Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


LSHAKSH: Antologji për një shekull dritë

| E diele, 10.06.2012, 03:27 PM |


PROJEKTI I RI NGA LSHAKSH NE GJERMANI:                                                   ANTOLOGJI PËR NJË SHEKULL DRITË „NËNTORI I TRETË-2012”!  

    Edhe pak ditë na ndajnë nga 99 – VJETORI I FESTËS SË FLAMURIT, PËRKATËSISHT SHPALLJES SË MVETËSISË SË SHTETIT SHQIPTARË NË VLORËN HISTORIKE (edhe pse të copëtuar), që ndryshe njihet si „Nëntori i dytë“, pas „Nëntorit të parë“ të epokës së lavdishme të Gjergj KASTRIOTIT. Andaj, “NËNTORIN E TRETË - 2012”, duam të këndojmë tok përmes vargut poetik me NJË GJUHË NËN NJË FLAMUR! Kështu, prej tash    

                              FTOJMË                                                          

gjithë krijuesit e artit poetik që jetojnë e veprojnë në mërgatë të dërgojnë poezit e tyre, vetëm me tematikë të “Flamurit Kombëtarë dhe Mvetësisë së Shqipërisë”, më së largu gjer më 3o qershor 2012, në adresën elektronike: lshaksh@hotmail.de , gjithësesi me emër e mbiemër dhe e-mail adresën e autorit bashkangjitur me një foto të autorit. Për rrjedhën e financimit të botimit në fjalë do të participojmë me nga 20,00 euro për person. Për detaje mund të kontaktoni edhe në numrat e telef. 0177-4205089 & 0176-37327428 koordinatorët e projektit letrar në fjalë! Presim bashkëpunim dhe përkrahje nga gjithë bashkëkombasit, kudo që jetojnë e veprojnë në mërgatë! Suksese!

    Enepetal, 01.05. 2012.                               Këshilli koordinues i LSHAKSH - Gjermani

                                                                             M. Çuni & H. Qyqalla