E marte, 23.04.2024, 10:14 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Dukuri brengosëse në gjirin e shoqërisë shqiptare

E hene, 04.06.2012, 10:21 AM


DOKURI  BRENGOSËSE NË GJIRIN E SHOQËRISË SHQIPTARE

Nga Dedë Preqi

Gjurmët e llojeve të tragjedive, mos qofshin aq intenzive, që të përfundojnë në çmenduri, ato janë prezente dhe shqetësusese çdo ditë e më shumë, dhe me pasoja që sulmojnë sferat e shpresës e jetës dhe optimizmin njerëzor. Ky lloj i protogonistave të këtyre veprimëve kriminale nuk ndalet, por vërshon për çdo ditë edhe pas luftës së fundit në Kosovë, duke vazhduar edhe kësaj dite me ritmin e llojit të vet të egër e çnjerëzor. Familjet që pësojnë u përngjajnë kreaturave, të cilat kanë humbur konceptet për jetën dhe të ardhmen e saj, duke mos i besuar fare të nesërmës. Fenomenet e këtyre gjurmave janë shumë evidente, që i lëjnë pas, jo vetëm zakonet e vjetra hakmarrëse, apo kanunare, por këto fenomene negative e kalojnë peshën e rëndë dhe janë më të „çoroditura“ me veprimet kriminale ndaj njëri- tjetrit, gjegjësisht shqiptari kundër shqiptarit,  vëllau kundër vëllaut të vet, të një gjaku dhe laku.

Sot në këtë kohë, në shekullin më të zhvilluar të njerëzimit, dhe teknikës më të përsosur e moderne, në shekullin e kulturës dhe arsimimit më të frytshëm se kurrë, në mesin e shoqërisë tonë gjejnë jehonë mbeturinat e shekujve të kaluar, të cilat në një pikpamje po shkrihen në të tashmën dhe pothuaj se, sikur në halucinacione para njerëzve dhe para pushtetit në Kosovë. Aktet kriminale kryhen ditën dhe natën, në vende të fshehta dhe sheshe, të cilat krijojnë ankthe dhe trishtime, ku ç’faqet ndjenja e pasigurisë te qytetarët në vendin e vet, në shtëpinë e tyre, në arën dhe livadhin tyre, në vendin e punës dhe gjetiu, dhe një gjendje e tillë pasigurie jep aq pak shenjë për optimizëm për një të ardhme më të mirë. Sa të hidhur e kishim të kaluarën tonë, e cila ishte një humnerë e dirigjuar dhe e planifikuar për shqiptarët, por e ditëm se kënd e kemi kundërshtarë përballë, me ç’rast e kishim një armik të përbashkët, i cili na ka përqa e vra dhe s’na ka lënë me qajtë, deri sa atë e mori djalli sikur e meritojë. Por, ç’farë ngjanë e sotmja, kush po na bënë „zehirë“, kur  në mesin tonë po rritet e keqja dhe e shëmtuara, me ç’rast  nuk kalon një ditë, apo natë, pa ndjenjën e ankthit që trishton horizantin nga autorët e krimit, të cilët shpeshherë  mbesin edhe të pa zbuluar.

Kush është fajtorë, populli apo shteti?

Populli është vetëm viktimë dhe lojë e këtyre rreziqëve,sepse fajtorë janë organet e sigurisë dhe të drejtësisë, të cilat udhëheqen nga njerëzit e pa përgjegjshëm e të pa ndërgjegjëshëm, nga vendorët apo nga misionet evropiane dhe ato ndërkombëtare. Si do që të jetë, në rend të parë duhet ti japim përgjegje vetëvetës, dhe ta akuzojmë vetë shoqërinë tonë kosovare për të gjitha këto pasoja njerëzore, njëherit akuzat ti zbrazim në vet shqiptarizmin tonë, sepse shqiptarët sot po luftojnë kundra njëri-tjetrit dhe po e vret vëllau-vëllaun e vet shqiptarë, vetëm për një copë tokë, vetëm për një fjalosje, vetëm për një sharje, vetëm për asgjë… I madhi F.Konica e kishte thënë atëherë një fjalë për armikun e shqiptarëve, por sot jemi në shekullin e 21-të, ndërsa fjalët e ideologut duhet të na kujtohen vetëm si këndellje në të tanishmën. Është e vërtetë se, te përsonat e tillë që janë faktorë të këtyre tragjedive u mungon koncepti i vetëdijësimit dhe të përmbajturit nga një veprim i tillë, kryesisht, një e përmbajtur që kontrollohet prej arsyes së fortë dhe të disiplinuar dhe frenimi që motivohet nga ndjenja e vetëdijës së formuar më parë. Mirëpo, kur këto elemente mungojnë  te individi apo shkaktari i tragjedive, është obligim ligjor në çdo shoqëri demokratike, që të ndikojë faktori i jashtëm, apo faktori i sigurisë dhe të drejtave njerëzore, që ti luftoi këto shëmti njerëzore.

Zvarritja dhe mosfunkcionimi i organëve gjegjëse për ti ndjekë keqbërësit dhe organizatorët e këtyre veprimeve, ndikojnë direkt në një ç’oerentim dhe shkatërrim të një shoqërie njerëzore, e cila nuk kishte me pasë kurrë përspektivë dhe ardhmëri të lumtur. Vetëm pas luftës së fundit nga okupatori shekullor serb e këtej, janë të evidentuara me qindra raste të krimëve të organizuara dhe ato vetiake, të cilat shumë pak raste janë të ndriquara, apo të zbuluara, ndërsa rastet tjera mbesin vetëm qështje të hapura, që nuk ndjekën fare nga organet përkatëse. Ky fatalizëm i shqiptarëve me refrenet e veta fataliste, bënë  plasaritjen e dukshme të shoqërisë tonë njerëzore dhe shëmtinë kombëtare. Ne shqiptarët, e patëm fatin që ta provojmë trimërinë tonë, sikur që ishte i fundit dhe i deridjeshëm pushtuesi serb, i cili në kohën e vet bëri të gjitha sprovat më djallëzore me popullin shqiptarë dhe u paraqitëm të durueshëm, ndërsa me vëllaun tonë e nxejmë gjakun për asgjë …

Sikur nuk na mjaftuan të gjitha ato trauma që patëm në luftën e fundit dhe çka më shumë mundemi ti ofrojmë kohës tonë të ardhme, apo rreth idealeve të saj, që ti shpjegojmë gjeneratave të reja, ku prapa të cilëve vërsulet një dorë „katile“ dhe vëlla-vrasëse ndër shqiptarë, që ndoshta vetëm për qëllime egoiste, sëcilës i vie era më shumë se t u r p.  Motivet mund ti theksojmë të shumë llojshme, por më shumë janë shprehje të lakmisë dhe egoizmit, e jo ndaj asaj mënyre jete, që është e zonja ti flakë të gjitha prangat e paragjykimëve vëlla-vrasëse. Dhe këto veprime kriminale në kohën e sotme po ia hapin dyert edhe më shumë të keqës, për të ardhmën e fëmijëve tanë, e që duhet një argument tjetër, një shembëlltyrë që ka një qëndrim të drejtë ndaj kuptimit të jetës. Peshën e turpit të krimëve duhet ta ndjejë tërë shoqërija, e cila e lejon këtë mënyrë të vrazhdë të jetës, sepse në këtë mënyrë mohohet shkalla e lirisë dhe sigurisë së njeriut në përgjithësi.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora