E enjte, 25.04.2024, 03:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: N’vendin tim s’më njeh askush

E diele, 10.06.2012, 08:20 AM


Demir KRASNIQI:

N’ VENDIN TIM S’ MË NJEH ASKUSH

Diku larg në Perëndim –
Ia ndiej zërin mikut tim ...
Ai më thërret në telefon –
T’ gjitha brengat m’ i  tregon !...

Kur ia ndiej zërin Vahitit –
M’i ngacmon ndjenjat e shpirtit !
Fjala e tij n’ zemër m’ troket –
Për një jetë në t’ ziun kurbet !

Në kurbet më dogji flaka –
Erdha i ri e këtu u plaka !
Pleqëria n’ derë m’ troket –
As n’ vendlindje , as n’ kurbet !...

Më shkoj jeta në rrugëtime –
Herë për tokë, herë n’ fluturime !
N’ fluturime lartë mbi re –
Herë n’ kurbet , herë në Atdhe !

Malli n’ zemër më ka prekur –
Baba e nëna më kanë vdekur !...
Kur po shkoj në vendin tim –
Po e ndiej vetin si jetim !

Kur po hy në kapixhik –
S’ ka kush del të më merr ngryk !
Truallin tim kur e vizitoj –
S’ kam njeri t’ më përqafojë !...

N’ atë vatër ku  u  linda  djalë –
S’ kam njeri t’ ma flet një fjalë !
Dal n’ hotel ta pi  një kafe –
S’ kam me kënd t’i  ndërroj dy llafe !

N’ oda t’ fshatit s’ kam ku t’ shkoj –
Një këngë burrash ma s’ dëgjoj !
Shkuarje – ardhjet m’ prekin n’ dell –
S’ kam njeri që t’ më përcjell !

Shikoj malet shpat me shpat –
A mos jam unë refugjat ?!
M’ digjet zemra si drutë  n’ prush –
N’ vendin tim s’ më njeh askush ?!

Gjilan, më 04 Qershor 2012.  



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora