E premte, 19.04.2024, 06:19 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Dega e LDK-së në Gjermani shënoi Ditën e Presidentit

E enjte, 07.06.2012, 08:36 PM


Dega e LDK-së në Gjermani shënoi 24 majin – Ditën  e Presidentit

Politika e LDK-së dhe vizioni  dr. Rugovës  për  Kosovën,  dhanë rezultate

(Kështu tha historiani Jusuf Buxhovi, libri i të cilit gjithashtu u promovua në këtë  Manifestim)

Nga Muharrem Sfarqa

Veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Landit të NRW-së  në Gjermani,  në praninë e një numri të madh mysafirësh, në mesin e të cilëve edhe  shkrimtarë, publicistë  e  krijues të artit e të kulturës sonë, në një manifestim solemn nderues  e promovues, shënuan 24 Majin - Ditën e presidentit .

Ky manifestim tradicional i cili është bërë emblema identifikuese e nëndegës së LDK-së, së kësaj ane në Gjermani, kësaj radhe shënoi edhe  jubileun e 20-vjetorit të mbajtjes së zgjedhjeve të para presidenciale e parlamentare,  të cilat u mbajtën nën masa të egra të regjimit pushtues serb e, të cilat patën legjitimuar kryetarin e atëhershëm të LDK-së  dr. Ibrahim Rugovën për  President të Republikës së Kosovës.

Për rëndësinë e shënimit të kësaj date, e cila  sot i mungon kalendarit të festave shtetërore të Republikës së Kosovës,  folën  kryetari i degës së LDK-së Qazim Bajgoraliu, anëtari i kryesisë  dhe zëdhënësi i kësaj dege,  Muharrem Sfarqa, nënkryetari i nëndegës së NRW-së, Qazim Thaqi, sekretari i saj Muharrem Gashi dhe Astrit Rraci,, i biri i kryetarit të vrarë të komunës  Klinës,  Ismet Rracit .

Rreth filozofisë rugoviane për liri, pavarësi e demokraci, foli  nënkryetari i  dikurshëm i LDK-së, z. Anton Kolaj, i cili tha se Presidenti Historik i Kosovës, dr. Rugova ishte njeriu i cili përfaqësoi platformën më komplete kombëtare në tërë historin tonë, dhe si i tillë do të çmohet, vlerësohet e nderohet, tash dhe  në të ardhmen.

Në këtë eveniment, të pranishmit përcollën edhe xhirimin filmik  nga ceremonia  e dhënies së Çmimit " Ora e Presidentit ", akademik Mark Krasniqit, më 24 Maj 2012 në selinë e LDK-së në Prishtinë

Edhe këtë vit, kjo dhënie kaloi në kujtim të themeluesit dhe ideatorit të këtij Çmimi, veprimtarit  dhe atdhetarit, Abedin Gashit, i cili tani më gjendet në amshim.

Fituesit të sivjem , akademik Mark Krasniqit, Çmimin i a dha vetë kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa.

Në kuadër të këtij manifestimi u bë edhe promovimi i Vëllimit  në tri pjesë,  " Kosova "  të shkrimtarit, publicistit, historianit e njërit nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovit, për veprën e të cilit, folën  Nusret Derguti e Hasan Qyqalla, ndërsa për fillimet e njohjes me Buxhovin dhe bashkëpunimin e tij të shkurtër por intenziv me të,  foli edhe Anton Kolaj.

Duke falënderuar organizatorët për këtë ceremoni si dhe promovimin e librit të tij, edhe në Gjermani,  Jusuf Buxhovi, falënderoi sidomos shtetin gjerman, për tërë atë që bëri për Kosovën dhe lirinë e saj, në një proces aspak të lehtë për aleancën veri-atlantike, i cili u kurorëzua me sukses.

Ne kurrë nuk guxojmë të harrojmë lidhjet tona dhe miqësitë e krijuara, me shtetet evropiane dhe me SHBA-të,  të cilat  çuditërisht, nga pushtetarët e sotëm po degradohen në masë të madhe dhe për çdo ditë, duke u reduktuar  deri në iritim, tha mes tjerash Buxhovi, duke shtuar se . paradoksi bëhet edhe më i madh kur,  tërë kësaj i shtojmë edhe ndërrimin e kursit politik në mardhëniet tona ndërkombëtare, që po ndodhë para syve tanë, para akademikëve, shkencëtarëve, historianëve e të njerëzve të dijes,  të cilët, për arsye të shumta e të pajustifikueshme janë bërë puthadorët e pushtetit.

Askush nuk ka mandat, kushdo qoftë ai, që të bëj koncesione në dëm të historisë sonë. Përpjekjet për ta paraqitur popullin shqiptarë pa vazhdimësi historike, janë bërë  gjithmonë nga pushtuesit tanë por kjo që po ndodhë sot dhe po premtohet të lejohet nga ministra e zyrtarë tanë, nuk ka ndodhur kurrë, shtoi më tej Buxhovi në fjalën e   tij  duke i  falënderuar  nikoqirët, të cilët,  siç u shpreh ai, më  mundësuan që të kthehem në Gjermani  si shkenctar me veprën  time të  realizuar në vendin ku kalova një pjesë të jetës, vend i cili ma mundësoi  më së miri që të merrem me punë shkencore. Arkivat e Gjermanisë mbeten një thesar i pasur për  hulumtime të mëtejme, për të mirën e historisë sonë kombëtare, të gjuhës dhe të kulturës sone. Kultura  jonë ishte paraprijëse e proceseve të mëdha. Akademikët, shkrimtarët, poetët, kritikët e letërsisë e të artit dhe veprimtarët patriotë, ishin ata që me Presidentin Rugova  i shtynë përpara proceset e vazhdimësisë historike kombëtare, për liri, pavarësi e demokraci.

Me këtë rast,  me autorin Buxhovi, të pranishmit zhvilluan një bashkëbisedim të hapur duke çartësuar shumë çështje nga e kaluara dhe e tashmja e shqiptarëve, pa e anashkaluar dhe aktualitetin politik nëpër të cilin po kalon Kosova.

Nëndega e NRW-së, shkrimtarin dhe historianin Jusuf Buxhovi e nderoi me   Çmimin vjetor " Martin Camaj", çmim ky që jepet për rezultate  të arritura në  fusha të ndryshme të shkencës, artit, letërsisë dhe afirmimit të vlerave kombëtare në botë.

Ndërsa nga  viti i kaluar, themeluan dhe Çmimin   " Abedin Gashi ",  me të cilin sivjet u nderua mësuesja, veprimtarja dhe humanistja e dalluar, Sofije Dumnica.

Nga dora e veprimtarit Behgjet Krasniqi e në emër të nëndegës   u dhanë, mirenjohje e falënderime për një numër veprimtarësh, të cilët kanë kontribuar në vazhdimësi në aktivitetet  e LDK-së dhe mergatës shqiptare .

Në mesin e të shpërblyerve ishin edhe Zymer Lulaj, Nazmi Muqaku, Haxhi Dervishi, Tefik Jaha, Ragip Prapashtica, Latif Marku, Pal Sokoli, Binak Gashi, Sevëme Fetiqi etj.

Manifestimin e pasuruan edhe tenori i i  ynë mirënjohur Shkodran Tolaj dhe rapsodi e këngëtari  i njohur Agim Gashi, të cilët interpretuan disa këngë nga epika shqiptare si dhe  këngë përkushtuese, ndërsa poetët  Mentor Thaqi  e Sevëme Fetiqi lexuan  vargje të zgjedhura poetike, e nxënësi i shkollës shqipe Enis Jaha, nga Landau i Bavarisë, recitoi poezi  për Presidentin Rugova.

Këtij manifestimi i kishin arritur edhe një numër telegramesh përshëndetëse si; nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, nga Konsulli i Republikës së Kosovës Në Frankfurt dhe nga publicisti e veprimtari e ish reporteri i luftes Maxhun Smajli, i cili po realizon një ndërmarrje të pazakontë falënderimi ndaj NATO-s,  të quajtur   " Marshi i mergimtarit ", duke ecur nga Fulda e Gjermanisë deri në Kosharen e Kosovës.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora