Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nëna drogon të bijën për ta martuar me nipin

| E enjte, 14.06.2012, 05:30 PM |


Nëna e tetë fëmijëve u gjet fajtore nga një gjykatë në Londër për rrëmbimin dhe drogimin e vajzës së saj më të vogël, pasi kjo e fundit kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj. Shamin Akhtar, 58 vjeçe, vendosi ta drogonte të bijën për ta martuar me nipin e saj, për të respektuar një pakt që ajo kishte bërë më të motrën që të martonte vajzën me djalin e motrës. Prokurorët e kanë përshkruar këtë veprim si makthim më të keq të një fëmije. Shamin Akhtar, djali i saj, Shamrez Khan, 34 vjeç, dhe dhëndri Zahid Mahmood, 36 vjeç, u shpallën fajtorë për drogim, burgosje dhe rrëmbim të qëllimshëm. Pasi vajza kishte refuzuar martesën me djalin e tezes së saj, e ëma i kishte ofruar pak qumësht të ngrohtë. Më pas vajza ishte ndjerë e turbullt dhe e pafuqishme për të lëvizur. E ëma i kishte marrë të gjitha sendet personale, përfshirë dhe pasaportën, për ta dërguar te “burri”, por plani dështoi.

 

 

Panorama