E enjte, 25.04.2024, 08:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Arben Imami: Fëmijët e ushtarakëve gëzojnë hapësira në drejtim të artit

E enjte, 07.06.2012, 04:59 PM


Flasin për 1 Qershorin, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami

Fëmijët e ushtarakëve gëzojnë hapësira në drejtim të artit

Nga Albert ZHOLI

Dje në ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë u zhvillua një veprimtari artistike me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve. Në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Drejtoresha e  Qendrës Kulturore të Ushtrisë, znj. Zerina Kuke dhe shumë drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes. Në hyrje të sallës kryesore, në hollin e madh përpara sallës, ishin ekspozuar mbi 200 vizatime të fëmijëve të ushtarakëve. Për këtë ditë ministri Imami ka dhënë një intervistë për “Telegraf”

-Zoti Imami, me rastin e 1 qershorit u mblodhën me qindra fëmijë ushtarakësh ku morën pjesë në disa aktivitete. Cili është roli i Ministrisë për Edukimin dhe formimin e fëmijëve të ushtarakëve?

-Kemi dy  vjet që po i kushtojmë një vëmendje të veçantë fëmijëve të ushtarakëve dhe duam që këta fëmijë të kenë të gjitha  mundësitë jo vetëm për tu argëtuar por edhe për të mësuar sidomos në drejtim të artit. Por edhe  për të kaluar një kohë të lirë sa më të mirë. Kryesorja në vëmendjen tonë është mësimi në disa kurse specifike për fëmijët siç është piktura (ku ne po shikojmë tani një ekspozitë aktrimi, kënga, muzika,sportet, vallet, pra, një sërë kursesh që shërbejnë për zbulimin e talenteve të reja por edhe për të stimuluar fëmijët për të gjetur veten në ato çka ata kanë dëshirë apo dhunti.

-Ky aktivitet është më i rëndësishmi?

-Po. Kjo  pikësëpari është dhe një kujdes nga ana e Ministrisë që fëmijët e ushtarakëve, por dhe prindërit e tyre ushtarak ta ndjejnë veten sa më mirë. Së dyti, që dua të theksoj është se me këto aktivitete po rritet një brez me kulturë që do të shërbej si një rezervuar për forcat tona të armatosura në funksion të artit shqiptar.

Intervista/Flet Drejtoresha e  Qendrës Kulturore të Ushtrisë, Zerina Kuke, për aktivitetet e 1 Qershorit

Puna me fëmijët nuk të jep lodhje

-Këto aktivitete në institucionin që ju drejtoni, çfarë përcjellin?

-Në radhë të parë, ato përmbledhin punën 9- mujore të kurseve të ndryshme që janë hapur në Institucionin tonë dhe që kurorëzohen sot. Së dyti, tregon punën plot përkushtim që kanë bërë dhe po bëjnë instruktorët e degëve të ndryshme për zbulimin e talenteve por edhe për përfaqësimin e tyre dinjitoz. Sot në fund të fundit po përcillen në mënyrë të saktë talentet dhe mësimet e marra në aktrim, muzikë dhe në pikturë të fëmijëve të ushtarakëve. Këto janë dhe kurset kryesore, ku mbështetet puna jonë një vjeçare.

-Si ka qenë ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes për përkrahjen e këtyre talenteve dhe zhvillimin me nivel të Kurseve?

-Të gjitha këto aktivitete dhe kurse janë hapur dhe janë përkrahur nga Ministria e Mbrojtjes nën kujdesin e drejtpërdrejt të ministrit Imami. Kjo punë dhe kujdesje e veçantë tregon për rëndësinë që i jep Ministria e Mbrojtjes Kulturës dhe Artit duke i cilësuar ato si prioritare për edukimin e fëmijëve  dhe përcjelljen e artit shqiptar. Ardhja e vetë Ministrit Imami në këtë aktivitet tregon edh njëherë se sa i rëndësishëm është për të dhe Ministrinë që ai drejton arti, kultura që janë shtylla për  identitetin e një kombi.

-Këto aktivitete zhvillohen vetëm për 1 Qershorin?

-Këto aktivitete zhvillohen apo ideohen me prova çdo të shtunë përgjatë gjithë vitit, por në 1 qershor ato kurorëzohen. Pra sot tregohen se ku kemi arritur në drejtim të aktrimit, pikturës, muzikës, çfarë pune është bërë gjatë në viti.

1 Qershori, Avokati i Popullit: Të mbrohen të drejtat e fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit, institucioni i Avokatit të Popullit dëshiron të risjellë në vëmendje nevojën e ndërgjegjësimit të shtuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

“Në këtë ditë kujtese dhe apeli për të drejtat e fëmijëve, na takon të gjithëve si zyrtarë dhe si prindër, të jemi më nxitës mbi nevojën e garantimit të të drejtave të fëmijëve për mbrojtje dhe kujdes social, si një nga detyrimet dhe përgjegjësitë parësore për të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të shtetit”, thekson Avokati i Popullit.

1 Qershori, PS e angazhuar për uljen e numrit të fëmijëve të varfër

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka uruar fëmijët në ditën e 1 Qershorit nga njësia numër tetë. Ai ripërsërit angazhimin e socialistëve për të ulur numrin e fëmijëve të varfër.

"Dëshiroj që t’i uroj gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Njëkohësisht tu them të gjithë prindërve se ne jemi shumë të angazhuar që të bëjmë gjithçka është e mundur dhe më të mirën do të bëjmë që çdo 1 qershor që vjen të ketë gjithmonë e më pak fëmijë të varfër", u shpreh Rama.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora