E premte, 26.04.2024, 12:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Intervistë me poeten Gonxhe Begisholli

E diele, 10.06.2012, 10:27 AM


INTERVISTË  EKZLUZIVE  ME  POETËN  E  RE GONXHE  LETMI   BEGISHOLLI

  SHKRUASH  POEZI  ËSHTË  NJË  RELAKSIM  SHPIRTËROR

Nga Ramiz DËRMAKU-Weingarten

Në Akademin Përkujtimore të organizuar nga LSHAKSH-në Gjermani kushtuar  tre martirëve të mbajtur  01.05.2012 , në një rreth miqësor, do të më jepej rasti për herë të parë, fizikisht , të takoj poeten e re Gonxhe Letmi Begisholli. Poetja nga Dibra është vërtetë shëmbëllimi i femrës shqiptare. E palodhur e dashur dhe në krye të gjithçkaje që pritet jo vetëm nga mendja e saj, por e gatshme për të qënë e para e çdo iniciative të re. Në këtë intervistë bëhet fjalë për zonjën nga Dibra, tani e martuar në Kosovë, Gonxhe Letmi Begisholli, anëtare e LSHAKSH -në Gjermani, dhe poete. Ekspresiviteti i vargut të saj poetik, plot dashuri , ndjenjë e mirësi, më bëri që unë ta zhvilloj një intervistë me këtë talente  të lindur për poezi. Ndaj përveç portretin simpatik të kësaj gruaje, tërhiqesh njëherazi nga sjellja dhe prania e saj kudo.

Biografia juaj ?

Jam lindur me 1 maj ne Diber. Shkollen fillore dhe te mesme e mbarova në vendlindje ndersa Shkollën e Lartë Ekonomike e kreva ne Pejë. Jam e martuar dhe kam dy fëmijë. Prej vitit 2000 jetoj dhe veproj në Heidelberg te Gjermanisë.

Na trego per lexuesit e gazetës sonë ç‘farë ju shtyri të merreni me krijimtari  (poezi) ?

Lexoja shumë, veçanërisht romane e poezi. Që atëher ,pra kur isha fare e re, sikur m´erdhi një ngacmim frymëzimi imagjinar, apostrofim poetik... Mbase, ndoshta me poezinë u lidha disi çuditërisht... dhe fshehur kam filluar të shkruaj vargjet e para që në bankat e shkollës fillore, për të vazhduar dhe gjatë shkollimit të mesëm. Këtu më kujton një thënje të veteranëve të këngës kur thonë këndoja me veten dhe për vetën time në fillim. Kështu edhe une fillova, gjithnjë me një dro, ku vërtet kishte kritere arti krijues. Sa mbarova studimet humba me të dashurën, Nënën  time, mu në lulën e rinisë, e ngushëllimin me besnik kisha vargjet dhe lotët...Interesante ishte se gjithnjë shtohej dhimbja për Nënën dhe që ishte Kryepersonazh i jetës sime. Këtë e barta edhe ne krijimtarinë  time. Bëra një volum dhe mendoja që një ditë të përmbledh, me shumë për vetën time, se sa pretendimeve qe të bëhem poete. Kur i prezentova disa sosh nepër faqe inernteti, vërejta reagimin e ngrohtë të artedashësve, siç është poetja Seveme Fetiqi, këngëtarja Selvete Tërstena, mësuesja Shqipe Gara-Berisha...etj. Pas mbështetjes apo përkrahjes që mu dha, mora disi guximin dhe iu përvesha punës me seriozitet që të nxjerrë edhe vëllimin e parë. Natyrisht, zgjodha disa nga ato,qe unë mendova se ia vlen për të dalë libri me i kompletuar ,  pasi krijuam një relacion bashkëpunimi, veçanërisht me poetin e mirënjohur tani z.Hasan Qyqalla (qe është edhe redaktor i librit), dhe kështu nxorra librin tim të parë "PASION ËNDRRE". Nuk më zihej vendi vend dhe gjithënji mendoja se si do të prietet nga lexuesit dhe kritikët. Supozoj, se të shkruash poezi do të thotë relaksim shpirteror, apo më konkretisht një transferim emocionesh e idesh, qofshin ato reale apo edhe imagjinare, ne krijimtarin e shkruar.

Publiku ju njeh si ekonomiste e poete, çka mund të na  thuash për profesionin që ushtron ?

Pra është një gërshetim mes profesionit e pasionit.  Dua të them, jam e lidhur ngushtë me të dyja. Pas diplomimit, gjithmonë kam dashur të pkryej pnën e një ekonomiste në vendlindje, në Dibren time, që e dua aq shumë. Mjerisht nuk pata fatin të gjej punë.., pasi atëher kur diplomova unë në vitin 1991 e me tej, ishte një kohë e keqe për ne shqiptaret , përgjithësisht ne Ballkan, ndoshta edhe më keq për ne në Maqedoni. Ishim të diskriminuar shumë. Në anën tjetër të jeshë poete, , ështe një ndjenjë e  bukur e po aq e vështirë, mendoj  unë. Megjithate të ndash botën tënde shpirtërore e mendore me të tjerët është edhe kënaqësi.

Para dy muajve ju promovuat librin tuaj te ribotuar"PASOION ENDRRE" si u prit libri i juaj ne Diaspore ?

Librin e kam botuar ne gusht te vitit paraprak,dhe për befasin time,u prit shumë mirë,qe mu desh ta ribotoj, pa e sjelle fare këtu ne mergim. Natyrisht kërkohej kohe,dhe arrita ta ribotoj prap. Pa ta fatin të bëj  tre here promovimin; në Stuttgart u promovua për herë të parë ku mora ftesën nga z.Qyqalla, ne emër të Lidhjes së Shkrimtareve, Artisteve dhe Krijuesve Shqiptareë ne Gjermani, të cilin shfrytezoj rastin ta falemderoj. Promovimi i dytë u bë ne Singen, dhe herën e tret ishte dëshirë e imja qe librin tim të parë ta ndaj me bashkëkombasit dhe bashkëveprimtaret ne qytetin ku unë jetoj, pra ne Heidelberg. Këte të fundit ma mundësoi znj. Shqipe Gara-Berisha (Arsimtare),në lokalet e shkolles me mësim plotesues ne gjuhën shqipe, ku ajo punon me fëmijët tonë me mësim plotësues. Kjo u prezantua edhe ne emisionin me të shikuar për kulturë "KULT" në RTK-së. Përndryshe, un1 prej vitit 2006 jam edhe ne Këshillin e prindërve të Shkollës plotsuese Shqipe ne Heidelberg, prej kur vajza e madhe e imja filloi klasen e parë, ne të dy shkollat; si ne ate gjermane poashtu edhe ate shqipe. Aktualisht është në klasen e pestë. Ndersa vajza e vogel  Rita, poashtu vijon mësimet ne te dy shkollat,e tani ndjek mësimimet në klasën e dytë. Veç që dallohen ne mësime dallohen edhe ne vallzim ,gjithsesi me vallen shqipe. Do përmend edhe fatin qe këtu kemi ,pra ne qytetin tonë, artisten e këngëtaren e njohur Selvete Tërstena, yllin e paharruar të  estradës sonë. Ajo punoi pa ndalë për vite me rradhe me fëmijët, ku u mësoi hapat e para të valles shqipe edhe shumë fëmijëve tjerë,qe i jemi mirënjohëse dhe e falemderojmë nga zemra.

Sa për ilustrim do të përmend disa nga shumë rezymet e kritikat qe i bënë librit tim, si p.sh. z.Nexhat Rexha,z. Hasan Qyqalla, Neki Lulaj, pastaj  vështrimi qe i bëri poeti i ndeuar Xhevat Muçaku, Ju i nderuari z.Ramiz Dërmaku tek zemra shqiptare e disa të tjerë q1 ju falemderoj dhe ju jam mirënjohëse

Në Akademin perkujtimore të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka në Koblenz të Gjermanisë, poezia e juaj u vlersua me çmimin e tretë,si e pritët shpërblimin ?

Padyshim ishte befasi e kendshme per mua,te them të drejtën nuk e prisja,pasi në këtë Antologji merrnin pjesë shumë poetë të njohur. Unë si poete e re pata fatin që poezia e ime të vlerësohet me vendin e tretë në një Manifestim të veçantë, çmimin e kuptoj inspirim dhe motivim,  që unë të vazhdoj të shkruaj edhe më tutje, të krijoj botën time te Artit .Kur çdo krijues përpiqet të identifikohet dhe të jet vetvetja...Do përpiqem të jem edhe unë zëri im përmes vargjeve...

Ju si poete e re dhe ekonomiste çka mendoni për femrën shqiptare në diasporë, sa është e inkuadruar ajo në jetën shoqërore e kulturore në Mergim?

 Njoh shumë femra intelektuale, pra të arsimuara deri në shkallën superiore dhe që duan të punojnë e dëshmojnë veten por nuk u lejohet ... Njëherit janë të gatshme të jenë edhe bar  tëse të përgjegjësive, si në arsim, kulturë e profile të tjera. Pastaj njoh edhe të atilla që janë shumë të zonjat, por për arsyet e veta nuk duan të kyqen në aktivitete. Me dëshirën më të madhe dua që të gjithë femrat shqiptare të arrijnë qëllimet e veta në jetë. Pasi jemi tek çështja e gruas dhe kjo pyetje me takon mua, më duhet të dal nga modestia. Unë kam dhënë  kontributin tim tek shoqata e gruas këtu në Heidelberg, dy vitet e para të themelimit. Si pjestare e këtij asociacioni, jam përpjekur qoftë me ide, informime të grave nëpër Manifestime, pjesmarjen time aktive, besa edhe me muzikë zërim, më kujtohet njëhërë për ditën e Nënës i kam argëtuar gratë me muzikë të mirfilltë shqipe, kuptohet me ndihmën e bashkëshortit tim Avniut, pasi që ai ka hobi muzikën dhe ka përgaditur kasetat. Isha e propozuar që të jem në kryesi të kësaj shoqate, por nuk e kam pranuar meqë kisha plane të tjera dhe mungesë të kohës.

Nëse i riktheheni viteve të jetës suaj si nxënëse e shkollës së mesme apo studente, çka ju ka mbetur në kujtesë ?

Më kujtohet kur në shkollën e mesme,unë dhe disa shoqe të miat,  organizuam qe të gjithë shqiptarët të vishemi kuq e zi ! I`shte edhe për t`u friguar nga policia maqedonase, por neve nuk dinim se ç´është friga.Tre ditë rrjesht (me 28,29 e 30 Nëntor) në shkollë ka dominuar ngjyra kuq e zi, përkundër regjimit dhe politikes Skllavo-Maqedonase që të ndalojnë  mësimin në gjuhen shqipe! Përkunder kësaj, prap se prap,vitin e tret e të katërt  gjimnaz e vazhduam në gjuhën maqedone, kuptohet na e kishin  imponuar. Ndersa nga jeta studentore më kujtohet pjesëmarrja ime në pajtimine xhaqeve në Verrat e Llukës. Padyshim ishte përjetim i rëndë i përcjellë nga emocione të papërshkruara, por që janë çaste të paharruara në jetën time. Ne ishim mbi (20) studente nga Konvikti i Pejës. Aty kam takuar Anton Çettën, ku i kam edhe fotografitë ,si kujtim që çdo herë kur i shikoj  më mbushen sytë lot, nga ato skena të prekshme, ku bëhej falja e xhaqeve.

Ju që nga viti 2000 jetoni dhe veproni ne Heidelberg të Gjermanisë, jeni nënë e dy fëmijëve, jeni një bashkëshorte e mirë (këte e dëshmon edhe bashkëshorti i juaj) çka do të thotë kjo për ju?

Paraprakisht do të them se jetojmë të lumtur si Familje. Kuptohemi mirë, gjithnjë konsultohemi në mes vete, dhe  jetojmë në suaza të harmonisë, dashurisë e respektit të ndërsjellë qe dominon tek ne. Avniun,bashkëshortin tim e kam njohur para martesës, mbase edhe kemi qenë  një kohë në bashkëjetesë dhe vazhdimisht e mbështesim dhe plotësojme dëshirat njëri- tjetrin. Ai është njeriu që më ka përkrahur gjithnjë, që unë të arrij qëllimet e synimet e mija ne jetë. Vajzat e mija, jetës i japin ngjyrim dhe shije. Ato janë ardhmëria jonë. Padyshim edhe kujdesemi për to prore, mbase ende janë të moshës minorene.

Cili ka qenë emocioni që keni përjetuar vitet e fundit dhe që ju jep kënaqësi , forcë e vullnetë për punë, aksione, etj ?

Gonxhe:  Dita kur unë kam pasur ne dorë librin tim të parë, sepse  realizova ëndrren, jo qe të bëhesha e njohur por që arrita të ndaj botën time të brendshme me lexuesit. Ndryshe, për  çastin m`u duk se bëra diçka shumë të madhe, për NËNËN time të dashur, sepse edhe njëqind romane nëse do të shkruaja më duket prap e paktë. Vërtet ka qenë një grua burrëreshë dhe e kompletuar ne çdo aspekt.

Çdo tu thoshit për fund femrave shqiptare në mërgim dhe lexuësve tuaj ?

Tregoni veten aty ku mundeni. Asnjëherë  nuk është vonë për t´ja arritur qëllimit apo synimit tuaj, qoftë individual apo si komunitet, gjithnjë me një vullnet të mirë. Ndërkaq për Nënat shqiptare kam një kërkesë, dhe ate që gjithë fëmijët tanë  t`i dërgojnë në mësim plotësues në shkollën shqipe, këtë na e mundëson shteti Gjerman. Ne shtëpi të flitet gjuha shqipe, se vetëm kështu do luftojmë sëbashku kundër asimilimit. Ndersa për lexuesit e mij, do ju them se jam ne parapërgaditje të librit tim të dytë, qe është krejt ndryshe nga ai i pari, dhe besoj se së shpejti do ta dërgoj për botim. Mos të flasim edhe shumë para kohe, mbase mbetet të dëshmohet pas botimit. Mjafton ajo qe kam shumë plane për të ardhmen !  E sa do të arrij t‘i realizoj mbetet të shohim, pasi që për mua në rradhë  të parë është familja. Pra dua të jem një bashkëshorte e mirë, një nënë e mirë, një shoqëruese e mirë, e koha që më mbetet do ta shfrytëzoj për t´arritur qëllimet  e mia. Për fund dua që  lexuesve të mij t´ju sqaroj se të ardhurat nga shitja e librave të mij, nëse edhe vetëm një libër shitet, unë ato të holla ua deditkoj fëmijëve jetimë dhe njerëzve të varfër,popullit tim të shumëvuajtur. Jo që unë kam aq shumë lek, por thjesht e bëj nga urtia e madhe e “NËNËS  TEREZË“, kur thot:"bëjë mirësi të vogla por me zemër të madhe"!

e unë do të thoja"Askush nuk është bërë i varfër duke dhënë". Kur jam këtu, do zbuloj edhe shumën, e fituar nga çmimi i Akademise Përkujtimore që u mbajt në Koblenz, do ua dhuroj grave të Krushes së Madhe, që ua vranë burrat në luftë. Këtë do ta dëshmoj se shpejti ne web-faqet dhe shtypin sa të bëj pagesën.

Edhe ne u ndamë nga kjo nënë, nga kjo bashkëshorte, nga kjo poete, nga kjo bëmirëse, nga kjo humaniste, me dëshirë që të jetë shëndoshë e mirë dhe rahat, si dhe dëshirat e sajë të bëhen realitet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora