E enjte, 25.04.2024, 09:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Qerim Pllana: Një shekull atdhe i ndarë

E diele, 10.06.2012, 09:17 AM


QERIM PLLANA
 
TUFË POEZISH PËR 100-VJETORIN E 
                       PAVARËSISË
 
NJË SHEKULL ATDHEU I NDARË

ATA VINË ME PLAGË E VRAGË SHUMË
(Ismaili Isai Luigji)
 
Trok i tyre Ndër xhade rrufe hingëllinë
Isai me shokë atin e tij në vrap po vinë       
Sapo kaluan Mirditën ranë në Kurbin
 
Drejtë Vlorës trime fluturimthi zbresin
Pesëqind vjet pa dovlet emër pa alfabet
Ismail Qemail Vlora shpall pavarësinë 
 
Dy kobure në brez rrugës me shënjestër
I ka amanet si trimat shpatën e Gjergjit
Male fusha dhe lugina pas tyre mbesin
 
Para kanë Myzeqenë Toskërinë atdheun
Rrugët me shëllira çajnë pa farë pengesa
Në Vlorën historike më 28 nëntor zbresin
 
Mirë se vjen Kosovë i dashur Isa Boletin
Të dalim dhe një herë në ballkonin muze
Puth flamurin me te shpallëm pavarësinë
 
T`i tregojmë botës se këtu është Kosova 
E tërë shqiptaria ku bukës i thuhet bukë
Ujit ujë me një himn dhe me një Flamur
 
T`i përulemi këtij miletit Shqipërisë sonë
Të katër vilajeteve gjithë krahinat ku uji
Valëvitet në detet tona o Isa trim Boletini
 
Digjen trojet duan t`na i marrinë horrat
Sot o kurrë trima atdheun tonë ta ruajmë
Rrofsh sa malet mbreti ynë Qemail Vlora

(Vlorë, 1912, Vlorë, 2012)
 

EVROPA TA ÇOJË NË VEND DREJTËSI-BESIMIN
(Ismail Qemail Vlora)
 
Sulltan mbretër me gjithë vezirë spahi
Nën Perandorinë Osmane Anadoll Azi
Për të hequr dorë nga populli dheu im
Seç më bënë agë mbret pasha dhe vali
 
Për t`i harruar troje kanune e varre
Të shtrenjtin atdhe  Kosovë Shqipëri
Me ndalën me dënuan tri herë më fyen
Atdheun e Skënderbeut ma rrëmbyen
 
Asgjë nuk qe parajsë për atë që ofruan
N`Anadoll Egjipt gjithandej në Afrikë
U shërbyem me Bibël Kuran e namaz
Në fund atdheun na copëtuan me kaurë
 
Na dënuan me akuza pabesi e tradhti
Me intriga vdekje kur sesi për dashuri
Ne s`kërkonim mëshirë pakëz drejtësi
Seç na u hakmorën me kokë vatan liri
 
Një ditë qetë erdhi vjeshtë e stinës Tretë
Pas pesëqind e sa të tilla me një errësirë
Pesë shekuj pa dritë hënë pa diell pa liri
Shqipëria e ngrysur skamur pa pavarësi
 
Në Vlorën trime u ngrit flamuri kuqezi
Për kombin atdheun dashuri-pavarësinë
Me Qemalin Isan Gurakuqin Shqipërinë
Pasardhësve për t`ju dhuruar mëvetësinë
 
Vlora heroike ka paqen festen ka urimin
Përjetësinë ka urtësinë me gjithë bekimin
Por atdheu plotë 100-vjet pret bashkimin
Evropa gjithë sesi ta çojë në vend besimin!
 
(Vlorë 1912-Vlorë 2012) autori (q. p)

 
KA THEMEL ALBANIDA IME
 
Frynë veriu në shpirt te ngacmon
Pjesë e botës sa shumë u adhuron
Pjesa tjetër me sa xhelozi u sfidon
Më një stinë të butë me shi-shëllira
 
Frynë juga e bardhë dhe ngado që
Prekën n`shpirt zemër të ledhaton
Stuhi dhe dallgë gjithnjë vinë nga
Andej tek zbresin furtunë dhe valë
Veriu i  trazon Adriatik detin Jonë
 
Në tokën e bekuar tok janë tubuar
Trimëria populli dhe burra shumë
Këtë ditë të urtë me flamuj kuqezi
Për të shpallur pavarësi dhe lirinë
 
Mbi çatinë time e butë zbret stinë
E 28 nëntorit njëmijë e nëntëqind
E dymbëdhjetë nga Vlora heroike
Vinë lajme historike të Ditës së Re
 
Me rrëmete stuhi dhe plotë kiamete
Një ditë butë dhe qetë zbret vjeshta
Histori e stinës së tretët për vilajete
 
Në Shqipërinë heroike më 28 nëntor
Të 2012 mbushën njëqind vjet të një
Lufte për një ribashkim të paarrirë
 
Amanet i një nëntori tjetër të Tretë
Përbotshëm në pafundësi e për jetë
Themel ti vihet Shqipërisë se vërtetë
 
Vlorë-Prishtinë 1912- 2012


MOS THONI S`BEHET KURRË ATDHEU  
(Thonë heronjtë e rënë për atdhe)
 
Përsëri na bënë hile qofshin mallkuar
Mos na thoni se s`bëhet atdheu kurrë
Përsëri na sfiduan  dhe na tradhtuan
Ata te varret si duam të na përkulen
 
Nëse nuk i vihen vijat atje ku bukës i
Thonë bukë dhe ujit i thuhet veçse ujë
Ne viktimave trima e dëshmorë shumë
Mos t`vinë varresh për t`na shqetësuar
 
Qyshkur ranë në Kaninë, Janinë Tivar
Gjithandej Mollëkuqe Manastir Vlorë
Prekaz Gllogjan Reçak Mejë Koshare     
Gjakovë gjaku akoma pa u tharë mirë
Ata u thonë këtë histori duhet harruar
 
Një Shqipëri të vërtetë të bashkuar nën 
Një atdhe komb e gjuhë  nën një flamur
Ku bukës i thonë bukë ujitë-ujë atdheun 
Cep me cep duhet bashkuar-ribashkuar
 
Nëse s`bëhet atdheu siç përherë e deshëm
Ju lutemi mos ejani të qani as t`na vajtoni
Sepse ata që na sfiduan dje po ata poltron
Janë të njëjtit tinëzarë kuaj të Trojës janë
 
Nëse s`bëhet atdheu atje ku bukës i thuhet
Bukë ujit-ujë mos na ngushëlloni as mos na
Qani sepse ne ramë për t`vetmin qëllim një
Atdhe të tërë pasardhësve amanet t`u lëmë
 
Heronjtë tanë kur e kur ranë  dhe u flijuan     
Me idealin për ribashkim nën një Shqipëri
Ata ranë për vatan e për liri u sakrifikuan
Ranë nën një flamur për atdhe të bashkuar
 
Mos thoni s`bëhet kurrë mëmëdheu thonë
Dëshmorë heronj martirë të rënë për atdhe
 
*(Prekaz, pranë varreve të heronjve 2012)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora