E enjte, 25.04.2024, 03:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Napolitano pershendet studiuesin Zef Mulaj

E diele, 10.06.2012, 10:14 AM


PRESIDNETI I ITALISË, NAPOLITANO  PËRGËZON DHE FALËNDERON DR. ZEF MULAJ, STUDIUES E POET SHQIPTAR

Nga: Prof.  Murat Gecaj - publicist e studiues-Tiranë

Më 25 prill të këtij viti, në Ditën e Republikës Italiane, Presidenti Giorgio Napolitano vizitoi shtëpinë e poetit të madh italian, Xhakomo Leopardi në qytetin Rekanati, si dhe Qendrën Botërore të Poezisë, po në atë qytet. Ai u prit ngrohtësisht nga populli i Rajonit Marke, si dhe nga mjaft emigrantë, ndër të cilët kishte shqiptarë. Me këtë rast, shoqata të ndryshme artistike e letrare, ndër to edhe “Leopardian Comunity Coro a Piu Voci”, i dorëzuan atij dhurata të shumta simbolike. Njëri nga anëtarët e kësaj shoqate është edhe  poeti emigrant shqiptar, Dr. Zef Mulaj. Në shenjë nderimi e respekti për Presidentin Napolitano, i cili ka bërë dhe bën shumë në mbështetje të emigrantëve nga vende të ndryshme të botës, në këtë shtet të madh e demokratik europian, ai i dhuroi atij, me një shënim dashamirës, librin e tij me poezi, “Prendi per mano la mia ombre”(Merre përdore hijen time). Ai është botuar në katër gjuhë, pra dhe shqip e italisht.

Nuk kaluan vetëm pak ditë dhe në adresë të Dr.Zef Mulaj erdhi një lajm i befasishëm, jo i zakonshëm dhe mjaft i bukur e mbresëlënës. Kështu, nga Carlo Guelfi, në zyrën e sekretarisë së Presidentit të Republikës së Italisë, Napolitano, ai mori një mesazh përshëndetës e falënderues për librin-dhuratë të tij. Në të dëshmohet se librin e dhuruar, nga Dr. Zef Mulaj, e ka marrë Presidenti Napolitano dhe ai dëshmon për  nderimin e respektin ndaj kryetarit të shtetit italian. Gjithashtu, po aty, thuhet se Presidneti Napolitano e ka ngarkuar atë  t’i trasmetojë  atij përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të mira për punë të mbarë, gjë për të cilën bashkohet edhe ai, me shumë dëshirë.

Ashtu si më parë, por dhe të nxitur nga fakti që përmendëm më lart, disa gazeta rajonale italiane kanë shkruar për librat e publikuar nga Dr. Zef Mulaj, si në poezi, por edhe në fushën e tij të farmaceutikës, siç është ai për bimët mjekësore në Alpet e Shqipërisë. Gjithashtu, kanë treguar për pjesëmarrjen e tij në veprimtari të ndryshme letrare, në rajonin ku ai banon. Gazeta të tilla janë: “Resto del Carlino”(5 qershor 2012), “Coriere Adriatica” (7 qershor 2012) etj.

Në mënyrë të veçantë, mesazhi i ardhur nga  Presidenti i Republikës së Italisë, Napolitano, por dhe publikimet e ndryshme në shtypin rajonal italian, e kanë nxitur Dr. Zef Mulaj që t’i përkushtohet më tepër profesionit të farmaceutikës, si dhe pasionit për studime në fushën e tij dhe për të shkruar poezi sa më të bukura.

Tiranë, 10 qershor 2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora