E premte, 19.04.2024, 06:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Mbahet Festivali Ndërkombëtar i letërsisë për të rinj

E merkure, 13.06.2012, 07:01 PM


Mbahet Festivali Ndërkombëtar i letërsisë për të rinj

Nga Milazim KADRIU

OJQ kulturore „Prokult“ nga Podujeva organizon  “ Festivalin Ndërkombëtar të letërsisë për të rinj“. Ky festival organizohet për herë të parë dhe është projekt që financohet nga Ministria e Kulturës  e Qeverisë së Kosovës. Sipas udhëheqësit të kësaj OJQ ,Fatmir Halimi ky festival ka për qëllim qe te nxjerr ne pah vlera te larta artistike të letërsisë në të tri gjinitë letrare si dramë tregim i shkurtër dhe poezi. Andaj në këtë festival mund të marrin pjesë të rinjtë krijues të të gjitha trevave shqiptare. Krijuesit e rinj shqiptar mund të marrin pjesë në konkursin letrar që tashmë është hapur. Në këtë festival do të ndahen 13 çmime letrare dhe atë tre çmime për dramë,tre për tregim të shkurtër,tre për poezi (të gjitha këto për krijuesit që konkurrojnë me shifër),ndërsa tre çmime do ët ndahen për poezi që krijuesit konkurrojnë me nga 10 poezi por ato do të nënshkruhen me emër dhe mbiemër të autorit e jo me shifër. Për këto çmime kanë të drejtë konkurrimi vetëm krijuesit e rinj deri në moshën 35 vjeç.(konkursi është i hapur deri më 20 qershor).

Ndërkaq në orën e madhe letrare që do të mbahet në ditën e tretë të festivalit do ët ndahet çmimi „Rrahman Dedaj“ për poezinë më të mirë të kësaj ore letrare. Po ashtu në festival do të ketë edhe kumtesa që do të lexohen për të arriturat dhe problemet e krijimtarisë në trojet shqiptare si dhe aktivitete tjera të shumat  në të cilat pritet të marrin pjesë emra të njohur të krijimtarisë letrare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia,Kosova Lindore  dhe mysafire nga vendet e tjera evropiane.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora