monotone studenti e prek me gisht kolegun afër tij:
- Shiko, ky para nesh paska fjetur…
- A vetëm për këtë po ma nxjerr gjumin, a?

 

415.

Një myshteri futet në librari dhe shfleton libra para se të vendos të blejë ndonjë.
- Edhe këta arabët janë të çuditshëm, - i thotë shitësi.
- Pse?
- Shiko si i shkruajnë librat mbrapshtë. Që në fillim të librit e merr vesh ngjarjen.

416.

Pacienti i drejtohet doktorit:
- Doktor, kam ardhur në përfundim se një kohë të gjatë nuk jam normal, prandaj më ndihmo!
- Çfarë janë ankesat tuaja? Ku të dhemb?
- Ore, unë nuk kam dhembje, por e dua gruan time, kurse ndaj sekretares ndjehem indiferent!

417.

Gjatë udhëtimit martesor nusja sëmuret. Bashkëshorti e thërret mjekun i cili, duke e kontrolluar nusen, i thotë:
- Gruaja juaj duket mirë…
- E di, doktor, por i ati i saj ka të holla shumë!

418.

Djaloshi vallëzonte me një femër të panjohur. Në vallëzim e sipër dëshironte që t’ia niste  bisedës me të. E pyet:
- Kush ishte ai i shëmtuar që pak më parë rrinte me ty?
- Vëllai im!
- Aha… - tha ai shpejt e shpejt. – Si nuk e vërejta përngjasimin me ty?

419.

- Zoti drejtor, erdha të  them se kam dëshirë të zëvendësoj kolegun tim që vdiq.
- Unë nuk kam asgjë kundër, nëse të jep leje drejtoria e varrezave…

420.

- Më thuaj Vjollcë , po të biesh në ujë e unë të shpëtoja, a do të bëheshe imja?
- E pse të mundohemi që të dytë, pasi edhe ashtu më pëlqen?

 

 


421.

E pyeten njëherë Artur Toskaninin, pse nuk pranon femra në orkestër?
- Sepse kur janë të bukura, m’i pengojnë anëtarët e orkestrës. Kurse kur janë të shëmtuara, më pengojnë mua.

422.

- Djalosh, - i drejtohet një zonjë në moshë shitësit në antikuar, - nuk i kam marrë syzat dhe nuk e shoh dot se çfarë shkruan në atë mur?
- Atje shkruan: “Nëse myshterinjtë i prekin gjërat e ekspozuara, edhe ne kemi të drejtë të bëjmë të njëjtën gjë me myshterinjtë…”
- Interesant! Ta dini, pra, unë t’i kam prekur disa eksponate!

423.

- Më dukesh paksa i lodhur, - i thotë kolegu kolegut në zyre.
- Nuk do të më besosh…?
- Si jo!
- Sot kam punuar pa hile…
- Kishe të drejtë. Nuk të zë besë!

424.

- Çfarë bëni tash në mesnatë në rrugë?
- Po kërkoj banesë!
- Çfarë banese në këtë kohë?
- Banesën time!

425.

Një djalosh i drejtohet kalimtarit:
- Ju lutem , a mos ju kanë humbur njëqind marka?
- Po, a mos i keni gjetur ju?
- Jo, jo, vetëm se po bëj provë se sa njerëz kanë humbur sot nga njëqind marka. Të ju them se ju jeni i shtatëdhjetenjëti.

426.

Një grua fillestare në krijimtari, i dërgon shkrimtarit Leonid Leonov dorëshkrimin për vlerësim. Pas pak ditësh prej tij merr këtë përgjigje:
- Zonjë e nderuar, ja vlerësimi im: koret e librit tuaj janë jashtëzakonisht larg njëra prej tjetrës…

 

427.

- A po të pëlqen kjo sallatë ruse? – e pyet nusja burrin.
- Po më duket e mrekullueshme, por më thuaj…
- Çka?
- A vetë e ke… blerë në vetëshërbim?

428.

Në një dasmë kalimtari e pyet krushkun:
- Cili është dhëndri?
- Ai që është i mërrolur…
- E ai tjetri që duket i gëzueshëm, kush është?
- Babai i tij!

429.

Njëherë ndodhi që një kanibal të marrë udhë me aeroplan. Në një moment i afrohet stjuardesa dhe  e pyet:
- Çfarë dëshironi, ju lutem?
- Ma jep listën e udhëtarëve… - i përgjigjet ai.

430.

- Posa u martua me vajzën time m’i  kërkoi njëmijë marka…
- Ani, a të ktheu gjë?
- Po, vajzën time!

431.

Dy vetë zihen në rrugë. Një vogëlush qëndron prapa tyre dhe qanë. Një tjetër kalon andej dhe i drejtohet vogëlushit:
- Pse qanë?
- Po ma rrahin babanë…
- Cili është babai yt?
- Nuk di, prandaj po rrihen!

432.

- E paske qenin e mirë. Si e ka emrin?
- Nuk ka emër.
- Si ashtu? Qeni duhet të ketë emër!
- Nuk është me rëndësi. Meqë edhe kur e thërras nuk më dëgjon…

 

433.

Ibushi që po rregullonte kulmin, i thotë gruas:
- Largohu se mund të bie!
Gruaja pasi largohet një çik, i thotë:
- U largova, tash mund të biesh!

434.

Në librari:
- Ma jepni ndonjë roman!
- Diçka të lehtë?
- Nuk prish punë, jam me veturë!

435.

Në Skoci.
- Pse bija ime nuk martohesh me Billin?
- Sepse është krejt tullac…
- E, po, sikur t’i kishte flokët, merre me mend sa paratë do t’i shkonin për qethje…

436.

- Unë të dua shumë dhe dëshiroj të martohem me ty, por nuk jam i sigurt se do të pajtohet babai juaj.
- Deri me tash sa herë që jam martuar është pajtuar dhe besoj se do të pajtohet edhe kësaj radhe.

437.

- Si nuk më keni pranuar mua në vendin e punës të daktilografistes, kur isha më e shpejtë ndër të gjitha kandidatet në testim?
- Për shpejtësi keni qenë e shkëlqyeshme, por keni harruar të futni letrën në makinë!

438.

- Doktor, kam halle. A mund të më shëroni nga pagjumësia?
- Po, por së pari duhet përjashtuar shkakun.
- Nuk bën, doktor. Gruaja ime e do shumë foshnjën.

439.

- Babi, a është e vërtetë  se peshku i madh e ha të voglin?
- Po, biri im, sepse ashtu bëhet ekuilibrimi i natyrës.
- Çudi, e si i çelin konservat?

440.

- A keni dhembje shpesh?
- Po, pas çdo pesëmbëdhjetë minutash…
- Sa zgjasin ato dhembje?
- Nga gjysmë ore…

441.

- Kamarier, shikoni, filxhani ka pëlcitur…
- Ishte shëndosh e mirë kur e solla kafenë!
- Ishte, por nuk është më!
- E shihni, pra, se çfarë kafeje të fortë bëjmë ne?

442.

- Koleg, sa herë ke rënë në provimin e anatomisë?
- Nesër do të bëhen rrumbullak shtatë herë!

443.

Dy grupe punëtorësh hapin një kanal të gjatë dyqind metra. Njëri grup, në njërin skaj, hap nga pesëdhjetë metra kanal në orë. Kurse grupi tjetër, në skajin tjetër, hap nga pesë metra kanal në orë. Pas sa orësh do të takohen?
- Rreth orës dhjetë në bife!

444.

- Doktor, gjatë natës burri im flet jerm. Kam halle se nuk mundem të fli prej tij. Çka të bëj?
- Lëre të flasë edhe ai gjatë ditës ndonjëherë, e mos fol vetëm ti. Do të shërohet.

445.

Kush e di për të satën herë bie studenti në provim. Shoqja e tij përpiqet ta ngushëllojë.
- E di se është vështirë. Të kuptoj plotësisht. Përherë i njëjti lokal, i njëjti profesor, të njëjtat pyetje… Kjo vërtetë është shumë e merzitshme.

446.

- Kështu nuk bën më! Nuk mundem t’i duroj rrahjet për çdo ditë…
- Ndaju!
- Nuk bën, ende nuk jemi kurorëzuar!

447.

- Vërtetë jeta është shumë e çuditshme. Njeriu asnjëherë nuk mund të jetë  njësoj. Sot të pashë në gjips, kurse dje të pashë me atë zeshkanen e bukur…
- Edhe gruaja ime më pa…

448.

- Zotëri drejtor, dikush në telefon kërkon të zbulojë fshehtësinë e suksesit tuaj…
Pa menduar mirë drejtori e pyet:
- Ishte polic, apo gazetar?

449.

- A mund të më japësh hua një milionë dollarë?
- Nuk kam, por të falem nderit për kompliment!

450.

- Nervozizmi i bashkëshortes suaj nuk është i rrezikshëm. Me të mund të jetohet edhe njëqind vjet.
- Mirë, doktor, po a mendoni se edhe unë mundem?


451.

Në Paris, një gjykatës për kundërvajtje, para të paditurit lexon aktakuzën:
- I paditur, je dënuar të paguash pesëqind euro për shkak se e ke ofenduar policin gjatë kohës kur ka qenë duke e kryer detyrën. A keni çfarë të thoni lidhur me këtë?
-  Po, si jo!… Por, me këtë çmim nuk mund të flasë.

452.

- A mos ju kam mbrojtur unë ndonjëherë kur keni qenë i akuzuar për hajni? – pyet avokati klientin e tij.
- Jo, - ia ktheu ai. – Më ke mbrojtur kur isha i akuzuar për mashtrim. Ndërkaq për hajni kisha tjetër avokat.

453.

Një postier ankohet:
- Ai fqinji im për çdo ditë i shkruan vetes nga një letër dhe e poston me urgjencë, vetëm për shkak se nuk kam pranuar t’ia jap bijën time për grua.

 


454.

- Dëshiroj një këmishë si kjo që e kam veshur!
- Më vjen keq, por ne nuk shesim këmishë të përdorur.

455.

- Ai djalosh atje më nevrikos shumë!
- Por, Zana, ai as që të shikon!
- Pikërisht për këtë!

456.

Pas uraganit të tmerrshëm fermeri pyet fqinjin:
- Dëgjova, Bob, se uragani i djeshëm ta ka dëmtuar shumë sallën…
- Nuk e di sa është dëmtuar, por prej dje e kërkoj dhe ende nuk e gjeta.

457.

Mysafiri nga qyteti i thotë mikut te i cili kishte ardhur në fshat:
- A keni orë?
- Jo nuk kam. Ne na zgjon gjeli…
- Atëherë i thoni të më zgjojë në pesë e tridhjetë!

458.

- Gjithnjë më duket se kam gabuar diçka ndaj burrit tim…
- Pse mendon kështu?
- Sepse qe një gjysmë viti nuk vjen në shtëpi!

459.

- Kam bërë gabim të pafajshëm. Jam martuar me ty. Më vjen t’i bie vetvetes me shuplakë, - thotë e nevrikosur bashkëshortja.
-  Shpirt, ta bëj atë punë në vend tëndin?

460.

Gjykatësi shpall vendimin:
- Për kundërvajtjen që keni bërë dënoheni me gjashtëdhjetë ditë burg.
- Shumë mirë, natën, së paku, do të mund të jam me gruan! – mori frymë lirisht i dënuari.

461.

- T i ke fqinjët njerëz të ndershëm?
- Po, të ndershëm janë!
- E pse e mban, pra, pushkën e mbushur?
- Që edhe të tjerët të bëhen të ndershëm…

462.

Gjykatësi i drejtohet të dënuarit:
- Gjashtëqind marka ose dymbëdhjetë ditë burg?
- Po i marrë gjashtëqind marka, zotëri gjykatës.

463.

- A sheh, Jonuz, si sillet ai njeri aq butësisht ndaj gruas së vet. A s’do të mund të bëje edhe ti ashtu?
- Si jo, por unë atë grua as që e njoh!

464.

- Përpara, i dashur, e “lexoje” çdo dëshirë timen vetëm kur më shikoje, e tash?
- Ashtu është, grua, por tash mjeku ma ka ndaluar të lexoj lekturë që shqetëson.

465.

Duke shikuar banesën e një miku mysafiri ndalet para një pikture:
- Pikturë e vjetër, a?
- Po!
- Kush është në të?
- Gruaja ime kur ka qenë vajzë…

466.

Bisedojnë dy gra të trasha:
- Vetëm dy gjëra nuk mund t’i ha në mëngjes:
- Cilat gjëra?
- Drekën dhe darkën.

467.

Një pianist në shoqëri me disa muziktarë, flet për të fejuarën e vet:
- Ajo është vajza më e mirë në botë. Gjithmonë mendoj vetëm për të. Në koncertin e mbrëmshëm ekzekutova vetëm për të.
- Jeni shumë modest, - thotë njëri prej muziktarëve. – Unë dëgjova se përveç saj në koncert ishin edhe dy njerëz të tjerë.

 


468.

Njëherë dy veta u grinden keq, dhe njëri i thotë tjetrit:
- Kur ta mëshoj, t’ i thyej të gjitha dhëmbët, përveç njërit…
- Si ashtu, përveç njërit?
- Atë dhëmbë do ta lë që ndonjëherë të dhemb!

469.

Mysafiri rrotullohet në një shtrat reprezentativ. Nuk e zë gjumi nga zhurma e madhe që bëhej në korridor. Më në fund e thërret me telefon recepsionistin dhe fillon të protestojë për shkak të zhurmës.
- Më vjen keq, zotëri, - ia kthen recepsionisti, - por ne nuk mund t’i detyrojmë zjarrfikësit që të punojnë në qetësi.

470.

- Përse kërkon nëpër xhepa?
- Dua të shikoj a jam ende i etshëm!

471.

- Kamerier! - thërret me zë të lartë mysafiri.
- Urdhëroni, dëshiruat gjë?
- Jo, nuk dua tjetër… por në gjellë gjeta një copë druri. Nuk them që të mos zieni mish kali, por jo kalin me gjithë samar. Kjo është e tepërt, ju lutem!

472.

- Si je? – e pyet miku mikun në rrugë. – A gjete punë?
- Shyqyr zotit, më në fund, u bëra me punë. U mundova shumë deri sa e gjeta këtë punë.
- Domethënë tash gjithçka është në rregull?
- Po. Tash bile mund të pushoj.

473.

Drejtori i një cirku angazhoi një artist i cili në skenë duhej të hante një kulaç një kilogram.
- Dhe mos harroni, - e porositi ai, - të dielën i kemi dy shfaqje.
- Dy shfaqje? E po mirë, kurdo të ha darkë?

474.

- Shikoni, në këtë punë duhet të jeni shumë diskrete, - i thotë shefi nëpunëses së re.
- O, ju lutem, mos u brengosni për këtë. Unë bile edhe vitrinën kur e hap së pari njëherë trokas.

475.

E pyesin filozofin e njohur, Diogjenin, se kur është koha më e mirë martesë?
- Në rini është tepër herët, kurse në pleqëri është vonë.

476.

Rrusta i thotë Selimit: - Mendoj se sendi më fantastik në botë është termosi.
- E pse thua ashtu?
- Sepse, për shembull, kur shkoj në deti e marr me veti dhe e mbushi me ujë të ftohtë. Gjatë kohës sa lahem termosin e la në rërë dhe kur kthehem dhe pi ujë nga ai uji është I ftohtë akull. Dimrit shkoj në Sharr, dhe atje në borë e marr me veti dhe e mbushi me qaj të ngrohtë. E la në borë një kohë e kur kthehem e ]çeli – qaji është I nxehtë.
- Ani, ]çka ka këtu fantastike?
- Habitem se si e di termosi kur është dimër e kur është verë?


477.

Një bionde hyn në bibliotekë dhe e pyet bibliotekistin:
- A ka këtu bredha për Vitin e Ri?
- Zonjushë, - ia kthen ai, - këtu është bibliotekë!
- Më falni, - vazhdon bionde tani me zë të ulët, duke pëshpëritur, - a ka këtu bredha për Vitin e Ri?
478.

- A thua pse u vonua ky tren?
- Paj me siguri në të ë gruaja ime e cila kurrë nuk ka ardhur me kohë!

479.

Takohen Rrusta dhe Dyla.
- O Dyl, - i drejtohet Rrusta, - a e di ti se në kosovarët jemi popull fatlum. Ne në Kosovë fare nuk kemi homoseksual.
- Kemi, ore, po si nuk kemi?
- Nuk ka bre!
- Ka!
- Nuk ka!
- Ja tash do të bindesh ti se ka. Për shembull. A do të pranoje ti ta kaloje natën me homoseksualin?
- Jo!
- Për 1000 euro?
- Hiç!
- Për 10.000 euro?
- Jo bre!
- 100.000?
- S’ka shanse!
- Po për 1.000.000?
- Hëmmm…paj, për një milion… po ore, pse jo?
- E sheh, ne kemi homoseksualë, por nuk kemi investime!

480.

Hyn hajni në minibusin e Prishtinës dhe me revole kërcënon udhëtarët:
- M’i jepni parat!
Lajmërohet një gjyshe plakë.
- Allahile, edhe gjyshja plakë, a?
Hajni reagon:
- Mbylle, thashë të gjithë. Tash të gjithë hiqni brekët…!
Pas këtyre fjalëve një udhëtar konfuz ndërhyn:
- Vallë, edhe gjyshja plakë, a?
Ndërsa gjyshja plakë reagon:
- Mbylle, a dëgjove që tha të gjithë!?

481.

- Ku ngutesh kështu?
- Në shtëpi.
- Pse?
- Më duhet të përgatis drekën.
- E ke gruan e sëmurë?
- Jo, është e uritur!

482.

Kalimtari u ndal para lypësit dhe e fut dorën në xhep:
- Më falni, unë jam mësues dhe nuk kam më shumë se pesëdhjetë cent…
- Edhe unë jam mësues, por tash jam në pushim.

483.

- Çfarë profesioni keni?
- Jam artist.
- Çfarë artisti?
- Bëj çadra…
- Qysh kur qenka kjo punë arti?
- E po, bëje një ti, pra!

484.

Një grua e moshuar e këshillonte një vashë të re:
- Duhet të vendosni, ose të mbeteni e pamartuar dhe tërë ditën të kërkoni burrë, ose…
- Ose?
- Ose të martoheni dhe çdo mbrëmje ta kërkoni burrin nëpër kafene…

485.

Ai po e bindte atë me fjalë të zjarrta të dashurisë:
- Fatkeqësisht, në zemrën time ka zënë vend një tjetër! – i thotë ajo. Mirëpo, pasi e shikon atë dhe ia sheh atë fytyrë aq të mjerë, ajo vazhdon: - Por, ai, megjithatë, nuk rri tërë ditën në shtëpi…

486.

Grua e burrë grinden derisa po shtrohej dreka. Gruaja vë pjatën në tavolinë, kurse bashkëshorti e hedh nëpër dritare. Pastaj bashkëshortja e hedh edhe një karrige nëpër dritare.
- Pse e hodhe? – e pyeti bashkëshorti.
- Që të kishe ku të ulesh kur të shkosh për të drekuar.

487.

- Ka ditë që nuk të kam parë në teatër…
- Ç’më duhet… teatrin e kam në shtëpi.

488.

- Pse nuk e duan gratë historinë?
- I pengon e kaluara!

489.

I thanë muzës: - E kujt je?
Ajo u përgjigj: - E të pafytyrit.


490.

- A keni losion për rritjen e flokëve? – e pyet një mashkull shitësin.
- Po, kemi. A doni shishe të vogël, apo të madhe?
- Të vogël. Nuk e kam ndërmend të bëhem si këta, flokëgjatit e sotëm.

491.

- Çka kemi të re? – e pyeti miku mikun.
- Në këtë fushatën e themelimit të ndërmarrjeve po e themeloj një ndërmarrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bashkëshortore.
- Çfarë kapital themelor ke?
- Shtatë çupa të vogla.

492.

- Një vajzë ishte në gjendje të bënte çdo gjë vetëm e vetëm të blinte një qyrk
- Ani, a e bleu?
- Po, por tash nuk mund ta mbërthejë, sepse nuk e lë barku…

493.

Dy shoqe bisedonin për një tjetër:
- Besarta nuk është fare inteligjente…
- Ku e di ti?
- Merre me mend, pesë vjet rresht punon në shtëpinë publike, e tash e ka marrë vesh se shoqet e tjera, për shërbime që bëjnë marrin shpërblime…

494.

Një djalosh vjen te argjendari dhe e pyet, duke ia afruar unazën:
- A mund të kthej këtë unazë që e bleva para pak ditësh?
- Pse? Nuk është e mirë? – u interesua argjendari.
- Jo, jo… kjo është e mirë, por unë nuk jam… - u përgjigj djaloshi

495.

- A është e mundur që edhe ti të martohesh?
- Po, por pas shumë studimeve të thella e analitike të kapitalit të saj…

496.

- U plakem, na shkeli koha. Çdo ditë po na shkelë koha gjithnjë e më shumë! – ankohet pensionisti para kolegut të vet.
- Ore, kur të shkelë koha nuk të dhemb, por ruaju mos të shkelin me automobila këta të rinjtë e sotëm!

497.

- Po të ishe i mençur siç nuk je, - e këshillonte miku mikun, - do të martoheshe me një grua të pasur dhe njëherë e përgjithmonë të çliroheshe nga huadhënësit.
- Nëse huadhënësve të mi u duhen të hollat, le të martohen vetë!

498.

Djaloshi i tregonte shokut të vet:
- Dje, në automatin para shitores, e shtypa një pullë…
- Dhe çka doli?
- Shitësi me një fshesë në dorë!

499.

- Zonjushë, sytë e tu sikur i kam parë… Athua ku?
- Me siguri aty ku i shihni edhe tash!

500.

- Unë nuk di të këndoj, po mund të them se pikërisht ky zëri im ma ka shpëtuar jetën me një rast.
- E si ashtu?
- E vendosa në një hotel. Dikur, natën, isha i disponuar dhe fillova të këndoj me këtë zë që e kisha. Dikush i ra murit me grusht dhe bërtiti: “Nëse nuk pushon, do të vras!” E lashë këndimin dhe, ja, si po më sheh, jam gjallë!

501.

Drejtori i shkollës e qorton pastruesen:
- Shikoje sa e trashë është shtresa e pluhurit në këtë glob?
- Ta merr mendja, kur e tërhiqni gishtin pikërisht mbi Saharë!

502.

- Kur lexoj ndonjë tregim kriminalistik i tëri shtangem…
- E si i shfletoni faqet, pra?

503.

- Ore axhë, po habitem me ty, ti i paske te dy sytë!
- E pse të mos i kem, ore çun?
- Paj nëna ime dje tha se ia ke hedhur një sy asaj fqinje…

504.

- Sa keq që dolën nga moda fundet e shkurtër. Tani të gjithë kreatorët po bëjnë funde të gjatë.
- Nuk prish punë, mua kjo gjë nuk më pengon. E kam kujtesën e shkëlqyeshme.

505.

- Kush ishte ai tipi që të pashë me të?
- Ishte burri im, por ai nuk është tip imi.

 506.

Dy të dehur shkonin këmbë në shtëpi dhe njëri thotë:
- Ih sa e gjatë edhe kjo rrugë
- Sikur të ishte më e shkurtë nuk do të na kishte prurë në shtëpi, - ia ktheu tjetri.

507.

Ushtarët e çetës së kalorësve po bënin stërvitje dhe komandanti i tyre urdhëron:
- Nga kali zbrit!
Të gjithë zbresin, pos njëri që mbeti mbi shalë.
- Çka është puna jote, pse nuk zbret?
- Nuk di ç‘të bëj, unë jam mbi pelë!

508.

- A mos ka punuar kuzhinieri juaj në televizion?
- Jo, pse?
- Sepse për çdo ditë përgatitë të njëjtën gjellë!

509.

- Çka është kjo, kamerier? Vitin e kaluar në këtë restorant kam hëngër peshq më taze, e tash m’i keni sjellë bajate.
- Vitin e kaluar peshqit kanë qenë më të ri!

510.

- Në ç‘vend e keni njohur gruan tuaj kur ishte vajzë? Dua të them nga e keni gruan?
- Pse të intereson ty?
- Hiç. Më falë, vetëm desha të di, që të mos njoftohem edhe unë me ndonjë nga ajo anë!


 
511.

- Vitin e kaluar astrologu më tha se do të njoftohem me një djalosh, se do të martohem me të dhe se do të më lind një fëmijë…
- Ani, a ia ka qëlluar?
- Krejtësisht, vetëm për martesë jo!

512.

- Unë po dyshoj në gruan time se po më tradhton me gjelin.
- Si është e mundur?
- Nën shtrat gjeta pendla të gjata…
- Atëherë edhe unë duhet të dyshoj në kamionin, sepse nën shtrat gjeta shoferin.

313.

- Çfarë bën ashtu, bija ime?
- Po i shkruaj letër Elenës.
- Por ajo ende nuk di të lexojë…
- As unë nuk di të shkruaj!

514.

- Doktor, për çdo natë po shoh ëndrra të tmerrshme; po shoh veten mbi valë të larta të detit dhe, nganjëherë, po ngjan edhe të mbytem në ato valë…Si mund të shpëtoj?
- Nuk besoj se do të ngjajë zhgjëndërr, por për çdo rast të propozoj të mësosh notimin.

515.

- Ju kam parë duke puthur tezën time në dhomën tjetër.
- Merri njëqind marka dhe hesht!
- Ja merre kusurin prej pesëdhjetë markave sepse as të tjerëve nuk u marr më tepër.

516.

- Dëgjova se dje kishe bërë një vepër humane, koleg!
- Çfarë?
- Ua kishe shpëtuar jetën lepujve… Kishe shtënë për t’i vrarë!

 


517.

- Mësuese, ti je fajtore që jam vonuar në mësim…
- Pse nuk erdha të zgjoj prej gjumit?
- Jo, por jam shurdhuar nga ato dy shpulla që m’i ke dhënë dhe, sot, nuk e dëgjova zilen e orës në mëngjes…

518.

- Më bëjnë veshët, apo vërtetë po dëgjohet sirena e autoambulancës?
- Po, e vërtetë… Sirena e autoambulancës është?
- Auuu! Para dhjetë minutash më ka rënë nga dritarja  një çekan.

519.

- Grua, desha të dal një çik në shëti, por nuk e gjej kapelën dot.
- Kapelën e ke në kokë!
- Të falem nderit, ndryshe do të dilja pa të!

520.

- E kam blerë një orë që askush s’e ka.
- Çfarë është?
- Edhe e lirë, edhe ecë shpejt!

521.

- A të luajmë sikur të ishim në kopsht zoologjik.
- Unë nuk di aso loje.
- Shumë lehtë është.
- E si?
- Unë bëhem majmun, kurse ti më sjell banane!

522.

- Merre me mend, të lutem, isha në Prizren dhe e pashë  Heminguejin në tramvaj…
- Mos fol marri, të lutem. Në Prizren nuk ka tramvaj.

523.

- Burri im të gjitha punët në shtëpi i kryen vetë.
- Jo, imi s’prek punë me dorë, por kurrë s’ma thotë një fjalë të rëndë.
- E qe sa kohë jeni ndarë?

 

524.

Hyn një plak me vonesë në autobusin që qarkullon në relacionin Prishtinë-Pejë. Si gjithmonë autobusi ishte i mbushur plot. Duke e parë plakun tek qëndronte në këmbë, Rrusta i drejtohet:
- Mixhë, a dëshiron të ulesh?
- Natyrisht, ore bir!
- Po ku?

525.

- Drejtori nuk është këtu. Ka shkuar në ankand publik, e ndoshta kthehet.
- Po e pres, se me siguri kthehet. Kush është ai i çmendur që do ta blejë atë?

526.

- Të lutem të më lejoni vetëm një orë sa të dalë me gruan për të blerë do gjëra.
- Nuk bën, assesi! Vetëm pas orarit të punës.
- Shumë të falem nderit, zotëri shef!

527.

- Lidheni qenin në anën tjetër të shtëpisë sepse tërë natën leh dhe nuk më lë të flejë.
- Ishte në atë anë një natë më parë dhe fqinji më këshilloi që të lidh në këtë anë, pasi ju gjatë kësaj jave punoni në ndërrimin e natës.

528.

- Zonjë, ende nuk janë bërë tre muaj nga koha kur e keni marrë patentën e shoferit dhe tre-katër vetë i keni rrëzuar në rrugë! Andaj, e keni tepruar dhe keni shkelur çdo rregull…
- Ju lutem, sa sish kam pasur të drejtë t’i rrëzoj?

529.

- Janë mbushur tre vjet që kur nuk flas fare me gruan.
- Pse, ore burrë!
- Sepse ajo flet aq shumë kohëve të fundit, sa që mua kurrë nuk më vjen radha.

530.

Një grua që po përpiqej ta parkonte veturën, me pjesën e përparme i bie automjetit që e kishte para veti, pastaj tërhiqet dhe e “grith” veturën anësh dhe, në fund, i mëshon veturës që e kishte pas. Në atë moment vjen polici i trafikut:
- Zonjë, a po parkoni, apo po luani bilardo?

 


531.

- Doktor, a është e vërtetë se do të më zhduket pagjumësia po qe se fli jashtë shtëpisë sime?
- Po, por do të zhduket edhe nëse flini në shtëpi.

532.

- Burri im me të vërtetë është shpikës i talentuar…
- Pse? çfarë ka shpikur?
- Tash tri vjet çdo mbrëmje kthehet vonë në shtëpi dhe gjithnjë gjen arsye tërësisht të reja.

533.

- Më jepni një televizor.
- Me ngjyrë?
- Po, por pa lajme, sepse janë të mërzitshme.

534.

- Grua, isha në ankand dhe bleva këtë papagall. Mund të them se pati mjaft të interesuar… Por, gjëja kryesore është se as që e di a di të flasë!
- Si, a di të flasë? – ia ktheu papagalli. – Kush kujton ti se i ngriti çmimin?

535.

- Birin tim e regjistrova në dy fakultete, në bujqësi dhe në muzikë.
- E pse, për çfarë profesioni përgatitet ai?
- Që të mi ruaj delet duke i rënë fyellit.

536.

- Nuk është e mundur të jetoj më me gruan time…
- Pse?
- Për çdo natë shëtitë prej kafeneje në kafene…
- A pi shumë, a?
- Jo, por duke më kërkuar mua!

537.

- E more shoq, nuk më njeh mua… Një ditë t’ia mësy ujkut dhe, a di ç‘kam bërë? E nxora briskun dhe me një të mëshuar ia preva bishtin…
- E pse bishtin, e jo kokën?
- Kokën ia kishte pre dikush tjetër…

538.

Në zyrën e drejtorit të një ndërmarrje hyn një vajzë e bukur.
- Kam ardhur të kërkoj punë… - iu drejtua drejtorit ajo.
- Çfarë shkolle keni të kryer?
- Unë jam politikane…
- Nejse, këtë për pasdite… E për paradite?

539.

- Sa më përket mua, unë fare nuk u besoj mjekëve. Kështu, siç më sheh, tri herë kanë hequr dorë prej meje…
- Kujtonin se ka mbaruar puna jote?
- Jo. Por asnjëherë nuk u kam paguar!

540.

- Je shenjtar i mrekullueshëm. Si ia del të qëllosh poërherë në mes?
- Lehtë. Paj, së pari gjuaj, pastaj e vizatoj rrethin.

541.

Kapiteni i jep urdhër marinarit të sapoardhur:
- Këtu hidhe spirancën!
- Pse ta hedh? Jam i bindur se mund të përdoret edhe shumë kohë…

542.

Një njeri bie nga dritarja. Një kalimtar i afrohet:
- Çfarë po ndodh? – e pyet të plagosurin.
- Nuk e di, - përgjigjet fatkeqi duke gjëmuar, - edhe unë sapo arrita.

543.

- I dashur, - i thërret bashkëshortja e re bashkëshortin duke i thënë se ishte me barrë… - Tash, brenda kësaj kohe sa jam në këtë gjendje, më duhet të këndoj dhe të luaj me instrumente muzikore në mënyrë që fëmija të bëhet muzikal…
- Po mirë, si do të ishte të luaje ca edhe futboll?

544.

- Sa kushton një kafe?
- Nëse uleni, dy marka. Nëse qëndroni në këmbë një euro…
- E sa do të kushtojë nëse e pi kafen në një këmbë?

545.

- Derisa lahesha, - i ankohej drejtorit të hotelit një artiste filmi, - dikush më shikonte nga dritarja.
- Zonjë, ju bind se askush nuk ka qenë nga personeli i hotelit, sepse ata të personelit shikojnë përmes zgavrës së çelësit.

546.

Plaku preu dru në pyll dhe u nis për në shtëpi. Rruga ishte e gjatë dhe plaku u lodh së tepërmi, prandaj plaku i lëshoi drutë në tokë dhe tha:
- Eh, më mirë të më merrte mortja…
Mortja i dëgjoi fjalët e plakut.
- Ja ku jam, - i tha. – Çfarë dëshiron?
- Asgjë, asgjë… - ia ktheu plaku. – Më ndihmo t’i ngarkoj drutë!

547.

Gjyshja i tregonte të nipit se ç‘domethënie ka fjala vjedhës. Në fund, për të parë se a e kishte kuptuar nipi këshillën, ajo e pyet:
- Merre me mend se e kam future dorën në xhepin e ndonjë njeri… Çka jam unë?
- Gruaja e tij! – i përgjigjet nipi.

548.

Njeriu i pakënaqur me fotografitë, i thotë fotografit:
- Këto fotografi nuk vlejnë asgjë. Më keni bërë dhjetë vjet më të moçëm.
- Aq më mirë. Dhjetë vjet nuk do të keni nevojë të fotografoheni.

549.

- Domethënë i fejuari yt e ka caktuar që të shtyhet dasma edhe për një javë?
- Ah, lëre mami, edhe ashtu kjo do të jetë dëshira e tij e fundit.

550.

- Më falni ndonjë send. Unë jam autori i librit: “Njëqind mënyrë për të fituar të holla”!
- Kur i ditke njëqind mënyra për të fituar të holla, pse lypë?
- Kjo është një nga mënyrat…

551.

- Si e kalove dje mbrëma në premierë?
- Shumë keq. Tri herë më zgjoi publiku nga gjumi.

 

552.

Fill pasi njoftohen  dhe mashkulli i propozon femrës Martesë, vazhdojnë përpjekjet për njohje të gjithanshme. Femra pyet:
- A pi raki?
- Jo!
- A pi duhan?
- Jo!
- A shan?
- Rrallë!
- A këndon?
- Jo.
- A e ha kashtën?
- Ta merr mendja, jo!
- Atëherë, lumë miku, s’je as për grua, as për kafshë…

553.

- Përse qan vogëlush?
- Im vëlla nuk ndenji urtë…
- Po për këtë nuk ke nevojë të qash!
- Por, ne jemi binjakë, e babai nuk na dallon.

554.

- A e keni lexuar tabelën ku shkruan se këtu është e ndaluar të laheni? – bërtet roja.
- Por unë nuk po lahem, po mbytem!
- Eh, ajo është tjetër punë.

555.

Në klinikën e syve mjeku i thotë pacientit menjëherë pas operimit:
- Patëm sukses të ruajmë njërin sy.
- O, shumë ju falem nderit!
- Ua japim kur të dilni prej klinikës!


556.

I martuari arrin befas në shtëpi. E gjen gruan në shtrat. E puth ëmbëlsisht dhe, derisa zhvishet, befasisht i drejtohet gruas:
- Çka është kjo cigare "Havana" e ndezur këtu në taketuke?
- Oh, - përgjigjet shkujdesur gruaja, - që ta dish ti i dashur, mbeta e habitur nga një emision në televizion që fliste mbi dëmet e tymit të cigares...Fill pas atij emisioni vendosa që, për të mbrojtur shëndetit tim, të filloj të pi vetëm cigare "Havana" e jo të tjera.
- Ke të drejtë, e dashur! - tha burri pa kërkuar argumente të tjera. Pastaj ai heq xhaketën dhe hap kanatin e dollapit. Në të sheh një burrë të strukur, duke i mbajtur këpucët në dorë...
- Po ti, çfarë bën këtu? - pyeti burri i padjallëzuar.
- Paj, ç'të them... - iu përgjigj ai, - meqë i besove historisë së cigares, ma merr mendja se do të më besosh kur të them se jam duke pritur autobusin.

557.

Një polic po shëtiste në park. Atij iu afrua një burrë që po mbante një pinguin. Burri i tha policit.
- Këtë pinguin e gjeta sot në mëngjes. Çfarë të bëj me të?
- Çoje në kopshtin zoologjik, - tha polici.
Të nesërmen e pa burrin përsëri. Ai ende po e mbante pinguinin me vete. Polici i tha:
- Përse nuk e çuat pinguinin në kopshtin zoologjik?
- E çova, - iu përgjigj ai. - E çova dje në kopshtin zoologjik, kurse sot po e çoj në kinema.

558..

- Është e çuditshme, kur pi ndonjë kafe në mbrëmje, nuk fle dot gjithë natën.
- Kurse për mua është e kundërta: unë kur fle, nuk pi dot kafe.

559.

- Kur jam në shtëpi, s'kam fare oreks dhe mezi ha. Por, kur jam jashtë saj, më ndodh e kundërta: më hahet shumë.
- Epo, rrini si në shtëpinë tuaj! - ia ktheu i zoti i shtëpisë.

560

- Oh, i dashur! - i tha një zonjë burrit të saj pasi ky u kthye nga zyra. - Të jesh i lumtur se sot, fëmija jonë, për herë të parë shqiptoi fjalën "baba"!
- Po kjo është një mrekulli! Ku ndodhi ky eveniment moj grua?!
- Në kopshtin zoologjik! Para kafazit të një gorille!


561.

Një femër e re shkoi te fallxhori:
- Pesë vjet më parë, - i thotë ajo, - erdha dhe u konsultova tek ti. Atëherë më the se do të kem pesë fëmijë.
- Çfarë ndodhi? - pyeti fallxhori.
- Ajo që the u vërtetua: kam pesë fëmijë!
- Po shumë mirë atëherë.
- Tani dua të di se kur do të kam burrë?!

562.

Një grua i telefonoi policisë:
- Më ka ndodhur një gjë e tmerrshme! Burri im është zhdukur që prej tre ditësh, tamam në kohën kur po uleshim pranë tavolinës së kuzhinës, vërejtëm se s'kishim asgjë për drekë. Më atë rast ai më tha: "Po shkoj tek dyqani të blej një pako makarona" dhe nuk është kthyer ende. Ju lutem, çfarë duhet të bëj?
- Sikur të isha në vendin tuaj, - i tha polici, - do të hapja një kuti të bizeleve?.

563.

Shefi i thotë bashkëpunëtorit:
- Dëgjo, shko deri në barnatore dhe më sjell ca aspirina. Kam dhembje të madhe koke.
- Mirë, zoti shef, por po ju tregoj se një ditë, kur edhe unë kisha dhembje koke si ti, gjeta një ilaç shumë më të efektshëm. Bëra dashuri me gruan time  dhe u shërova menjëherë.
- Aha, - i tha drejtori. - Po ku mund ta gjej unë gruan tuaj tani?

564.

Rrusta mobilizohet në këmbësori dhe disi ia arrin t’i zërë rob tre mercenarë të huaj: rusin, grekun dhe bjellorusin.  I vendos komandanti në ata në rresht dhe e pyet Rrustën:
- Cilin prej këtyre e kishe vrarë më me dëshirë?
- Kinezin, shoku komandant!
- Po si kinezin, kur këtu nuk ka kinez?
- Ja, ashtu, unë kinezin. Po cilin keni dëshirë ju komandant?
- Unë të tretë, së pari rusin, mandej grekun dhe në fund bjellorusin.
- Ani de, shumë mirë, mua prapë më mbetet kinezi…


565.

Derisa ishin duke biseduar, shoku i thotë shokut:
- Tani më duhet të shkoj!
- Po si, vërtet do të më lësh vetëm, do ikësh?
- Po, po. Dje isha në kinema me shoqen time. Sonte do të shkoj vetëm të shikoj filmin.

566.

Një piktor i ri përpiqet të përqendrohet në punën e tij. Por ai s'ia arrin dot qëllimit. Modeloja lakuriq i shkaktonte një panik në trupin e tij. Djersët i rridhnin çurg. Pas një momenti hedh ai furçën, kopsat dhe e puth atë modele  tërë pasion. Ajo e shtyn atë:
- S'ia lejoj vetes këtë? Mund të jetë që ju puthni modelet e tjera, por mua jo!
- Por unë asnjëherë s'kam tentuar të puth një modele.
- Vërtet? Sa modele ke pasur gjer tani? - e pyeti ajo.
- Katër: një kovë, dy mollë dhe një vazo... - përgjigjet piktori.

567.
 
- Mami, nëse unë sillem mirë, do të marrë burrë?
- Patjetër, Eva? - përgjigjet e ëma.
- Por nëse nuk sillem mirë?
- Atëherë do të marrësh shumë burra, - ia ktheu e ëma.

568.

I dëshpëruar shkon një burrë tek psikologu:
- Unë isha në një udhëtim pune. Meqë mbarova punë shpejt i dërgova një telegram me të cilin i tregoja gruas se do të kthehem shpejt në darkë. Kur hyra në shtëpi...Ç'po shikoj? Një burrë tjetër në krahët e gruas sime. Pse ndodh kjo zoti psikolog?
- Ndoshta kjo s'e ka marrë telegramin tuaj? - ishte përgjigja e tij.

569.

Gjyshi shkon me nipin për të bërë një shëtitje në pyll. Kur arrijnë atje gjyshi ofroi një grusht me bar afër te hunda e i tha:
- Këtu mund të shijoj forcën e natyrës.
Nipi ia ktheu:
- Eh, mirë shumë. Tani baba do të ma ble biçikletën!
- Ç'po flet kështu? Nga të erdhi kjo ide?
- Sepse babai ka thënë. Kur plaku të hajë bar, do të blesh edhe biçikletë!

570.

Një djalë me makinë me një shoqen e tij të studimeve, e pyet një fshatar plak:
- Më fal, ku të çon kjo rrugicë që kalon përmes pyllit?
- Drejt martesës, balo! - iu përgjigj fshatari.

571.

Një italian dhe një amerikan po shëtisnin. Në tokë shohin një kockë bualli a lope...Amerikani e pyet italianin:
- Çfarë bëni me këtë kockë ju italianët?
- Asgjë, e flakim ose ia hedhim qenit.
- Ne, përkundrazi, - tha amerikani, - e trajtojmë kimikisht. Nga kjo përfitojmë një xhelatinë të mirë që ua japim pastaj italianëve...
Disa metra më tutje shikojnë një gomë të vjetër. Italiani i drejtohet amerikanit:
-Po ju amerikanët, çfarë bëni me të?
- Asgjë, e flakim tej, - i përgjigjet ai.
- Ne, përkundrazi, e përpunojmë kimikisht dhe nga kjo nxjerrim një lloj sakëz të mirë dhe e shesim në Amerikë.

572.

- A e dini se pse letra higjienike që përdor polici është dy herë më e gjatë se ajo që përdorin të tjerët?
- Sepse pjesa e parë përmban udhëzimet  e përdorimit.

573.

Një italian i thotë një miku:
- E adhuroj Francën. Ky vend më ka sjellë ditët më të bukura të jetës sime!
- Si ka mundësi, vallë? - habitet tjetri. - Kur ti nuk ke qenë kurrë në Francë?
- Është e vërtetë, por gruaja ime shkon një muaj në vit!

574.

Një politikan i thotë me telefon një mikut të tij:
- Kam përshtypjen se telefoni im përgjohet!
Të nesërmen mori një mesazh nga policia:
- "Nuk është absolutisht e vërtetë!"

575.

Një tip i thotë një miku:
- Duhet të jetë diçka me bezdi t'i kesh dritaret nga stacioni!
- Natën po, për shkak të zhurmës, - i tha tjetri, - por ditën nuk mund të imagjinosh sa argëtuese është kur shikon gjithë ata njerëz që humbasin trenin.

576.

Zonja sapo mori vesh se burri i saj ka një dashnore i tha:
- E po mirë, i dashur, nëse ti mendon se mund të jem violina e dytë, gabohesh!
- Atëherë ai indiferent përgjigjet:
- Ti duhej, përkundrazi të ishe e lumtur që bëje pjesë akoma në orkestër!

577.

- Nëse nuk të vjen keq, - i tha drejtori sekretares së re të sapoardhur, - duhet të vë në dijeni për disa gjëra. Kompjuteri është në dispozicionin tënd, për të bërë gjithçka që nuk di të bëjë një grua. E ti, nga ana jote, ke për detyrë të bësh atë që nuk di të bëjë një kompjuter!

578.

Gruaja e një profesori të matematikës shkoi në bankë për të tërhequr letrën e parë të kreditit.
- Si të mundem, vallë. - i tha ajo, - të mbaj mend numrin e kodit sekret?
- Çfarë numri ke? - e pyet i shoqi.
- 6481.
- Po, kjo është shumë e lehtë: thuaj 4 në kub dhe 9 në katror.

579.

Në një pritje:
- Unë, - tha një i ftuar, - do të kisha shumë dëshirë të kisha një vajzë!
- Mos të vijë hiç keq, - ia ktheu tjetri. - Unë kam gjashtë vajza dhe a di se ç'do të thotë kjo për një baba?
- Gjashtë gojë për të ushqyer.
- Jo gjashtë, por dymbëdhjetë! Ke harruar dhëndrit? - i tha ai.


580.

- Pse boshnjaku mban afër shtratit shkrepën dhe gurin?
- Me guri e gjuan llambën, që të ndalë dritën, kurse shkrepën e ndez që të shikojë se a e ka qëlluar llambën.

581.

- Shkruaj: prej sot e tutje do të bojkotojmë mallin e Sllovenisë? - i thotë një drejtor serb punëtorit, kurse punëtori nuk shënon gjë.
- Hë, çka po pret? - i bërtet drejtori.
- Sepse lapsin që e mbaj në dorë është i prodhimit slloven.

582.

E sheh Hasa Mujën se si rrëmihë një gropë. I afrohet:
- Çka po të duhet ajo gropë? - e pyet.
- Ma kanë kërkuar një fotografi për leje të njoftimit dhe fotografia, siç më thanë, duhet të jetë deri në brez.
Të nesërmen Hasa prapë e sheh Mujën duke çelur një gropë tjetër.
- E tash, çka po bën?
- M'i kanë kërkuar dy fotografi, - përgjigjet Muja.

583.

- Doktor, po vuaj nga amnezia.
- Prej kur?
- Çka, prej kur?

584.

Muja shkoi te mjeku dhe u ankua për dhembje barku.
- Merre këtë lloj çaji dhe pije tri herë në ditë, - e këshilloi mjeku.
Pas një jave Muja prapë shkon te mjeku:
- Doktor, kam vepruar sipas porosisë sate, por syri më është nxirë. A sheh si më është bërë?
- Po e shoh, por ti kur e pi çajin, largoje lugën nga gota.

585.

Gjyshja hyn në dhomën e gjumit dhe e sheh mesën të shtrirë e cullakuar në shtrat.
- Auuu, moj, je çmendur! Pse rri ashtu e zhveshur?
- Nuk jam e zhveshur, gjyshe. Kam veshur këmishë nate moderne.
Gjyshja kthehet në dhomën e saj dhe, edhe ajo, shtrihet e cullakuar në shtrat. Hyn mbesa në dhomë:ë
- Gjyshe, gjyshe ç'u bë me ty ashtu?
- Edhe unë kam veshur këmishë nate moderne...
- Mirë shumë, gjyshe, por hekurose...!


586.

- Nënë, - i drejtohet i biri, - pse unë jam zeshkan, e ti je aq e bardhë?
- Eh...sikur të dije se çfarë aheng ka qenë atë mbrëmje...mirë që s'po leh!
 
587.

Njëherë një politikanit (të Serbisë) i rastisi të ulet afër një punëtori në autobus.
- Çka je ti, shok? - iu drejtua politikani.
- Punëtor.
- Mirë, si punëtor që je, a do të punoje, fjala vjen, për francezët po qe se do të paguanin ata mirë?
- Po, sigurisht do të punoja një javë a dy, dhe hajt mbrapa, do kthehesha.
- E për anglezë?
- Edhe për ata do të punoja dy-tri javë dhe do të kthehesha.
- E për amerikanë?
- Jo, për ta nuk do të punoja.
- E për Serbinë?
- Për Serbinë? për Partinë? Për shokët tanë? Paj, besa do të punoja natë e ditë, pa ndërprerje, edhe sikur të mos më paguanin fare...
- Politikani i disponuar i thotë:
- Të lumtë! E ku punon?
- Në varret qendrore, unë jam varrtar!

588.

Jevgu ishte në shërbim ushtarak. Për çdo të diele edhe ai, bashkë me të tjerët, dilte në qytet, ndërkaq kur pinin zakonisht paguanin të tjerët, por jo edhe jevgu sepse nuk kishte para. Jevgu ishte i mërzitur që nuk kishte para, prandaj vajti në kishë të lutej...
- O zot, - iu drejtua ai ikonave, - m'i fal dy mijë dinarë që të qeras shokët, sepse për çdo të diele po turpërohem...
Fill pasi iu lut zotit në kish, jevgu doli, por tek po zbriste shkallët i ndeshën sytë në oficerin i cili, si rreptë, i drejtohet jevgut:
- Turp për ty, me rrobe ushtarësh dhe komunist po hyn në kishë.
- Më falë, i nderuar, këtë nuk do ta bëja kurrë, por hyra  të lus zotin për nja dy mijë dinarë që t'i qeras shokët... Përndryshe kurrë nuk do të hyja në kishë.
- Ja, merri njëmijë dinarë dhe shko e qerasi.
Jevgu i gëzuar pa masë, pasi i mori paratë iku duke thënë:
- Zot i madhërishëm, të falem nderit shumë për paratë që m'i dërgove, por të lutem, tjera herë mos m'i dërgo përmes komunistit, sepse, e sheh, komunistët i marrin pesëdhjetë për qind.


589.

Pas demonstratave të 1968-ës policët e lidhin një demonstrues shqiptar. E pyesin:
- Për kë je, për Amerikën apo për Rusinë?
- Për Rusinë... - përgjigjet.
Policët e rrahin, pastaj e fusin në burg.
Në demonstratat e vitit 1981 policët prapë e lidhin të njëjtin demonstrues:
- Për kë je, për Amerikën apo për Rusinë? - prapë e pyesin.
- Për Amerikën...- përgjigjet me gjysmë zëri.
- Prapë e rrahin dhe e fusin në burg.
Kur del prej burgut ai shkon në një ëmbëltore.
- Ma jep një bakllava, të lutem! - I drejtohet ëmbëltorxhisë.
- A deshe bakllava greke a turke?
- Ma jep një bozë, se nuk më duhet bakllava e askujt.

590.

E pyesin një serb:
- A mundet Slobodan Milosheviqi të zëvendësojë Titon?
- A mund të mendoj pak?
- Mundesh.
Del ai në rrugë dhe pas nja gjysmë ore kthehet me katër-pesë vetë të zhvilluar.
- Hë, - i thonë, - a mendove, a mundet?
- Mundet!
- E kush janë këta që kanë ardhur me ty?
- I kam angazhuar që ta heqin pllakën e mermerit mbi varrin e Titos...

591.

 Për shkak të atmosferës së padurueshme luftarake Muja dhe Fata vendosin të bëjnë vetëvrasje.
- Dëgjo, Fatë, - i thotë Muja, - unë do të shtrihem para tanksës së parë që do të arrijë.
- Ti bën si të duash, unë po pres këmbësorinë! - i përgjigjet Fata.

592.

Kthehet babai në shtëpi dhe në dortë të vajzës vëren vibratorin. Me lotë në sy e pyet vajzën se çfarë është duke bërë, ndërsa ajo përgjigjet:
- Le të ballafaqohemi me faktet: I kam 47 vjet, jam e shëmtuar, e trashë dhe e pakuptimtë- Diçka më të mirë se kjo nuk mund të kem.
Të nesërmen vajza kthehet nga puna dhe vëren baban se si e shikon televizorin, në njërën dorë ka birrë, në tjetrën vibratorin.
- Çka po bën ashtu, baba? – pyeti vajza.
- Asgjë, po pi birrë me dhëndrin!

593.

- Pse keni ardhur vetëm në teatër?
- Më është hidhëruar gruaja...
- Pse?
- Sepse kam blerë vetëm një biletë!


594.

Rrëfimi nga Sarajeva:
- A dëgjove or jaran, është vrarë Muja…
- Mos, bre, e si u vra?
- E kanë qëlluar me snajper në gisht…
- E si, pra, është vrarë me të qëlluar në gisht?
- Paj, ashtu, e kanë qëlluar sa ka qenë duke e kruar hundën…

595.

Derisa të dënuarin me vdekje e lidhin për karrige elektrike, xhelati e pyet:
- A dëshironi të thoni diçka?
- Jo, tash për tash!

596.

Vogëlushi zgjohet trembshëm natën dhe i drejtohet nënës:
- Kush është afër teje nënë?
- Askush, babai yt!

597.

Një rrugaç vrapon pas shtatë vetëve, të cilët nuk guxojnë të ndalen...
Një grua kalon andej:
- Nuk ju vjen marre të ikni shtatë vetë prej njërit!
- Patjetër duhet të ikim. Nuk e dimë se kënd prej neve të shtatëve po e ndjek...!

598.

Është gjysma e natës. Ftohtë. Gruaja dridhet nga të ftohtit dhe, ashtu duke u dridhur, i pëshpërit bashkëshortit te veshi:
- I dashur, po më kujtohet kur kam qenë e vogël, sa herë ndjeja të ftohtë, nëna më përthekonte me përqafim.
- Ani, çka deshe të thuash? A mos mendon se në këtë kohë  duhet të shkoj ta thërras nënën tënde?

599.

Profesori i filozofisë shpjegon:
- Njerëzit e mençur gjithherë dyshojnë, kurse të marrët e pranojnë çdo mendim...
- A jeni të sigurt me këtë mendim tuajin? - pyet një student.
- Qind për qind! - përgjigjet profesori.

600

Bisedojnë dy gra:
- Prej nga atë njollë të zezë në fytyrë?
- Prej burrit!
- Kam menduar se të ka vajtur në rrugë!
- Edhe unë ashtu kam menduar!

601.

Dauti e takon Rrustën i cili e ka famën e njeriut të pasur. I thotë:
- Rrustë, ma paguaj një drekë e unë të tregoj se cila vlerë është më e madhe se pesëdhjetë milionëshi.
Rrusta veproi sipas propozimit të Dautit. E ftoi në një drekë të majme dhe, kur e përfunduan drekën, Rrusta e pyeti Dautin:
- A më tregon tash?
- Po, gjashtëdhjetë milionëshi. 

602.

Një femër e veshur mirë, me një fund të shkurtër e me pispillosje i drejtohet policit:
- E shihni atë tipin?
- Po!
- Duhet të jetë shumë i paedukuar. Po sillet në mënyrë të keqe ndaj meje.
- Shih, shih,  - shprehu habinë polici. - E çfarë sjellje ka bërë ndaj teje?
- Njëherë ma bëri me sy, e pastaj më ofroi para.
- Ëhë, - reagoi polici duke iu drejtuar tipit:
- Ore ti, a s'po kupton se kjo zonjë nuk dëshiron para?!

603.

- Dëshiroj një dhomë me pamje nga deti. Sa kushton? - pyet mysafiri në recepcion të hotelit.
- Një milion marka!
- A jeni çmendur? Çfarë çmimi është ai?
- Jo,jo, nuk jam çmendur. Por, për ta siguruar pamjen nga deti duhet ta shembim një ndërtesë e cila është në anën e kundërt të hotelit, nga e cila nuk shihet deti.

604.

Dy fermerë e kishin një mushkë shumë të mirë. Por, problemi me të qëndronte në atë se sa herë që e futshin në grazhd, veshët e saj preknin pjesën e sipërme të hyrjes. Pastaj mushka sikur çmendej dhe jepte sa mundej shkelma. Një ditë fermerët vendosin ta presin hyrjen e lart që kjo të mos ndodhte. Derisa punonin fqinji i ndali dhe i pyeti se çfarë po bënin. Ata ia treguan problemin. Fqinji u propozoi që ta marrin një lopatë, sepse më lehtë e kanë të gropojnë pak dheun te hyrja… Fermerët e falënderuan dhe kur u largua ai, njëri i thotë tjetrit: “Çfarë budallai, Mushka nuk i ka këmbët e gjata, por veshët!

605.

- Doktor, a më tregoni kur duhet të vijë sërish që të vizitohem?
- Nëse jeni gjallë, ejani të hënën!

606.

Bisedojnë dy femra:
- Kur ndonjë mashkull tenton të më puth, unë mbrohem me gjithë fuqinë që e kam, - thotë e para.
- Sipas kësaj që thua, takimet tuaja me mashkullin duhet të jenë shumë të mërzitshme. Siç mund të marr me mend në ato raste nuk ndodh asgjë! - ia kthen e dyta.
- Gabohesh, mikeshë e dashur, sepse unë zgjedh vetëm meshkujt e fortë!

607.

I ankohet gruaja burrit:
- Merre me mend, stomatologu ma nxori dhëmbin e shëndoshë!
- E sheh, e di se posa hap ti gojën ndodh diçka e keqe...

608.

Shoferi, me makinën e tij, rrëzoi një kalimtar dhe ia lëndoi këmbën.
- Do të padis në gjyq dhe do të kërkoj dëmshpërblim prej një milion dollarësh, - i thotë i lënduari.
- Por unë, or jaran, nuk jam milioner...
- As unë nuk jam qindëkëmbësh!

609.

Skocezi hyn në shitoren e automobilave. Shitësi i shpjegon për vlerën e automobilit të cilin myshteriu donte ta blejë.
- Kjo makinë që e shikoni është shumë luksoze dhe shpenzon pak, shumë pak.
- Sa shpenzon?
- Paj, ç'të them? Një lugë karburantë në njëqind kilometra...
- Mos bre!...hm...e sa kushton një lugë?

610.

Polici i trafikut ndal shoferin që, me veturën e tij, kalon nëpër shenjën e kuqe.
- Të lutem, ma jep lejen e qarkullimit!
- Aman, pse po bën shaka me mua? E di ti fort mirë se ma ke marrë lejen para dy javësh dhe prapë ma kërkon!!

611.

- Prej se jam njoftuar me Azeminen më nuk po mund të ha bukë! - i tha Bala Sylës.
- Pse? Aq shumë je dashuruar? - e pyeti Syla.
- Jo, por më nuk po më dalin paratë për bukë! - ia ktheu ai.

612.

Rrusta i drejtohet policit i cili e ndalon në rrugë:
- Ju ngulni këmbë se e kisha shpejtësinë prej 120 km. në orë. Do të më bëni shërbim  të madh sikur, për këtë pohim tuajin, të më lëshoni një vërtetim.
- E pse?
- Kaherë e kam ndërmend ta shes këtë vjetërsinë...

613.

Gjykatësi pyet:
- Ju lutem, thoni arsyen pse dëshironi të shkurorëzoheni? - e pyet bashkëshortin.
- Zotëri gjykatës, merrni me mend, si mund të jetoj në një dhomë me këtë grua e cila mban lepuj afër shtratit.
- Çka po të pengon të hapësh dritaren dhe...
- Po, por nga dritarja mund të dalin pëllumbat e mi.

 

614.

Takohen dy miq në kafene:
- Ore ti, - i thotë i pari, - pse nuk po më pyet si jam?
- E, si je? - e pyet i dyti.
- Më mirë mos pyet!        

615.

Pasi që i bën vizitë klinikës  së psikiatrisë vizitori e pyet drejtorin:
- Po më intereson të di pse i mbani të ndarë meshkujt prej femrave?
- E, po... - përgjigjet drejtori, - këta nuk janë edhe aq të marrë!

616.

Dy ujq hasin një lepur të dehur. Ujqit fillojnë të grinden se kujt duhet t'i takojë lepuri. Grindja e tyre është aq e madhe sa që, që të dy, mbesin të coftë. Në mëngjes lepurit i kalon e dehura dhe kur i sheh dy ujqit e shtrirë, thotë:
- Tmerr! Gjithherë kur dehem asgjë të gjallë nuk lë skaj meje!

617

Kapitenit të një vaporit, derisa bënte lundrim mbi valët e oqeanit, iu afrua një udhëtare:
- Më falni që po ju bezdis, ju lutem, kam dëgjuar se në këto anë, deti ka thellësi edhe deri në katër kilometra? Në këtë rrugë të gjatë mbi valë deti njeriut gjithçka mund t'i kujtohet...mandej, të them të drejtën, nuk di as not...!
- Zonjë, fare nuk më bezdisni. Përkundrazi, ndjej kënaqësi kur dikush nga udhëtarët e këtij vapori, më drejtohet. Sa i përket thellësisë, është e qartë se dikush ju ka gënjyer, ngase thellësia në këtë pjesë nuk është më e madhe se pesëqind metra... - i thotë kapiteni.
- Uh, sa më qetësuat! - ia kthen ajo.

618.

Vajza: - I dashur, thuaje një fjalë të ngrohtë?
Djali: - Buka taze!

619.

Shkon gazetari në një lokalitet të vogël dhe iu drejtohet vendasve:
- Kam ardhur të bëj një intervistë me një njëqindepesëdhjetëvjeçar. Më kanë thënë se jeton në këtë katund.
- Është e vërtetë, - ia kthen njëri nga vendasit, - por, kohëve të fundit prindërit nuk po e lëshojnë në rrugë!

620.

- E shikon këtë pemë? - i tha një zonjë mysafires kur gjendeshin në kopsht prapa shtëpisë. - E mbollëm me rastin e një grindjeje që kishim me burrin tim, para njëzet vitesh, duke u betuar se nuk do të grindemi më. Që atëherë e deri sot e kemi mbajtur fjalën, e sheh sa është bërë pema?
- Po më pëlqen shumë, por sikur të vepronim një kështu unë dhe burri im, deri sot kopshti ynë do të bëhej pyll!

621.

I ankohet Dauti Sylës:
- Sylë, ruaje qenin, të lutem. Dje ishte në oborrin tim dhe m'i ka marrë këpucët...Nuk di kah i ka tretur...
- Çudi, - i thotë Syla, - kur erdhi në shtëpi ishte i zbathur.

622.

Një grua i thotë të shoqit derisa ky po gogësinte:
- Meqë e ke gojën e hapur, të lutem thirre djalin që të vijë në shtëpi.

623.

- I pandehur, a pranoni se këtij ankuesi i keni thënë se është gomar, derr, lopë...? A keni çfarë t'i shtoni tjetër?
- Nuk kam. Më duket se mjaft kam qenë i qartë!

624.

Dy koprracë takohen në rrugë:
- Dëgjo, të lutem, e takova Çylin dhe e luta të mi jepte hua njëqind marka. Nuk m'i dha, derri!
- Mos u hidhëro, por edhe unë jam derr! - ia ktheu i dyti.

625.

- Dëgjova se bashkëshortit tënd ia kanë prerë njërën këmbë...
- Tmerr, besa ishte fatkeqësi e madhe. Merre me mend, një ditë më parë ia pata ble një palë këpucë të reja!

626.

Shoferi vërejti një grumbull gurësh në rrugë kurse mbi atë grumbull një fener...
- Pse e keni vënë atë fener aty, - pyeti ai.
- Të shërbej si shenj që shoferët të mos ndeshen në gurë...
- E pse i keni vënë gurët?
- Që ta venim fenerin mbi to!

627.

Dy nëpunës bisedojnë për një kolegun e tyre që sapo kishte vdekur:
- Isha dhe e vizitova para dy ditësh... - tha njëri.
- Dhe, si ishte? A vuajti shumë? - e pyeti tjetri.
- Si jo! Tërë kohën, deri në vdekje, gruaja i ndenji te koka!

628.

Burrë e grua shëtitnin në qytet dhe ndaluan para një vitrine të një butiku. Gruaja qëndronte pranë vitrinës dhe sikur nuk e kishte ndërmend të largohej. Në vitrinë ishin të radhitura ca kapela, njëra e kishte çmimin 100 marka, tjetra 200 marka...
- I dashur, - i tha gruaja, - cila po të pëlqen më shumë?
- Ajo që e ke në kokë, e dashur! - iu përgjigj ai.
 
629.

Një njëqindvjeçar kremtonte ditëlindjen. Në atë festë familjare ishte edhe mjeku i shtëpisë të cilit i drejtohet njëqindvjeçari:
- Aq shumë jam mësuar me ty. Nuk di kush do të përkujdesej për mua pas vdekjes suaj, doktor!

630.

Bisedë koprracësh:
- A ishe te dentisti?
- Po, isha. M'i nxori dy dhëmbë!
- Unë e di se kishe dhimbje vetëm në një dhëmb!
- Po, por dentisti nuk kishte të më kthejë kusurin.

631.

Në një ballo një zonjë tërë kohën ndërron partnerët. Nuk lodhet fare.
- Çudi, zonjë! Më duket se as tre muaj nuk janë bërë nga vdekja e burrit tuaj, kurse ju vallëzoni!
- Më falni, por unë vajtoj me zemër e jo me këmbë!

632.

- A di ti se ndaj gruas sime unë jam i pamëshirshëm! - I lavdërohet shoku shokut.
- Mos, bre!
- Po, për nder! Më besoni, ajo është e detyruar të hajë çdo ushqim që unë ia përgatis...

633.

- Sot në loto kam fituar dhjetë mijë dollarë!
- Mrekulli! A ka dëgjuar gruaja jote?
- Asaj i ra të fiktë. Ka një orë që nuk po i del kllapia...
- Sa mirë: dy gëzime në një ditë!

634.

- I dashur, a më jep para të blej perde?
- Ç'po të duhen perdet?
- Çfarë pyetje bën? Si nuk më duhen? Nëse unë shëtis lakuriqe nëpër dhomë, do të më shohin fqinjët.
- Mos u merakos për këtë. Nëse ata të shohin, vetë do t'i blejnë perdet!


635.

Sekretari i partisë komuniste iu drejtua një anëtari:
- Ore ti, pse nuk erdhe në mbledhjen e fundit të cilën e organizuam dje?
- Au, bre, sikur ta dija se ishte e fundit, besa do ta kisha marrë edhe gruan, fëmijët, vjehrrën, gjyshen...

636.

- Më falni, a jeni ju alkoolist? - e pyeti njëri kalimtarin.
- Jo. Pse më pyesni?
- Mrekulli, ma ruani këtë shishe derisa t'i ndreq  lidhëset e këpucëve.

637.

Një burrë futet në shitore:
- Çfarë vere më propozoni për dhjetëvjetor të martesës?
- Varet a dëshironi ta festoni apo ta harroni!

638.

Bisedojnë dy shoqe:
- Sa herë burri sillet keq me mua, unë e frikësoj atë duke i thënë se do të kthehem tek mamaja.
- Kurse unë, përkundrazi, i them se do ta sjell mamanë të jetojmë  së bashku!

639.

- Tashmë përfundoi çdo gjë, u zgjodha në postin e dëshiruar, - i lavdërohet politikani gruas së vet.
- Vërtetë e ke, nuk po rrenë?
- Jo, tashmë nuk ka nevojë!


640.

Plaku te doktori:
- Kam dhembje në këtë këmbën e djathtë, zotëri doktor!
- Kështu ndodh në pleqëri...Në këtë moshë gjithçka mund të pritet.
- Mos më bezdis, doktor. Unë e kam edhe këmbën e majtë e cila është e të njëjtes moshë, por nuk po më dhemb...!

641.

- Ju lutem zonjë, ku e keni burrin? - pyet mysafiri që troket në derë.
- Në stallën e derrave, atje e gjeni. Mund ta njihni meqë e ka një kapelë në kokë! - i përgjigjet ajo.
                           
642.

Një nëntëdhjetëvjeçar shkon te doktori:
- Kam hall, doktor, në çdo mëngjes e kryej nevojën e madhe në orën gjashtë...
- Çfarë të keqe ka këtu? Çdo njëri duhet të ketë shprehi të tillë. Nuk di pse po të pengon?
- Si të mos më pengojë? Unë zakonisht zgjohem në orën shtatë të mëngjesit.

643.

Vjehrra teston dhëndrin e ri:
- Dëgjo ti, djalosh, vajza ime është shumë e zonja: këndon, luan në piano, vizaton, flet frëngjisht, anglisht, pastaj merret me botanikë, histori, fizikë...Po ju çfarë dini të bëni?
- Unë? Paj... unë di disa gjëra që ju, zonjë e nderuar, nuk i përmendët kur përshkruat aftësitë e vajzës suaj.

644.

- Ku je nisur në këtë mbrëmje? Ktheu në shtëpi! - I thotë nëna djalit të vet.
- Në shtëpi publike!
- Të kesh turp! Hyn brenda! Çfarë shtëpie publike?
- Mirë de, atëherë le të shkojë babai vetë le ta marrë çadrën që e ka harruar atje!

645.

I dehuri ndalon një kalimtar:
- Desha të ju pyes se ku ndodhet shtëpia ime...
- Ku ta di unë shtëpinë tënde?
- Ehë, e kuptueshme, besa! Edhe ti qenke i dehur!

646.

Bashkëshortët e moshuar rrinë para televizorit. Befas ai pyet:
- A mos the diçka?
- Jo, i dashur...dje pyeta diçka.

647.

Flasin dy të burgosur derisa shëtisin në oborrin e burgut:
- Uh, çka do të ishte mirë të kishim vjedhur ndonjë bankë gjatë kësaj kohe sa gjendemi në burg!
- E pse, pikërisht gjatë kësaj kohe?
- Do të kishim alibi të fortë!

648.

Gruaja, në një moment hareje, i thotë të shoqit:
- Ti je ylli im!
- Besa, moj grua, edhe unë dua të jem ylli yt...
- E pse?
- Sepse, me sa kam lexuar, ylli më i afërt gjendet 20 miliard kilometra larg.

649.

Djali kthehet në shtëpi i disponuar:
- Nënë, - i thotë, - jemi kënaqur në ujin e pishinës. Jemi larë...
- A kishte vajza, apo vetëm ju djemtë ishit?
- Nuk e di. Të gjithë ishim lakuriq...!

650.

Polici i afrohet fëmijës që është i vetmuar në trotuar dhe qanë:
- Pse qan, vogëlosh?
- Po qaj se kam humbur...Isha me nënën, por tani nuk di ku vajti ajo!
- Pse s'u kape tek fundi i mamasë?
- Ishte shumë i shkurtër, nuk  e arrija dot.

651.

Romja është para komisionit në provim pranues për në shkollën e natës:
- Çka domethënë kur në derën e bardhë është e vizatuar këpuca e femrave? - pyet njëri prej komisionit.
- Domethënë se prapa asaj dere është nevojtorja e femrave.
- E kur është dera e bardhë dhe në të këpuca e mashkullit?
- Dihet, është nevojtore e meshkujve.
- Mirë, por kur është dera e kuqe dhe në të nuk ka kurrfarë shenji?
- Aty pshurrin këta të komunës, komunistët...
- Shkëlqyeshëm, u pranove!
Del romja prej klasës. Te dera e presin kandidatët tjerë të cilët interesohen:
- Çka pyeten?
- Pyetje të lehta. Dy pyetje ishin në aspektin profesional, kurse një nga marksizmi.
   
652.

Troket njëri në derë. Del shërbëtorja:
- Urdhëroni, kënd dëshironi?
- A është zotëria aty?
- Jo. Ka dalë...
- Me siguri ka dalë të dëfrehet, a po?
- Jo, s'ma merr mendja: doli me gruan!

653.

Profesori i matematikës takon një mik të studimeve dhe. sipas zakonit të vjetër, e pyet:
- E, si është e nderuara, bashkëshortja jote?
Në atë moment, ende pa u përgjigjur miku, profesorit i kujtohet se ajo kishte vdekur para dhjetë vjet dhe, për ta përmirësuar këtë gabim, shpejt e shpejt vazhdon:
- A, bre, ende është në të njëjtin varr, a?

654.

Flasin dy shoqe:
- Të tregoj diçka, - i thotë e para, - dje i bëra një skandal burrit.
- Çfarë? - ndërhyn tjetra.
- Merre me mend. E zura në flagrancë tek po e puthte kamerieren e familjes sonë. E detyrova të paguante shtrenjtë: më bleu një kostum të ri.
- Ndërsa kamerieren, me siguri, siç mund ta marrë me mend, e pushove nga puna?
- Jo, ende. Dua të siguroj edhe një bundë...!

655.

Vonë në natë një i armatosur i del përpara kalimtarit dhe, duke ia futur tytën e revoles, në fyt, i thotë:
- Ose paratë, ose t'i derdh trutë në asfalt...
- Shkrepe he burrë, se, besa, siç kam mësuar nga përvoja, në këtë qytet mund të jetohet pa tru, por pa para jo!

656.

Djali i afrohet nënës:
- Nënë, a mund ta bëj një pyetje?
- Urdhëro, pse jo!
- A më shumë më do mua, apo pasqyrën?
- Kjo kuptohet, biri im. Më shumë të dua ty!
- Shumë mirë!...Pak më parë e theva pasqyrën...!


657.

Një Goni ishte tejet i lazdruar. Mësuesja përherë fjalosej me të, nganjëherë edhe e priste me shpulla. Goni me gjithë këtë nuk përmirësohej, madje ishte edhe shumë banal. Një ditë mësuesja I tha: - Goni, po e tepron, ti je i vogël, gjithherë duhesh t’i dëgjosh të vjetrit.
-Kush bre i vogël? Unë mundem dhjetë herë pa ndërprerje me bë atë punë…
-Hup prej shkolle, more i prishur, - i thotë mësuesja.
Goni largohet nga shkolla, kurse mësuesja bëhet kureshtare. Përpiqet të gjejë mënyrë për t’u bindur dhe, një ditë e takon Gonin.
-Eja ti këtu, - e thirr. – Ti jo vetëm që je i vogël, por edhe gënjeshtar…
-Pse mësuese po më bën gënjeshtar? Nëse nuk beson, eja nesër mbrëma në atë podrumin e ndërtesës sime dhe mos e ndez dritën fare, dhe bindu…
Mësuesja shkon. Futet Brenda. Pret. Hapet dera. Mandej  fillon muhabeti… pa ndërprerje disa herë, kurse mësuesja reagon:
-Goni, më fal, por nuk mundem më!
Mandej dëgjohet zëri i mashkullit:
-A mos po e kërkon atë djaloshin që po rri te dera  dhe po i merr paret…


658.

Një gjahtar flet para shokëve me krenari:
- E t'iu vërsula një ujkut dhe, me një të goditur, ia preva bishtin...
- E pse bishtin, e jo kokën? - pyet njëri nga të pranishmit.
- Sepse kokën ia kishte prerë dikush tjetër para se të arrija unë.

659.

Nëna kishte kuptuar se bija saj e ledhatuar ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
- Marroqe, bre, po ku e pate kokën? - i thotë me nervozizëm.
- Nën timon, nënë!

660.

Hyn polici në kafene dhe i drejtohet një tipit:
- Si quhesh?
- Zhan Klod Van Dam.
- Ecni, që të katërtit dilni jashtë!

661.

- Oj ti, pse ke hipë në dardhë?
- Kisha frikë se do të më zësh dhe do të më...
- Jo, jo. Nuk jam  unë njeri i tillë. Zbrit lirisht!
- E, po, pasi nuk je njeri i tillë, pse të zbres?

662.

Në një ndërmarrje lajmërohet në konkurs një i diplomuar në fakultet dhe, pasi pranohet, shkon te drejtori i cili i thotë:
- Sa për fillim merrni këtë leckë dhe fshini dyshemenë e zyrës...
- Or zotëri drejtor, por unë e kam të kryer fakultetin!
- Mirë shumë. E, pra, ma jepni leckën që t'ju tregoj se si duhet të fshini.

663.

- Ju, bijës sime, ia keni marrë virgjërinë, - i drejtohet prindi i vajzës djaloshit. - Çfarë duhet të thoni tash?
- Betohem se ndaj bijës suaj kurrë më nuk do të bëj ashtu...

664.

Burri kthehet nga rruga dhe kur hyn në dhomën e gjumit e sheh gruan të zhveshur e të shtrirë në shtrat. Përnjëherë vrapon drejt derës dhe thërret:
- Po kallet shtëpia, po kallet shtëpia...!
- Nga dollapi dëgjohet një zë:
- Shpëtoni orenditë, shpëtoni orenditë...!

665.

Një i moshuar e i lodhur, i drejtohet një të riut në autobus:
- Djalosh, a mund të ngrihesh nga vendi?
- Pse jo, por...kam frikë se ma zini ju!

666.

- Doktor, meqë më pyesni, pse pi aq shumë? Po ju përgjigjem: shkaku është te telashet e shumta që i kam...
- Nga gjithë kjo pije juaj, kam shpresë se edhe telashet tashmë janë mbytur në atë pije.
- Ju mirë e keni, doktor, por ato telashet e mia dinë edhe të notojnë!

667.

Një fëmijë humb në tollovinë e njerëzve në qytet. Duke mos ditur të gjejë rrugën, i afrohet një gruaje:
- Ju lutem, a mos e keni pa një nënë pa mua?

668.

Një amerikan që ka fabrikë të gozhdëve ka dëgjuar se shqiptarët mund t’i ngulin gozhdët me kokë në mur. Ai vjen në Kosovë, në mënyrë që këtë talent të shqiptarëve të shfrytëzonte për reklamë. E takon amerikani Rrustën në tren dhe e pyet:
- A është e vërtetë se njerëzit këtu ngulin gozhdët me kokë në mur?
- Po, more, ja tash unë do ta nguli një!
Ia jep amerikani Rrustës një gozhdë të vogël për provë, dhe Rrusta i mëshon dy herë bam e bam dhe gozhda ngulet në murin e kupesë. Amerikani mbetet pa fjalë. E merr një gozhdë mesatare dhe ia ofron prapë Rrustës.  Dhe prapë i njëjti veprim: bam-bam dhe këtu shaka s’ka: gozhda ngulet menjëherë.
Dikur amerikani ia jep Rrustës gozhdën më të madhe që e ka dhe I thotë:
- Nëse e ngul edhe këtë gozhdë në mur të dërgoj në Amerikë dhe atje do t’i kesh të gjitha.
E merr Rrusta gozhdën. Bam – asgjë. Prapë bam – por asgjë. Bam – hiç, gozhda nuk ngulet. Rrusta e hap derën e kupesë e zgjat kokën në kupenë fqinje dhe bërtet:
O Dyl, o bajat, largoje kokën se nuk jam tu bë shaka!

669.

Punëtori sillet rreth makinës e cila ia ka shkurtuar veshin.
- Çka po kërkon? - e pyet kolegu.
- Veshin, ma shkurtoi makina!
- Ç'po të duhet më!
- Po, po e di se nuk më duhet më...por e kisha një cigare në të!

670.

Një jevg shkon për turizëm në Afrikë. Gjatë shëtisë nëpër një qytet i thotë njërit:
- Allahile, ju këtu që të gjithë jeni aq të zi?
- Po, siç po na sheh!
- E, djalli ju marrtë, kur ju jeni kësisoj aq të zi, e romët çfarë i keni?

671.

Në Fakultetin Juridik, në provimin e së drejtës penale, zhvillohet ky dialog:
- Ju lutem, a mund të më thoni çka është mashtrimi?
- Profesor, mashtrimi është atëherë kur do të më rrëzoni...
- Shpjegoni më konkretisht.
- Ja kështu: sipas kodit penal, mashtrim kryen ai person i cili, duke shfrytëzuar padinë e personit tjetër, i shkakton dëm këtij të fundit.

672.

- Gjithnjë më mundon diçka që nuk mund t’ia gjejë shpjegimin.
- Thuaje de, çka të mundon?
- Nëse unë kam prejardhjen prej majmunit, atëherë me siguri azreti Ademi ka qenë impotent.

673.

Nëna flet për vajzën dhe djalin të cilët ishin martuar një vit më parë:
- Vajzës disi i eci më mirë: i shoqi i bën çdo gjë. Kurse djalit nuk i eci. I ka qëlluar një shtrigë e cila çdo gjë kërkon t'i bëjë ai!

674.
- O djalë imi, - i thotë nëna, - mëso më tepër!
- Nuk po mundem, nënë! - ia kthen ai.
- Pse, or bir!
- Jam gërditur. E kam gjetur një qime në libër!

675.

Posa gruaja futet në kuzhinë me një otllogi, burri që e ka në qejf rakinë, i thotë:
- Zoti të marroftë, edhe e di që në shtëpi nuk ka një pikë raki, edhe blenë orendi...

676.

- Alo!
- Urdhëroni!
- A ma jepni babanë?
- Jo!
- Pse?
- Se nuk është këtu!

677.

Gjyshi shkon me nipin për të bërë një shëtitje në pyll. Kur arrijnë atje gjyshi afroi një grusht me barë afër te hunda e tha:
- Këtu mund të shijoj forcën e natyrës.
Nipi i tij kur e shikoi (dhe e dëgjoi) gjyshin, i thotë:
- Sa mirë, tash do të blejmë një makinë të re.
- Si të erdhi ky mendim?
- Sepse babai ka thënë. Kur plaku do të hajë bar do të blejmë ne një makinë të re.

678.

Artani erdhi me vonesë në shkollë dhe, duke ndjerë veten fajtor, thotë:
- Më falë mësuese, kam fjetur shumë sot...
- Si? Edhe në shtëpi fle? - ia kthen mësuesja.

679.

Edhe Genti arrin në shkollë me vonës.
- Genti, ç'të ndodhi, pse u vonove?
- Isha në ëndërr, mësuese, dhe në ëndërr më humbën pantollat.
- E pastaj?
- Pastaj mu desh të rrija në ëndërr derisa i gjeta...

680.

- Të lumtë Teuta, sot ke qenë e vëmendshme. Po të përcjell, tërë kohën je e përqendruar dhe me siguri ke vënë re se...
- ...që ju keni një vrimë në çorapë, mësuese! - i thotë ajo pa djallëzi.

 

681.

- Genc, a më thua se çfarë bënë romakët pasi që vdiq Jul Cezari?
- E varrosen, mësuese!

682.

- Si quheni?
- Tomor.
- Vërtetë!? Është edhe një mal me këtë emër.
- Po, por nuk jam unë.

683.

- Beni, vendosi mbiemrat "i keq" dhe "i mirë" në shkallën sipërore.
- "Shumë i keq" dhe "shumë i mirë".
- Shumë mirë, Beni. Tani mbiemrin "i sëmurë".
- "I vdekur", mësuese.

684.

- Goni, më trego në hartë ku ndodhet Australia.
Me pak vështirësi Beni e gjen dhe e tregon me shkopin e gjeografisë.
- Mirë, dhe kush e zbuloi?
- Unë, mësuese!

685.

- Si mund t'i ndajmë pesë patate për gjashtë persona? - pyet mësuesja.
- I bëjmë pire!

686.

- Çfarë mund të shohim sipër nesh, kur koha është e bukur?
- Diellin, qiellin, re të bardha...
- Por kur është koha e keqe?
- Çadrën!

687.

- Është e çuditshme, kur pi ndonjë kafe në mbrëmje, nuk fle dot gjithë natën.
- Kurse për mua është e kundërta: unë kur fle, nuk pi dot kafe.

688.

- Kur jam në shtëpi, s'kam fare oreks, mezi ha. Por kur jam jashtë saj më ndodh e kundërta. Më hahet shumë.
- Epo, rrini si në shtëpinë tuaj, - tha i zoti i shtëpisë.


689.

Një ditë një luan takoi një struc. Luani i tha:
- Kush është mbret i xhunglës?
- Juve, imzot! - tha struci.
Luani ikën i kënaqur. Pastaj luani takon një zebër. E pyet:
- Kush është mbret i xhunglës?
- Juve, imzot!
Luani ikën i kënaqur. Pastaj luani takoi një elefant dhe i thotë:
- Kush është mbret i xhunglës?
Elefanti e ngrit luanin përpjetë e përplas pas një peme dhe largohet. Luani pastaj çohet dhe i thotë, me ngadalë, elefantit:
- Pranoje. Ti nuk e di përgjigjen, apo jo?

690.

Një ditë një polic po shëtiste nëpër park. Ai pa një burrë i cili po mbante një pinguin. Burri i tha policit:
- Këtë pinguin e gjeta sot në mëngjes. Çfarë të bëj me të?
- Çoje në kopshtin zoologjik, - tha polici.
Të nesërmen polici e pa burrin përsëri. Ai ende po mbante pinguinin me vete. Polici tha:
- Përse nuk e çuat pinguinin në kopshtin zoologjik?
- E çova, - tha burri. - E çova dje në kopshtin zoologjik. Sot po e çoj në kinema!

691.

Dy gjarpërinj të vegjël bisedojnë:
- A jemi helmuese?
- Nuk e di. Pse?
- E kam kafshuar buzën time...


692.

Dy dibranë takohen në rrugë:
- Të lutem, a mund të m'i huazosh dhjetë marka?
- Jo!
- Atëherë, pesë marka, pra...
- As pesë!
- Në rregull. Bile më trego sa është ora?

693.

- A kishe dëshirua të flesh me Brizhid Bardon?
- Jo!
- Pse?
- Sepse askush nuk do të më besonte...

694.

Mysafiri hyn në restorant dhe kërkon  qofte për drekë. Kur kamerieri sjell pjatën, mysafiri reagon:
- Këtyre qofteve iu vjen era raki.
Kamerieri largohet dy-tri hapa dhe e pyet:
- Tashti a po iu vjen era raki?

695.

- Vetëm pas martesës mëson se çfarë është lumturia...
- Po, por atëherë është vonë!

696.

Dy të moshuar bëjnë pushim në një lulishte. Derisa shëtisin, gjithnjë janë në heshtje. Në një moment, njëri pritej tyre për ta thyer heshtjen, thotë:
- Dëgjo, shpesh dëgjoj radion. Në radio më ka rënë të dëgjoj tek përmendet fjala ekspresionizëm. Di gjë çfarë domethënie ka kjo fjalë?
- Të  them të drejtën, edhe unë e kam dëgjuar. Ma merr mendja se me këtë fjalë përcaktohet ndonjë tren ekspres i mbushur me sionistë.

697.

- Për besë, nëse provon të më puthësh, do të piskas!
- Mos, të lutem, a sheh gjithë këtë masë njerëzish?
- Prandaj gjeje ndonjë vend më të qetë.

698.

Shëtitë kësulëkuqja në mal dhe, në shëtitje e sipër, e sheh ujkun. I afrohet:
- Ujk, o ujk, pse i ke sytë aq të mëdhenj?
- Më lërë rahat, a s'po sheh se po e bëj nevojën e madhe?

699.

I ankohet Rrusta një mikut të vet pasi që ishte kthyer nga klinika ku kishte bërë analizat:
- Kam ardhur në  përfundim se unë jam njeri limonadë, sepse kam ujë në gjunjë, sheqer në gjak dhe thartirë në lukth…

700.
Në orën e historisë profesori i drejtohet Dautit të padisiplinuar:
- Vërtet, Daut, po bën zhurmë; po ma prish orën e historisë. Nganjëherë, duke të shikuar se si nuk rri urtë, më vije të pyes, athua pse prindërit e tu të çojnë fare në shkollë?
- Për shkak se dëshirojnë qetësi në shtëpi!

701.

Një zonjë franceze, i drejtohet boshnjakut i cili ia kishte rregulluar makinën:
- A doni të ju paguaj, apo të heq brekët?
- Më mirë paguaj, sepse nuk di se a do të më bien tamam brekët tuaja.


702.

Bisedojnë dy gënjeshtarë:
- Nuk di çfarë kohe bën te ju, por te ne është tmerri i zotit. Kur bën nxehtësi e madhe, edhe fluturave iu digjen krahët...
- Ndërsa tek ne pulave u japin akullore me qëllim që të mos pjellin vezë të ziera.

703.

Në bankë të zezë të gjykatores është një hajn. Avokati arrin të bind gjyqin për pafajësinë e tij. Kur dalin nga salla avokati i drejtohet:
- A jeni i kënaqur nga mbrojtja ime?
- Si të them, po...por, a di çka...sikur ta dija se s'isha fajtor, nuk do të kisha zënë avokat.

704.

- Me sa zero shkruhet një milion?
- Me gjashtë.
- E gjysmë milioni?
- Paj, e kuptueshme, me tri...

705.

Bisedojnë dy shoqe:
- Me muaj lodhi mendjen se ku i kalon çastet e mbrëmjes burri im...
- Dhe, a ke kuptuar gjë?
- Po. Një mbrëmje kur u ktheva në shtëpi, rrinte dhe shikonte televizorin.

706.

Njeriu i dehur arrin në stacionin e trenit. I afrohet sportelit, ndërkaq banakierja e pyet:
- Çfarë dëshironi?
- Paj...më tregoni çka keni?

707.

- Cila është sëmundja më e mirë, - pyet pacienti mjekun.
- Sëmundja më e mirë është skleroza...
- Pse?
- Sepse, nuk dhemb dhe, me sëmundje të tillë, për çdo ditë dëgjon vetëm lajme të reja.

707.

- Sa kushton kjo stoli?
- Dhjetë mijë marka!
- Në dreq të mallkuar! E kjo tjetra?
- Dy herë në dreq të mallkuar!

708.

Pronari i lokalit të syzave optike e këshillon të birin:
- Kur të pyesë myshteriu se sa duhet paguar për syza, i thuaj dhjetë marka...Nëse ai nuk do të dridhet, shto: ku çmim vlen vetëm për skeletin, zotëri, ndërsa për xhamat dhjetë marka. E nëse ai nuk do të shajë, vazhdo: Ky çmim është për secilin xham, zotëri!

709.

- Jam shqetësuar së tepërmi, i tha një burrë shokut të vet. - Në një kohë të keqe me shi gruaja ime ka dalë në rrugë.
- Mos u mërzit se ajo me siguri do të ketë hyrë në ndonjë dyqan...
- Pikërisht për këtë jam shqetësuar!

710.
 
Një i dehur takohet në rrugë me një grua të shëmtuar dhe, pa farë keqardhjeje, i thotë:
- Zonjë, gjatë kësaj jetës sime, gjithçka kam parë, por aq të shëmtuar kurrë s'kam parë!
- Edhe unë kurrë s'kam parë njeri më të dehur...
- Mund të jetë e vërtetë, por mua nesër më del e dehura...

711.

Një kalimtar e pyet Dautin që është duke nxjerrë patate:
- Or ti, si është bereqeti i sivjetshëm, a janë rritë patatet?
- Paj, të mëdhenjtë po, e të vegjlit, jo vallha.
712.

Një shofer që ishte fajtor gjendet para gjykatësit. Gjykatësi vazhdimisht i bën pyetje të akuzuarit. Një ndër pyetjet është edhe kjo:
- Na trego se në çfarë largësie ke qenë nga vetura të cilës i ke mëshuar?
- Largësia ka qenë tre metra e gjashtëdhjetë e dy centimetra...
- Si mund të jeni aq i saktë? - vazhdon të pyes gjykatësi.
- E kam marrë me mend se do të më bëni këso pyetje pa lidhje, prandaj që më parë i kam menduar mirë përgjigjet.

713.

Njeriu në uniformë ndal taksin. Pasi futet brenda e urdhëron të vozisë shpejt drejt aeroportit:
- Ngutu, të lutem se, pas dhjetë minutave duhet të fluturojë aeroplani.
- Aq shpejt nuk mund të arrijë...Më vjen keq, por aeroplani do të fluturojë pa ju!
- Besa nëse fluturon do të ishte mrekulli...Unë jam piloti i atij aeroplani!

714.

Nëna i bërtet të birit i cili vazhdimisht grindet me shokët në rrugë:
- Dëgjo, kur të gjuajnë ata me gurë, ti mos ua kthe. Më trego mua!
- Ih, çka fole, - ia kthen i biri, - të njoh unë ty. Ti nuk mundesh t'ia qëllosh asnjërit...

715.

Në rrojtore:
- Mjeshtër, të keni kujdes me përdorimin e briskut, sepse unë kam pirë, një çik jam i dehur!
- Mos ke dert, edhe unë jam i dehur.

716.

Një fshatar kishte dalë për ta shitur qenin. Një blerës i afrohet dhe e pyet:
- Në çfarë dege gjenealogjike bën pjesë ky? A ka farë pedigreje?
- Mund t'ia mëshoni me çfarëdo dege, zotëri!

717.

Një njeri i mërzitshëm nuk e lë të qetë një të re, duke iu vardisur...Në një rast, duke e parë se ajo nuk e kishte ndërmend të pranonte ofertën e tij, i thotë:
- Mirë, mirë, por ta dini se unë jam profesor i matematikës...
- Shumë mirë, - i thotë vajza. - Atëherë, të jetë e kuptueshme: rreth meje mos bëni kurrfarë llogarie!


718.

- Ju atje, në Prishtinë, si po kaloni me punë? - pyeti një fshatar bashkëvendës e tij që jetonte në qytet.
- Ne ata po i rrejmë se po punojmë, kurse ata neve kinse po na paguajnë...

719.

Ajo: - Ti ma kujton  oqeanin...
Ai: - Mos deshe të thuash se jam i papërmbajtur dhe romantik?
Ajo: - Jo. Desha të them se, posa më afrohesh, më vjen    për të vjellë!

720.

- Kur të morëm në punë na pate premtuar se do të punoje për dy vetë...
- Është e vërtetë, dhe ashtu po punoj: për vete dhe për gruan!

 

721.
- Pse e ke lidhur gishtin?
- Në shtëpi babai ma dha një porosi, që të mos e harroj porosinë...
- Çfarë porosie?
- Të paguaj telefonin.
- Ani, a e pagove?
- Jo, babai ka harruar të m'i japi paratë!

722.

- Nuk di se si t'ia filloj letrës... - i thotë burri gruas në rastin kur e kishte vendosur t'i shkruante njërit të cilin nuk e kishte parë kaherë.
- Filloja kështu, - deshi ta mësojë gruaja: - I dashur zotëri...
- Aiii, - ndërhyri burri. - Çfarë zotërie ai? Lëre, lëre... Ai është idioti më i madh!
- E, pra, - vazhdoi gruaja. Nisja kështu: - I nderuari kolegë...

723.

Takohen dy të njohur në kafene:
- Ore ti, nuk ka kuptim kjo që bën. Tërë ditën pi në këtë kafene, kurse mua kurrsesi nuk ma kthen borxhin...
- Sikur ta ktheja borxhin, mandej ti tërë ditën do të pije. Më lërë rehat, të lutem!

724.

Drejtori i thotë nëpunësit:
- Ti e di fort mirë sa harrestar jam!
- Po, zotëri drejtor.
- Atëherë, të lutëm, në fund të muajit më përkujto që ta jap fletë lëshimin nga puna.

725.

Gjykohet një hajn.
- I pandehur, këtu duhet të flitet vetëm e vërteta. Na trego si e theve kasafortën e bankës?
- Jo. Nuk e them dot. Në sallë ndodhen konkurruesit e mi!

726.

Në vitrinën e një dyqani për larjen e petkave është e shkruar: për njëzetekatër orë mund t'i merrni petkat e pastruara. Një zonjë, pasi dorëzon një pako me rrobe, pyet shërbyesin:
- Kur bëhen gati?
- Pas tri dite?
- E si ashtu? Unë lexova në vitrinë se shërbimin e kryeni për njëzetekatër orë.
- Është e vërtetë, por ne punojmë nga tetë orë në ditë, - shpjegon shërbyesi.

 

727.

Drejtori i thotë një punëtori:
- Edhe përpara të kam thënë se kur je në orarin e punës nuk bën të pihet alkooli. Dje, kur ishe esëll, ishe edhe i lumtur. A ishte kështu?
- Vërtet, drejtor, dje ti ishe i lumtur, kurse sot e kam radhën unë të bëhem i lumtur!

728.

Një gjel i plakur i thotë me nostalgji pulës e cila gjithashtu është e plakur:
- Mos u merakos, e dashur. Nëse nuk mund të pjellësh vezë tuaja, mund ta huazojmë ndonjë!

729.

Burrë e grua udhëtojnë me automobil, ndërkaq shpejtësia arrin edhe deri 140 kilometra në orë.
- Au, çfarë shpejtësie! - thotë gruaja. – Çfarë mund të ndodh sikur të fluturojë ndonjëra nga rrotat e automobilit?
- Mos u mërzit ti, e dashur, e kam rrotën rezervë!

730.
Piktori modernist e abstrakt i ankohet kolegut:
- Jam në hall. Kam bërë portretin e një zonje, kurse ajo kërkon që t'ia bëj sytë e kaltër...
- Pse nuk po ia bën? Punë e zorshme është kjo?
- Jo, veç se kurrsesi nuk po mundem t'ia qëlloj se ku ia kam vizatuar sytë!


731.

Kthehet gruaja nga rruga dhe menjëherë nis të pastrojë dhomat. Gjatë pastrimit, nën shtrat, gjen do brekë femrash.
- Ohoo, çka gjeta! - bërtet ajo. - Brekë femrash!
- Ani çka? Ai sheh se janë të zbrazura?

732.

Fill pasi i komunikohet dënimi me të holla, i padituri ankohet:
- Kjo që po ndodh, zotëri gjykatës, nuk më duket e drejtë. Kjo është hera e dytë që më dënoni. Herën e kaluar, për të njëjtin gabim, vetëm pse i kam thënë fqinjit derr, më keni dënuar 1000 marka, kurse sot, për të njëjtin faj më gjobitni 2000 marka. Për nder kjo s'është e drejtë!
- Ashtu është siç po thua, ama nuk di a e di ti, apo jo, por çmimi i mishi të derrit në treg është dyfishuar
 
733.

Polici i trafikut ndal automobilin që kalon nëpër shenjen e kuqe. Kur afrohet e sheh shefin e vet pranë timonit:
- Zotëri shef, ju lutem, mos kapërceni kur është shenji i kuq sepse, merreni me mend çfarë do të mund të ndodhte, nëse ndonjë i marrë kalonte kur është shenji i gjelbër!


734.

Në një shoqëri zhvillohet kjo bisedë:
- Diku kam lexuar se gratë jetojnë më shumë, - thotë njëra.
- Sidomos të vejat! - ia kthen tjetra.

735.

Gjatë drekës burri i drejtohet gruas së re:
- Kjo sallatë më duket e çuditshme. Allahile a e ke larë?
- Si jo? Bile me sapun! - ia kthen ajo.

736.

Në një shitore pikturash blerësi i drejtohet shitësit:
- Po e njoh, kjo pikturë qenka e Pikasos. A më garantoni se vërtetë piktura është origjinale?
- Po. Bile garantimi  vlen tre vjet!

737.

Në ordinancë:
- A përdorni pije alkoolike?
- Vetëm në raste solemne.
- Cilat janë ato raste?
- Kur kam të pi!

738.

Në natën e parë të bashkëshortësisë pason grindja:
- ...dhe po më thua se disa veta kanë kërkuar të fejohen me ty?
- Sigurisht!
- Fat do të ishte sikur të ishe martuar me budallain e parë.
- Ai budalla ishe ti!

739.

Shoku i ankohet shokut:
- Unë nuk kam ndonjë biografi kushedi çfarë. Të tregoj se në jetë kam rënë vetëm njëherë në dashuri, madje edhe atëherë përfundoi si është më keq.
- Çfarë ndodhi? U martua me ndonjë tjetër?
- Jo, jo me ndonjë tjetër, por me mua!

740.

Burrë e grua gjenden në plazh, ndërkaq gruaja e qorton të shoqin meqë ai shikonte femrat e bukura që kalonin përskaj.
- Rrustë, ti je burrë në moshë, madje edhe fëmijët të janë rritur, ç'po shikon?
- Aman grua, nëse unë jam me dietë, kjo nuk do të thotë se nuk kam të drejtë të lexoj menynë...

741.

Shkojnë dy të njohur së bashku në deti. Njëri prej tyre duket i pa disponuar, kurse tjetri i drejtohet:
- Nuk po të kuptoj. Këtu në deti qenka jashtëzakonisht mirë, kurse ti më dukesh i pa disponuar...
- Lehtë e ke ti, - ia kthen tjetri. - Ti je këtu me mua...kurse unë me ty!

742.

- Dëgjo mikeshë, - i drejtohet një zonjë shoqes së vet, - e kam në qejf higjienën e trupit. Tri herë në ditë ndërroj ndërresat e brendshme.
- Edhe unë një kështu kam vepruar derisa i kam mbushur dy vjet, e pastaj gjërat ndryshuan, nuk ndyhem më!

743.

Një i ri, i sapoardhur të studiojë, humbet në qendrën e studentëve. Kërkon ndihmë nga një kolegë, kurse kolegu pyet:
- A e di numrin e dhomës?
- Jo.
- A e di në cilin repart e ke dhomën?
- As atë nuk e di. E kam harruar.
- Bile a e di emrin e ndonjërit me të cilët je në dhomë?
- Po, ia di njërit. I thonë cimar!

744.

Mësuesja e pyet Cenin:
- Çfarë është kjo, kur thuhet: unë puth, ti puth, ai puth...
- Seks kolektiv, mësuese!

745.

Thirr nëpunësi centralin:
- Alo, ju lutem, më lidhni me gruan time...
- Çfarë numri ka?
- Shih, shih...çfarë numri! Unë nuk jam sulltan, nuk i kam gratë me numra!

746.

- Çka bën dibrani kur e ngushton jaka e këmishës?
- I heq krenikët!

747.

- I dashur, sot jemi të qetë, sepse burri im ka shkuar në gjueti. E ti, çka i the gruas sate?
- I thashë se po shkoj në gjueti!

748.

- Ore ti i krisur, a më tregon si arrite të ulesh pranë timonit i dehur? - e pyet polici rrugor shoferin.
- Më ndihmuan shokët! - i përgjigjet ai.

749.

- Më në fund jam punësuar. Me mija vetë i kam nën përkujdesje...
- Çfarë pune qenka ajo? A mos je bërë farë drejtori i ndonjë fabrike të madhe?
- Jo, jam kosar i varreve.

750.

Arrin ish pacienti te doktori:
- Doktor, a ju kujtohet? Para dy vitesh më keni shëruar nga reuma.
- Po, më kujtohet.
- Atëherë më keni pas thënë që të ruhem nga lagështira.
- E tash, çka kërkoni?
- A mundem të lahem!

751.
Babai e mori djalin pesëvjeçar në fushën e atletikës:
- Babi, pse vrapojnë kaq shpejtë këta?
- Kush arrin i pari do të marrë diplomë...
- Po të tjerët, pse vrapojnë?


752.
Rrusta në veturën e tij e ka edhe Razen. Me një dorë mban timonin, kurse me tjetrën e tërheq në përqafim Razen. Në rrugë e ndal polici:
- Ore ti, duhesh ta kapësh me dy duar...
- Unë e di këtë, por si të vozis, pastaj? - iu përgjigj Rrusta me shpejtësi.

753.
Pas katër rundave, boksieri ishte i dërmuar. E pyeti trajnerin e vet:
- A është larg gardëroba?
- Për këtë mos u shqetëso fare. Nga ringu nuk do të kthehesh me këmbët tuaja.

754.

Në një orë filozofie dëgjohet edhe ky shpjegim i profesorit i cili, tërë çështjen e civilizimit, deshi ta  thotë duke bërë shëtitje nëpër mendimet e personaliteteve të ndryshme në epoka:
- I pari, nga të parët, Moisiu tha, duke ngritur dorën drejt qiellit: - Çdo gjë vije nga lart!
Pas tij Sollomoni, duke vënë gishtin në kokë, tha: - Çdo gjë fillon dhe mbaron në kokë.
Pastaj Jezui, duke vënë dorën në gjoks: - Nuk pajtohem me të parët, sepse çdo gjë duhet kundruar me zemër, shpirt...
Marksi në vazhdim, duke mbajtur barkun tha: - Krejt varet prej barkut...
E kundërshtoi Frojdi: - Çdo gjësë i gjendet shpjegimi duke çmuar mes këmbëve...
Ajnshtajni ua ktheu shpinën, duke bërë me dorë shenjin refuzues: - Mos ia nxirrni fundin, sepse krejt kjo që thoni është relative!

755.

Në bregdeti dëgjohen të thirrurat e një gruaje e cila duket se po fundosej në ujë:
- Ndihmë, ndihmë!
Një i moshuar, nga të parët, merr turr andej...
- Jo, jo! - bërtet gruaja, - nuk dua të më shpëtoni ju, por ai biond!

756

Pas përfundimit të shfaqjes në teatër, njerëzit marrin palltot në gardërobë dhe ecin... Njëri mbetet pa pallto. I afrohet tjetrit që është duke dalë nga dera:
- Më falni, ju lutem, mos jeni Genci?
- Jo, pse?
- Paj...vetëm pyeta, meqë unë jam Genci, kurse ajo palltë që mbani ju është imja.

757.

Dy gangsterë bisedojnë në një lokal nate. Njëri prej tyre shikon drejt njërit që gjendet në një shoqëri të madhe, ndërkaq e pyet kolegun:
- Mario, a po e sheh atë tipin atje me rrobe blu?
- Cilin? Të gjithë paskan rrobe blu!
- Atë që mban kravatë me lule...
- Por të gjithë paskan kravata me lule.
- Ore, shiko më mirë: fjalën e kam për atë që ka një shenjë në fytyrë...
- Po shikoj, por vërtet, i sheh edhe vetë: të gjithë paskan shenja në fytyrë.
- Shiko mirë, atë që i ka do mustakë të vegjël e të hollë.
- E çuditshme, por të gjithë paskan mustakë të vegjël e të hollë.
Gangsteri i nevrikosur nxjerr revolen dhe, në rafal, i rrëzon të gjithë, përveç njërit:
- Tash a po e sheh?
- Po, e çka?
- Asgjë. Nuk di pse, por disi nuk po mundem t'ia duroj tureçkën...

758.

Takohen dy gangsterë:
- Dëgjo, a të pëlqejnë lulet e freskëta?
- Po!
- Nesër do t'i kesh!

759.

- Kam vendosur të blej një veturë...
- Pse? Ti kurrë nuk ke qenë qejfli për veturë.
- Tash po, sepse kam gjetur një vend për parking.

760.

Një shofer, nga moskujdesi, me pjesën anësore të automobilit të tij e prek një çik kalimtarin... Kur e sheh se s'është bërë ndonjë dëm, dhe se kalimtarin s'e kishte gjetur gjë, vazhdon. Mirëpo, kalimtari i inatosur, vrapon pas tij dhe e arrin te semaforët:
- Nuk ke turp, - i ngërmohet kalimtari. - Sikur të kishit një fije ndërgjegjeje, do të ndaleshit menjëherë dhe, para së gjithash do të më kërkonit falje. Pastaj do të më kishit pyetur se a ndjejë farë dhembje në trup, dhe do të më shikonit. Po të ishit i ndershëm, do të më kishit ftuar në shtëpinë tuaj për të më qetësuar me ndonjë pije...Dhe nuk do të më kishit lëshuar nga shtëpia pa ndonjë para, për kompensim të shqetësimit tim...
- Allahile çka po flet? - i thotë shoferi: - Ku po jetoni? A keni dëgjuar ndonjëherë që, për shkak të një imtësie të tillë, ndonjë shofer të ketë bërë një xhentëlmenllëk?
- Po. Hiç më herët: dje! Kësisoj një shofer është sjellë ndaj gruas sime!

761.

Polici i trafikut e ndal shoferin i cili e ka shkelur plakën në rrugë, dhe i thotë:
- Ku i kishe mendtë, ore i krisur! Pse nuk i ke rënë burisë?
- Nuk desha ta frikësoj!

762.

- Në shoqëri çdo kush duhet të kontribuojë diçka, prandaj më trego, të lutem, çka ke bërë ti për emancipimin e femrës?
- Kam vendosur të mbetem beqar!

763.

Kur e ndali polici shoferin i cili e kishte tejkaluar shpejtësinë, shoferi u arsyetua:
- Dëgjoni, frerëtt fare nuk më punojnë, prandaj ngutesha të arrija sa më shpejt në shtëpi në mënyrë që të mos më ndodhte ndonjë e keqe!

764.

- Me çka mund të matet dënimi më i rëndë për fajin e bigamisë?
- Me dy vjehrrat!

765.

Një aeroplan sportiv gjendet mbi qytetin e Napulit. Në atë aeroplan është vetëm një udhëtar dhe piloti i cili i thotë:
- A ke dëgjuar ti atë thënien: shihe Napulin dhe vdis?
- Po!
- E, pra, shikoje mirë. Po të njoftoj se u këput flutura e aeroplanit...

766.

- Kujtimet e mia të para nga fëmijëria datojnë që kur isha në djep. Më kujtohet, binte borë...Sa pata nisur të pyes  nënën se çfarë ishte ajo bardhësi, mu kujtua se ende nuk dija të flisja!

767.

- Do të dëshiroja që të martohesha me një që është e bukur, e pasur, e mirë dhe e mençur!
- E pra, sipas kësaj që thua, duhesh të martohesh katër herë!

768.

Në një shoqëri, derisa kalonin çastet e muhabetit, njëri pyeti se kush, nga ata, me pak fjalë do të përkufizonte martesën. Një i shtyrë në moshë tha:
- E them nga përvoja: në fillim flet burri, kurse gruaja dëgjon. Pastaj flet gruaja, e burri dëgjon. Në fund flasin të dy, dëgjon lagjja.

769.

Një bashkëshort i shqetësuar, meqë gruaja e tij nuk lente butik pa vizituar dhe pa blerë diçka, i thotë gruas:
- Ju gratë gjithherë i shfrytëzoni kafshët.
- I dashur, nuk po të kuptoj.
- Ja, pra, po të shpjegoj: dhelpra u jep lëkurën për ta vënë mbi jakën e palltos, krokodili lëkurën për çantat tuaja, gjarpri gjithashtu lëkurën për këpucët. Së fundi gjithmonë gjendet një gomar që i paguan të gjitha!

770.

Mesiti interesohet që t'ia gjejë një nuse një të moshuarit, të cilit i thotë:
- E kam gjetur një kandidate shumë atraktive: e bukur, e vejë dhe e virgjër...
- E virgjër?! Po bën shaka? Thatë e vejë dhe...
- Ashtu, ashtu, siç të thashë, sepse aq gjatë jeton e vejë sa, besoj, çdo gjë ajo ka harruar dhe duhet të fillojë nga e para...

771.

Një beqar i vetmuar vendosi të festonte natën e Vitit të Ri ne një restorant. E thirri kamerieren, i tha:
- Më sillni, ju lutem,një raki, një kotëletë me garniturë dhe një fjalë të ëmbël.
Pas pak kohe ajo solli rakinë dhe kotëletën dhe ktheu shpinën të largohej.
- Prit pak, të lutem, - i tha. - E fjalën e ëmbël?
Ajo i pëshpërit:
- Mos e hani kotëletën. Është e pardjeshme!

772.

Pas një grindjeje burri i mëshon shpullë gruas. Ajo bërtet:
- Ndihmë, ndihmë...!
- Mos ke dert, e dashur, këtu jam! - e qetëson burri.

773.

Doktori e shikon të sëmurën e cila rri e shtrirë duke kukatur.
- Prej kur kukatë kështu? - e pyet doktori burrin.
- Prejse jemi martuar!

774.

Grindje bashkëshortësh:
- Kisha dëshiruar të jam e vdekur!
- Edhe unë kisha dëshiruar të jam i vdekur!
- E, pra, unë jo!

775.

- I pandehur, pse ia ke mëshuar gruas me karrige?
- Sepse nuk kam mundur të ngreh pianon!

776.

- Po shoh sipas fallit, në letra, se burri juaj shumë shpejtë do të vdesë!
- Këtë e di, por tregomë ti a do të ketë hetime!?

777.

Shkon gruaja në polici që të pranojë vrasjen:
- E vrava burrin tim, por në mbrojtje...
- Si ndodhi?
- Ja, kështu: unë nxora revolen dhe ia drejtova, kurse ai më tha, "nëse ti nuk mundesh të ma qëllosh, unë po!"


778.

Burri është shumë i sëmurë. Gruaja afër shtratit të tij qanë. Doktori gjithnjë është i pranishëm, ia matë  pulsin...Në një moment doktori i drejtohet gruas:
- Ju shëndosh, burri vdiq!
Në atë rast burri mbledh fuqinë e fundit dhe thotë:
- Jo, jo...ende jam gjallë!
- Hesht ti, - ndërhyn gruaja, - mos iu përziej doktorit!

779.

- Do të martohesha me një vajzë e cila di të bëjë gjellën, të qepë, të mbajë shtëpinë të pastër; që nuk pi duhan, nuk pi alkool, nuk shikon meshkujt tjerë...
- E, pra, jaran, gjeje një shati të mirë dhe shko e gjeje një të tillë në varre!

780.

- Ju dua shumë! - thotë ai.
- Je çmendur? A di ti se unë e kam burrin, kam edhe fëmijën...
- Nuk ka dert. A e di atë fjalën: ku ka për dy, ka edhe për të tretin?

781.

Cingëron telefoni. Ngrihet burri dhe e merr receptorin dhe dëgjon me vëmendje, pastaj i nervozuar i thotë:
- Shiko ti, gjeje numrin që e kërkon. Këtu nuk është shërbimi për informim mbi gjendjen e rrugëve!...
Burri pasi e lëshon receptorin, i thotë gruas:
- Gjithfarë budallenj ka në këtë botë. Njëfarë shuli pyeti a është rruga e lirë!

782.

- Oj e mjerë, - i drejtohet burri gruas me ton të lartë, - nuk jam i marrë. Çdo gjë di!
- Këtë do ta vërtetojmë menjëherë, - i thotë gruaja me gjakëftoftësi. - Sa është, për shembull, lartësia e Lubotenit?

783.

- Kërkoj shkurorëzim! - i thotë klienti avokatit.
- Në bazë të cilës arsye?
- Për shkak se gruaja më ka quajtur të marrë!
- Ëhë, por kjo arsyeje nuk është aq e fortë për një shkurorëzim...Varet prej rrethanave pse ka qenë e shtrënguar të quaj të marrë...Prandaj më trego më gjerësisht çfarë ka ndodhur mes jush?
- Ja, pra, po të tregoj më gjerësisht. U ktheva në shtëpi dhe, kur hyra në dhomën e gjumit, e pashë gruan time mes dy meshkujve të zhvilluar...Ti mund ta marrësh me mend se në çfarë pozite i pashë!...I piskata gruas, i thashë: "Çka po bën, moj!" kurse ajo ma ktheu: "Ore i marrë, a nuk po sheh!?"

784.

- Nëse dëshironi, në momentin e lindjes, mund të asistojë edhe baba i fëmijët tuaj! - i thotë akusherja gruas shtatzënë e cila priste lindjen.
- Më mirë, jo! - ia kthen ajo. -  Mund të ndodh që, rastësisht, të ndeshet në burri im!

785.

Pacienti është i shtrirë në klinikën ortopedike, me kokë e duar të lidhur, ndërkaq njërën këmbë e ka në gips.
- Si ndodhi kështu? - interesohet shoku i tij që kishte vajtur ta vizitonte.
- Mos pyet. Ishte tmerri i zotit! Me atë zonjën, që banon në katin e tretë të pallatit ku banoj edhe unë, isha duke bërë qejf...Arriti burri i saj dhe...ruana zot, prej tij! Ai ishte i çmendur. Nuk lejonte kurrfarë arsyetimesh. Desh më mbyti idioti...
- Auu, - ndërhyn shoku, - paska mundur të bëhet edhe më keq.
- Ç'po flet, ore! A mirë po të dukem?
- Paj, dëgjo, sikur të kthehej ai burrë më herët do të më kishte takuar mua!

786.

Në gjyq mbrojtësi i të akuzuarit për rrahje i thotë akuzuesit:
- Thoni se, ky i akuzuar, ju ka sulmuar me shishe të thyer dhe me të ju ka sjellë lëndime të rënda. Po mirë, ju nuk kishit asgjë në dorë?
- Gruan e tij!

787.

Në zyre hyn kolegu, ndërkaq në fytyrë ka dy shenja të  mavijosura nga të cilat mund të kuptohet se ka pasur ndonjë telashe.
- Çka të ka ndodhur? - pyet kolegu.
- Asgjë! - përgjigjet.
- E shenjat në fytyrë?
- Njërën ma ka bërë gruaja kur kuptoi se kam dashnore.
- E tjetrën?
- Tjetrën dashnorja kur kuptoi se jam i martuar!

788.

Dy miq takohen pas nja pesëmbëdhjetë vjetësh.
- Çka ka të re? - pyet i pari.
- Eh...ç'të them, më në fund mund të tregoj se gruaja po më tradhton.
- Qy-qy,...unë po të pyes: çka ka të re!?

789

Pikërisht në gjysmë të natës, në një banesë të Parisit, bie zilja e telefonit. Gruaja ngrihet nga shtrati, ku ishte në përqafim të dashnorit, foli me telefon dhe prapë u kthye në shtrat.
- Kush ishte? - pyeti ai.
- Burri im. Më tha se, ja tash, kishte përfunduar mbledhja...
- Auu, unë ika, pra!
- Jo, jo, rri lirisht. Im shoq, siç më tha, meqë nuk ka mundur ta zë metronë e fundit, të ka telefonuar ty dhe se ti i ke thënë që të fle në banesën tënde!

790.

Sistemimi i detyrave të punës dhe përshkrimi i punëve
Djelmoshat dhe vajzat – Punëtorë të përkohshëm
Të fejuarit – Punëtorë të herëpashershëm
Të martuarit – Punëtorë të dhunshëm
Beqarët – Punëtorë te krahu
Miqtë e shtëpisë – Punëtorë ndihmës
Vejanët dhe vejushat – Punëtorë profesionalë
Laneshat – Punëtorë progresivë
Homoseksualët – Punëtorë të prapavijës

791.

Përreth të dehurit që ra nga kati i dytë, u mblodhën shumë njerëz:
- Çfarë ka ndodhur? - pyeti polici që sapo erdhi.
- Nuk di... - tha i dehuri që po shkundej, - edhe unë sapo erdha këtu.

792.

Grupi i turistëve po vizitonte Muzeun e Luvrit në Paris. Në mesin e tyre ishte edhe një çift bashkëshortësh. Pas vizitës së galerive, ciceroni iu drejtua:
- Keni ndonjë pyetje?
- Po, - dha gruaja, derisa mbante bashkëshortin për krahu, - më intereson të di me se e lyeni parketin që shkëlqen kaq shumë!

793.

 Në fund të shfaqjes në teatër bisedojnë dy spektatorë:
- Pse duket aq e zemëruar aktorja?
- Sepse sonte i sollën vetëm nëntë shporta me lule...
- Pak po i duken?
- Jo, por ajo ka paguar dhjetë!

794.

- Kam dy vjet që nuk flas me vjehrrën.
- Pse?
- Sepse s'dua t'ia ndërpres fjalën.

795.

- Sa është ora? - pyet vogëlushja shoqen derisa luanin në rrugicë.
- Sigurisht ende nuk është dy!
- Ku po e di?
- Më ka thënë nëna të kthehem në ora dy, kurse unë ende nuk jam kthyer.

796.

I thotë nëna vogëlushes:
- Au, çka paske bërë!
- Nënë, rashë në baltë!
- E si ashtu, me atë fund të ri?
- Ç'të bëja, e gjora unë, nuk arrita të zhveshëm!

797.

Një grua me moshë mesatare i drejtohet djaloshit që pinte duhan:
- Ore çun, a e di nëna jote që ti pi duhanin...?
- E a e di burri yt që ti flet me njerëz të panjohur në rrugë? - ia kthen ai.
 
798.

- A është e vërtetë se të martuarit jetojnë më gjatë se beqarët?
- Jo, atyre ju duket jeta më e gjatë...

799.

Në kohën osmane njëri e kishte shpallur veten se ishte profet. E sollën te padishahu i cili e pyeti?
- Kush je ti?
- Jam profet...
- Po a mund të bëni mrekulli?
- Posi!
- Për shembull...
- Unë mund t'i lexoj mendimet e të tjerëve.
- Meqë qenka puna kështu, më trego çfarë mendoj unë?
- Ju mendoni se unë po gënjej!

800.

- Po më dhemb syri dhe nuk di ç'të bëj!
- Para sa kohe mua më dhembte dhëmballa dhe e shkula!


801.

- Pse, bir, nuk del të luaje me shokë në kopsht?
- Sepse e kam vetëm një shokë dhe atë e urrej!

802.

Bisedojnë djali me vajzën derisa shëtisin në park:
- E kam vendosur të mos i dorëzohem asnjë mashkulli, derisa të martohem... - thotë vajza.
- E pra, - ia kthen djali, - kur të martohesh më lajmëro!

803.

- E di një vajzë e cila as pi, as shëtitë, as shanë, as rrenë dhe nuk është e preokupuar me seks.
- Mrekulli! Ku është ajo?
- Në shtëpi, nesër i mbush pesë vjet!


804.

- I dashur, të lutem më shtrëngo fort, fort, si Robert Redfordi në filmin e mbrëmshëm. A e shihje? - i thotë vajza dashnorit.
- He, marroqe e zotit, a di ti se sa paguhet Robert Redfordi për një shtrëngim të tillë?!

805.

Shefi i vërsulet punëtorit të ri:
- Ti, çka kujton? A mos vallë unë jam idiot?
- Nuk e di...Unë kam pak kohë që punoj këtu.

806.

I  marri hyn në barnatoren bujqësore:
- Më jepni ndonjë helm kundër morrave të bimëve...
- Për sa doni?
- Paj, nuk di...besa nuk i kam numëruar!

807.

- Sa është data sot?
- nuk e di, shiko gazetën që e paske në xhep.
- Nuk vlen, është e djeshme!

808.

- Ai për të cilin flitnim dje, nuk është edhe aq budalla...
- Pse?
- Ishte dobësuar shumë!

809.

Ngjitet Rrusta në një dardhë për t’I marrë ca druta. Pas pak aty vjen vajza e pronarit të dardhave:
- Ore ti pse po vjedh dardha?
- Rri mori, mos mbështill shumë, se po zbrita ta bëjë atë punë…
Pas pak Rrusta, pasi I futë dardhat në xhep, zbret dhe kalon  përskaj vajzës dhe vazhdon rrugën, kurse vajza ia kthen:
- Ti jo vetëm që qenke hajn, por edhe rrenacak!


810.

Në shitoren e pjesëve të automobilave blerësi pyet:
- A kenë fshesa për veturat e tipit "Opel"?
- Po.
- Sa kushtojnë?
- Pesëdhjetë marka.
- Pesëdhjetë marka? Shtrenjtë, bre! Isha në një shitore tjetër, atje më thanë tridhjetë e pesë euro...
- Ani, pse nuk po i merr atje?
- Por, ata nuk kishin më!
- Ëhë, edhe ne kur nuk do të kemi do ta themi çmimin tridhjetë e pesë euro...
- Mrekulli. Pra, do të vijë kur nuk do të keni më!

811.

 Një i marrë i mëshon vetes me çekan në kokë. Afrohet kalimtari dhe i thotë:
- Çka po bën ashtu?
- Asgjë. Ti nuk e di çfarë kënaqësie ndien njeriu kur nuk i mëshon më vetes!

812

- Çfarë telashesh paske pasur? Pse i ke pështjellur te dy veshët? - i tha fqinja fqinjës.
- Aiii, mos pyet, -  i përgjigjet ajo. - Isha duke hekurosur këmishën e burrit dhe, në atë moment, cingëroi telefoni. Unë shpejt e shpejt, e habitur, e afrova hekurin te veshi në vend të receptorit.
- Medet... e veshit tjetër çka i bëre?
- Njësoj, provova të thërras ndihmën e shpejtë!

813.

Ndeshen dy kalimtarë në trotuar:
- Pse nuk po shikon kah po shkon? - thotë i pari i pezmatuar.
- E ti, - ia kthen tjetri, - pse nuk po shkon kah po shikon!?

814.

Shkon zanatliu të ankohet në zyrën e tatimeve në komunë, për shkak të lartësisë tatimore.
- Si quheni ju? - pyet nëpunësi.
- Bekim Fehmiu!
- Shih, shih...ju paskeni emër të popullarizuar!
- Sigurisht, unë punoj në atë dyqanin tim të këpucëtarit tash e tridhjetë vjet më parë!

815.

Në trotuar është tollovi. Njëri nga kalimtarët e pyet tjetrin:
- Ç'po ndodh?
- Nuk di, - ia kthen tjetri. - Ai që ka ditur është larguar para dhjetë minutave...

816.

Një bashkëshort nga provinca shkon në qytet të madh dhe. me vete, e merr edhe bashkëshorten. Kur hynë në metro, i thotë bashkëshortes:
- E sheh këtë tren? Edhe pak e do të niset dhe do të kalojë nën lumë...
- Mos, bre! - ia kthen bashkëshortja, - Ç'po pret, pse nuk po e mbyll dritaren?

817.

- Të shkojmë në qytet dhe të argëtohemi! - I propozon burri gruas.
- Pajtohem, - ia kthen ajo, - por nëse kthehesh në shtëpi para meje, lëre dritën e ndezur në paradhomë!

818.

Në zyre hyri një qytetare:
- Desha të takoj presidentin e firmës, - i tha ajo sekretares.
- Presidenti është i zënë dhe më ka urdhëruar të mos lëshoj njeri...
- Po ne kemi qenë shokë shkolle!
- E keni gabim, zonjë. Presidenti jonë nuk ka kryer asnjë shkollë!

819.

Pacientja që, në një masë të madhe, kishte humbur të dëgjuarit, pasi kontrollohet te mjeku, e pyet:
- Sa kushton kjo vizitë?
- Pesëdhjetë marka.
- Shtatëdhjetë? - pyet ajo.
- Jo zonjë, - bërtet doktori, - tetëdhjetë!


820.

Kirurgu e thërret pacientin e marrë të cilin e kishte operuar më parë:
- Më falni, por prapë më duhet të bëj edhe një intervenim kirurgjik, meqë në stomakun tuaj i kam harruar dorëzat e plastikës...
- Auu,... - ia kthen ai, - besa, nëse intervenimi duhet bërë vetëm për ato dorëza, më mirë ua kisha paguar dhe më lëreni rahat.

821.

- Sa kushton kjo pushkë e vjetër? - pyet turisti në shitoren e vjetërsirave në Romë.
- Tre milionë lireta.
- Qenka shumë shtrenjtë!
- Çfarë mendove ti? Kjo i takon kohës së Jul Cezarit...
- Mos, bre! Por atëherë nuk ka pasur pushkë!
- Prandaj kushton shtrenjtë.

 

822.

Në kafenenë përskaj stadiumit një tifoz iu thotë të tjerëve për ndeshjen e cila, pas pak, do të fillonte:
- Mund t'iu them se unë, dhjetë minuta pa filluar ndeshja, e di rezultatin...
- Thuaje! - i thonë të tjerët.
- Më parë duhet të paguani çdo njëri nga dhjetë marka.
Kur i paguan të gjithë dhe kur ky i numëron paratë dhe i fut në xhep, përgjigjet:
- Dhjetë minuta pa filluar ndeshja rezultati është zero-zero!

823.

Pas një grindjeje gruaja braktis shtëpinë, por kthehet sërish duke i kërkuar burrit të  falur, kurse ai i përgjigjet:
- Që ike të fala, por që u ktheve përsëri, këtë nuk ta fal kurrë!


824.

- I pandehur, ti i ke thyer gruas në kokë një vazo. Pse e bëre këtë?
- Zoti gjykatës, nuk pata për qëllim të thyeja vazon!

825.

- Tani, grua, pasi u martuam, unë mund të vë në dukje disa të meta... - i tha gruas i sapomartuari.
- Mos e lodh veten, i dashur, - ia ktheu gruaja, - të metat e mija unë i njoh vetë. Këto janë ato të meta për shkak të cilave unë nuk munda të marrë një burrë më të mirë se ti!

826.

- A di i fejuari yt sa vjet i ke?
- Po...pjesërisht!

827.

Babai karrierist i thotë të birit:
- Në moshën tënde unë do të turpërohesha të gënjeja.
- Kur ke filluar të mos turpërohesh? - e pyet i biri.

828.

- Dëgjo, mbrëmë kam kaluar përskaj shtëpisë sate!
- Të falem nderit!

829.

- Doktor, jemi duke e mbaruar një shtëpi vikendi në katund dhe, na ndodhi një e keqe. Nuk di ç'të bëjmë, djali ynë i vogël ka  hëngër rërë dhe ciment...
- Vetëm mos i jepni të pijë ujë!

 

830.

Një çun ishte i sëmurë. Doktori, që ishte i vetëm në atë lagje, e shikoi dhe, pos terapisë, ia ofroi edhe çmimin e shtrenjtë të shërbimit, ndërkaq nëna e çunit i thotë doktorit:
- Po më duket se qenkeni i shtrenjtë!
- Eh, zonjë, kështu është puna jonë...
- Ama, çuni nuk ishte edhe aq i sëmurë...Lia e ujit nuk është farë sëmundje e rëndë.
- Zonjë e nderuar, po harroni se tri herë kam qenë i detyruar të vizitojë birin tuaj...
- E di, por ju duhet ta kishit parasysh se, biri im, ka infektuar tërë shokët dhe shoqet e klasës!


831.

- Doktor, kam dëshirë të mos fshehësh asgjë. Më tregoni drejt, ju lutem, edhe sa kohë më ka mbetur të jetoj? - pyet pacienti i shtrirë në shtratin e spitalit.
- Është vështirë të thuhet, por sikur të isha unë në vendin tuaj - nuk do të lexoja romane në vazhdime...

832.

- Prej kur punon në atë ndërmarrje?
- Prej atëherë kur më janë kërcënuar se do të më përjashtojnë.

833.

Nëpunësi i cili me orë të tëra flinte pranë tavolinës në atë zyrën e tij,  u zgjua trembshëm dhe e shikoi orën:
- Auuu, - tha, - sot orarin e punës e paskësha zgjatur një orë më tepër!

834.

- Shih, të lutem, a nuk është mrekulli të jesh gjallë?
- Si jo! Besa edhe unë mirë po ndihem meqë jam gjallë!

835.

- Gruan e ke në spital, çka ka lindur, djalë o vajzë?
- Sigurisht, e çka ka mundur të lind tjetër?

836.

Një snob i tha shokut të vet:
- Sapo u ktheva nga Vatikani. Më priti vetë Papa i cili foli me mua gjatë, pothuajse një orë.
- E di, - iu përgjigj tjetri. - Ai më telefonoi për këtë!

837.

Dy të mençur po diskutonin se kush mund të quhet budalla.
- Budalla, - tha i pari, - është ai njeri i cili shpreh mendimet e veta në atë mënyrë që të tjerët nuk e kuptojnë. A me kuptove?
- Jo! - i përgjigjet i dyti.


838.

- Babë, - i drejtohet çuni prindit që me profesion është xhamaprerës, - kam vendosur të të ndihmoj në punë.
- Të lumtë, bir! E si?
- Për fillim ma blejë një top futbolli...

839.

- Çfarë do të punoje sikur t'i fitoje në lotari një milion marka?
- Asgjë!

840.

Një milioner bisedon me një zonjë e cila e ka të bijën për martesë.
- Asgjë nuk kam kundër martesës me bijën tuaj, ama dëshira ime është që, njëherë, ta shoh krejtësisht të zhveshur, krejtësisht cullak... - i përgjigjet milioneri zonjës kur ajo i propozon.
- S'po të vjen turp! Si mund të kërkosh një gjë të tillë?
- Ama, ja kështu dëshiroj...
Që të mos humbet rasti, zonja pranon dhe e thërret të bijën. Ajo zhveshët. Qëndron para milionerit i cili e shikon në të gjitha anët, pastaj i drejtohet zonjës:
- Më fal, por nuk mundem!
- E pse?
- Sepse hundën e paska të shtrembër!

841.

Menjëherë pas dasmës , nusja i tha dhëndrit:
- Dëgjo, i dashur! Do të më falësh nëse do të tregoj se dhëmbët i kam të vënë?
- Lavdi Zotit! - iu përgjigj ai dhe hoqi parukën.

842.

Një grua i paraqitet shefit:
- A ka mundësi të dalë që t'i shkurtoj flokët?
- Si?! T'i presësh flokët në orarin zyrtar?
- Po mua në orarin zyrtar më janë rritur ato!

843.

Në kohë dimri vjen një fshatar në shtëpinë e një qytetari:      
- Ah, sa ngrohtë qenka! Si në stallën e lopëve!

844.

- Sa është metri i këtij stofi?
- Një e puthur për çdo metër, zonjushë!
- Atëherë më jepni tre metra. Paguan gjyshja ime!

845.

- Ku ta gjej  një mjek që nuk bën aq shumë pyetje?
- Mund të thërrisni një veterinar!

846.

- Sikur t'i preja veshët a do të shurdhohesha?
- Jo, nuk do të shihje!
- E, si ashtu?
- Do të binte kapela mbi hundë...

847.

- Ku e ke vëllain?
- Brenda në shtëpi.
- Çka po bën?
- Ende është duke kënduar në duet, edhe pse unë kaherë jam larguar...

848.

Nëna i thotë të birit gjatë drekës:
- Ti ke nevojë të jesh më i shëndetshëm, të kesh ngjyrë në fytyrë, prandaj kam përgatitur spinaq. Ha, sa të mundesh ha spinaq!
- Nuk më duhet ngjyra e gjelbër në fytyrë, nënë!

849.

E ndal milici shoferin:
- Patentën, shoq!
- Nuk kam.
- Letërnjoftimin, pra!
- Nuk kam!
- A ke diçka me vete, ore shoq?
- Kam pasqyrën…
- Ma jep, pra, pasqyrën.
E merr milici pasqyrën. E shikon dhe pas pak I thotë shoferit:-
- E, mo’, zoti të vraftë, sa s’u korita me ty… Pse s’tregove që edhe ti je milic?

850.

Një mjek tek po diskutonte me një duhanpirës të regjur, i tha:
- Shkurt, pirja e duhanit nga njëra anë mund të bëjë mirë, por nga ana tjetër...
- Shyqyr, - ndërhyn pacienti duke mos e lënë doktorin të kryej mendimin. - Unë kurrë s'kam pirë nga ana tjetër!

851.

- Dëgjo, a m'i huazon njëqind mijë marka, me kusht që të m'i japësh vetëm pesëdhjetë mijë, dhe do të më mbetesh borxh pesëdhjetë mijë...Kësisoj edhe unë do t'i kisha borxh po aq dhe, do të merreshim vesh, t'ia falnim njëri-tjetrit borxhin...

852.

- Agron, je bërë shumë i çuditshëm. Derisa ishim të pamartuar gjithnjë me sillje dhurata, kurse tash... - ankohet bashkëshortja e re.
-  Hesht, të lutem! Ke parë ti ndonjë peshkatar t'i hedhë grepin një peshku që e ka zënë? - ia kthen burri.

853.

- Dajë, sa flokë ke në kokë?
- Janë aq shumë sa nuk numërohen.
- Çudi, pra! Gjyshi im e di sa ke...
- Ashtu? Si është e mundur?
- E dëgjova kur tha se ke aq shumë borxhe sa flokë mban në kokë!

854.

- Desha të siguroj veturën për rast hajnie.
- Ne sigurojmë veturat jo vetëm për rast hajnie, por edhe për djegie, prishje..
- Kush është aq i marrë të vjedhë veturë të djegur!

855.

Profesori i matematikës e pyet nxënësin:
- Pse këtë faqe të fletores e ke plotësisht të bardhë, pa asnjë numër?
- Sepse në të kam bërë llogaritjen përmendsh!

856.

Mësuesi përpiqet t'ia nxjerr ndonjë përgjigje nxënësit që rri para tabelës, por kurrsesi nuk arrin. Nxënësi vetëm hesht.
- Sa bëjnë pesë e pesë? - e pyet mësuesi. - Kujtoj se kjo pyetje është shumë e lehtë...
Nxënësi nuk përgjigjet. Prapë hesht...
- Ja një pyetje më të lehtë: sa bëjnë katër e katër?
Prapë s'ka përgjigje.
- Çudi, ore ti, asnjë përgjigje nuk e di?  Po mirë, më trego kush e zbuloi Amerikën?
Nxënësi qëndron me kokë të ulur dhe nuk bën zë.
- Kristofor Kolombo! - ngrit zërin mësuesi.
Nxënësi ecën drejt bankës së tij dhe ulët.
- Kush të tha të shkosh në vend, hë, pse u ule?
- Po ju, zotëri mësues, e ftuat tjetrin!

857.

- Duhet të lahesh nganjëherë, sepse në klasë ti je më i ndyri! - i thotë mësuesi nxënësit.
- Unë, zotëri mësues, lahem për çdo mbrëmje!
- Mirë shumë, por ndërroje ujin!

858.

- Babë, njëri në shkollë më tha se të përngjaj ty!
- Mirë, e ti çka i the?
- Asgjë. Ai është shumë më i fortë se unë!

859.

- Afrim, kjo vijëz, që e ke shkruar, ma merr mendja se është i, por nuk po shoh se ia ke vënë pikën mbi. Ku e ka pikën?
- Ka mbetur në laps!

860.

Shtatëvjeçari i thotë mësuesit:
- Dëgjoni, unë nuk e kam ndërmend të ju frikësoj, ama babai im ka thënë, po qe se nuk ia çoj regjistrin e notave, dikush do të rrahet!

861.

Teknologu shkon në barnatore dhe i drejtohet farmacistes:
- A keni thartinë acetilosalicilike?
- A mos deshët aspirinë?
- Po, por kurrsesi nuk më kujtohej si i thonë...

862.

- Mjeku ma dha udhëzimin ku m'i shkroi do barëra kundër harresës.
- A po të ndihmojnë?
- Aspak! Vërtetë i kam paguar, kam harruar t'i marrë në barnatore...

863.

- A e kontrolloni ndonjëherë peshën?
- Si jo, doktor. Krejtësisht lakuriqe, me vetëm syzat në kokë, pesha ime ishte  64 kilogramë e 257 gramë.
- Mjaft precizë, e pse me syza?
- Sepse nuk do ta dija sa kilogram i kam.

864.

Shkon njëri në spital dhe pyet a mos e kishte sjellë ndokush ndonjë të vdekur, ngase gruaja e tij që para tri dite nuk ishte kthyer në shtëpi.
- E pse dyshon se mund të ketë vdekur?
- Sepse më pat thënë se shkonte të bënte vetëvrasje në lumë!
- Po i shikoj kufomat, - i thotë kujdestari, - a ka ndonjë shenjë për njohje?
- Po, belbëzon!

865.

Gazetari interviston politikanin:
- Nëse duhet të mbani një fjalim prej pesë minutave sa kohë iu duhet të përgatiteni?
- Dy javë.
- E për fjalim që do të zgjaste gjysmë ore?
- Një javë.
- E nëse do të duhej të flisni dy orë?
- Eh, këtë mundem menjëherë!

866.

- Pse, me diskutimin tënd, ngul këmbë kundër modernizimit të shkollave fillore, ndërkaq nxit renovimin e burgjeve?
- Të them të drejtën, - përgjigjet politikani i vjetër, - në këtë moshën time nuk kam kurrfarë shansi të shkoj në shkollë!

867.

- Babi, çfarë është një burrë beqar?
- Burri beqar është njeri për t'u pasur zili, por mos ia thuaj mëmës këtë!

868.

- Më thanë se ti me vëllain  jeni binjakë.
- Ashtu është, por qenka një bela e madhe...
- Pse?
- Kur babai vë re se dikush prej nesh ka bërë ndonjë prapsi, na rrah të dyve!

869.

- E shkreta ti, moj Zyle! Dëgjova se të ka vdekur burri...
- Po, ashtu është...
- I shkreti! E kish zakon të thoshte se do të jetonte njëqind vjet.
- Thoshte ashtu sa herë donte të mi shkatërronte nervat!

870.

Dhëndëri u kthye nga udhëtimi i gjatë i muajit të mjaltit për të takuar shokët.
- Hë, a u dëfreve?
- Ah, po...
- Mbaroi qypi i mjaltit?
- Mjalti po, por qypi ka mbetur!

871.

I thotë vjehrra dhëndrit:
- Bëhu i sinqertë: ti do të dëshiroje të më shihje njëqind metra nën dhe...
- Jo, mos e tepro. Jam i kënaqur edhe me një metër!

872.

- A ke shumë tekst në atë pjesën tënde? - pyet artisti kolegun.
- Oh, jo, - përgjigjet ai. - Unë luaj rolin e burrit...

873.

Në teatër dy shikuese gjatë gjithë shfaqjes flasin me zë të ulët. Një shikues që është i ulur para tyre, kthen kokën dhe iu thotë:
- Ju lutem, asgjë s'po mundem të dëgjoj!
-  Jo more! A mos deshe të kuptosh se ç'po flasim ne?

874.

Dy të burgosur i vendosin në të njëjtën çeli. Njoftohen:
- Kolegë, sa vjet t'i kanë caktuar?
- Dhjetë!
- Mua katërmbëdhjetë, prandaj ti vendosu në këtë shtratin afër derës meqë do të lirohesh para meje!

875.

Bisedojnë dy shoqe:
- Çka ke bërë me flokët, të lutem. Po më duken si parukë!
- Parukë është!
- Shih-shih, kurrë s'kisha besuar!

876.

Në stacionin e trenit arrin një rrospi  dhe i drejtohet një shoqes:
- Unë jam e re në këtë profesion. Nuk di a duhet unë të paguaj apo ata!?

877.

- Mysafiri i drejtohet kamerieres:
- Gjithnjë bie shi në qytetin tuja?
- Do t'u përgjigjesha me gjithë qejf, por nuk shërbej në tavolinën tuaj!

878.

 Arrin njëri në byronë për ndihma për të papunësuarit.
- Profesioni juaj? - pyet nëpunësi.
- Gjahtar i bishave...
- Çka po flet? Në Prishtinë nuk ka bisha...
- Prandaj jam i papunë dhe kam ardhur të kërkoj ndihmë.

879.

Një qift i ri hyn  në restorant:
- I kemi vetëm dy marka, çka po na propozon? - pyet bashkëshorti i ri kamerierin.
- Burekxhiu përtej rrugës.

880.

Cingëron telefoni nga një qytet i Perëndimit:
- Alo, nënë, këtu biri yt, Maksuti...Po të lajmërohem nga Gjermania. Kam një lajm për ty...
- Thuaje bir, çfarë lajmi?
- Jam martuar!
- Mos bre, e si ashtu pa lajmëruar kë?
- Ashtu u bë, dhe disi e ndjej vetën keq, sepse nuk është shqiptare.
- Auuu, biri im, çka ke bërë ashtu. Pse, or biri im, je ngutur? A nuk munde të gjesh ndonjë shqiptare të bukur?
- Nejse nënë, por... desha të tregoj se gruaja ime është dhjetë vjet më e vjetër se unë dhe është me barrë!
- Ku-ku, ku-ku çka po më flet! Au, qyqja unë!...Por, nejse, patjetër më duhet të të shpreh urime...
- Po, bre nënë, por ajo i ka pesë fëmijë të tjerë...
- Uh, çka më tregove, bir!
- E kemi vetëm edhe një problem të vogël: nuk kemi ku banojmë dhe...
- Fol, fol...
- Nuk kemi as punë.
- Mos u merakos, biri im, ta lëshoj unë banesën.
- Por nënë...!
- Mos e zgjat më tepër, kur ta lëshoj receptorin do të jam e vdekur!

881.

Një zë femre përmes telefonit:
- A është burri im në zyre?
- Jo. Kush po e kërkon? - ia kthen sekretarja.

882.

Sekretarja i raporton shefit:
- Sot në mëngjes ishte një i zhvilluar, dukej shumë i nevrikosur dhe, me kërcënim, pyeti se a je në zyre?
- Çka i the ti?
- Me keqardhje i thashë: jo, nuk është këtu!

883.

- Tani do të këndojë kori i përzier...
- Çfarë kori i përzier është ky? Unë po shoh vetëm burra.
- Epo disa dinë të këndojnë, disa nuk dinë!

884.

Një qytetar hyn në godinën e komunës. I del përpara portieri:
- Kë kërkoni?
- Kryetarin?
- Nuk është aty!
- Si nuk është aty? Unë sapo e pashë në dritare të zyrës së tij!
- E, po ai ju ka parë më përpara!

885.

- Kujt i thonë pesimist?
- Atij që nuk pranon ta mjelë lopën nga frika se qumështi mund të jetë  tharrtësu

886.

- Ti nuk më dashuron si dikur...
- Nuk është e vërtetë, e dashur!
- Si nuk është e vërtetë? A mban në mend kur ishim të fejuar, gjithmonë vije pas meje me vrap.
- Më fal, e dashur, po a ka qëlluar të shohësh ndonjë njeri të vrapojë pas autobusit në të cilin gjendet brenda?


887.

- Me këtë zemër që e keni mund të jetoni shtatëdhjetë vjet!
- Doktor, unë i kam shtatëdhjetë vjet...
- E sheh, se si ia kam qëlluar!

888.

Në metro një grua plakë e cila është krejtësisht e shurdhuar, gjendet e ulur në afërsi të një ushtari i cili përtyp çamçakëzin...
- E, ore bir, - i thotë ajo, - hiç s'po të dëgjoj se çka po flet!

889.

E takon pensinisti kolegun e përgatitur për peshkim.
- Po shkon në peshkim, a?
- Po, po shkoj...
- Më ke gëzuar!
- Që po shkoj në peshkim?
- Jo, por që nuk është e vërtetë se je shurdhuar!

890.

Gjykatësi hetues pyet të dyshimtin:
- A mund të na thoni ku e keni kaluar natën mes datës tre dhe katër prill?
- Si jo! Kam qenë pikërisht këtu duke dhënë përgjigje se ku kam qenë natën midis datës shtatë dhe tetë mars...

891.

Në sallën e gjyqit grinden avokati i të pandehurit me avokatin e akuzuesit:
- O ti, - i thotë avokati i parë të dytit, - po flet si budalla.
Kolegu i tij pezmatohet dhe ia kthen:
- Nuk di kush është budalla më i madh!
Ndërhyn gjykatësi:
- Më ngadalë, më ngadalë. Ju po harroni se edhe unë jam këtu!

892.

"Mirë shumë, - i tha Ali Podrimja kolegut, pas një bisede të gjatë rreth letërsisë, - "mjaft folëm për mua. Radha është të flasim edhe për ty. Çka mendon ti, bie fjala, për librin tim më të ri?"

893.

Një poet pa talent sapo përfundoi një poezi, ia lexoi shokut të vet.
- Si t'u duk? - e pyeti pas pak.
- Faqe e zezë! Nuk e 'vlen fare!
Poeti nuk la fjalë të liga pa i thënë. Shoku, pa e prishur gjakun, iu përgjigj:
- Megjithatë, proza jote qëndron më lart se vargjet që i lexove...

894.

- Shofer, sa para kërkon për të dërguar gruan së bashku me mua deri tek stacioni i trenit?
- Njëzet marke...
- Po sikur të vija vetëm unë?
- Po aq, njëzet marka.
Burri kthehet me fytyrë nga e shoqja dhe i thotë:
- E shikon, e dashur, çfarë çmimi ke?

895.

- Babë, sot kam kursyer paratë që i kisha blerë biletën e autobusit.
- E si i kurseve?
- Në vend se të futesha brenda në autobus, kam vrapuar pas tij deri në shkollë...
- Ëhë, sikur të kishe vrapuar pas taksistit do të kurseje edhe më shumë!

896.

Cingëron telefoni në banesën e Tafë Kusurit. Tafa merr receptorin:
- Urdhëroni!
- A është Dreni aty? - dëgjohet zëri i një femre.
- Jo!
- E kush je ti që po flet?
- Unë jam Tafa, babai i Drenit...
- Unë e di se ti kaherë ke vdekur!
- Moj ti, pse pra po thërret te varret?

897.

- Kam dëgjuar se shtëpinë e keni plot fëmijë. Sa janë?
- Shtatë!
- Çfarë moshe kanë?
- Njëri njëmbëdhjetëvjeçar, të tjerët, që të gjithë, janë më të vegjël... Më i vogli është pesëvjeçar.
- Domethënë para pesë vjet e keni ndërprerë?
- Para pesë vjetësh kemi blerë televizorin...

898.

Rrugës e takon Syla Rrustën, I cili para vetes po e shtynte një fuqi.
Syla: - O Rrustë, çfarç djallin je kah bën, ku po e shtynë këtë fuqi?
Rrusta: - Po shkoj te mjeku për t’I bërë analizat.  Më ka pas thënë që t’ia çoj urinën pas gjashtë muajve. Unë jam I disiplinuar!


899.

Hyn blerësi në një dyqan.
- Mirë dita! Desha të blejë një dhuratë për një zonjë...
- Vetëm urdhëroni... Dhuratën do ta blini për gruan  tuaj, apo dëshironi diçka më të shtrenjtë?

900.

- Urdhëroni merre këtë losion që ndihmon rritjen e flokëve.
- Paj, a mund të besoj se vërtetë i rritë?
- Shikojeni atë kolegen time, - i tha shitësi. - Ia shihni ata mustakë të vegjël?
- Po!
- I dolën atë ditë kur, me dhëmbë, hoqi kapakun e shishes ku kishte këtë lloj losioni.

901..

- Kamerier, mua më duket se para tre ditëve kishit peshk më të freskët...
- Ju siguroj se ky është po ai peshk!


902.

Bisedë bashkëshortësh:
- I dashur, më duhen ca lekë...
- Si, përsëri kërkon para?
- Po mua asgjë nuk më ka mbetur!
- Mua më duket se ti ke nevojë më shumë për mend se sa për para...
E di, i dashur, por unë s'të kërkoj ty atë që s'e ke!

903.

Një burrë i moshuar po e shtynte fëmijën që qante në karrocë.
- Kij durim, Banush, kij durim se edhe pak rrugë të ka mbetur... - thoshte herëpashere burri.
Një grua iu afrua fëmijës:
- Ua, sa i mirë qenka ky djalë! Po pse qanë more xhani i hallës?
Duke iu drejtuar burrit, ajo e pyeti:
- Banush e quajnë?
- Jo. Banush më quajnë mua!

904.

- Po shoh se jeni merakosur për shkak të nervozizmit të gruas suaj. Nuk keni nevojë të brengoseni, - i tha doktori burrit. - Me këtë nervozizëm ajo mund të jetojë edhe njëqind vjet...
- Po rezistenca ime sa vjet mund të shkojë, doktor?

905.

Hajni sulmon koprracin:
- Të hollat, ose jetën! - ia vë revolen në fyt.
- Jetën, se paratë më duhen! - ia kthen koprraci.


906.

Burri deshi të jetë i rreptë me gruan, kur ajo veshi pallton dhe bëhej gati të dilte jashtë derës:
- Ku po shkon kështu? - e pyeti ai.
- Ku të më dojë qejfi!
- Por kur do të kthehesh?
- Kur të më teket!
- Mirë, po mos të vish asnjë minutë më vonë!

907.

Skocezi bisedon me të birin që është në shkollë:
- Babë, - i thotë i biri, - më duhet të blejë atllasin!
- Mirë, mirë, por të presim njëherë sa të qetësohet bota...

908.

- Zotëri, - i drejtohet një merakli i alkoolit një kalimtarit, -  ka dhjetë ditë që nuk kam shijuar rakinë...
- Mos u mërzitni për këtë, - ia kthen kalimtari, - ende e ka të njëjtën shije.


909.

Skocezi i tregon një mikut:
- Ne, në shtëpinë tonë, për çdo të enjte në sofër kemi edhe supë peshku, sepse për çdo të enjte gruaja ime pastron akuariumin..."

910.

Një djalosh i turpshëm provon t'i vardiset një bukurosheje:
- Si jeni?
- Mirë!
- Si e keni nënën?
- Shumë mirë, ju falem nderit!
- A babai juaj?
- Edhe ai është mirë.
- E vëllezërit e motrat tuaja?
- Të gjithë janë mirë.
Pasi i shpenzoi të gjitha idetë konvencionale, djaloshi ulë kokën duke menduar çfarë të bisedojë më tutje, kurse bukuroshja i thotë:
- Ta dini se unë kam edhe gjyshin e gjyshen...

911.

- A po vjen në garsonierën time kam disa disqe të mira. Dëgjojmë muzikë...
- A më premton se do të dëgjojmë vetëm muzikë.
- Po të premtoj.
- E nëse muzika e disqeve nuk më pëlqen?
- Mund të vishesh e të shkosh në shtëpi...

912.

Një tregtarit shëtitës i prishet makina në afërsi të një shtëpie malore që ishte e dedikuar për vikend. Troket në derë, del një zonjë.
- Më është prishur makina. Kam mbetur në rrugë, ndërkaq, si po shihni, u bë natë...Nuk po di nga t'ia mbajë?
- Hyni brenda, - i thotë zonja e bukur e cila ishte e vetme në atë shtëpizë.
Vonë në natë tregtarin nuk po e zë gjumi. Gjithnjë mendjen e ka te ajo zonjë, madje nganjëherë edhe i vete mendja të ngrihej nga shtrati dhe të shkonte te dera e saj që të kërkonte të futej në shtratin e saj...
Dikur, derisa ishte në këto mendime, dëgjohet trokitja në derë.
- Urdhëroni! - thotë tregtari shpejt e shpejt.
Hapet dera. Hyn brenda zonja me këmishë fjetjeje:
- A dëshironi të keni shoqëri, zotëri?
- O, si jo, ju lutem! - ia kthen ai.
- E, pra, shumë mirë...edhe një shoferit iu ka prishur makina dhe po kërkon t'i sigurojmë një vend për fjetje...


913.

Në pyetjen se në cilën njësi dëshiron të kryej shërbimin ushtarak, rekruti e pëlqen marinën.
- A di të notosh? - e pyesin ata të komisionit.
- Pse? - habitet ai. -  A nuk ka anije të mjaftueshme!

914.

Komandanti e pyet ushtarin:
- Çfarë ke punuar si civil?
- Ekspert gjuhësor.
- Mirë shumë, këtu do t'i ndihmosh postierit për t'i ngjitur pullat postare në zarfe.

915.

Para komisionit të mjekëve ushtarakë një rekrut i shtrohet testimit, për t'u lëshuar në shtëpi si i paaftë.
- Çka po ankohesh? - e pyesin.
- Nuk po shoh.
- Ëhë, shiko andej nga muri. Çka po sheh në atë tabelë?
- Në cilën tabelë? Nuk po shoh farë tabele?
- Shkëlqyeshëm! Vërtetë këtu nuk ka farë tabele. Kjo domethënë se ti po sheh mirë...

916.

Pasi u vizitua te mjeku, skocezi i dha dy centë. Mjeku i fyer, e pyeti:
- Këto për infermieren?
- Për të dy!

917.

Një i pasur i trembej shumë vdekjes. Një i varfër, kur mori vesh për këtë, i propozoi:
- Ejani jetoni tek unë. Tek ne, deri më sot, nuk ka vdekur asnjë i pasur.


918.

- Çka është diplomacia?
- Është art për të ngritur vetullën e jo zërin...

919.

- Ju keni biletën për trenin e thjeshtë, kurse ky tren është i shpejtë, ekspres... - i thotë konduktori udhëtarit.
- Nuk prish punë, le ta ndalë shpejtësinë. Mua nuk po më ngutet! - Përgjigjet ai.

920.

Treni kalon nëpër tunel, Një nga udhëtarët e komenton:
- E pabesueshme...çfarë gjatësie të madhe paska ky tunel...
- Ndoshta për shkak se jemi në fund të trenit... - ndërhyn tjetri.

921.

- Or ti, në këtë vend e ke kaluar tërë jetën?
- Jo, ende!

922.

Troket mysafiri në derë. Hapet dera, del i zoti i shtëpisë:
- Urdhëroni! - i thotë.
- E paskeni qenin...A han?
- Ec brenda, ec...Po e provoj. Sot e kam blerë...

923.

Bisedojnë dy miq:
- Kam halle, gruaja ime vazhdimisht m'i prish nervat duke më folur për burrin e saj të parë.
- Po ti mund të lirohesh fare lehtë nga ku dert.
- Në çfarë mënyre?
- Fillo t'i flasësh për gruan tënde të ardhshme!

924.

Gruaja e pyet të shoqin që po nisej për të kaluar pushimet verore:
- Po unazën, pse nuk e vure?
- Në këtë pikë vape!

925.

Në stacionin e trenit:
- Zoti shef, çfarë është kjo punë kështu? Treni po vonohet afro tri orë!
- Mos u shqetëso. Bileta është e vlefshme për dymbëdhjetë orë!


926.

Psikiatri e viziton pacientin, Bisedon me të me qëllim që të kuptojë shkallën e rehabilitimit të tij në klinikë. Psikiatri ia tregon një katror të vogël, të vizatuar në letër dhe e pyet:
- Shikoni mirë, çka po shihni në këtë letër?
- Po shoh njëfarë dhome me shtrat, ndërkaq në shtrat njëfarë femre cullak...
- Ëhë, - ndërhyn psikiatri, pastaj në një flete tjetër bën një katror më të madh: - E në këtë fletë, çka po sheh?
- Po shoh një sallon të mbushur me femra cullak...
- Mirë, mirë, - thotë psikiatri. - Rasti yt gjithnjë është më i qartë.
Psikiatri vizaton edhe një katror shumë më të madh.
- Shikoje edhe këtë dhe më trego çka po sheh? - i thotë pacientit.
- Kjo është një shtëpi e madhe, një kështjellë e tërë në të cilën janë vendosur mbi pesëdhjetë femra  lakuriqe...
- Besa, - përfundon psikiatri, - rasti juaj është krejtësisht i kuptueshëm: je i ngarkuar me peshën e ndjenjës së seksit...
- Unë i ngarkuar me peshën e ndjenjës së seksit? - proteston pacienti. - Ti qenke i çmendur! Rastin tënd duhet shëruar në klinikën e të çmendurve... Gjithë kohën më tregon fotografi pornografike dhe, në fund, me thua se jam i ngarkuar me ndjenjën e seksit e më shpallë si të marrë seksual...

927.

Fill pas inaugurimit  të Rdio Gostivarit, në emisionin e parë, spikeri iu drejtua dëgjuesve:
- Këtu, Radio Gostivari, a po dëgjoni o tetovarë!

928.

Tre shqiptarë bisedonin në një lokal. Pas ca kohësh njëri prej tyre, meqë kishte një punë të ngutshme, tha se duhet të shkonte patjetër. Pasi del prej lokalit, kthehet prapë:
- Dëgjoni, - iu thotë dy shokëve, - qejfi im është që edhe ju të shkoni. Mos rrini më në këtë lokal...
- Pse? - e pyeten me habi.
- Sepse, kur njëri largohet, dy të tjerët patjetër do flasin zi e më zi për të larguarin!

929.

Një i ri, pasi që disa muaj kishte kaluar me një vajzë, shkon te shtëpia babait të saj dhe i drejtohet:
- Erdha t'ju them se vajza e juaj është dakord të bëhet gruaja ime...
- Ashtu qenka puna? - ia ktheu babai i vajzës. - Besa vetë e keni fajin! S'qe nevoja të vini çdo mbrëmje mysafir tek ne...

930.

Bisedë fqinjësh:
- Kam vënë re se kur gruaja jote sa herë fillon të këndojë, ti gjithmonë del në ballkon. Pse e bën këtë?
- Të mos mendojnë të tjerët se po e rrah!

931.

- Të lutem, e dashur, më thuaj sinqerisht a jam unë i pari në jetën tënde?
- Sigurisht...Sa të çuditshëm jeni ju burrat: të gjithë bëni të njëjtën pyetje...

932.

Në një koncert të muzikës serioze, pianisti luante një pjesë. Ai, me atë rast, e kishte shpinën e kthyer nga publiku. Njëri nga të pranishmit në sallë, pyet atë që e kishte pranë:
- Moxarti?
- Nuk e di. Ta shohim kur të kthehet me fytyrë nga ne.

933.

Në një katund të përzier, vdes një serb, ndërkaq varrimi i tij bëhej në ditë të vështirë me ftohtësi e borë të madhe. Meqë varret e serbëve ishin më larg dhe nuk mund të kalonin borën, e varrosen skaj varreve të myslimanëve. Dy javë më vonë, në ditën e tregut, të njëjtin serb e shohin në pazar...
- Me sa di unë, ky që po ecën, ka vdekur kohë më parë... - thotë njëri.
- Nuk mund të ndodh kjo! - reagon tjetri.
- Ta pyesim?
- Ndale e pyete...
- Or ti, - i drejtohet ai që dyshonte, - na trego a je Velimiri që pate vdekur?
- Po, unë jam...Por jam në hall. Aty ku më kanë varrosur të gjithë ishin lakuriq, vetëm unë jam i veshur kështu që, për çdo herë, vetëm mua më çojnë të blejë cigare!

934.

 - O, tungjatjeta or zotëri, - iu drejtua një i ri i disponuar një njeriut të moshuar që ecte mërzitshëm rrugës.
- Çka deshe, ore ti?
- Para shtatë muajve kam filluar të kaloj me vajzën tuaj...
- Ashtu?
- Po, besa...prandaj t'u drejtova...Shikoni, ndonëse është një formalitet, por unë kërkoj dorën e saj...Nuk di a mund të merremi vesh së bashku, apo duhet të dërgoj ndonjë shkues.
- Po kush të tha se ky është një formalitet? - pyeti me nervozizëm babai i vajzës.
- Gjinekologu!

935.

Në një gjykatë kryetari e pyet dëshmitarin:
- A e dini çka ju pret për dëshmi të rreme?
- Po. Automobili që më ka premtuar i pandehuri!

936.

Shkon njëri të rrëfehet te prifti:
- I nderuar, kam halle të mëdha dhe nuk po di ç'të bëj!
- Fol!
- Gruaja po më tradhton...
- Lëshoje.
- A mund të lëshohet nëna e katër fëmijëve? Kam dhembje për fëmijët të mbesin pa nënë.
- Po mirë, harroje atë për se ke ardhur dhe jetoni bashkë.
- Nuk po mundem të harroj pasi që fqinjin e ka gjithnjë para syve dhe po dyshoj në fqinjin.
- Lëshoje, he burrë e mos vuaj aq shumë.
- Si ta lëshoj kur është shtatzënë?
- Mbaje, pra.
- Mirë po më këshilloni, por kur të lind fëmija nuk di kujt do t'i përngjajë.
- A di çka?
- Urdhëroni, i nderuar!
- Të propozoj të bëhesh mysliman.
- E pse?
- Shko shurdhoje edhe hoxhën!

 

937.

Diskutuesi i drejtohet kryesuesit të mbledhjes:
- Më falni, ju lutem, që po diskutoj aq gjatë, por nuk e kam orën me veti dhe nuk po mund të dalloj kohën.
- As që ju duhet ora, - ia kthen kryesuesi, - shikoni kalendarin që e keni në mur.

938.

Burri i thotë së shoqes:
- Djali po më pyet se çfarë do të thotë fjala nuse...Si t'ia shpjegoj?
- I thuaj se nuse quhet ajo grua, të cilës i premtojnë të gjitha ato gjëra që nuk do t'i marrë kurrë gjatë jetës bashkëshortore.   


939.

Një diskutues i mërzitshëm nuk e kishte ndërmend të përfundonte diskutimin. Diskutimi i tij ishte aq i zëshëm sa që e nxiti kryesuesin të intervenojë:
- Jeni shumë afër mikrofonit... - i tha kryesuesi.
Diskutuesi u largua një çik dhe prapë, me të njëjtin vullnet, vazhdoi.
Pas dhjetë minutave kryesuesi e ndërpreu sërish:
- Ende jeni shumë afër mikrofonit.
Pas kësaj ndërprerjeje diskutuesi i nervozuar i thotë kryesuesit si në pëshpëritje:
- Po mirë, në çfarë largësie duhet të jem?
- A keni veturë? - e pyeti kryesuesi.

940.

- U bëra babë, u bëra babë!... Urdhëroni nga një cigare, kush të dojë, urdhëroni nga një cigare... - bërtet njëri në korridorin e spitalit.
- A mashkull a femër... - pyeti një tjetër derisa e ndizte cigaren.
- Nuk di...Për mua të gjitha cigaret përngjajnë në njëra tjetrën.

941.

- A e rrihni ndonjëherë fëmijën tuaj?
- Jo, vetëm në vetëmbrojtje!


942.

- Çka të tha babai kur e pa veturën e prishur? - e pyeti vajza të fejuarin.
- A t'i them të gjitha ato sharje, apo jo!
- Mos, të lutem!
- E, pra, asgjë nuk tha.

943.

Në dhomë, përkatësisht i ulur në fotele e duke lexuar gazetën, ishte i zoti i shtëpisë. Brenda në atë dhomë hyn e bija e tij me një djalosh. Babai e lë anësh gazetën, ngrit kokën, i shikon ata dy, dhe iu thotë:
- Nëse keni ardhur të më thoni se dëshironi të fejoheni, mirë, por nëse  kërkoni t'ua jap makinën, nuk pajtohem!

944.

- Kamerier, pse kjo supë është aq e ftoftë?
- A mos deshët që unë të djeg gishtin?

945.

Ecin rrugës francezi, italiani dhe Rrusta dhe bisedojnë për seksin… kur ja e shohin një dhi të lidhur për gardhi.
Francezi: - Eh, sikur të ishte Brizhid Bardo…!
Italiani: - Ej sikur të ishte Sabrina…
Rrusta: - Ah, sikur të ishte terr!

946.

 Burrë e grua ishin përgatitur të shkonin në pushim vjetor. Arrijnë në aeroport. Para se të nisej aeroplani, burri i thotë gruas:
- Më mirë ta kishim marrë edhe televizorin me vete...
- Pse? Çka po na duhet televizori në pushim?
- Paj, biletat e aeroplanit i paskësha harruar mbi televizor!

947.

- Si nuk turpëroheni të kërkoni të ardhura më të mëdha se kolegët tu me përvojë të gjatë?
- Sepse për mua puna është më e zorshme, pikërisht pse nuk kam përvojë, prandaj duhet të paguhem më shumë!

948.

Agjenti tregtar skocez mbetet në borë, derisa gjendet në terren në pjesën më veriore. Mezi arrin të gjejë një telefon dhe lajmëron në firmën e tij.
- Më janë ndërprerë të gjitha rrugët nga bora e madhe, nuk po di çfarë të bëj? - ankohet ai.
- Vazhdo pushimin vjetor! - i thotë drejtori i firmës. - Po ta firmos vendimin për pushim.

949.

Psikiatri i thotë klientit:
- Kam dy lajme për ty: një lajm të hidhur dhe një të gëzueshëm. Lajmi i parë ka të bëjë me faktin se, sipas të gjitha rrethanave, ti qenke homoseksual, ndërkaq lajmi i dytë ka të bëjë me faktin se unë jam dashuruar në ty!

950.

- Çka të thotë gruaja kur kthehesh me kaq vonesë në shtëpi?
- Po unë s'kam grua. Jam beqar.
- Ashtu?! Po atëherë pse kthehesh me vonesë në shtëpi?

951.

Gjatë një pritjeje, njëri nga të pranishmit i drejtohet atij që e kishte pranë:
- Cila është ajo grua që s'po pushon së foluri?
- Është gruaja ime!
- Oh, më falni për gabim!
- S'ka gjë! Gabimin më të madh e kam bërë unë!

952.

Një klient, për t'u tallur me berberin, i tha:
- A keni provuar të qethni ndonjë majmun?
- Jo, zotëri, deri me sot nuk më ka rënë rasti. Por, po të dëshironi, uluni që të provoj!


953.

Babai i vajzës bisedon me dhëndrin e ardhshëm:
- Vajza ime tha se dëshiron të martohet me ju. A e keni caktuar kohën se kur do të martoheni?
- Këtë çështje ia kam lënë asaj...
- Martesën si do ta bëni: civile apo kishtare?
- Këtë e vendos e ëma.
- Po me se do të jetoni?
- Kjo do të varet nga ju...

954.

- Zoti gjykatës kam ardhur me kërkesë që të prish kurorën me bashkëshorten time, meqë nuk po kuptohemi.
- Ani, pse nuk po e merrni një përkthyes?

955.

- Më thuaj drejtë, e dashur, a do të dëshiroje të ishe burrë? - i thotë burri gruas.
- Jo, kurrë! Po ti? - pyet ajo.

 
956.

- Ku jam? - pyeti automobilisti i lënduar pas aksidentit.
- Numër 8! - përgjigjet mjeku.
- Në dhomë spitali apo në qeli të burgut?

957.

I dehuri i afrohet policit:
- A bën ta bëj një pyetje?
- Urdhëroni!
- A bën t'i thuhet policit shtazë?
- Jo, kurrsesi. Një ofendim i tillë është i dënueshëm me ligj.
- A është, pra, e dënueshme nëse një shtaze i them: zotëri polic?!
- Jo.
- Ju falem nderit, zotëri polic!

958.

Babi, a m'i jep njëzet marka? - i thotë i biri.
- Jo.
- E nëse të tregoj se çfarë i tha sot postieri nënës?
- Ja, merri paratë. Tani më trego!
- Ai i tha: "Mirë mëngjesi, zonjë! Urdhëroni postën!

959.

- Kam dëgjuar se vjehrrën e ke në spital. Sa kohë ka që është atje?
- Nëse do të kem fat, pas pesë muajsh do të bëhet gjysmë viti.

 

960.

- A pati efekt dieta që i preferova gruas suaj? - pyet mjeku.
- Shkëlqyeshëm! Ka vdekur para një muaji...
 
961.

Djali i një hajni hyn në provim të maturës. Kur kthehet e pyet babai:
- Si kalove?
- Mirë shumë! Merre me mend, babë, tre vetë tërë kohën më kanë bërë pyetje e unë një fjalë s'e kam nxjerrë nga goja.

962.

Prindi i flet djalit që shpesh bën prapsi dhe nuk dëgjon:
- Ti je i marrë. E ke kokën si ky dru! - i thotë me nervozizëm dhe i mëshon dërrasës së tavolinës tak-tak...
Djali ndërhyn:
- Babë, dikush po troket në derë...
- Ulu ti, unë do ta hap, - ia kthen ai dhe del nga dhoma.

963.

Në sallën e operacionit:
- Motër, shpejt m'i sill të gjitha instrumentet! - thotë kirurgu.
- Auu, a jeni ju në vete? - ndërhyn pacientja. - Unë këto po vdes, e ju doni të bëni muzikë!

964.

Bie zilja e derës, ndërkaq Rrusta shpejt e shpejt gjendet te dera dhe e hap atë. Para derës qëndron polici:
- A e ke babanë aty?
- Jo!
 E nënën?
- Edhe ajo është fshehur!

965.

Në sallën e gjyqit:
- I akuzuar, para tre vjetëve jeni dënuar për vjedhje të veturës. Edhe tani para gjyqit jeni për të njëjtin delikt. Çfarë mund të thoni për këtë?
- Zoti gjykatës, ma merr mendja se edhe ju, fort mirë e dini se, një veturë nuk mund të qëndrojë gjithmonë...

966.

- A pi duhan kali i juaj?
- Jo, pse?
- Atëherë, po të digjet stalla!

967.

- Më thoni, është ai qen juaji që leh tërë natën?
- Sigurisht, a mos mendove se unë po leh?

968.

Babai i tregon përralla të birit që ta zërë gjumi më shpejtë...Pas një ore në dhomë hyn nëna dhe, si me pëshpëritje, pyet:
- A fjet?
- Më në fund e zuri gjumi! - i thotë i biri.

969.
Në teatër arrin një pëshpëritës i ri. Ai, në atë fillim, ka tremë dhe për këtë artistët përpiqen ta qetësojnë:
- Fare mos ke frikë. Dëgjo, nëse harron ndonjë fjalë, vetëm na jep shenjë, ne menjëherë të pëshpëritim.

970.

- Po shkova në pijetore me shokë, gruaja ime tre ditë nuk më flet...
- Po ti, kur shkon në pijetore?
- Çdo tre ditë!

971.

- Drama e juaj është e mrekullueshme, - i thotë kritiku një autorit të ri. - Aty është një skenë që as Eskili nuk ka mundur të marrë me mend.
- Vërtetë! Cila?
- Ajo e përplasjes së trenave, në aktin e fundit.

972.

Në tren një i ri e pyet bashkudhëtarin e moshuar që gjendet  në të njëjtën kupe:
- Ju lutem sa është ora?
Bashkudhëtari përgjigjet me nervozë:
- Pse më pyesni mua? Ja ku e keni konduktorin...
- Shih, pashë Zotin, - ia kthen i riu, - nëse pyeta për orën, nuk patët nevojë të nervozoheni. Pse nuk më përgjigjeni me mirësjellje?
- Dëgjo ti djalosh... - ia kthen bashkudhëtari, - sikur të përgjigjesha me mirësjellje, atëherë ti do të vazhdoje bisedën: do të bëje pyetje se prej nga udhëtoj, se prej cilit vend jam, se a mos, ndoshta, do të zbritnim në të njëjtin stacion...Nëse do të zbritnim në të njëjtin stacion, ti prapë do të interesoheshe se në cilën lagje banoj dhe, mandej, prapë s'do të më largoheshe, por do të pritje tëë ftoja në darkë...Në këtë mënyrë do të njoftoheshe me bijën time dhe, me siguri, do të dashuroheshe dhe do të kërkoje nga unë dorën e saj...E, pra, dëgjo mirë: kurrë nuk do të pranoja që bija ime të martohej me ndonjërin që nuk ka as orë në dorë!

973.
Si dhuratë dasme një italian, me banim në Nju Jork, i jep të birit 300 dollarë. Pas dy javësh e pyet:
- Çka ke blerë me ato paratë që t'i pata dhënë?
- Një orë dore. - Përgjigjet i biri.
- Sa i marrë që je! Ka qenë dashur të blesh një revole...
- Revole...pse?
- Si, pse?... Merre me mend sikur të shkoje një natë në shtëpi dhe të takoje gruan tënde me ndonjë tjetër në shtrat. Çfarë do të bëje me atë rast? Do t'i tregoje sa është ora, a?

974.

- U martove?
- Po.
- E ndjen veten mirë?
- Shumë mirë!
- Po vjehrra?
- Një zemër e artë, një grua-engjëll...
- Çfarë fati!
- Nuk ta merr mendja!
- Pse?
- Sepse s'arrita ta njoh. E shkreta, vdiq para se të njihesha me të bijën!

975.
Një djalë nuk po merrte guximin t'i bënte propozimin një vajze për martesë. Së fundi ai vendosi ta bënte këtë me telefon:
- Ju jeni Selimja?
- Po, unë jam...
- A jeni dakord të martoheni me mua?
- Sigurisht...Po ju kush jeni!?

976.

- Kush është optimist?
- Ai që martohet me sekretaren e vet dhe  mendon se ende mundet t'i diktojë.

977.

- Çka ka bërë Skënderbeu kur ka arritur te froni?
- Është ulur.

978.

Sa njerëz të mëdhenj kanë lindur në Prishtinë?
- Asnjë. Të gjithë kanë lindur të vegjël.

979.

- Çka bëhet ai që martohet me princeshën?
- Burrë i martuar.

980.

- Çka është triko?
- Pjesë e gardërobës të cilën fëmijë e veshë kur nëna e tij ndjenë të ftoftë.

981.

- Si mund ta nxitini të marrin për ta djegur veshin?
- Kur hekuros t'i bëhet thirrja me telefon.

982.

- Kur nuk bën të grindeni me gruan?
- Kur ua e bën palë parashutën.

983.

- Si mund të zgjidhni problemin e parkingut?
- Blini veturë të parkuar.

984.

- Pse i marri e hedh orën përtej dritares?
- Dëshiron të shohë se si fluturon koha.

 
985.

- Çka është iluzion optik?
- Kur ndokush duket inteligjent duke iu falënderuar syzave.

 
986.

- Kush është dinak?
- Ai që  është i marrë dhe bëhet se është i marrë.

987.

Çka është ndarja shoqërore e punës?
- Kur njëri e prenë qepën në pjesë-pjesë, kurse tjetrit i pikin lotët.

988.

Kur mund të vlerësohet se dikush është plakur?
- Kur qirinjtë për ditëlindjen e tij kushtojnë më shumë se torta.


989.

- Kur ndokush më tregon ndonjë mahi qeshem me të madhe.
- Edhe kur nuk të pëlqen?
- Po, sigurisht...
- Nuk je i sinqertë.
- E, po, sikur të mos qeshja ai do të ma tregonte edhe njëherë...


990.

- Shiko, shiko, kë po e shoh pas katër vjet! Si je? Më trego ç'u bë me atë Razen që kaloje atëherë?
- U martua.
- Mos, bre! Dhe keni mbetur miq?
- Patjetër...
- Si kështu?
- Ajo është gruaja ime!

991.

Mjeku i tha të sëmurit:
- Është koha që të ndryshoni mënyrën e jetesës. Që në fillim duhet të hiqni dorë nga duhani...
- E di, e di, zoti doktor, ju keni biseduar me gruan time!

992.

- Si shpjegohet kjo ecje e juaj në karrierë? - pyeti gazetari një funksionar.
- Sepse në çdo rrethanë unë kam qenë dakord me mendimin e atyre prej të cilëve varesha.

993.

- Sa do të desha të di se çfarë farefis kam!
- Kjo është shumë lehtë: ndërto një vilë në bregdet!

994.

Në rrojtore vjen një burrë së bashku me një fëmijë.
- Do të qetheni, apo do të rruheni?
- Po, edhe njërën edhe tjetrën.
Kur berberi kreu punën e vet, klienti u ngrit dhe tha:
- Tani ma qethni këtë fëmijë deri sa të blej cigare...
Pasi kaloi mjaft kohë, berberi i tha fëmijës:
- Po ku u zhduk babai yt?
- Po ai s'është babai im. Atë s'e njoh fare. Kur po luaja me shokët në rrugë, ai m'u afrua dhe më tha se do të më qethte pa para...

995.

- Nënë, bëra një faj: i rrëzova shkallët e murit.
- Mos u merakos, babai do t'i rregullojë, vetëm tregoi atij.
- Ai e di, nënën,sepse ka mbetur i varur në vijën e kulmit...

996.

Fqinji sa mundet troket në derën fqinjit tjetër. Nga brenda dëgjohet zëri e zonjës së shtëpisë:
- Nuk mundem të hap derën sepse jam në banjë, po lahem...
- Burrin ua ka shkelë makina!
- Mirë, - thotë ajo nga banja, - futeni brenda përmes plasës nën derë!

997.

- Kur e keni ndërmend ta fejoni bijën tuaj?
- Gjithmonë!

998.

Në mes të natës një i sëmurë i pavijonit të burrave i telefonon infermieres kujdestare:
- Unë kam një pagjumësi të tmerrshme! A nuk mund të shikoni se mos vallë vuan po kështu si unë ndonjëra në pavijonin e grave?

999.

Bisedojnë dy politikanë:
- Ta zëmë se partia ku ti bën pjesë të përjashton dhe, si i thonë fjalës, të hedh në det, ti çdo të bëje?
- Do të notoja për të arritur bregun e një partie tjetër...


 __________________________

 

 


Mahitë të cilat janë përmbledhur në këtë vëllim, janë të ambienteve dhe tematikave të ndryshme; janë pjesë të cilat, me ngjyrosje humori e satire, u referohen raporteve mes njerëzve. Këto mahi janë universalë për nga shtrirja e përmbajtjeve dhe, si të tilla, të kapshme për shtresa të gjera lexuesish. Natyra e mahive mundëson disponim të çastit, andaj mahitë vlerësohen edhe si terapi efikase për t'i rënë shqelm telasheve të ditës dhe lodhjeve shpirtërore që, sidomos në këtë kohë apatie, kanë peshë (shpesh) të padurueshme...Mahitë kanë rolin e intermexo-ve, mes çasteve (më pak o më shumë) serioze, që i ofron e përditshmja, jeta...Janë sharmi i bisedave familjare, shoqërore, e pse jo edhe zyrtare? Vlera e tyre është për disponim, për pastrim të mjedisit të ndotur nga thashethemet. Si të tilla, mahitë kanë forcë të bëjnë shëtitje nëpër karaktere, duke nxjerrë portrete që, me pak fjalë, ofrojnë vijëzime të thella. Mahitë e kanë rëndësinë e tyre sidomos në këtë kohë; në këtë kohë të brishtë (o të prishtë) me ngarkesa të rezonimeve politike... Mahitë, prandaj, gëzojnë tretman të posaçëm në sferën e interesimeve dhe, shih për këtë, është rrumbullakuar ky vëllim që mban titullin "444", si vazhdim i vëllimit të mëparshëm "555" i botuar më parë.
  ----------------------------------------

 LIGJI I FORCES SERBO-RUSE PERBALLË KAUZËS PËR LIRI TË SHQIPETAREVE

Prof. Dr. Jahja Kokaj
Email:kuc01.kuniv.edu.kw
 
Çështja e Kosovës ka arrit në një pikë ku dy fakte determinante përcaktojnë epilogun e zgjidhjes përfundimtare. a) Potenciali ushtarak dhe ekonomiko-politik i Rusisë në konstelacionin global botëror dhe b) këmbëngulësia e shqiptarëve që kauzën e lirisë apo pavarësinë e tyre mos ta bëjnë të negocueshme.
 
Evropa, Amerika, Ban Ki Moon, Serbia dhe faktorët të tjerë botërorë që kanë role të caktuara vëzhgojnë dhe  masin se cila nga këto dy fakte do të peshojnë më tepër në këtë situate të balancuar apo të pazgjidhshme.
 
Me kalimin e kohës shumë nga faktorët e përmendur, sidomos Serbia, krijuan përshtypjen e moskonsekuencës së shqiptareve në qëndrimet e tyre. Pra fituan bindjen se faktori i parë apo ligji i forcës dhe potencialit energjetik, apo ekonomik i Rusisë në rritje, janë determinante. Serbia e cila që nga koha e nëshkrimit të kapitulimit ne Kunanovë e dinte që Kosovën e ka humbur, dhe siç deklaronte Tadiç, apo Drashkoviç, “do të mundohemi me mjete demokratike në situatën kur Kosova me gjasë ka humbë për shkak të politikës së mëparshme Milloshevicjane”, duke parë se Rusia u ngrit si lugat me prepotencën e saj në arenën ndërkombatre, ka rritë apetitet e saje për ri-robërimin e Kosoves. Ata jo vetëm që tani nuk e përmendin kohën Millosheviqjane, por flasin pikërisht me fjalorin e Millosheviqit. Koshtunica, por edhe serbët tjerë tani thonë: ‘pakica kombëtare shqiptare e Kosmetit duhet të pranojë –atë zgjidhjen e pranueshme për të dy palët ( siç thotë edhe Putini apo Rusia zyrtare)’.
Nuk ka dyshim që u fitua përshtypja që edhe Kombet e Bashkuara, edhe Amerika, por edhe Bashkësia Evropiane kanë hetuar që arroganca politike ruse, e bazuar në potencialin energjetik, arsenalin atomik dhe dobësimin e Amerikës së tendosur në luftërat në Irak dhe Afganistan, është determinante në mesin e faktorëve të ekuacionit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Kryeneçësi dhe arrogancës politike ruse lidhur me çështjen e Kosovës, Serbia iu bashkua me një agresivitet të paparë diplomatik në arenën ndërkombëtare, por edhe në Serbi por per çudi edhe në brendësi të Kosovës.. Përveç propagandës ndërkombëtare Koshtunica, zyrtarët tjerë, por tani edhe Tadiç kanë një qëndrim shumë këmbëngulës lidhur me “çështjen e Kosmeitit te tyre” , siç thonë ata. Në parlament, në të gjitha institucionet dhe sidomos në mediet informative serbe ata derdhin mllef edhe me të thartë se sa të kohës së Millosheviqit. Të shohësh emisionin javor në RTS me titull ‘Njerëzit dhe standardet’ të merr trishtimi kur sheh fëmijë serb të përlotur, jetimë kinse të mbetur nga vrasjet që kanë bërë shqiptarët, sheh kishat dhe shtëpitë e rrënuara serbe.
Ky emision tani në kohët e fundit  i përditshëm televiziv, me lotët e fëmijëve, me gjëmën e plakave dhe pleqve serbë, në enklavat e Kosovës, me varrezat kinse se të dëmtuara demonstrojnë një propagande shumë më të fuqishme se sa të kohës së Millosheviqit, ngjallin urrejtje ndaj shqiptareve, ngjallin një shovinizëm, apo ngjallin një mobilizim luftarak kundër siç shprehen individët ndaj njerëzve të quajtur ‘shiftari’.
 Përkundër kësaj, shqiptarët edhe pse me bijtë e tyre të humbur, për ma se 8 vite po riedukohen që të jenë tolerantë. Që t’i pranojnë fqinjët e tyre serbë, që të mendojnë në mënyrë politike, ashtu siç mendon edhe klasa politike kosovare, se vetëm me ndaljen e  shpërnguljes së serbëve, apo me kthimin e tyre do të arrihet pavarësia e Kosovës. Por mbushja e fshatrave të Kosovës me serb është tendencë e pa sukseseshme. Eshte e pa mundur të kthehen njerëzit që nuk ekzistojnë. Ne vetë Serbinë janë evidentuar mbi 120 fshatra plotësisht të zbrazata, ku gjenden shtëpi të pa njerëz. Atje nuk mund të thuhet që presioni i shqiptarëve e ka ruajt atë gjendje, por vetëm nataliteti i vogël ( -bela kuga- , siç e quajnë ata), dhe sipërfaqja shumë e madhe e Serbisë për kokë të banorit. Këtë dimension të problemit, që nuk ka mundësi të zgjidhe , pala serbe e shfrytzon për rastin e Kosovës, për ti akuzuar shqiptarët për mungesë të njerëzve në fshatrat serbe.
Pas aktivitetit të përmendur politik, shqiptarët, po pranojnë armiqtë apo fqinjët e tyre që morën pjesë në djegien e shtëpive apo vrasjen e fëmijëve të tyre, një numër i madhe i shqiptarëve akoma evidentohen si të humbur. Shqiptarët janë për një qetësi e cila sçe iu kanë premtuar udhëheqësit e tyre politikë iu garanton ardhjen e pavarësisë se Kosovës.  Edhe unë mburrem me qëndrimet civilizuese dhe tolerante të shqiptarëve në fillim të këtij shekulli. Qetësia ishte ajo te cilën e rekomandonte politika e Dr. Rugovës për shumë vite, kur edhe Millosheviqi deklaronte që pas suspendimit të drejtave shqiptareve, në Kosovë, nuk ka probleme, është qetësi-thoshte ai në mënyrë publike dhe ndërkombëtare. Vetëm me daljen e UÇK-së në skenë u aktualizua çështja e Kosovës deri me ardhjen e tragjedisë së vitit 1999, deri kur intervenoi  NATO dhe u ndërpre gjenocidi ndaj shqiptareve...
 
CILI ESHTE ROLI I TRESHES DHE BISEDAVE QE PERFNDOJNE ME 10 DHJETORE TE VITIT 2007.
 
Të rikujtojm që procesin e zgjidhes së statusit final te Kosovës e pate inicuar OKB, Grupi i Kontaktit, Këshilli Europjan, në të cilat organe merrte pjesë edhe vetë Rusija. Me bekimin e te gjitheve u caktua Ahtisaari dhe procedura e finalizimit te statusit. Por kur kjo procedure u finalizua, kur duhej te aprovohej plani I Ahtisaarit, Putini dhe Rusija duke hetuar potencialin e saj, Fuqine ekonomike dhe muskujt fuqise politike, vendosi ti demonstrojë dhe te stopoi qeshtjen ne Kshillin e Sigurimit, ne fazen finale te perfundimit te procedures, vedosi ti demostroi dhenbet e saje. Duke shkele qendrimet e arrituara , ku pate marre pjese edhe vete, vendosi ta zbatoje ligjin e forces duke mbisuanduar arsyen dhe koherencen apo konvergjencen e mendimeve te arritura ne te gjitha nivelet. Europa, Amerika dhe tere Bota, duke perfshi edhe krytarine  OKB-se. Te gjithe  pajtoheshin me Planin e Ahtisaarit. Bazuar ne ligjin e forces dhe arrogancen e saje politike, me te cilen ajo fillon ta ketheje reputacionin e saje qe e kishte ne kohen e luftes se ftohet, Rusija I tha Jo Planit te Ahtisaarit. Kete nuk e priste askush, edhe shum serbe, atebote deklaronin qe Rusija do te jete pragmatike dhe do ta pranoje planin ne fjale.
Te gjithe mebeten te shtanguar dhe pa ide se si te dilet nga kjo situate.Edhe Amerika ne situaten e dobesuar nderkombetare nuk dinte se cka te bente ne kete situate te pa zgjidhje kur shqipetaret por edhe europjanet tjere , edhe shumica ne Bote prisnin celebrimin e pavarsise se mbikqyrur te Kosoves. Sarkozi i posazgjedhur si kryetar I Frances, dha idene e shtyrjes se problemit per 120 dite.Ky prolongim apo fillim i zhytjes se shpresave per pavarsine e Kosoves ishte nje zgjidhje e pa drejte por pragmatike per momentin kur mbisundonte ligji i potencialeve apo forces ruse.
Politika nuk do te ishte politike po mos te vijonte ne rrjedhjen e saje  pragmatike, edhe kur ajo nuk  eshte e drejte.
U caktua treshja ndermjetsuese  ku gjermani, i cili kishte rolin e perfaqsise europjane,  kishte gjaja per qellim te harmonizoje qendrimet e rusit dhe amerikanit te cilet formonin trojken  ne fjale.
Arsyeja e deklaruar publikisht e shtyrjes per 120 dite, dhe detyra e trojkes qe te gjenin nje zgjidhje te pranueshme per te dy palet eshte absurd i palogjikeshm te cilin nuk munde ta pranoje as nje femi apo analfabet politik. Apriori dihej qe palet nuk do te gjenin kurrfare zgjidhje Kemi shkruar me pare qe Serbet jane thellesisht te bindur qe shqipetaret duhet pa tjeter te jene te neshtruar, kurse shqipetaret kane vendosur  te dalin nga prangat dhe roberimi serb.
 
Ne nje situate te pa zgjidhje dy mundesi te shkojne ne mendje: Fakti qe forca dhe dhuna ka mundsi qe me shekuj ta impunojne roberine, apo siqe thuhet ne hymnin e flamurit tone , shum kombe edhe munde te zhduken, por te shkon ne mend edhe  fakti qe kauza e lirise ne aspektin afatgjate gjithsesi do te fitoje ashtu siqe mesohemi nga fjalet e hymnit tone. Pra padyshim zgjidhja qendron ne fjalet e hymnit tone. Kjo eshte e verteta. Mbetet dilemma (qe per shumicen nuk ekziston)ta rrespektojme apo ta braktisim flamurin dhe porosite e hymnit tone.
 
SI MUNDE TE TRUMFOJE POLITIKA E KAUZES PER LIRI PERKUNDER FUQISE DHE POTENCILEVE BOTRORE RUSE
 
Nuk ka dyshim qe ne situaten ne te cilen gjendet sot Kosova, me prezencen e forcave te NATO-s, me UMNIK-ut dhe faktit qe Kosova eshte ne Europen e cila  deshiron te stabilizohet ne nje sistem paqsore dhe te bashkuar te shteteve, nuk do te kete zgjidhje me ane te luftes. Kete e din cdo kush. Por siqe sygjerojne analistet, duhet ta dijm qe zgjidhjet pragmatike ( e jot e drejta) jane ato te cilat zbatohen ne shumicen e rasteve. Eshte apo nuk eshte e drejt qe te na cungohet pavarsija , kjo nuk ka rendsi per askend. E rendesishme eshte zgjidha e cila eshte  pragmatike dhe e qendrueshme. Nese Serbet, Ruset, Europjanet, por edhe Amerika e hetojn qe na pajtohemi me pavarsi apo liri te cunguar apo fare pa te, ata do të aplikojne pikërisht ate zgjidhje, nga se shihet që serbo-rusët nuk po paranojne nje zgjidhje tjeter, me që kan potencialin, fuqine e cila është vendimtare. Pra pragmatike është të zbatohet ligji I fuqisë.
 
Ne këte situate vjen pyetja se cilat jane potencialet e shqipëtareve në këte situate të tyre inferiore. Une mendoj qe zgjidhja eshte shum e thjeshte. DUHET QE NE MENYRE EKSPLICITE DHE TE SIGURTE TE IU VEHET NE DIJE SERBEVE, RUSEVE DHE EUROPJANEVE QE PER PAVARSINE DHE LIRINE E TYRE SHQIPETARET  KANE GADISHMERI TE JAPIN KETO:
A)    POLITIKANET JANE NE GJENDJE QE PADYSHIM DHE NE MENYRE TE PADHEMBESHME TE SAKRIFIKOJNE POSTET E TYRE,
B)     BISNISMENET SHQIPETARE NE KOSOVE POR EDHE NE DIASPORE JANE NE GJENDJE TA SHKRIJNE PASURINE E TYRE PER PAVARSINE E KOSOVES DHE
C)    PUPULLSIA E CILA TANI ESHTE NE NJE THELLESI TE VARFERISE, NUK KA SE CKA TE HUMBE POS KETE GJENDJE SHUM TE VARFUR, PRA  KA GADISHMERI QE TE SAKRIFIKON CDO GJE PRA EDHE JETEN PER LIRI DHE PAVARSI ( KJO DALLON, NGA GADISHMERIA PALES SERBE PER TI RAUJTUR VOREZAT APO MANASTIRET). Ka dallim nga se dallimi I kambengulsise per ekzistence dhe per histori pa dyshim duhet te ekzistoje dhe duhet te jete i madhe.
Mndoj qe keto tri pika duhet te vihen ne dukje ne menyre eksplicite. Perzentimi real i ketij realiteti ,mendoj qe eshte politika me e mire, ndaj se ciles do te bindej edhe Europa e cila done qetesi, edhe Amerika e cila kerkon nje zgjidhe pragmatike, me deshire qe kjo te jete pavarsi e Kosoves, do te bindeshin edhe serbet te cilet kane siperfaqe te madhe ne Europe per koke te banorit. Sumica dermuese e serbeve e done qetesine dhe bollekun europjan, kurse shumisa e shqipetareve ne Kosove, nuk do te kete mjete materjale ekzistenciale poqese nuk u arrite pavarsia apo statusi i frymarrjes ekonomike të Kosoves.
Paraqitjen e ushtareve të UCK keto dite  ne TV ekranet, sebet tani nuk i marrin si qeshtje me seriozitet potencial. Pra eshte e doemosdoshme qe te iu vehet ne dije qe edhe klasa politike edhe populli dhe te gjithe jane UCK nese nuk na jipet pavarsia. Kjo eshte e drejta e jone e ekzistences dhe lirise.
Sebija nuk lufton per kete te drejte me qe ata jane okupatore apo uzurpatore historik te te drejtave shqipetare ne Kosove.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora