E premte, 29.03.2024, 08:53 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Marash Hajati - Histori dhe vizion

E hene, 04.06.2012, 11:43 AM


Marash Hajati

 

Histori dhe vizion Stefani & Co

 

(monografi)

 

Tiranë 2012 Parathënie

 

Njerëzit, idetë, libri

 

Nuk gaboj,  nëse them që në kolanën e librave, që do t’u kushtohen ngjarjeve e historisë së krijimit të firmave të para private në fillimet e viteve 90-të të shekullit që lamë pas,  “STEFANI & CO” do të renditet ndër të parat, në mos e para që vlerësoi e hodhi dritë përmes një botimi në formë monografie mbi gjurmët,  mbi punën e rrugën e ekonomisë së saj të tregut, të pronës private,  që po kthehej në Shqipëri mbas gjysmë shekulli.

 Libri që kemi sot në duar, “HISTORI DHE VIZION. STEFANI & CO” është shkruar mbi një sfond historik, që bën fjalë për ndryshime të mëdha në rrjedhën e njohur të shembjes së një sistemi totalitar e të  një ekonomie të centralizuar, që ishte e të gjithëve dhe e askujt. Ky fat i Shqipërisë së asaj periudhe. Ishte pjesë e një zinxhiri të tërë të vendeve të Lindjes e të Evropës Qendrore me Bashkimin e atëhershëm Sovjetik, që u ndanë nga komunizmi. Por, ky kapitalizëm që po rilindte, kishte veçoritë e karakteristikat e veta  për çdo shtet. Tema e librit është pikërisht ky objekt i përqëndruar për vendin tonë, për ekonominë tonë, me fakte e ngjarje që përmes rrugëve të panjohura e të pashkelura, ecte me shpresë, gjithnjë me shpresë se do ia dilte në krye. Kapitujt e librit renditen brenda iniciativave  të njerëzve, për një rrugë ndryshe të ekonomisë e të shoqërisë. Ky shembull  përfaqësohet pikërisht  nga një grup shokësh  e miqsh aksionerësh, që edhe më parë  i kishte lidhur jeta, fëminia, shkolla dhe puna e që vendosën, si i thonë, jo për t’i hyrë detit në këmbë, por për të gjetur rrugë që të kapërcejnë detin. E ai det ishte ekonomia e tregut, ishte njohja me të drejtat e pronës private, me ligjet e një sistemi që quhej kapitalist, por se nga hyhej  në dyert e dritaret e  tij, pakkush e dinte.

Libri bën fjalë për historinë e guximin e këtyre njerëzve, shokëve ortakë, që me fondet e grumbulluara të mos e ndalnin vrapin thjesht për t’i plotësuar, si i thonë fjalës, ato që kërkonte shtëpia, por mjeteve financiare, aq sa ishin u dhanë frymë  drejt investimeve. Dobia e tyre vërtet nuk do të binte në sy, as në  një javë e as në një muaj, por perspektiva ndjehej e qartë, e besuar. Jeta dhe puna e tyre në kapitalizmin, që kishin vënë këmbët në tokë, vjen në libër jo si fushë me lule. Nëse ortakët vendosën e guxuan,  blenë edhe fabrikën e vogël të birrës që prodhonte 500-1000 litra birrë në ditë, ishin optimistë  për çfarë arritën. Një pjesë  e këtyre aksionerëve menduan se ishte mjaft ajo që kishin realizuar dhe u tërhoqën bashkë me kapitalet e me fitimet e tyre. Blenë shtëpi e rregulluan jetën e vogël simbas konceptit, s’na duhet më shumë.

Në vend të atyre ideve të cunguara, Dr. Stefan Pinguli, Mihal Panteqi, Kujtim Këllezi, Roland Pinguli vendosën të kërkonin, të shihnin e të gjenin te sistemi i ekonomisë së tregut treguesit e rritjes së  veprimtarisë ekonomike private. Ky ishte vizion tjetër, veç jo thjesht si slogan, por si veprim hap pas hapi e pa u tërhequr. Për këtë ata kombinuan me mjeshtërinë e intelektualit e me përvojën e jetës, njohjen e zbatimin me korrektësi të ligjeve  të zhvillimit, të vënies në efiçensë të investimeve e kredive, të zbatimit në kohë të marrëveshjeve kontraktuale kurdoherë sipas parimeve të ofertës, konkurrencës e fitimit. Në libër theksohet me të drejtë se ata u  mbështetën fort tek eksperienca e huaj, tek më të mirët e prodhimit të birrës në Europë si, Belgjika, Austria, Gjermania, Polonia, Rumania etj. Ata kontraktuan me guxim, jo vetëm teknologjinë  moderne, por edhe mbështetjen teknike në çdo fazë deri tek prodhimi i standardeve bashkëkohore. Si diçka e padukshme, e njohur, por asnjëherë e harruar, ka qenë shfrytëzimi e prodhimi  i  bazës mekanike apo edhe ndonjë pajisje cilësore  brenda vendit në marrëveshje me sipërmarrjet teknike, që u ngritën dhe ato mbas viteve 90-të.

Në librin “HISTORI DHE VIZION, STEFANI & CO” shpalosen dhe disa faktorë,  që janë në themelet e kësaj ekonomie e që nuk kanë të bëjnë thjesht me kapitalin e financiar, por së pari me një lidhje botëkuptimore të këtyre njerëzve, me mirëkuptimin e korrektësinë mes tyre, me tolerancën e kompaktësinë në gjërat dhe vendimet e rëndësishme. Vizioni i punës së kësaj firme, sot përqëndrohet tek shtrirja  e cilësia e prodhimit, tek hapësirat ekonomike të degëve të reja. E gjithë kjo ekonomi moderne   prodhimi e shërbimi, e ngritur si punë, krijimtari, pasion e pasuri  e një firme kapitaliste në zë, nuk është thjesht e një grupi njerëzish. Ajo është dhe një pasuri kombëtare në zinxhirin e lidhjeve ekonomike e shoqërore. Më mirë se asnjë, këtë e vërtetojnë dhjetëra e dhjetëra familje,  që kanë burim  jetese të ardhurat, kujdesin e ndihmën nga qendra e punës, me të cilën kanë lidhur  të ardhmen. Por jo vetëm e këtyre, por edhe e qindra të tjerëve,  që janë të lidhur me rrjetin e menaxhimit e  biznesit të birrës tashmë të njohur “Stela” dhe të shumë prodhimeve të tjera të pijeve alkoolike e joalkoolike, të veprimtarisë në fushën e shërbimeve, ndërtimit etj, të kësaj firme. Libri, për nga aktivitet e  tjera të shumta të jetës e të punës në këtë firmë “STEFANI&CO”, që ka bërë emër, meriton vazhdimin me botime  të tjera e të tjera.

 

Albert Z. Zholi

Publicist



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora