E merkure, 24.04.2024, 07:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Një jetë në shërbim të kombit

E merkure, 06.06.2012, 06:26 PM


NJË JETË E TËRË NË MËRGIM NË SHËRBIM TË KOMBIT

(Nehat Jahiu, “Poemë për mikun Sadulla Zendeli- Daja”, boton redaksia e revistës Dituria, Borås, 2012)

Nga Sokol Demaku

Njeriu nganjëherë mendohet me veten e tij duke parafytyruar ate çka njeriut i jep vullnet dhe shpresë për jetë dhe për një të ardhme të frytshme. E nga kjo del edhe vrulli dhe dëshira që të bejë ate çka është në interes dhe të mirën kombit, në interes të njeriut. Kjo shihet në poemen e Nehat Jahiut kushtuar të madhit Sadulla Zendeli.

Linde e u rrite në Sërmnovë të Gostivarit

o, ti shpirt madh i një atdhetarit,

o , ti poet zemërkallur e zemërprush

dashurinë për vendlindje nuk ta ndali askush.

Vlera e njeriut është ajo e cila çmohet dhe vlersohet në çdo aspekt nga ata të cilët din të vlersojnë dhe çmojnë vlerëne e individit dhe veprës së tij. Poeti dhe prozatori nga Iliriada i cili ka bërë emër ndër lexues në mediat e shkruara dhe elektronike Nehat Jahiu na vjen me librin e tij më të ri i cili këto ditë doli nga shtypi në Borås të Suedisë, në botim të redaksisë së revistës në shqip “Dituria” që botohet në këtë qytet skandinav, me titull:  “Poemë për mikun Sadulla Zendeli- Daja”, e cila poemë në 73 faqe na përshkruan jetën e emigrantit, poetit, mësuesit, publicistitë dhe leksikologut të njohur shqiptar Sadulla Zendeli Daja me qendrim në Suedi.

Një libër i cili shprehë vlerat e mirefillta atdhetare dhe patriotike të një nnjeriu i cili me tërë qenjën e tij ishte i angazhuar në qeshtjet e bashkekomabsëve dhe bashkëatdhetarëve në mergim në veriun  e largët të kontinentit të vjetër pra në mbretërinë e Suedisë.

Autori i parathënjës së librit Baki Ymeri shprehet në parathenjen e librit dhe personazhin e poemës së Nehat Jahiut e quan “DRITA SHQIPTARE E MËRGIMTARËVE TANË” duke vazhduar më tej në shkrimin e tij me fjalët: “Titulli përcakton vendin në gjeografinë e ndjenjave, ndërsa mendimi derdhet në vargje që dëshmojnë se poezia është një guxim i mveshur me vesën e sinqeritetit dhe luciditetit. Jeta dhe vepra e protagonistit të kësaj poeme del nga tiparet e një tensioni që krijohet nga një botë e reflektuar në gjeografinë e mallit. Nehat Jahiu vjen para opinionit me një vepër të re kushtuar njërit nga veprimtarëve më të shquar të diasporës shqiptare në Skandinavi. Në këtë poemë bëhet fjalë për ngjarje të ngjara në brigjet e atdheut dhe pranë polit të veriut, në Suedinë e largët ku mërgimtarët tanë e ndjejnë veten si në shtëpinë e vet, apo si në atdheun e tyre të dytë, siç shprehet Ismet Hasani në një poezi të tij. Libri nuk ka karakter personal, por në faqet e tij, që nga vargjet e para defilon shpirti i madh i një atdhetari që lind dhe shkrihet për komb e atdhe. “

Autori Nehat Jahiu përsonazhin e poems së tij e konsideron njeri me ideal të madh, misionar që është i lindur me atë zjarr patritike për atdheun, për njeriun, një intelektual me ide përparimatre çfarë njeriu ka mund ti gjejë tek rilindasit tanë, e sot ato janë në shpirtin dhe mendjen e Sadullah Zendelit.

Gjithkund o atdhetar ti ngrite mure

nuk u trembe kurrë prej asnjë furtune,

ti kurrë para askujt nuk u nënshtrove

i deshe shumë, o mik, të lashtat troje.

Ti o mësues i popullit në shumë kopshte

shumë fidane të njoma na  mbolle,

këto vlastarë i mbolle e me djersë balli i ujite

sot ato gjithukund prodhojnë shqiptarisht fryte.

Një poemë me plotë rrefime për jetën, për vuajtjen, dhe mergimin. Një prezentim i denjë  i një jete, apo më mirë të themi prezentimi përmes kësaj poeme “Një jete të tërë në mërgim në sherbim të kombit”

Ti mbolle lule diturie në këtë kopsht të bardhë

në gjuhën e nënës të mësojnë ata mërgimtarë,

sa e ëmbël, sa e dashur, sa e bukur, sa e mirë

shkronjat ti ua dhorove nxënësve si ëmbëlsirë.

Ky është libri i gjashtëmbëdhjetë me radhë i poetit nga Iliriada Nehat Jahiut, pra një poemë e vertetë e duhet të themi se Nehati ka bërë përvojë në një stil të till të shkruari e këte e kemi verejtur edhe tek libiri i tij botuar kohë  më parë me titull “Zana dhe Guri”. Duke rrugëtuar përmes vargjeve të këtij libri të Nehat Jahiut, lexuesi do ketë rastin dhe mundësin që ta gjejë veten në kohë dhe situata të ndrsyhme por ajo cka është më krysore lexuesi do e gjejë edhe në periudha të ndrsyhme kohore dhe gjeografike. Nga jugu në veri dhe anasajelltas, spese poeti do rrugëtoj me Dajen sa në Ilriadë po aq edhe në veriun e largët në Skandinavi ku Daja ka kaluar kohën më të madhe të jetës së tij.

Eh, mor, ti poet zemërkallur e zemërprush

si vendlindja e atdheu ty nuk të do askush,

dashuria të ka përvëluar gjithmonë për vendlindje

duke i ëndërruar ato kroje, male, fusha e brigje.

Vargjet lirike të Nehatit herë pas here janë udhërrëfyes i jetës, mundimit dhe frytit të punës se një mërgimatri që tërë jetën dhe idealin ia kushtoj kombit, por shpesh herë na dalin edhe zëra të cilat janë sa pak të ngritura dhe tregojnë kushtet dhe gjendjen në të cilën edhe mërgimtarët tanë kanë jetue dhe kalue.Poeti kështu josh kureshtjen e lexuesit duke përshkruar situata nga jeta e personazhit krysor të Poemës, nga ajo e komunitetit të cilit i përket, por edhe e kombit të tij, apo, duke krijuar kështu një karakter të pjekur, të përgjithshëm dhe universal të vet përsonazhit të Poemës.

Ti u dogje e u kalle, hej seç na u shkrive

që të flitet e ruhet thesari i gjuhës shqipe,

gjuha e artë e arbrit dhe e bijve të shqipes

më e ëmbla në botë, është gjuha e vendlindjes.

Sipas autorit të poemës dhe të parathenjes na del se Sadulla Zendeli Daja na është :“një lis me degë e me rrënjë të thella që kurr nuk të luhati e nuk të shkuli era, ti je një zë bilbili, je një zë, zë poeti që të njohu vendlindja, atdheu e kurbeti.” Daja për të cilin kemi dëgjuar shumë e për të cilin kemi lexuar pak, është një mërgimtar me shpirt të florinjtë dhe zemër të zjarrtë, një shpend shtegtar, mësuesi i parë që hapi shkollat shqipe në Suedi, një poet i përmallimit, një mjeshtër i rrallë i penës, një zë i shquar i ndërgjegjes kombëtare, një shkabë arbërore në trojet e mërgimit, “një kështjellë dardane që nuk di të rrënohet që me gjak shqiponje gjithnjë po forcohet.” Libri përmbyllet me zanat shqiptare dhe Mollën e Kuqe që simbolizon kufirin e lashtë që e shkëputën barbarët, si dhe me flamurin e dëshirave tona të zjarrta për bashkim kombëtar.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora