E premte, 19.04.2024, 11:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Enver Cakaj - Tomorrica

E marte, 05.06.2012, 05:29 PM


Këndi  i  librit

Nga Xhevahir Cirongu

Tomorrica

(Monografi)

Këto ditë doli në qarkullim libri me titull: ‘’Tomorrica” (monografi) me autor të Enver Cakaj. Libri u botua nga shtypshkronja ‘’Medaur’’ Durrës. Përmbledhja monografike e këtij libri ka 522 faqe, të pasqyruarë edhe me foto brënda tij. Autori ka bërë një punë të kujdesshme,duke qëmtuar nëpër arkiva dhe ka sjellë fakte të reja që lexuesi nuk është njohur më parë, por tani me botimin e kësaj monografie e ka më lehtë të gjejë vetëveten nëpër labirinthet e historisë.     Tomorrica, si kryeqëndra e bashkimit të mendimit të shqiptarëve me emrin’’Baba Tomorr’’,shquhet për atdhedashuri. Edhe tomorricarët ,si gjithë shqiptarët shquhen për kontribute patriotike dhe vllazërore në çështjen tonë kombëtare. Janë të shumtë patriotë,luftëtarë, shkenctarë, shkrimtarë, njerëzit e thjeshtë të kësaj treve që kanë dhënë e japin kontributet e tyre në dobi të Atdheut tonë. Kur lexon librin,aty zbulon se nëpër shekuj Tomorricarët kanë dhënë kontribute të çmuara atdhetare e patriotike. Këto kontribute,lexuesi i gjenë lehtësishtë në faqet e këtij libri. Në trevën e Tomorricës kanë gjetur mikëpritjen dhe strehën e ngrohtë shqiptarët e të gjthave trevave,që nga veriu e jugu i Shqipërisë.  Për nga vetë pozita gjeografike që shtrihet kjo trevë e Shqipërisë,historia e saj është e mbushur me plotë ngjarje që lexuesi do befasohet kur të ç’fjetojë fletët e këtij libri. Libëri  monografik që botohet nga autori Enver Cakaj,është udhërrëfyes edhe për të tjerët që të shkruajn,sepse siç thotë ky autor’’Historia e trevës së tomorricës nuk mbaron  këtu me këtë monografi’’.  Për këtë punë të lodhshme e voluminoze që ka bërë autori, ai duhet përkëzuar që solli vlerat përmbledhëse nëpër shekuj të Tomorricarëve dhe kontributet e tyre në monografinë  që lexuesit  kanë në dorë tashmë librin e botuar. Ky libër është i 17-ti që ka botuar autori në serinë e botimeve të veta.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora