Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Mysafiri i paidentitet!

| E diele, 10.06.2012, 04:33 PM |


Intervistë me z. Prof. As.Dr. Gjergj Sinani

MYSAFIRI I PAIDENTITET!

/Sot mbush 55 vjeç, Profesori i famshëm i filozofisë, Gjergj Sinani/

Nga Kadri Mani

Zotni Gjergj Sinani, tungjatjeta!

Jam Kadri Osmani-Mani nga Prishtina, protestant, 75-vjeçar, i martuar, baba i 3 fëmijëve, gjuhëtar-risimtar; por duke qenë një ish-i burgosur politik, detyrimisht që jam marrë edhe me histori.

Ju në intervistën e sontme në ekranin e vogël (20 Maj 2012) s’keni thënë asgjë!

Ju qenkeni një specialist-sindikalist i aftë për t’ua fërkuar masave kokën me akull!? Dhe duke iu ikur pyetjeve me marifet, pandehni se e kaluat lumin!?

Zotni Gjergj Sinani, nuk ju njoh njuve as prindërit tuaj, por edukatën dhe vetëdijen kombëtare e keni në zero: nëse ju nuk jeni të ndryshëm na fqinjët tanë shovinistë, kjo është një fatkeqësi juaja, kurse ne s’kemi asnjë pikë takimi e ata as me ty!

Është turp për ju nëse nuk e keni lexuar librin e Ismail Kadaresë: MOSMARRËVESHJA”, Onurfi, 2010, f. 206?- dhe përgjigjen me libër në libër nga Sabri Maxhini-Novosella:”MARRËVESHJA”, Prishtinë, 2011, f. 217?- i  keni lexuar apojo!?!

Dhe në ia keni ngritur dorën njërit si në ring, e tjetrit t’i thuash: ti suss, bythën trus!

Po tash del e na përrallisë për njëfarë marrdhëveshje!? Po ti, o filzof, nuk e ke përcjellë Edita Tahirin dhe ankesat e saja se Serbia barbare nuk i përmbushë asnjë marrveshje?

A s’na  thuani se në cilin planet jetoni!?- përse nuk e përmendët konfliktin Qosje-Kadare!? Juve po jua caktoj edhe do diagnoza: mirë me hallën e mirë me etezën!! Urtë e butë e plot tigani!! Abrakadabra: çiribu-çiriba, tash e shesh tash s’e sheh, tash e njeh, tash s’e njeh...  as me të parët, as me të mbramët po diku në mes, as me rroba të bardha as të zeza, por si të pëhime, as i martuar as i pamartuar, se, kushedi, cila palë po fiton...

Përse nuk e përmende tradhtinë e Bamir (Bakeq) Top-tanit!? Tradhtinë e: Fatos Lubonjës, Neritan Cekës, Kiço e Ben Blushit, Neshat Tozajt... Kush janë Aleanca Kuq e Zi!?

Përse the se ne jemi njësoj si e dhe fqinjët tanë!?- e kur e nxore atë proçkë nga goja e filozofit, përse nuk i numërove zllumqarët pellazgo-daradano-iliro-shqiptarë: sulltanët  tanë, napoleonë-bonapartët tanë, millosheviqët tanë, napoleon-zervat tanë... e të boshnjakëve: kush ta ka dhënë ty atë të drejtë që ta barazosh viktimën me xhelatin!?!

Kjo do të thotë, zotni, se as i njihni shqiptarët as sebët!! Ose filozofia juaj jua ndalon ta thoni të vërtetën!?

Vdiq Enveri, u lind Hysni Milloshe, vdiç Milloshi u lind  Dajti... djalli... turpet socialiste... që ju të na qitni fall!?!

Megjithatë, kur u përmend gjuha, padashje sikur u shprush hiri nga ku gacëronte kobi enverist-staliniat!?- qe bërë një e arritur kolosale; ajo edhe-po, por Kosova (Akademik Fehmi Agani) nuk i interesonte gjuha për momentin, por i interesonbte bashkimi kombëtar!!

Ju përmendët vetëm gjuhëtarin Kolec Topallin! Zotni, ai Koleci yt ishte shef i Presidencës, i cli nuk ma ka dhënë dyshtetësinë as për katër vjet!!!! Dhe megjithë atë kontrribut që ka dhënë në sintaksë, ai tip gjininië mashkullore e këmben me gjininë femrore- ato!

Herën tjetër kur të flilet për gjuhën, duhet të themi se gjuhëtarët që thonë se Standadi nuk po funksionon janë: Abdullah Zymberi, Bajram Qerimi, Imri Badallaj, Kadri Mani, Mehemet Elezi, Nuhi Veselaj, Stavri Trako, Zenun Gjocaj... dhe për këtë shkak duhet medoemos të mabahet edhe një Kongres i Gjuhës Shqipe, e Fjalori i separatistëve mjeranë njëvëllimësh të bëhet 6-vëllimësh, aq sa është Fjalori i serbokroatishtes.

Për bashkimin kombëtar nuk the gjë, apo mos the se nuk jeni komptetemt!? Pa hajt ta shohim se si filozofi e mendon, projekton bashkimin kombëtar, ama jo ashtu sikur është llomotitur deri sot?- nëse nuk jeni madje edhe kundër bashkimit!?- përderisa nuk e keni demaskuar antishqiptarin, Fatos Lubonjën, i cili me pafëtyrësi e me cinizëm pati deklaruar, se gjuha gege e gjuha toske janë dy gjuhë të veçanta të dy popujve të veçantë!?!|

Pastaj nuk thatë gjë prej gjëje për dy shtetet “tona”, për  tri akademitë “tona”, për besimin tuaj personal?- ngase Faik Konica, Elena gjika... po mendonin se pa bashkim shpirtëror, s’ka bashkim kombëtar?