E marte, 23.04.2024, 09:33 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ismail Kadare: Përse doja gjeneral Lleshin për President

E marte, 12.06.2012, 06:41 PM


Flet shkrimtari i madh për kandidaturën për President.

“Shpesh dëgjoj ‘s’na duhen ushtarakët’, por ai është shef i një ushtrie në NATO”

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, i ka propozuar Edi Ramës, por dhe kryetarëve të tjerë të partive parlamentare, emrin e zëvendësshefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Sandër Lleshit.

Shkrimtarin e kontaktuam në Paris tek ndiqte në distancë zhvillimet e vrullshme politike në Tiranë. Në telefon, Kadare tha për “Panorama” se nëse Rama e ka propozuar në tryezën e partive parlamentare emrin e ushtarakut të lartë të Forcave të Armatosura, liderët e tjerë politikë e kanë falënderuar për këtë sugjerim, të cilin e kanë konsideruar serioz. Shkrimtari i njohur dallon te figura e drejtuesit të lartë të Ushtrisë shqiptare disa cilësi që i duhen Presidentit të Republikës. “Përsa u përket cilësive për President, kam çmuar integritetin moral, paanshmërinë dhe sidomos përkushtimin ndaj detyrës dhe vendit. Për Presidentin e një Shqipërie serioze dhe të moralshme janë të detyrueshme këto cilësi”, shprehet Kadare në intervistën e tij. I pyetur për vështirësitë që politika shqiptare ka për pranimin e kandidaturave për President jashtë politikës, shkrimtari i njohur e sheh kontributin e tyre jo nga një këndvështrim i mbyllur politik apo ushtarak. “Nuk ka klishe detyruese për këtë. Shpesh dëgjohen mendime: s’na duhen filozofët për President, s’na duhen ushtarakët etj. Në këtë rast do të bëhej fjalë për një nga shefat më të lartë të Ushtrisë së sotme shqiptare, pjesëmarrëse e Aleancës Atlantike. Dihet se kjo Aleancë nuk është vetëm ushtarake. Anëtarësia jonë në të është këmba jonë e sigurt në Europë, pra përkon me aspiratën europiane”, shprehet Kadare.

Zoti Kadare, kryetari i Partisë Socialiste ka paraqitur në tryezën e partive parlamentare emrin e gjeneralit Sandër Lleshi si një sugjerim tuajin për kryetar të shtetit. E keni bërë këtë sugjerim?

Po, Sandër Lleshi ka qenë sugjerimi si kandidat për President. Sugjerimi i është bërë jo vetëm zotit Rama, por të gjitha palëve.

Si është pritur nga politikanët e ndryshëm ky sugjerim?

Më kanë falënderuar, e kanë quajtur serioz.

Si keni ardhur ju te emri i zotit Lleshi?

Zotin Lleshi e kam njohur vite më parë. Më ka bërë përshtypje jo vetëm formimi i tij solid e profesional gjermanik, por edhe kultura e përgjithshme.

Si për shembull?

Pjesëmarrja dinjitoze e tij në një polemikë me karakter historiko-filozofik për strategjinë ushtarake shqiptare të Mesjetës ka qenë një nga shembujt. Përsa u përket cilësive për President, kam çmuar integritetin moral, paanshmërinë dhe sidomos përkushtimin ndaj detyrës dhe vendit. Për Presidentin e një Shqipërie serioze dhe të moralshme janë të detyrueshme këto cilësi.

Mendoni se klasa politike shqiptare nuk e pranon ende një President nga fushat jashtë politikës?

Ashtu duket. Nuk ka klishe detyruese për këtë. Shpesh dëgjohen mendime: s’na duhen filozofët për President, s’na duhen ushtarakët etj. Në këtë rast do të bëhej fjalë për një nga shefat më të lartë të Ushtrisë së sotme shqiptare, pjesëmarrëse e Aleancës Atlantike. Dihet se kjo Aleancë nuk është vetëm ushtarake. Anëtarësia jonë në të është këmba jonë e sigurt në Europë, pra përkon me aspiratën europiane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora