E premte, 29.03.2024, 11:05 AM (GMT)

Mendime

Xheladin Hamza: Poezi për Ramushin

E enjte, 03.04.2008, 06:50 PM


Ramush Haradinaj
Xheladin Hamza


POEZI PËR RAMUSHIN
(akrostih)

Kosovë nuk të lejojnë Dielli të shkëlqejë mbi Ty
Ujqit nga të gjitha anët tërbueshëm ulërojnë
Shumë të etshëm për gjakun Dardan janë
Trimat lindin që të mos vdesin kurrë
Ulëroni egërsira ulëroni sa të doni
Asnjë moment nuk mund të na frikësoni
Ramushin kurrë nuk do ta gjunjëzoni
Robërinë e popullit nuk e durove dot
Armët me vëllezërit i shtrënguat
Mbështetje shpirtërore nga gjithë Kosova e kishe
Urata e jonë le të mbërrijë tek i Madhi Zot
Shërbëtor i askujt nuk dëshirove të jesh
Heroizmin në luftë dhe në paq e tregove
Afërsinë Tënde të gjithë ne e shijuam
Radhitemi pas teje të gjithë një nga një
Agresorit ballë për ballë pa frikë t’ia dalim
Dardaninë tonë të përgjakur ta mbrojmë
Ishe Komandant që mburret e gjithë shqiptaria
Nëna që Ju lindi qoftë e bekuar nga i Madhi Zot
Agu i mëngjesit dhe drita e Diellit për Kosovë je Ti
Jeto përgjithmonë o RAMUSH se Ti je engjëlli hyjnor
Ti je shndërruar në çdo pikë të gjakut në trupin tonë.

10. 03. 2005.


(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora