E premte, 29.03.2024, 01:20 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Timonin e jetës rinia e ka në duar e veta

E merkure, 13.06.2012, 06:22 PM


TIMONIN  E JETËS  RINIA  E KA    DUART  E  VETA

Nga Dedë Preqi

Si çdo popull në botë, përshkak të kushteve ekonomike dhe politike, ashtu edhe populli shqiptarë e gjenë arsyen e vet të emigrimit, për krijimin e kushteve të jetës dhe ardhmërinë e vet më të mrë. Shumica e vendeve perëndimore të zhvilluara, ku ka edhe popullatë shqiptare sot llogarisin pa hezituar edhe në rininë shqiptare, duke pasë parasysh integrimin dhe shkollimin e kësaj rinie, e cila dallohet në shumë fusha arsimore dhe integrale. Prandaj, sot populli shqiptarë në perëndim, nuk vlerësohet vetëm si fuqi krahu, apo me bërryla, por edhe me dije e kulturë, të cilat e dallojnë ndër popujt tjerë, por edhe si populli më i lashtë, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë. Të ndalëmi dhe të bëjmë një vështrim të vogël në Zvicërr, në të cilin vend jetojnë më se 250 mijë shqiptarë, e cila në përbërjen e saj ka një armatë të madhe të rinisë, që shkollohen, punojnë dhe jetojnë në këtë vend. Të rinjt shqiptarë në Zvicërr, ashtu si të rinjtë e vendeve tjera, po ashtu edhe si rinia vendore zvicërrane, nuk përballën me bariera, sikur në vende tjera, por i kanë kushtet e volitshme për të mësuar dhe studiuar. Prindërit shqiptarë edhe pse pakëz me vonesë e kanë kuptuar rrolin dhe rëndësinë në përkushtimin e fëmijëve të tyre, për ti drejtuar në shkolla, me arsytimin se kushtet dhe rrethanat familjare e kanë pasë orientimin vetëm me krijue bazën materiale, apo investimet në tulla e mure shtëpiake. Mirëpo, familja shqiptare ndonëse e emigruar, ajo e ka edhe trungun e shëndoshë, e cila arsimimin e ka trashëgimi në jetë, dhe pse ndonjëherë më vështirësi, ajo i thyen barierat e shumëfishta dhe krizat e ndryshme ku do që gjindet, duke ju qasur dhe përkushtuar në veqanti shkollimit të fëmijëve të tyre. Është shumë e rëndësishme kur sot,  një numër i madh i të rinjve shqiptarë, të cilët gjinden në mërgatë në vendet perëndimore, poashtu edhe në Zvicërr, kanë kryer shkolla të ndryshme profesionale, të cilët kanë marrë edhe tituj të lartë arsimor e shkencorë, çka na bënë të ndjehemi krenar, jo vetëm prindi i tyre, por kombi edhe shteti shqiptarë, që do të thotë se një ditë do të kontribuoojnë edhe në vendin e tyre në Kosovë dhe kudo në trojet shqipatre. Edhe prindërit në veqanti ndihen krenarë për fëmijët e tyre, kur janë mirëkuptuar dhe kanë pasë sukses këshillat prindore, të cilët me shumë mundime dhe djersë kanë mbërri në rend të parë me e sigurue kafshatën e gojës  dhe sigurimin e kushteve për fëmijët e tyre, për të cilët nuk kursejnë asgjë të mundshme. Prandaj, të rinjtë shqiptarë, apo brezi i ri  në Zvicërr, i kanë  kushtet sot, dhe kanë hapësirë për ti zgjedhur rrugët e veta të arsimit dhe dijes, duke e udhëheqë timonin e jetës me duart e tyre. Jeta përveq anëve të veta pozitive, të cilat e dallojnë njeriun për të mirë, ajo i ka edhe anët e veta negative, të cilat njeriun e dallojnë dhe e degradojnë në gjitha poret e jetës normale, duke e adresuar në rrugë të ndryshme dhe të gabuara, të cilat ia ulin tërë prestigjin moral e njerëzor. Njeriu nuk është i prirur vet për të bërë keq, nëse këtë orientim nuk e përvetëson dikund tjetër, ose nuk e ushtron në ndonjë mënyrë nga njerëzit e ç’orentuar dhe të degjeneruar, të cilët me vetëdije, apo pa vetëdije ia shkurtojnë jetën vetëvetës, por edhe të tjerëve me një masë të madhe, sidomos me përdorimin e drogës dhe alkoolit. Ndoshta prindi, si vështrues i mirë, apo i“ dobët“, më vështirësi e vërenë anash veprimin e fëmijëve të vet dhe sjelljen e tyre pa pjesëmarrjen aktive, që do të thotë se dikur është vonë për tu kyqur në rrjedha dhe pasojat e rënda e vështirësojnë mundësinë për të treguar rrezulltate në përmirësimin e tyre. Shumë njerëz, poashtu edhe populli shqiptarë mendojnë se të rinjtë mësohen dhe i përvetësojnë njohuritë e tyre  në bazë të përjetimeve dhe avanturave. Kjo është vetëm një pjesë e një përqindje të vogël, që i ka anët e veta pozitive, sepse, nëse përfillet një rrugë e tillë, në mënyrë që të harmonizohen   marrëdhëniet në mes prindërve në raport me fëmijët e tyre, atëherë bie shumë poshtë stabiliteti i një familje, duke u bazuar në rrezulltatet dhe pasojat që rrjedhin. Ndoshta, nuk kemi të drejtë ti kundërshtojmë të rinjtë, nëse shkojnë nëpër klube rinore të natës, në kinema apo diskoteka, në mënyrë që të argëtohen dhe të kalojnë kohën me shoqërinë e tyre, sepse jeta e çdo të riu duhet të kalojë ato fazat e jetës, në mënyrë që të fitojë njohuri dhe eksperiencë në jetën e vet rinore, por e rëndësishme është ruajtja, apo shmangëja nga ndikimet e ndryshme negative të mjedisit, të cilat më vonë janë të pa evitueshme dhe të rrezikshme për jetën. Dhe atëherë, kur ndodh e kundërta, që bie ndesh me vetëvetën dhe familjen në përgjithsi, në këtë mënyrë edhe jeta e humbë kuptimin, duke u  konfrontue me fatin e vet. Në të shumtën e rastëve, i riu ,apo e rea, zhduken në orët e vona  nëpër lokale të ndryeshme dhe të lakmushme të natës, duke u kthyer të lodhur e të raskapitur nga pagjumësia dhe alkooli, apo të varur nga ndonjë „ilaq“ tjetër të“ botës së ëndërrave“, kush duhet të dëshpërohet më shumë në këtë rast ? –Mësuesi në shkollë nuk e pranon në një gjendje të tillë, as punëdhënësi nuk e pranon vetëm për  figurë  në punë, mbetët i vetmi prindi, i cili duhet të ballafaqohet deri në maksimum. Platoni, një mendimtar i vjetër ka thënë, ai që kujdeset për shpëtimin e rinisë, ka bërë punë hyjnore. Mendoj se edhe kjo thënje e shton thesarin e thënjëve tjera, që kanë të bëjnë për kujdesin ndaj rinisë. Ndërsa, rinia duhet shtuar vullnetin e vet, me pak dashuri njerëzore, pak ndjenja atdhedashurie, pak respekt ndaj gjuhës , dhe pak respekt ndaj prindërve të vet, dhe e keqja nuk mundet të bëjë qerdhe në shpirtin dhe jetën e tyre.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora