E shtune, 20.04.2024, 02:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Toka bartë mbi vehte barrën njeri, për t'i dhuruar erën e dheut...

E merkure, 06.06.2012, 05:58 PM


 

Jusuf Hykaj

Toka bartë mbi vehte barrën njeri, për t'i dhuruar erën e dheut...

Fletorja ime e nxënësit pothuajse e djegur, më kujtoi punën me përkushtim të mësuesit Jusuf në vitet '75-'76. Atëher dhe gjatë leximit në këtë vëllim poetik e takova sërish fjalinë e artë;//germa e parë//dërrasen e zezë//e bëri të bardhë//.

Një vështrim, vëllimit me poezi " Mendova për ditën " të poetit Jusuf Hykaj

Shkruan Xhevat Muqaku

Redaktori, Daut Demaku shkruan në pasthënjen e librit " Mendova për ditën "; "njerëzit në tërësi jan sikur toka, krijuesit e dalluar jan sikur lulet, kurse poetët e vërtetë shëndrrohen në aromë të luleve, si dëshmorët".

Eh botë, e pa kapshme në shikim,por e vogël, historia e jonë u përsëritka!

Imagjinova, duke lexuar vargjet brillante të këtij autori;"ulur në sofren e madhe të lirisë në Krojmirin buzë Blinajes, qëndronte, vrojtonte, priste i uritur dhe i etur, Rrahim Rexha- patriot i vrarë në tradhëti, nipin e tij Selatinin, që t' i rrëfente gjërë e gjatë për rininë shqiptare në rrugën drejtë inaugurimit të lirisë".

//buqit këngë, ëndërr shekujsh e popullit tim...//

Edhe pse i rraskapitur tej mase, babai i dëshmorit, një ditë ju drejtua prindërve të dëshmorëve: // popull, mos u ndalni në rrugën e lirisë //. I vetëdijshëm se ishin rralluar burrat, jo vetëm në Prekaz, për pasojë të kobit në vazhdimësi, duke dashur që të trasohej mirë e mbarë rrugë e ardhmërisë pa e harruar historinë, për një çast u ngrit nga shtrati, e hoqi qiftelinë nga muri dhe pyeti më të rinjët;  //hë bijt e mi, do të na këndoni një këngë të re//. Paramendoni pohimin njëzëshëm....

Vargjet e këtij vëllimi poetik flasin vetvetiu. Gjurmët e legjendës* do t'i hasim kudo dhe gjithmonë. Përmbajnë në vehte pos urdhërit, qendresës së vendosur burrnore, sakrificës deri në vetflijim, përjetësisë, freskisë për sytë, veshët, gojën, zemrën, edhe trupin e tij mbulojë të sigurtë me vizionin e tij për Kosovën, trojet shqiptare.

Lavdia qoftë mbi ta

Si bilbil lirie, Kushtrimi 13 vjeçar i Jasharajve, nuk pranoi të strehohej, të largohej nga rrethimi. Ai u përball trimërisht për krah gjyshit, agjës dhe babait me hordhitë barbare të ekspozuara në galerinë e arenës spartakjane të marsit pranverorë.

Rrugë të rëndë por të re, duke kënduar himnin drejt erës së lirisë, me dorën që saldohej me kondakun në acar, me gjokset fortë të fortifikuara, e ndoqën; dëshmorja Antigonë Fazliu, dëshmorët e Blinajës; Isai, Enveri, Qamili e Halili , yjet e Gradinës Abedini, Syla, Mehdiu. Bedriu, Bekimi... udhëtuan pas Ademit, Xhevës, Fehmiut...

Liria prej Istikameve të thella në malin e Harilaqit me Arsimin ngjitet shkallëve dhe vrojton takimin e valltarit të parë me retë dhe vetëtimen të bashkuar që i afrohen mollës së kuqe përmes dheut të bardhë.

Lavdia e ngritur në mermer, lulegjaqet e vogla e të larta në oborret dhe trotuaret e Fushës së Kosovës së bashku me rrezet e ngrohta të diellit ju dhurojnë aromë e nektarë të ngrohtë përmbi 182 martirëve dhe 5 dëshmorëve të sai.

Me tercë të lartë , art në tel dhe zë bylbyli, nga Ali Rapsodi, përjetësisht dhe me kujdes shfletohet dhe palohet historia shqiptare në këngë.

Mes krekëzash e lisash rrugëtojnë drejt Fehmiut dhe Xhevës, Dodonasit e Gradicës, vatër e trimave nëpër kohëra. Ndërkaq Gjonit- një paqëruajtës anglez ju mbushën sytë me lot për ate që pa se çka kishte ushtruar i ligu.

Masakra e Srebrenicës dhe rruga për në amshim e vëllaut të tij mësues Mustafës notohen, gjejnë vendin e merituar.

Poeti Jusuf Hykaj, nuk e kishte të vështirë m'i njoftë qelbanikët e neveritshëm që kundërmonin erë coftinash dhe predikuesit që dinin gjithëçka, të dehur nga kurthet e tragjedisë.

//toka bartë mbi vehte// barrën njeri// për t'i dhuruar//erën e dheut//

Mësuesi Jusuf, i këndoi/ këndon në përmbledhjen e tij, kohës në zgjim, stinës së pranveres dhe erërave që lisit të lartë i lëkundin baraspeshën në kontiniuitet. Lutet për të sëmurin dhe të uriturin, mendon për ditën midis mbretërisë së territ, kujton librin e ndaluar, mediton lartësinë e piramidës, zogjtë në kuvli... Nuk u ndal së shkruari as atëher kur e kërcnuan se do të vdiste më heret, e përcjelli gjithmonë gurë i plakës që Ilirinë brezëroi.

Biografi e shkurtër, marrë nga libri

Jusuf Hykaj u lind në fshatin Ndrekaj ( ish Kizharekë ) të Drenasit. Studjoi gjuhë dhe letërsi frënge në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Me shkrime merret që nga fëmijëria. Arti i tij poetik është denjësisht i pranishëm edhe në sofren poetike " Ymer Elshani " që mbahet për çdo vit në Drenas, ndërsa krijimet e tij jan shpërblyer disa herë. Librat me poezi " Esëll " dhe " Verdikti i lirisë " i paraprijnë përmbledhjes së vështruar. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, mësimdhënës në shkollen e fshatit Bardh i madh të Fushës së Kosovës.

Nderuan vehtën e tyre, poetin dhe librin me pjesmarrjen e tyre,Redaktori këtij libri Daut Demaku dhe Recensenti Iljaz Prokshi. Botimin e përmbledhjes " Mendova për ditën", të poetit Jusuf Hykaj e sponsoroi; drejtorati për rini, kulturë dhe sport i komunës Fushë Kosovë. U shtyp në shtyoshkronjën "Ylli" në Prishtinë, në vitin 2005.

Vëllimin e përcjellin kapitujt; Lisat dhe rrufetë, tercë e lartë, mendova për ditën, natë e gjatë, kush ndjen, ringjallja, pasthënje e Daut Demakut, mendim kritik i Adem Gashit dhe biografi shkurtër e autorit.

* Poeti aludon në figuren e Adem Jasharit.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora