E premte, 26.04.2024, 12:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një "dorashkë" miqësore për të Nderuarin, Kujtim Mateli

E merkure, 06.06.2012, 06:26 PM


Dodona Pellazgjike dhe Tomori-Zot i Pellazgëve *

Prej të Ndjerit,Perikli Ikonomi

Një "dorashkë" miqësore për të Nderuarin, Kujtim Mateli.

Nga Përparim Hysi

Këtë kumtesë e kam mbajtur,relativisht heret:në vitin 1996. Jo vetëm e  kam mbajtur,por jam dhe mbështetës i tezës që ka mbrojtur prej kohësh,Profesori i Nderuar,Perikli Ikonomi,një diturak enciklopedik.Kam patur fatin e madh që të jem nxënës i tij dhe jam ndjerë krenar për mbajtjen e kësaj kumtese me shumë rëndësi historike. Vlera e saj,sado pak subjektive,zë e rritet në kuadrin e 100-vjetorit të Shpalljes së Mëvetësisë të Shtetit Shqiptar. Duke ardhur për lexuesit me këtë kumtesë,që,për fat të mirë,e "zbulova" në arshivën time private të një"muhaxhiri" që ka bredhur me"lecka në krahë",sa nga  Fieri në Florida të Amerikës dhe sa nga Amerika,në Fier dhe,tanimë,në Tiranë,jam paksa i këndellur tek e sjellë para jush. Po të vini re me kujdes,sikur i kam hedhur "dorashkën" për një "dyluftim" studiusit me aq kompetencë,zotit Kujtim Mateli,i cili,ndryshe nga Profesori imi Nderuar,ka dalë me një tezë tjetër për vëndndodhjen e "Dodonës". Zoti Mateli mbron tezën e tij,se"Dodona" e ka patur vëndndodhjen në Dishnicë të Përmetit. Unë sjell për ju këtë kumtesë,jo se dua t'i kundërvihem atij,por,përkundrazi: vetëm rrëfej seç ka lënë me shkrim Profesori im i Ndjerë. Të kutpohemi: nuk e kam atë tagër që të matem me Zotin  Mateli dhe ndaj"dyluftimi" im me të,është vetëm miqësor.

*    *   *

Profesori im,I Ndjeri Perikli Ikonomi,ka qenë nxënës i "Zosimeas" dhe jo vetëm kaq:qysh në vitin 1910 ka patur relata miqësore,me Babanë e Ardhshëm të Shtetit Shqiptar,Ismail Qemalin,të cilin,së pari,e kish takuar në Korfuz qysh në vitin 1910. Mandej,profesori,aderoi në grupin atdhetar "Bashkimi" ku ishte dhe Avni Rustemi dhe më tej ,për 42-vjet me radhë punoi si  në arsim në Fier dhe mban titullin "Mësues i merituar" që nga viti 1956.

Në librin për "Dodonën..." ka një përkushtim: "Këtë vepër ia kushtoi vëndlindjes ime,katundit Vokopolë (në Berat) ,që për bukuri sheh nga lindja e Tomorit vigantor...   Që,këtu,nga vënd lindja,Vokopola aq e vogël,zë e rritet dashuria  e madhe për vëndin,dashuri që e përjetoi deri sa vdiq.

Dhe shikoni se sa modest që është:

...këndonjësve u kërkoi ndjesë,në se lënda në disa vënde ndoshta nuk ka renditjen e duhur,gjë që ka ndodhur nga shtojcat që i kam bërë më vonë. Kam punuar për 8-vjet duke bërë studim dhe hulumtime të ndryshme.

Qëllimi ka qenë vetëm një: "T'u tregojë të tjerëve se shqiptarët prej shekujsh kanë qenë këtu,se kanë doket dhe zakonet e tyre dhe se,në se Perënditë e grekëve"flenë në Olimp",perënditë e pellazgo-ilirëve "flenë" në Tomor. Se Aqilehti ( Akili i famshëm i luftës greko-trojane ) ,biri i Peleut,është Lapath (stërgjyshët e lebërve të sotëm ).

Por kjo nuk është veç një kuturisje dhe aq. Ai di të argumentoj duke sjellë fakte shumë bindëse. Ai zë e sjellë para këndonjëseve të librit të tij,një mori historianësh,që duhen marrë në konsideratë. Fillon me Herodotin dhe vazhdon me Hesiodin,Plinin,Pindarin.Dionis Perigjitin,Athanas Stragjiriti,Eustathin e të tjerë. Nuk mungojnë në librin e Profesorit,shënime gjeografike të Strabonit,të Meletios,të Bartelemit që,siç thotë autori,e largojnë "Dodonën" nga  Janina dhe e sjellin në veri të Toskërisë.

Mandej,Profesori,merret jo vetëm me etimologjinë e shumë fjalëve,por dhe me zakonet dhe dukuritë pagane që kanë ardhur deri në ditët tona . Mbasi i sheh mbarë e prapë,arrin në përfundimin mjaft racional: -Dodona pelllazgjike e ka "selinë" në Tomor dhe ka qenë rrënja dhe burim i qytetërimit pellazgo-ilir dhe greko-romak. Ai si një luftëtar trim lëshon zërin e kushtrimit që " të mos i lëmë të tjerët,që të përftojnë nga heshtja jonë ndaj gjurmimeve historike,që,për faj tonë,i lëmë pas dore".

 

*       *      *

 

Për autorin - ne bindemi pasi e lexojmë -  Dodona ka qenë faltorja e famshme e pellazgëve,ashtu siç ka qenë-ta zëmë tempulli i "Delfit" për grekët. Me teorinë e origjinës sonë pellazgjike,Profesori i nderuar është i një "linje" me Pellazgun më të madh SHqiptar të të gjithë kohëve: të Ndjerin,Profesor Konda. Ajo  që na mbush me krenari ne,fierakët,është fakti që dhe ne kemi patur një Pellazgjik të madh:të ndjerin  Perikli Ikonomi. Ajo që na bën të mos ndihemi mirë,është fakti tjetër:pakkush e ka ditur këtë gjë,sa qe gjallë,Profesor Perikliu.

 

*    *   *

 

Për ta bërë pak më të afërt,po citoj ato që thotë,pak a shumë profesori. Herodoti në librin 4/ 33 pretendon se fatthënësit e Dodonës -pretendon se i ka parë vet,kur ka vizituar Dodonën- thotë se ky qe tempulli i vetëm nga gjithë të tjerët dhe në Tomor vinin popuj të Evropës dhe faleshin.Kjo e thënë vëretohet dhe nga historianshkruesi grek Aravitonoi në vitin 1859. Sipas Hesiodit *shih librin 7/16 dhe Straboni në librin 7/10- thuhet se në afërsi të tempullit të Dodonës,ka dhera pjellore,me drithëra,me livadhe për kullota.ka tufa dhënësh me shumicë,ka tufa qe e lopësh;ka pronarë të mëdhenj bagëtish,të imëta dhe të "trasha" dhe ka kullota (mushara ) . Po Straboni në librin e gjeografisë 8/7 thotë që mali i Dodonës është Tomori,rrëzë të cilit gjëndet faltorja e Zeusit. Straboni vazhdon,se Talaria janë fis Mollosie;janë ata që banojnë rreth këtij mali ku ka dhera moçalishte dhe mali i Tomorit,rrëzë tij ka shumë burime; më tej ,Profesori, kalon në përfundime të tjera,si: Talarët- Talaria =Lalarët-Lalëria se ka përngjasim në rrokje dhe Talarët nuk janë tjetër veç stërgjyshët e myzeqarëve të sotëm (Lalërisë ). Sipas Anastas Stragjiritit në faqen 304,thotë :-Dodona dimërake (dhisqimeros-siç ) , malësore gjindet në jugun e Molosisë,pranë malit Tomor ku ka një burim që bën çudira:zbrazeshin ujërat në mesditë dhe mbusheshin prapë në mesnatë dhe,veç këtyre,ka një pyll me lisa  e me "vgjejë"(nënkupto:pisha! ) . Është vëndi këtu të citoj se dhe sot në gojën e popullit,has fjalën "vgjer" për pishë. E dëshmoj me plot gojën këtë sinonimi se,kur kam qenë mësues në vitin 1959,në Ndërnënas të Libofshës,mu pranë shkollës kishim një pishë të madhe që vëndasit i thoshin: "Vgjeri i Minos"sipas emrit të atij që e kish  mbjellë pishën.

Plutarku tek "Jeta e Piros" thotë se faltorja e "dodonës" gjendet në Molosi. Autorët që merr në konsideratë,Porfesori imi i nderuar,jnë gjithësej 33 . Natyrisht,nuk është vëndi këtu,që në këtë trajtesë të shkurtër,të merrem me të gjithë ata. Por është shumë me vënd që qoft dhe njëri prej tyre,Puqeivili,në librin 2/8 e vendos Dodonën në fushën e Janinës !!!. Me një prehtësi dijetarit  të urtë,Profesori,i kundërvihet duke i kundërvënë historianin grek Aravitinoi që,pretendimin  dielentatesk të Puqeivilit,e quan si një shpoti dhe aq,siç quan po shpoti dhe pretendimin tjetër po amatoresk se fjaja "Dodonë" ardhka nga fjala greke kodhonë= kamabanë !!!

Aravitinoi ngul këmbë:- Dodonën e ngritën pellazgët dhe ndaj Zeusi quhet zot i Pellazgëve.

 

*     *     *

 

Një kapitull më vete në këtë libër zë toponimia dhe shënjat. Profesori e emërton këtë kapitull : "Vënde dhe shënja me emra shëmbëllenjës përqark  malit  Tomor të Shqipërië së lirë". Gjithësje janë 18 shënja dhe vënde. Le t'u referohemi vetëm disave prej tyre:

 

1.Tomor (mali). Tomoricë -krahina dhe lumthi apo përroi pranë kësaj krahine.

2.Qafa e Dhodhomit.vënd mbi katundin Bargullas *ka burime me ujë të ftohtë*

3.Çuka e peljes (plakës )-është maja veriore  e Tomorit.

4.Stoçeni- erë e fortë dhe e ftohtë:mbi Tomor shkakton shi.

5.Vrima e kuçedrës  *burim pranë Sirakës*

6.Vgjejt-pishat që mbulojnë anën lindore të Tomorit.

7.Devolli a Divos-lumi i Zotit.

E të tjera e të tjera shënja që po i lë jashtë kësaj kumtese.

Sipas Profesorit,fjalëtTomur e Tomir janë fjalët shiqpe të mirët e të mirat.Pra,mali i të mirave dhe të mirëve që ka shërbyer si seli i Perëndive.

Ta lëmë për një çast Profesorin, e të kthehemi disa vjet para tij.Të shikojmë seç thonë Rilindasit tanë. A nuk këndoi Naimi i madh kështu ?

"Nata atje është tjatër natë/ edhe dita tjatër ditë/në pyjet e gjelëbruar/atje rronin Perënditë...apo dhe më tej: Qysh në vitin 1902,Çajupi,veprën e tij madhore do ta quante"Baba Tomori" dhe i drejtohej me një apostrofë të bukur: - Baba Tomori,Kishë e Shqipërisë/Mali i lartë/Froni i Perëndisë... Nuk besoj se bëj ndonjë teprim po ta quaj   Profesorin e  Nderuar,vazhdues të punës  së madhe të Rilindasve.

 

*      *    *

 

Profesori vazhdon: ...fjala "Dhisqimeros" ose dimërkeqja që përmënd Homeri i lashtë, është tepër e saktë për klimën e Tomorit që dhe në verë nuk është aq e lehë për t'u përballuar

Po me argumente bindëse u kundërvihet historianëve më në zë( shumicën  i kam përmëndur më sipër) dhe supozoj se,po të ishin gjallë,do t'i jpenin të drejtë Profesorit tim,se fushëza e Janinës -profesori e kish parë dhe njohur nga afër atë- ishte shumë e vogël dhe e ngushtë si luginë dhe nuk u përshtatet thënive të tyre,për fushë me gjërësi e pjellori të famshme ku mund të kullotnin kope të tëra bagëtish,të imta e të trasha,dhe ,si e tillë,.qe vetëm fusha e Myzeqesë dhe rrethinave të Tomorit*faqe 20*. Ai citon dhe  Hesiodin që thotë që ka parë në Myzeqe"qe që hiqnin këmbët zvarrë" dhe Profesori thotë në faqen 20:-  Është fjala për buajt që në këtë krahinë janë njohur prej kohësh. Si argumnet tjetër,Profesori thotë se në Sheqishtë dhe Novoselë,afër fshatit Zharrëz të Fierit,paskësh patur një "statuetë" që dëshmonte për buajt,por,mjerisht,pjesët e kësaj "statuete" u prishën duke i marrë si material ndërtimi.

Autori kapet dhe nga një argument tjetër historik: -Pse qe pjellore Myzeqeja, 6 shekuj para Krishtit,u ngritën dy koloni greke: Apolonia dhe,më në veri.Epidami.

 

*     *   *

 

Një dëshmi tjetër  bindëse,janë shënjat që emërton Profesori. Shënja 12 përkon me "Qyteza",që,sipas tij,ka shërbyer si faltore. Tek shënja 13 = Stradomi që ndodhet në majën veriore të Tomorit,shpjegohte në dy variante: si Saturndomi-banesa e Saturnit ose e Kronit (që hante fëmijët e tij ) .Thonë që aty ka patur një kishë krishtere me emrin "Metamorfoza" ose e "Shën Sotirit" që është ngritur mbi themelet e një kulti pagan. Ose si beratas që është,Profesori,pëmënd 6 emrat e qytetit të  beratit: Orestia (mos ka ardhur këtu i biri i Agamemnonit:hamëndësia është imja ),Lefqi Patrea,Antipatera,Pulheriopojë,Beligrad dhe,sëfundi,Berat.

Ose sa inspirues bëhet  Profesori kur shkruan:  -Mali  Tomor e ka trashëguar vet emrin e tij dhe sa nuk thotë:-Unë jam Tomori-Zot i pellazgëve! besa,sikur të kishte gojë do të gjëmonte fort kundër atyre që e përbuzin dhe kërkojnë t'i humbasin vlerën historike. Dhe sjell një dëshmi historike prej zotit Molosi: "Tomori I Dodonës pelzgjike është një monument kombëtar shumë i madh,fort i çmueshëm,në bazë të historisë së vjetër dhe të re...*shiko faqen 23*

 

Nga faqa 24-28 në libër ndesh me kallëzime e gojëdhëna;betime e shëmbëllime rreth Tomorit. Atje,mes tyresh,ka dhe me veshje supersticioze.Por në fund të fundit,kanë mbetur në gojëne banorëv të atyre trevave.Por si i shkolluar që është,Profesori,di të qërojë grurin nga egjëra dhe thotë se ku ka zë,nuk është pa gjë.

Me origjinë jam prej atyre rrethinave dhe dëshmoj se dhe sot gjen andej mallkime,si: -Të vraftë Çuka e TOMORIT!  U mbytshë tek shpella e Sirakës(këtu është ai burim që zbrazet ditën e mbushet natën-. Ose dhe pak më tej:pse është i tillë Tomori *aty pra ndodhet "Dodona" *,për çdo vit bëhet gjithë ai peligrinazh besimtarësh nga çdo anë e vëndit dhe jashtë tij- përjashto vitet 1967-1990 kur regjimi u vuri kazmën objekteve të kultit.

Por Eruditi dhe Atdhetari i madh,Perikli Ikonomi thotë:-Jo çdo gjë që shkruaj unë është e vërtetë e paluajtshme.Kazma e arkeologurt dhe studime të tjera,gjatë kohës,mund të zbulojnë të tjera risi për "Dodonën"

Studimit ai i kushtoi 8-vjet pune.Në mbyllje të librit ai ka vendosur një vjershë si,për ta ëmbëlsuar lexuesin.Për ta shijuar,sado pak,unë po sjellë veç disa vargje:

 

"Je Tomori plak,Zot i pellazgëve

E thonë historianët,e përmënd Omiri

T'u fal Aqilehti,Prijësi i lapathëve

Burri i Luftës së Trjës,trimi më i miri.

 

 

Emri yt i vjetër,,i famshmi Tomor

I përmënd shqiptarit,fisin stërgjyshor

E në fenë pellazge,kombit më të vjetër

Që në kohë të lashta,këtu s'ka pas tjetër... "

 

*     *    *

 

Së fundi,Profesor Perikliu punoi 8-vjet duke gërmuar dhe shfletuar,për të mundur "heshtjen"që kish pushtuar historinë e Shqipërisë.E botoi këtë libër apologji për lashtësinë tonë me shpenzimet e veta.Po me shpenzimet e veta botoi dhe 4 libra të tjera.Po t'u shtojmë këtyre dhe dy historikët e qytetit të Fiert,them se nuk ka bërë pak.Po kam dhe një pyetje,zotërinj,ku ka shkuar libri i Mienralogjisë që shkroi me dorën etij,i ndjeri? Apo përfundoi në dorën e ndonjë plagjiati që vjelë"vwergjinë" e ndonjjë grade shkencore,se "Minerallogjia" qe libri i parë në Shqipëri për këtë degë. Edhe diçka tjetër që nuk është për të qeshur.Kur gjimnazit të ri të Fierit iu propozua emri i Profesorit të Nderuar,dolën kapuçonj (pa tjetër të zinj e përçudë ) që lëshuan krokimën prej korbash: -Po i Ndjeri ka lindur në Vokopolë të Beratit,paçka që gjithë veprimatrinë e  zhvilloi në  Fier- dhe të gjejmë ndonjë emër fieraku dhe ca të tjerë:- Është orhtodoks!!!

Tamam si në Iran.Sa për mua,do të thosha,jo vetëm që gjimanzi ta gëzojë emrin e nderuar,po Profesori I nderuar,meritonte jo vetëm kaq,po e meritonte të thirrej: PERIKLI   FIERI !

 

* Kumtesa është mbajtur më 5 mars 1996 nga unë. E solla në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

 

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora