E premte, 29.03.2024, 02:16 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Demostratat 1981 në Istog, pushteti pushtues, serbomalazezet dhe shqiptarët e pushtuem

E enjte, 03.04.2008, 06:56 PM


DEMOSTRATAT 1981 NË ISTOG, PUSHTETI PUSHTUES, SERBOMALAZEZET DHE  SHQIPTARET E PUSHTUEM

Nga Selim Hasanaj

Selim Hasanaj
Moti shumë moti kam pas idenë të shkruej per këtë periudhë dhe ngjarjet e saj në Istog , pra nga 30.prilli 1981 deri më qershor - korrik 1999, por disi isha i pasigurtë se a ja vlenë kjo dhe a do jenë shkrimet e mia të cilat i bazojë në kujtesen e kohës si protagonist i saj, interesante sepse nga kreu i Evropës , nga Norvegjia ku unë jetojë pothuaj qe njizet vite percjell gjithcka që shkruhet per Kosovën  dhe që ndodhë në Kosovë dhe quditem se si kjo periudhë njizetvjeqare e dhunës dhe represionit  serbomalazez mbi popullin shqiptarë në Kosovë pothuejse ashtë harrue. Hiq disa shkrime të disave që direkt e pësuen nga pushteti i asaj kohe dhe vuajten shumë vite burgje askush nuk shkruen se si dhe cka ndodhi. Askush nuk emnon me emna serbet dhe malazezet zullumqar. Unë flasë per Istogun dhe fshatnat e tij dhe mendojë se ja vlenë të shkruhet sepse serbet dhe malazezet shkruejnë dhe trillojnë natë dhe ditë per të drejten e tyne në Kosovë  dhe bashksia nderkombëtare gjegjësishtë administrata e UNMIKUT dhe KFORIT në Kosovë, por edhe OKB dhe Këshilli i Sigurimit pa nderpre po i ndegjojnë ankimet dhe po i pelqejnë rrolet që serbet po i luejnë si viktima  dhe me këtë edhe po nivelizohet viktima e vertetë me agresorin. Kjo kishte kulminacionin e vetë kur shumica mbi 90% e shqiptarve u barazue me minoreitetet që janë edhe nen 1% dhe Kosova u shpallë shtet multietnik, dhe multietniciteti i saj u kulmue me flamurin e saj  i cili nuk permban asgja shqiptare.
Pra me qellim që tua rikthej kujtesen politikajve tanë e edhe atyne nderkombëtarë dhe kur ata së bashku blejnë traktora dhe luajn top me fëmijet serb  të dijnë se kujt ja falin traktorin, pra mos të ndodhë që ata që i kanë vjedhë traktorat dhe pasunin e shqiptarve nëper Kosovë dhe me vagona treni dhe kamion e kanë dergue në Serbi, ata që i kanë kallë shtepi e pasuni të fshatarve dhe popullit shqiptarë në Kosovë tash të marrin dhurata edhe traktora e besa edhe të u garantohet siguria anise mund ti kenë duert me gjak  të pafajshem shqiptari deri në brryla. Pikrisht per këtë qellim unë shkrova në artikujt e mijë mä parë por në këtë edhe nji herë do i shkruej me emna dhe mbiemna serbet dhe malazezet e fshatit tim të lindjes Lubozhdës , tani Nengurra, pra do shkruej per ata që ishte dasht të kenë ndergjegje dhe as mos të tentojnë të mendojnë se do këthehen në Lubozhdë. Kur e themë këtë e themë per shkakun se i njof të gjithë dhe dij per sejcilin se cka ka ba kunder shqiptarve që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botnore e deri më 1999. Fshati Lubozhë sipas njohunisë time në periudha të ndryshme kishte edhe numer të ndryshem të banorve , pra gjithmonë numri i shqiptarve sado me natalitet të nalt vinte tue u zvoglue ndersa ai i serbve dhe malazezve si kolon vinte tue u rritë. Kjo nuk vlen per nji periudhë dhjetvjeqare nga 1974 e deri më 1984-1985. Në këtë kohë shqiptaret kishin paksa pushtet në duer dhe edhe ishin ma të lirë, por pikrisht kjo edhe i cmendi serbet dhe malazezet sepse ata ishin mësue me jeten e qytetarve hyjnor dhe asesi nuk mund të pranonin shqiptarin drejtor, shef, kryepuntorë etj,etj. Nga Lubozhda  nën presionin e politikës per mbledhjen e armëve në fundvitet e 50 dhe fillimin e atyne 60 u shperngulen per në Turqi këto familje: Sejdi Zenun Pepaj me 30 antar familjeje,Idriz Haxhi Pepaj me 5 antarë , Azem Januzaj me 10 antar, Tahir Smajl Hasanaj me 12 antarë  dhe Halil Hoxha me 10 antarë familje.Të gjitha këto familje zullumin e kishin nga fqinjet e vet serbomalazez që i denonconin  te policia gjithmonë me shpifje dhe rrena. Nga koha 1948 e deri me 1999 në fshat kishte perafersishtë 36 familje kolonesh serb dhe 11-12 familje kolonesh malazez. Vlen të ceket se asnji nga këta nuk ishte që pergjat tanë kësaj kohe nuk u kishte ra në qafë dhe terrorizue popullaten shqiptare të fshatit. Mirpo per dhunë dhe terror më heret ishin të dalluem Vuqa Steva Zhivkoviq , Millosh Steva Zhivkoviq, Miliq Jovan Ristiq, Radosav Ristiq, Mika Ristiq, Rale Ristiq, Milan Simiq, Stojan Simiq, Ilia Simiq, Radosh Tinqe Nikoliq, Radomir Tinqe Nikoliq,Radivoje Radivojeviq, Dava Radivojeviq, Dragolub Radivojeviq, Mileta Bllagojeviq, Mihajllo Bllagojeviq, Bllagoja Bllagojeviq, Gjorgje Betiq, Andrija Zariq, Vlladimir Zariq, Vukajllo Zariq, Nesha Zariq, Milija Kerrstiq, Gjuka Tijaniq, Danillo Radiqeviq, Millan Radiqeviq, Mile Radiqeviq si dhe malazezet Spasoja Popoviq, Vujadin Popoviq, Mina Garqeviq, Dragolub Masllavariq, Janko Masllavariq, Jagosh Masllavariq, Marinko Deviq, Zeko Deviq, Mikan Stijoviq , Ikonija Popoviq dhe Nedelko Popoviq. Të gjithë këta jetuen deri në fillimin e viteve 90 të shk. të kaluem dhe anise ata u plaken veprat e tyne antishqiptare gjakpirse i vazhduen bijt e tyre. Ishin të njohun djemet e Miliq Jovan Ristiqit; Zhika, Cica, Millani, Dragani dhe Radomiri,të Vuqa Stevo Zhivkoviqit; Momqillo, Dragan, Zhika, Millan dhe Sllobodan, të Millosh Steva Zhivkoviq i biri Mika,tëMileta bllagojeviqit; Miodragu dhe Milivoje, Të bijt e Gjorgje Betiqit, të bijt e Bllagoja Bllagojeviqit, të bijt e Mihajllo Bllagojeviqit, të bijtë e Andrea Zariqit, të bijt e Nesha Zariqit Radovani dhe Ratko, dy djemet e këtij të fundit, djali i Gjuka Tijaniqit Miodragu dhe tre djemet e tij; Zorani, Zvonko dhe Gorani, të Mika Ristiqit; Vukiqi dhe Vujadini, të Milan Simiqit, Dobrivoje, Mikani dhe Mirko, të Radivoje Radivojeviqit; Zhivojini dhe Llalla, të Radomir Nikoliqit; Millani e Jordani, të Radosh Nikoliqit; Llazari e Gollubi, të Radosav Ristiqit; Rista, Borisllavi dhe Jovani, të Dava Radivojeviqit; Sllobodani dhe Miomiri,të Rista ristiqit; Radenko, Radomir dhe Ranko, të Spasoja Popoviqit Vuksani, djemet e Mina Garqeviqit, Djemet e Jagosh Masllavariqit Dragolubi, Janko dhe Radulle. Pastaj nga fillimi i viteve 1980 vjen gjenerata tjeter e serbocetnikve si Djemet e Zhivojin Radivojeviqit; Velimiri, Ratko, Radomir, dhe Kostandini, të Llalla Radivojeviqit; Rajku dhe Oliveri, të Vuksan Popoviqit dy djemet që nuk më kujtohet emni i tyre, të Mile Radiqeviqit, Zorani, të Milan Simiqit; Dobrivoje, Mikane dhe Mirko, të Stojan Simiqit; Lubomir, Velko dhe Vlladimir, të Ilia Simiqit; Vukoje dhe Vukota,Djali i Mikan Stijeviqit etj etj. Pra apsolutisht nuk kishte asnji serb as malazez kolon të fshatit që me dekada nuk i terrorizuen komshitë e vet shqiptarë. I quaj kolon sepse asnji nga këta nuk asht vendas në tokat e Lubozhdës. Të gjithë kanë ardhë gjatë etapave të ndryshme dhe kanë uzurpue tokat shqiptare. Nga kolonet pas Luftes së Dytë Botnore ma së shumti e pësuen familja Cetina së ciles Zariqet i zapuan token, dhe trojet e shtëpitë, Halil Januzet të cilve Radivojeviqet u zapun tokë dhe shtëpi. Sejdi Smajli me të vëllan Kamberin u perzue nga shtëpia nga kolonet Radivojeviq  dhe me krejt familje pat fat dhe u arratis në Kambera të Australisë ku jetojnë edhe sot. Hajdin Hasanaj kolonet Popoviq i zapuan dy hektar tokë dhe e perzun nga shtëpia. Sokol Shalen e vrasin dhe i uzurpojnë  tokën dhe tanë pasunin. Familjeve Zeqiraj, Sejdijaj dhe asaj Osaj nga lagjëja e eperme e fshatit, Mina Garqeviqi, Deviqet , Stijoviqet dhe Masllavariqet u uzurpojnë me disa dhjetra hektar tokë dhe troje e shtëpija.Kështu gjeneratë pas gjenerate kolonet serb dhe malazez kurr nuk i ndan zullumin shqiptarve të fshatit. Nuk ka asnji serb që nuk ka ba zullume , nuk ka asnji që nuk ka uzurpue, nuk ka asnji që nuk ka plackit, nuk ka asnji që në luften e fundit të MARS-QERSHOR 1999 nuk muer pjesë aktive në vrasjet, masakrimet, dhunimet, plackitjet dhe djegëjet e pasunive të shqiptarve të fshatit. Në këtë luften e fundit Radule Masllavariqi me serbet tjerë dhe me ashklinjet (magjupet) djemet e Sadik Hetemaj; Keqa, Hagjia dhe Rexha, pastaj të Bajram Dukellaj , Raza e Qerim Hajdinit, Tahir Quka, Ramë Quka djemet e Shaban Hetemaj dhe Ali Hetemaj si dhe djemet e Binak Qunit Milazimi, Arifi, Tali dhe Shabani ishin ata që kallen dhe plackiten shtëpit dhe pronat shqiptare në fshatin Lubozhdë.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora