| E merkure, 13.06.2012, 06:21 PM |
“ZËDHËNËSI”
I QEVERISË SË TIRANËS…
Në 100 vjetorin e Pavarsisë...
Nga Fritz RADOVANI
Berisha
iu drejtua kryeministrit Erdogan me fjalët: “E theksuat ju, kemi lidhje
gjaku...”
Edhe
Tirana “zyrtare” asht tue imitue shtetet e “zhvillueme”, ku pjesen ma të madhe
të politikës duhet me e “kuptue”, si thonë “vëllezërit e gjakut”, mbas “tarabash”
ose në skenën teatrale politike: “Mbas skene”!... Kjo ngjet prej shumë kohe. Plot
50 vjet perpara qeveritarët ishin prishë me sovjetikë…ndersa nga radio e lajmet
nuk dinte kush me kuptue se qeveritarët tanë marrshonin drejtë Lindjes së Largët
të Maos, në shkretinat e Mongolisë prej kah ata kishin ardhë...
20 vjet
perpara na thërrisnim “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, ndersa nga “lidhjet
e vjetra” që ruente Ramiz Alia, një ditë heret në mengjezin e 2 dhjetorit 1992,
pa pritë e pa u kujtue nga askush Shqipnia u zgjue antare e “Konferencës
Islamike” … Këto nuk janë vepra të paprituna per “ata” që janë të ndergjegjëshem
dhe kuptojnë se kush asht tue drejtue dhe qeverisë të shkreten Shqipni. E
vetmja arsye që më shtynë mue sot me ju drejtue Vllazenëve të mijë Shqiptarë me
këto pak rreshta asht një “thirrje” e një
Ky “zëdhënës”
i qeveritarëve të sotem të Tiranës ka edhe ide tjera...
Presidenti
thotë: “Unë jam vëlla gjaku me turqit !”...
Të shohim
çka po thotë Ky i riu me “Nishana”...!
Kryeministri
tregon se asht mbushë nder vena e deri në fyt me gjak
Kryetaria
e Kuvendit Popullor tregon se i asht ba gjaku ujë...
Me dashtë
me hy në zyret e tyne apo të qeveritarëve të tjerë, asht një thanje popullore
shkodrane:” Në mos e paç t’a ngjesin, në e paç t’a presin..”, pra edhe aty nuk
mundesh me hy “pa u pré”... Në Kosovë as nuk po e diskutojmë fare se atje
politika antikatolike asht me letra dhe dyerë të hapuna, atëherë ku e ka hallin
ky “shoku turk” Olsi? Cili prej Shqiptarëve Katolikë asht në një post qeveritarë
që mundet me ia prishë atmosferen e qelbun anadollake qeveritarëve të Tiranës e
Prishtinës, kur rreshtohen pranë flamurit të vet me “yll e hanë”...?!
Kur asht
puna me vjedhë thesarin e Shtetit Shqiptar që në kohen e Zogut, të Enverit,
Ramizit apo mbasardhësëve të tyne sot në Tiranë, cili katolik i ka pengue këta
hajdutë kriminela me ngarkue kamjona e vagona me pasuninë e Popullit dhe me i çue
ku kanë dashtë ata? A ka ndonjë “dr. prof. e akademik” katolik që ka ngritë zanin:
“Hej ju kafshë grabitçare, pse vidhni, apo ku po e çoni pasuninë e djersen e
Popullit të vuejtun Shqiptar?” – Asnjë! E pse?!
Pse Ata që
guxuen me e mendue tradhëtinë dhe hajninë e qeveritarëve të Tiranës së Haxhi
Qamilit, Esad Pashë Toptanit dhe trashigimtarëve të tyne, Ata Burra, tue fillue
nga Avni Rrustemi, Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Vllaznit Toto,
Sulçe Beg Bushati, Shyqyri Borshi e deri tek ma të rijtë Arben Broci me shokë,
e paguen me jeten e tyne!
Besoj e
keni të kjartë këte rreshtim Emnash të Nderuem të një vargu të pafund Muslimanësh
Shqiptarë, që po mos të kishin lidhë Besen e Burrave me Vllaznit e vet Katolikë,
jo sot, por kurrë nuk do të kishte as Shqipni, as Flamur dhe as Troje Shqiptare!
Janë kenë, po janë e do të jenë prap Adem Jashara e Ymer Berisha, Muzafer Pipa
e Qemal Draçina që Vllazen Gjaku kanë pasë Bijtë e Nanës Shqipni, prandej edhe
ranë therorë e derdhen Gjakun e Tyne të Paster të Shqiptarit per Liri dhe
Flamurin e Kastriotit!
Buka e
krypa me qepë e
Ata që sot
kerkojnë me rreshtue pranë Herojve të Atdheut edhe figuren e një hajdut
orjental të quejtun Zogoll, janë vetem ata zojgjë kurvash që kerkojnë me
perdhosë sot e pergjithmonë Shqipninë e Gjergj Kastriotit dhe Flamurin e Tij, të
ngritun 100 vjet ma parë në Vlonen e Ismail Qemalit e Avni Rrustemit!
Luigj
Gurakuqi në vitin 1924 ka deklarue tri fjalë në Parlamentin Shqiptar se: “Na
nuk vrasim!”... As na mbasardhësit e Tij po e persëris se “nuk vrasim!” ...
Por rruga
që jeni tue ndjekë dhe kercënimi per me “lëshue Shqipninë na Katolikët në doren
e turkut!” do t’ju çojë me kambet tueja me hypë tek stoli...
E as per “gabel”
nuk keni me pasë nevojë se të atillë keni deklarue veten!
“Ndonjeni”...thonë, se “e ka fillue këto ditë... Rrugën e Judës”!!..