E premte, 29.03.2024, 02:10 AM (GMT)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Metafora e diellit dhe …

E marte, 05.06.2012, 05:01 PM


METAFORA E DIELLIT DHE ...

Zeqir  Fazliu “Kur e këndoj këngën e diellit“.-Botoi “Faik Konica ‘Prishtinë,2012-

Shkruan Ali D. Jasiqi

Poeti  Zeqir Fazliu po del para lexuesve me përmbledhjen e vet të katërmbëdhjetë (14) më radhë, me titull “Kur e këndoj këngën e diellit” pak më ndryshe se përmbledhjet e mëparshme. Në realitet të  dyzetenëntë (49) poezitë nuk kanë titull, por vetëm numra (1,2....49), gjë që rrallë e ndeshim në krijimtarinë letrare,pos kur është fjala për aforizmat,përkatësisht fjalët e urta,apo edhe vicat. Dhe kjo e shton edhe më shumë kureshtjen e  dashamirëve të librit për leximin e saj.

Duhet theksuar se Zeqir Fazliu ka  shënuar ngritje cilësore nga libri në libër e kjo  bie në sy edhe  në këtë përmbledhje poezish. Ai tani më e ka krijuar stilin e vet, e ka krijuar botën e vet poetike, të cilën e shpreh përmes metaforave të qëlluara dhe karakteristike për stilin e tij, çka benë që poezinë e tij ta njohim edhe kur mungon emri i autorit. Kjo është një mjeshtri e posaçme e autorëve të formuar, që dinë ta shprehin botën e vet  shpirtërore e psikike, e që pasqyrohet edhe në  atë  të përgjithshme njerëzore, çka kërkohet nga letërsia.

Bota poetike, përkatësisht subjekti lirik i poezisë së përmbledhjes në fjalë,si përgjithësisht krijimtaria poetike e autori është e larmishme, e gjerë dhe shumëdimezionale.

Përmbledhja,në të cilën i këndohet këngës se diellit, pra përmbledhja  “Kur e këndoj këngën e dielli “, hapet me poezinë, të cilën e gjejmë edhe në numrin  dyzetepesë (45), e që në njëfarë mënyre paralajmëron edhe lajtmotivin  e poezive të kësaj përmbledhje, ku dielli është metaforë , që simbolizon vazhdimin e jetës, me të gjitha të mirat që i sjell ai, sepse” Rrezet/na  përshëndesin në oborr”( poezia numër 45). Dhe dielli  me rreze i shkon  gjethit në vizitë për ti dhenë gjallëri, për ti dhenë jetë, që e zbukuron edhe tërë natyrën që këtu epet përmes vargut të fundit të poezisë numër 7, më konkretisht “Pranverë bën ndër pyje  të bardha”.  Dielli I mengjesit gjithsesi është më i këndshmi, është ai që paralajmëron ardhjen e ditës, e cila i mundëson njeriut të kryej shumë veprime, shumë punë të dobishme dhe të bukura, në mesin e të cilave autori e përmend kujdesi për  lulen e bukur më pishë. E kundërta ngjet me hënën, që  zhduket maleve nga të cilat ikin zogjtë, ata që e zbukurojnë jetën me cicërimën e tyre. Alternimi i saj bën metamorfoza në syrin e jaseminit,sepse ajo, hëna pra

Hëna  rri varur në një degë

të larguar

prej erës”

(Poezia numër  10)

Edhe disa fenomene tjera natyrore janë subjekt lirik i poezisë se Zeqrie Fazliut, në mesin e të cilave po përmendim shiun dhe borën. Derisa  shiu  i hap portat si me dorë, kur nuk është shndërrua në akull, përkatësisht kur nuk është i arrogantshëm, kur pikat e tij i vizatojnë buzët e djegura të malit, bora në anën tjetër më ashpërsinë e vet i rëndon degët e dhembjes, pra e vështirëson jetën e njeriut, dhe të natyrës në përgjithësi

“Bora  e malit me fërfëllije të bredhit

i përmbys kujtimet

(Poezia numër  30)

I përmendem  këto  elemente për të vërtetua se angazhimi i Zeqir Fazliut në gjetjen e temave për trajtime poetike është i mjaft i gjithanshëm . Në realitet gama e frymëzimit  të tij është shumë e gjere. Lulet janë gjithashtu një metaforë e shumtë në këtë poezi, si simbol i bukurisë, i mirëqenies, por  dhe i dashurisë. Atë e ndeshim në njërën ndër poezitë më të realizuar të përmbledhjes, më konkretisht në poezinë numër 2,që përfundon me vargun “Është bukur të mos thahen lulet”. Ato i gjejmë pothuajse çdokund, i gjejmë në çdo gur të unazës ku pushon një lule vjollce.

Të gjitha këto vijnë ke lexuesi përmes vargjeve që kanë krah e flatra, pra përmes vargjeve që fluturojnë mbi lisa, fluturojnë në hapësirë për të përcjellë porosinë e poetit, ato porosi që gjithmonë vijnë të thuash si këshilla, si diç që duhet respektuar, që e bëjnë poezinë e Zeqirit meditative, përkatësisht refleksive.

“Këto lule këto gjethe

kokaina

të verdha

të bardha

të zeza”

Me këto vargje përfundon poezia numër 13,poezi kjo ku zihet në gojë demi që e shkakton kjo lule që  vjen nëpër labirintin me shi. Është kjo edhe një dëshmi se Zeqir Fazliu është poet që e preokupojnë temat e ndjeshme dhe të dëmshme për njeriun,siç është përdorimi i kokainës apo edhe i marihuanës, pra të drogës, që mund të përdoret nga të rinjtë,pa qenë të vetëdijshëm për pasojat që lenë përdorimi saj.

Vargu i kësaj poezie është i larmishëm. Herë më i gjatë e herë më i shkurt,bile ndodh të ketë vetëm një fjalë. Ai nuk rimohet, por e ka ritmin e brendshëm që e bënë të rrjedhshme.

Ndodh që poeti për ta përforcuar një mendim apo pohim të vetin e përsëritë të njëjtin varg në të njëjtin poezi

Vera është e thatë

Vera është e thatë”

(Poezia numër 27)

Diç të ngjashëm hasim edhe në poezitë tjera të kësaj përmbledhjes“Kur e këndoj këngën e diellit”, që marrë në tërësi është  një vepër e arritshme, njé libër që meriton të ruhet në bibliotekat tona dhe të lexohet e të rilexohet shumë here.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora