E enjte, 28.03.2024, 10:38 AM (GMT)

Kulturë

Burhanedin Xhemaili: Blerim Hyseni - ''Ndërmjet rreshtave''

E hene, 11.06.2012, 05:13 PM


Recension

(Me rastin e promovimit të librit në Librarinë e Çarshis në Shkup më 8 Qershor 2012)

Nga Burhanedin Xhemaili

Libri i Blerim Hysenit ”Ndërmjet rreshtave” është libër publicistik që strukturohet nga tërësia e shkrimeve që trajtojnë çështjet politiko-shoqërore të kohës, të botuara në shtypin e përditshëm në gjuhën shqipe në hapësirat shqiptare. Për të depërtuar më lehtë në brendësinë e librit, hapim portën e titullit simbolik të librit “Ndërmjet rreshtave” që na orienton më tepër te nënteksti, që kërkon kujdes më të madh për të krijuar një interkomunikim më të dobishëm në raportin lexues-libër dhe autor, natyrisht se kjo arrihet kur lexuesi është aktiv gjatë leximit dhe komunikimit produktiv...

Blerim Hyseni nga përvoja e një gazetari të zellshëm me përgatitje profesionale në gazetari, ka kujdes të veçantë për mendimin e shprehur dhe fjalën publike në këto ese, vështrime analitike, si dhe në dy intervistat e tij që nxjerrin botëkuptimin e tij intelektual për çështjet aktuale në Kosovë,  Maqedoni, dhe më gjërë.

Gjatë leximit të këtij libri të parë të autorit vërejmë kulturën gjuhësore të autorit që e pasuron bindshëm diskursin publicistik, të sforcuar me peshën e mendimit argumentues të transmetuar nga autori në çdo punim si materie e veçantë... Po ashtu, duke u bazuar në tërësinë e veprës publicistike, kur i qaset problemeve të nxehta që kërkojnë dije, dhunti, guxim, vizion, dhe intencë kreative për t’u ballafaquar me rrjedhat shoqëro-politike, autori i përmbahet rregullave parimore duke respektuar kodin njerëzor dhe gazetaresk... Gjithashtu duke e analizuar veprën dhe temat e shtjelluara, autori na duket impulsiv, po edhe i matur, kritik po edhe sugjerues i mirë, kur i qaset fenomeneve devijuese dhe arritjeve pozitive...

Vlenë të theksohet edhe një karakteristikë tjetër, se autorin në fjalë e interesojnë temat e rëndësisë së veçantë, duke nisur nga gjuha shqipe standarde si vlerë kombëtare, që me të drejtë u kundërvihet zërave irracional dhe tendencioz që mundohen ta mohojnë këtë vlerë unikale... Pastaj me forcën e argumenteve të pranueshme i shpreh qëndrimet objektive për zhvillimin arsimor dhe kulturor të shqiptarëve në Maqedoni, për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, të garantuar ndërkombëtarisht...

Blerim Hyseni përmes  këtij libri e nxitë dhe e motivon diskursin politik për arritjen e të drejtave nacionale sipas  parimit dialektik, dhe jep mesazhe të qarta për zhvillimin e demokracisë, integrimin e brendshëm dhe euro-atlantik si domosdoshmëri e kohës dhe rrethanave aktuale...

Autori në këto shkrime cilësore me mjeshtri i qaset problemeve shoqëro-politike duke përdorur parimin shkak-pasojë, dhe jo vetëm që i vë në thumbin kritik veset e këqija dhe devijimet në shoqëri, por jep ide dhe vizione pozitive për të funksionuar politikat progresive dhe zhvillimore, parim ky i natyrshëm dhe frytdhënës.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora