E marte, 16.04.2024, 08:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Eh, more Pano Taçi!!!

E enjte, 14.06.2012, 06:31 PM


Eh, more Pano Taçi!!!

(elegji )

Nga Përparim Hysi

Eh,more Pano Taçi,ike edhe ti
Gjithë ata që duhen,për ty të mbajnë zi.

Poezitë e tua,mbushur dashuri
Kujt ia le stafetën,Pano,më thuaj ti?

Të futën në burg,s'u trëmbe aspak
Dhe në qeli,sherbet yti varg.

Shipirtin si një shqerrë,zëmrën oqean
Vetëm dashuri me vargje shpërndan.

Nga burgu,i plakur,prapë këngën si djalë
Kush më thuaj si ti,dashuri do falë?!

S'e njohe urrejtjen,  e kishe bërë dalje
Mbolle dashuri,me të tuat vargje.

Në buzë humori,si Anakreont
-Sa të bukur më bëre,-thoshe,-o mor Zot !

Humori në buzë... dhe më shumë në zëmër
Pa më gjej një tjetër,që këndoi kaq ëmbël ?!

E,mor Pano  Taçi,mbret i dashurisë
Përjetshëm do  rroshë përmjet poezisë.

Lexoj sot papritur, se ke mbyllur sytë
Sot në zi do jenë,të gjithë dashuritë.

Se sot vdiq këngëtari , mbushur shpirtin këngë
Gjithë ata që të njohin shpirti sot u dhëmb.

Lamtumir i bukur!Lamtumirë,Poet !
Me vargjet e tua po mbush një buqetë.

Shpirti yt i dlirë që thuri aq vargje
Meriton mbi varr vetëm manushaqe.

Vetëm manushaqe,lule e pranverës
Pano Babaxhani,me shpirtën e shqerrës.

Dua ta mbyll unë vjershën,ja nga ti nuk ndahem.
E Poet i Bukur,nga lotët po lagem.

Mbret i dashurisë,tash prehu i qetë
Me vargje amori,ngrite monument.

Tiranë, 14 qershor   2013



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora