E premte, 29.03.2024, 01:39 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Letër e hapur

E diele, 03.06.2012, 10:17 AM


Letër e hapur e Kabinetit të  ex (de facto) Deputetit të Popullit Shqiptar, ex (d.f.)KM-President i Republikës, d.f. Prefekt i Shqiptarëve të Kërçovës së Ribashkuar, Kryetar i KI të PRVSH-së; Krijues universal: Poet., p. shkencor etj.

(Kësaj radhe pa ia apostrofuar emrin për shkak të modestisë, duke qenë të bindur se ata të cilëve iu dedikohemi e dinë, duhen ta dinë, ose do ta mësojnë)

Deputeti ka propozim për 2-5 kandidatë të pakontestueshëm dhe konsensualë për President!

NËSE I DREJTOHEN POZITA, OPOZITA SHQIPTARE DHE FAKTORI NDËRKOMBËTAR

Kabineti, Këshilli Informativ, Këshilli i Ekspertëve dhe Deputeti i Popullit Shqiptar, kanë reaguar edhe publikisht në mënyrë sui generis, në kohë dhe vend të caktuar për të gjitha çështjet më kruciale, me të cilat ballafaqohet populli shqiptar, dekada me radhë gjatë fushatave parazgjedhore, nga foltorja e Parlamentin të Maqedonisë., në media, tribuna shkencore-politike etj., përkundrejt bllokadave censurore dhe mafioze, mbi baza të xhelozisë, klanore, partiake e deri në shkallën e absurdit dhe në mënyrë fashizoide, duke përfshirë problemet më markante rreth tri luftërave shqiptaro-sllave të vitit 1999, 2000 dhe 2001, rreth debaklit gati total të lidershipit  shqiptar, ma ca përjashtime, ndarjes dhe prolongimit në mënyrë dikriminuese e fashizoide të ribashkimit të Kërçovës, Mitrovicës dhe problemeve në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, rreth çështjes çame në Greqi, rreth mërgatës dhe Diasporës së Madhe Shqiptare etj.

Duke qenë se në kohët e fundit pati kërkesa dhe propozime të shumta që të reagohet edhe rreth problemit të zgjidhjes dhe zgjedhjes së Presidentit të Shqipërizës sonë të dashur dhe gjetjes së modusit konsensual, kësaj radhe po ndalemi te ky problem më akut.

Duke qenë se dështoi zgjedhja në raundin e parë dhe, pa dyshim se do të dështojnë edhe në katër raundet tjera, por sikur edhe të zgjedhet në atë të fundit, përsëri nuk ka zgjidhje normale dhe kriza do të thellohet edhe mëtej dhe kjo do të ndikojë negativisht, jo vetëm për vetë shtetin e sakatosur shqiptar, me të gjitha trojet etnike dhe mërgatën e Diasporën e Madhe Shqiptare, por do të zbresë deri në fosile edhe mëtej imazhi i Shqipërizës, bile edhe i krejt shqiptarëve.

Pikërisht për këtë dhe pas një konsultimi më të gjerë edhe të ekspertëve të brendshëm e të jashtëm, sikurse edhe me Deputetin e Popullit Shqiptar, i cili edhe inicoi ose u pajtua me shumë propozime, po dalim edhe publikisht dhe në mënyrë tejet koncize:

1. Të gjithë presidentët e pluralizmit “demokratik” u kontestuan vazhdimisht, jo vetëm nga pala kundërshtare, por edhe nga ata të cilët i votuan dhe ata, hiq ndonjë përjashtim, që të gjithë kishin nga ca elemente pozitive, përveç njërit, sidomos, relikt i së kaluarës së hidhur, por asnjëri nuk pati mundësi të përballet me problemet e mëdha të vendit, ato gjithëshqiptare dhe ndërkombëtare;

2. Pozita dhe opozita shqiptare, të cilat e kanë në duart e veta zgjedhjen e Presidentit, por të cilat kanë pozicione diametralisht  dhe ekstremisht e skjashmërisht të kundërta, zgjidhja do të ishte tek propozimi i këtyre ekspertëve të paanshëm, me në krye Deputetin e Popullit Shqiptar, duke konkluduar për më sëpaku 10-100 personalitete më të afta se të deritanishmit dhe rreth 15  të përfolurit, ndërsa rreth 5 të pakontestueshëm, ndërsa dy, në mënyrë absolute, për të cilët jemi të bindur se do të pajtoheshin të dyja palët, opinioni i gjerë dhe faktori ndërkombëtar!

3. Nuk është në pyetje paaftësia e palëve të konfrontuara për të gjetur personalitete të pakontestueshme dhe konsensuale, por janë të ngarkuara me hipoteka, interesa dhe inate, nuk kanë edhe kohë dhe rezon që ta tejkalojnë veten, të këshjellohen dhe gjejnë shtekun.

4. Për tu pajtuar, eventualisht, me propozimin e Deputetit të Populit Shqiptar, ata duhet më së paku t’i shfletojnë dhe konsultojnë stenogramet e legjislaturës së dytë të Palamentit të M. (1994-1998), në radhë të parë debatet e tij konstruktive shkencore me rreth 2000 faqe tekst, ose videokaseta, duke biseduar edhe me të gjithë kolegët tjerë deputetë, sidomos, të asaj kohe (1994-1998), bile edhe me ministrat shqiptarë të të gjitha qeverive, duke përfshirë edhe udhëheqësitë më lartë të të gjitha partive, qoftë edhe me kundërshtarët e tij eventualë!

5. Që të realizohet kjo ide madhore, deputetët e RSH, duhet të gjejnë zgjidhje normative kushtetuese, ligjore dhe rregullative, për t’i shtyer raundet vijuese, ndërprërë për një kohë ose përsëritur, ose, më në fund të mos e votojnë asnjërin kandidat dhe përsëritur procedurën, më të gjitha pasojat që mund të rrjedhin, duket përfshirë, nënkutohet, edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme!

6. Edhe një elaborim konkret: nuk kemi kurgjë kundër kandidatëve të përfolur, aq më pak këtij të propozuar nga mazhoranca (XH.K), sepse as që e njohim, por kjo që nuk njihet, pa marrë parasysh se mund të jetë politikan karriere, ekspert, apo edhe burrë i mirë, vetë fakti që kontestohet nga opozita, por edhe një pjesë e opinionistëve etj., do të pasojnë krizat, trazirat, por edhe ashtu u dëgjua për herë të parë dhe as edhe për ata që e njohin nuk paraqet personalitet publik, të afirmuar dhe në përmasa që mund të jetë president kushtetues, simbol i unitetit, i unifikimit dhe përfaqësimit me sukses edhe në arenën ndërkombëtare, sepse edhe po të jetë flori, ai do të digjet para se t’i vihet flaka!

7. Njëkohësisht, lutet Deputeti i Popullit Shqiptar, që të reagojë edhe personalisht, para ose pas kërkesave eventuale të pozitës-opozitës dhe të personaliteteve tjera, analistëve të merituar dhe opinionit të gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.

8. Përkundrejt angazhimeve të shumta zyrtare dhe private, reagojmë kështu vetëm pët ta pasur ndërgjegjen e pastër, sepse na shtyeri diç e brendshme dhe menduam që ta kryejmë edhe një detyrë, sado të vockël, kombëtare.

SHKUP-PRISHTINË-TIRANË-DIASPORË                        I.SALIHU-H.SHABANI-R.ABAZI-I.PIASHUKKU                                   

Kujdestaria: E-mail:uskanna@live.com ose edhe:Tel.00-386(o)49-346.153

Pas kërkesave të shumta dhe propozimit edhe të Kabinetit. K. Informativ dhe Këshillit të Ekspertëve, për një zgjidhje të mirë, të drejtë dhe të shëndoshë të Presidentit të Shqipërizës:

KAM PROPOZIM KONKRET PËR, SË PAKU, DY KANDIDATË TË PAKONTESTUESHËM KONSENSUALË!

Edhepse kam stërangazhime të shumta më madhore kombëtare, letrare, shkencore dhe familjare dhe duke qenë se edhe kësaj radhe u bë si çështje problematike zgjidhja e zgjedhjes konsensuale të Presidentit të Shqipërizës sonë të dashur, duke e shikuar në mënyrë vizionare, duke e radhitur si prioriet dhe me rëndësi jetike si çështje kombëtare, përbri tërheqjes bukur të gjatë nga skena politike, por jo edhe kombëtare, publike, letrare, shkencore etj., vendosa ta jap edhe unë kontributin tim, sado modest, duke reaguar poashtu në mënyrë tejet koncize:

1. Në radhë të parë, edhepse një pjesë e kuadrove shumë cilësore nga të gjitha trojet etnike shqiptare janë shpërndarë si “kashta e kumbarës” në tërë rruzullin tokësor, përsëri, edhe në vendlidnje kemi kuadro shumë të afta, të merituara dhe të denja për respekt.

2. Mirëpo, për fat të keq, edhe pas fillimeve të proceseve pluraliste, hiq ca përjashtime, ato filluan në mënyrë shumë të vrullshme, spontane, euforike, si me shpejtësi rrufeje dhe në skenën politike u rreshtuan ose edhe u infiltruan njerëz dhe jonjerës, tipa të deklasuar, të paaftë, të pamerituar, mafiozë, egocentrikë, psikopatë, anarkikë, diktatatorial, debilë, shizofrenikë dhe idiotë!

3. Në të gjitha legjislaturat që nga viti 1990 e deri më sot, të mos flasim kësaj radhe për kohën e monizmit, diktaturës dhe okupimit, në të gjashtë shtetet ku jetojnë shqiptarët e ndarë padrejtësisht nga historia njerkë e keqe dhe shtrigë, kemi patur ose kemi nga nja 5-10 deputetë, ca ministra apo ndonjë lider me aftësi më të mëdha dhe më të merituar.

4.Shumica e kuadrove shqiptare ose nuk u angazhuan në arenën politike, ose u zhgënjyen dhe u tërhoqën duke e  marrë botën në sy ose heshtën dhe vazhduan profesionet e tyre të përcaktuara që më parë, me më shumë ose më pak sukses.

5. Në të gjitha trojet shqiptare ose nuk u zgjidhën problemet ekzistuese, ose edhe u përkeqësuan edhe më tepër dhe gjendjen e kemi katasrofale, pa hyrë në detaje.

6. Duke iu përmbajtur rastit konkret të determinuar këtu, duke qenë se nga tre komponentët e suksesit në skenën kombëtare, të mos them edhe politike publike, siç janë: jokarrierizmi,  guximi dhe aftësia, pa e humbur modestinë, por për hirë të së vëtetës, dy të parat për mua janë poseduese dhe prandaj nuk mund të dështoj kurrë, ndërsa për të tretën nuk është detyra ime të flas, sepse nuk mund dhe nuk është detyra ime ta vlerësoj.

7. Prandaj edhe i bashkangjitem idesë, sado që duket me pak ose më shumë vonesë, për ta dhënë kontrbiutin, sado modest, që ta paraqes vizionin tim edhe kësaj radhe, duke propozuar 2-5 kandidatë për President të Shqipërizës sonë të dashur, siç ia pata thënë ca herë edhe sivëllait, kolegut dhe mikut tim, tani më të ndjerë, z. Pjetër Arbnorit në Gjermani, në Tiranë dhe Prishtinë etj.

8. Këta 5 peronalitete, jam mëse i bindur dhe me fakte konkrete, janë të pakontestueshëm edhe për opozitën dhe pozitën, a të mos flasim për elektoratin, dhe opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.

9. Bile-bile, dy nga këta personalitete janë absolutikisht të pakontestueshëm, pa kurfarë hezitimi, por kompetentëve, sikurse edhe elektoratit, opionistëve dhe opinionit të gjerë, nuk iu kujtohen, jo pse nuk kanë aftësi, besoj, jo pse nuk kanë dëshirë, besoj, por kanë brenga, preokupime, telashe, hipoteka dhe përcaktime apriori dhe unë si njëri ndër miliona shqiptarë të paanshëm, pa interes, pa hipteka, pa… e kam për detyrë, nëse kompetentët dhe të intereuarit tjerë me relevancë e kërkojnë këtë, mjund t’i propopozoj.

10. Por, kur do t’i propozoj dhe publikoj që më pas të vendosë opozita-pozita dhe Kuvendi? Mundem edhe tani, por kjo nuk ka kurfarë peshe, para se ta kërkojnë këtë “ndihmë, këtë propozim, këtë ide, ata të cilëve iu dedikohet: në radhë të parë opozita dhe pozita, por edhe të tjerët, duke përfshirë edhe mendimin e faktorit relevant ndërkombëtar, sidomos atij amerikan dhe evropian.

11. Edhe më konkretisht emrat publikohen, nëse dhe kur këtë ta kërkojnë taksativisht: përfaqësuesit e autorizuar të opozitës dhe pozitës, por edhe me përkrahjen e atyre me të cilët kam pasur kontakte zyrtare: z. Kristofer Hill dhe dy sekretarët e Ambasadës Amerikane në Shkup të viteve 1994-998 (z.  Aleksandër dhe z.-sha Padia), ambasadorët e Gjermanisë, Francës etj., shefi i UNPREDEP-it, z. Henrih Sokalski,  z. Aleksandër Suton, (nën)kryetar i IRA-së, sikurse edhe të amabasadorëve të tanishëm të këtyre shteteve në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë etj.,

SHKUP-PRISHTINË
Me konsiderate të lartë:
Sali Ramadani-Kërçova

Adresa  konstante: Rruga “Jane S.” nr. 35-Kërçovë; E-mail:uskanaa@live com; tel. 00-389(o)75-662.884

Letër e hapur e Kabinetit, I.Informatv, K. të Ekspertëve të ex-(de facto) Deputetit të Popullit Shqiptar, ex-(d.f.)KM-President i Repulikës, Prefekt i Shqiptarëve të Kërçovës, Kryetarit të KI të PRVSH-së (në themelim); Krijues universal:Poet., p. shkencor etj., z. Sali Ramadani-Kërçova

KATRAHURAT SHQIPTARE TË NDARË NË GJASHTË SHTETE BALLKANIKE DHE NË DIASPORË?!

     D E P U T E T I N  M Ë   I   T M E R R S H Ë M   P Ë R   A R M I Q T Ë   D H E   T R A D H T A R Ë T!

         (Nga vepra shkencore-publicistike politologjike “Çështje Shqiptare: Si? Të zgjidhen!)”

Kërkesa për riangazhim të ex-(de facto)Deputetit të Popullit Shqiptar!

Duke qenë se muaj dhe vite me radhë elektorati i devotshëm, dashamirët dhe simpatizantët, por edhe ca kundërshtarë të pakët, për bri angazhimeve të shumta dhe shumëdimensionale kombëtare, letrare, shkencore tj., kërkojnë që me shkrime, me paraqitje publike dhe me angazhime konkrete të sërishme, ta japë kontributin e tij të pamohueshëm rreth zgjidhjes së problemeve të shumta dhe në kruciale, më relevante, më të rëndësishme, me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Kërçovës, të Maqedonisë, të të gjitha trojeve etnike shqiptare dhe të mërgatës e Diasporës së Madhe Shqiptare.

Intelektuali, krijuesi dhe Deputeti që deklasoi ca parti dhe krerë të lartë të shtetit!

Kur i kundërshtoi në mënyrë kategorike qysh në moshën 18 vjeçare dhe më pas, sekretarit të Komitetit Komunal të LKM, kryetarit të komunës së Kërçovës dhe “deputetit’, Zhivko Trajkovskit, atij të KQ të LKM e LKJ, Kërrste Cërvenkovskit etj. të instancave më të larta republikane dhe federative,

Kur në mosën 20 vjeçare i pari dhe i fundit foli në gjuhën shqipe në mitingun e madh gjithëpopullor në Kërçovë e Maqedoni (më 19.04.1959), kur edhe ia hapën dosjen sekrete,

Kur në vitet e ’60 e ’70-ta themeloi  dhe udhëhoqi ca shoqata, shoqëri, klube dhe organizata kulturore dhe patriotike që nga vendlindja e deri në ca qendra evropiane e botërore,

Kur mori pjesë në demonstratat e vitit 1968, 1981 etj., në Kosovë etj.,

Kur në vitin 1967 si Kandidat-Deputet Kërçova bëri histori të artë duke iu kundërvënë të gjitha instancave partiake-shtetërore: komunale, repub;likane dhe federative,

Kur e arrestuan më 14.03. 1969 me 45 policë të armatosur deri në dhembë dhe dy divizionet ushtarake në gjendje gatishmërie, por edhe tetë herë më parë e më pas (1960-1995), nga të cilat gjashtë herë e dënuan deri në dy vite burg të rëndë, duke ia dyfishuar Gjykata Supreme e M. si kurkujt tjetri në Republikë e Federatë për çështje politike (lexo: kombëtare shqiptare)?!

Kur në Burgun Hetues famëkeq “Shuto Orizari” të Shkupit (1969/70) reagonte në mënyrë stoike edhe me 72 ditë grevë totale urie në qelinë e tij nr. 12, nga të cilat 37 pandërprerë dhe kur ishte për të 40 herë para vdekjes,

Kur në gjykimet maratonike pesëvjeçare (1969-1973), duke “defiluar” nëntë avokatën, ndër të cilët vullnetarisht edhe më i madhi i Evropës, sa për ta shkruar edhe një libër ad hoc, pas atij “Kam mbrojtur të dënuarit me vdekje”, Fillota Filla, i Kosovës, Hasan Kryeziu etj., foli në gjuhën shqipe, pasi dështuan ca “përkthyes” edhe në dy gjuhë dhe bëri histori duke i deklasuar edhe Gjykatën, edhe Republikën, edhe Federatën, me dosjen rreth 3.000 faqe dhe 400 vetëm fjalën përfundimtare,

Kur e penguan caherë dhe më në fund, në v. 1994 i mundi dy partitë kundërshtare, sidhe shtetin, si kandidat i pavarur, sikurse edhe tri në v. 1996 për prefekt dhe ibid. për deputet në v. 1998, kur bëri spektakël të vërtetë dhe vjedhjen e falsifikimin e pranoi më pas edhe kryetari i Shtabit Zgjedhor të të dy partive “simotra”, pasi, pas vitit 2001,  kryehajni kishte kaluar në partinë e tretë!

Kur si i pari, por dhe i fundit, foli shqip më 08.02.1995 në Parlamentin e Maqedonisë, duke i dëbuar nga salla “deputetët” sllavo-m., por edhe nga shteti i brishtë, u tha haptazi, duke e shndërrruar në Parlament të Parë Etnikisht të Pastër Shqiptar në Ballkan!

Përveç 100-vjtorit të Vlorës, kemi edhe një 15-vjetor në Shkup (8 Korrik 1997)

Kur më 08.07. 1997, pra po afrohet 15-vjetori (sic?!), pas debateve shkencore dhe prezantimin e rreth 15 amendamenteve,  e shpalosi mbi mikrofonat e foltores së parlamentit të M. Flamurin Kombëtar Shqiptar, duke e rrezikuar edhe jetën dhe mbrojtur me plotë sukses,

Këtu duhet potencuar se, përveç organizimit të përkujtimit të 15-vjetorit të shpalosjes së Flamurit në Shkup, duke qenë se Skënderbeu dhe Ismail Qemali nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht dhe duke qenë se kontinuiteti, bile edhe shumë më i vështirë dhe në rrethana të tmerrshme e i pa armatosur, ex (de facto) Deputetinei Popullit Shqiptar, i cili është gjallë, bile edhe shumë vital, organizatorët e institucioneve shtetërore, do të duhej ta propozojnë për Kryetar, ose sëpaku Kryetar Nderi, të Këshillit të Përbashkët Gjithëkombëtar Shqiptar dhe në krye të një marshute të madhe të nisej më 8 Korrik nga improvizimi në Parlamentin e FYRM-it, në Shkup, të marshohej këmbë dhe me automjete në të gjitha trojet etnike shqiptare, të improvizohej edhe në Krujë e Vlorë  më 28 Nëntor dhe më në fund me origjinalin e Flamurit të mbartur me krenari e në ballë të kolonave personalisht dhe live nga ex(de facto) Deputeti i Popullit Shqiptar, me nga një fjalim rasti në çdo qytet e fshat etj., edhe midis Shkupit, Prishtinës, Prizrenit, Shkodrës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Sarandës, Korçës, Krujës, Vlorës, Dibrës, Strugës, Ohrit, Resnjës, Manastirit, Krushevës, Prilepit, Velesit, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës, përsëri në Shkup, Kumanovës,Gjilanit, Ferizajit, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Deçanit, Skënderajt, Prekazit, por edhe Preshevës, Bujanocit, Medvegjes, Ulqinit, Tuzit, Plavës, Gucisë etj.etj. deri në pakufi, bile edhe në Janinë e Atinë, a po të kishte kohë e kushte edhe në Stamboll, Ankara…, por edhe nëpër Evropë…, Amerikë…, Kanada e Australi… të ktheheshin në start dhe në sallën, ku edhe u shpalos i njëjti, të ngulitet përgjithmonë, aty ku e ka vendin, ndërsa një i formatit të njëjtë me atë shtetërorit të ngulitej dhe valvitej poashtu përgjithmonë edhe në ballë ose në majë të godinës së tij, sikurse edhe midis Shkupit, në hyrje dhe dalje të Kryeqytetit të Mbretërisë së Dardanisë dhe të Vilajetit të Kosovë, të Skupit, Shkopit, apo Shkupit të sotëm iliro-shqiptar!

Si kandidat potencial për President, iu hyri tmerri dhe ia penguan 10.000 nënshkrimet?!

Kur konkuroi, si provokim, dyherë Kandidat Potencial për President të Republikës, por kurrë nuk ia kthyen as edhe 60.000 formularët, qoftë edhe blanko, por të dorëzuar në shumicën e qyteteve dhe fshatrave shqiptare nën M., duke bërë presione fashizoide që të mos i marrë 10.000 nënshkrimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore dhe duke iu frikësuar se mos po e votojnë edhe joshqiptarët dhe bëhet President i parë Shqiptar i Republikës!

Etj., etj.,

Njëherë kritika e skepctcizëm, a më pas: “Mirë e kishte patur!”

Në këto dhe në raste tjera të shumta, jo vetëm armiqtë e përbetuar dhe kollaboracionistët, mercenarët, puthadorët, kuislingët, veglat dhe tradhtarët shqiptarë por edhe indiferentët,

skeptikët, bile edhe më optimistët, vazdimisht ia pranonin se e ka me vend, se nuk ka interes, se ka guxim dhe aftësi të jashtëzakonshme, se nuk shitet etj.,  por në çdo kohë deklaronin se është i rrezikshëm, se do të ua marrë pushtetin, se do të nisë  luftë etj.,etj.,

Ndërsa, kur vinte koha dhe bëheshin realitet të gjitha qëndrimet e tij vizionare, duke mos inicuar kurfarë lufte, që të gjithë, ama bash që të gjithë, pranonin publikisht ose në heshtje: Deputeti e paska patur me vend, ku e da ditur, fjalët e tij dolën, edhepse nuk na e ka marrë mendja etj. etj.!

Përveç shkrimeve, angazhimi për çështjet aktuale do të ishte nevojë e domosdoshme!

 Prandaj, ashtu siç e kërkojnë simpatizantët e tij të shumtë, duke fillur që nga Kërçova, e tërë Maqedona, por edhe trojet  tjera etnike dhe mërgata e Diaspora e Madhe Shqiptare, do të ishte mirë që këtë ta bëjnë edhe krerët e subjekteve politike dhe të organizatave joqeveritare, të instituteve, institucioneve, shoqatave dhe asociacioneve tjera, sikurse edhe mediat elektronike dhe të shkruara, ta kërkojnë publikisht bashkëpunimin dhe angazhimin e sërishëm, që, po ta lejojnë, sado pak, stërangazhimet e shumta kombëtare, letrare, shkencore etj. etj., ta japë sërish edhe publikisht kontributin e tij të pamohueshëm, për çka edhe i bashkangjesim vetëm ca teza, nëntituj apo kapituj nga vepra voluminoze “Çështje Shqiptare (Si? Të zgjidhen!”

Kabineti u përcaktua për qëndrime parimore, si globale, ashtu edhe parciale, duke vepruar edhe konkretisht rreth: angazhimit për ribashkimin e Kërçovës dhe çlirimin e saj, për çështjet më kruciale të shqiptarëve nën Maqedoni, për Kosovën, çlirimin dhe ribashkimin e Mitrovicës dhe Veriut të okupuar, për diskriminimin e shqiptarëve të Kosovës Lindore nën okupimin e egër,  për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve nën Malin e Zi, për sensibilizimin dhe zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve nën Greqi: çamëve, arvanitasëve (arbërorëve) etj., për debaklet dhe reliktet e shqiptarëve të Shqipërizës sonë të dashur, sidomos lehtësimin për zgjedhjen, më në fund, të një presidenti konsensual dhe të pranueshëm për të gjitha palët, pasi, ex-(de facto)Deputeti i Popullit Shqiptar etj., ka edhe propozim konkret për dy kandidatë të pakontestueshëm as edhe nga dy subjektet kryesore kundërshtare, më 30.05. 2012, preferohen, rekomandohen dhe iu propozon të gjithë kolegëve-deputetë, të mos e votojnë asnjërin, as edhe në raundin e katërt dhe zgjedhjet të përsëriten menjëherë, për ta zgjedhur Presidentin më të aftë, më të merituar, mbipartiak, simbol të unitetit dhe të pa konkurencë, i cili e përparon vendin, e shpien në BE etj., sidhe, më në fund, edhe për problemet e mërgatës dhe Diasporës së Madhe Shqiptare, duke shkuar në mënyrë kronologjike dhe tejet koncize, si vijon:

1. PËR RIBASHKIMIN E KËRÇOVËS SË NDARË BARBARISHT DHE ÇLIRIMIN E SAJ!
2. MAFIA ORTODOKSE SLLAVO-RUSE ME SKENARË ANTISHQIPTARË NËN MAQEDONI?!
3. ÇLIRIMI DHE RIBASHKIMI I MITROVICËS DHE VERIUT TË KOSOVËS, KURSESI PA REFORMIM!
4. KOSOVA LINDORE, NUK ZGJIDHET PA ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE PËRCJELLËSE SHQIPTARE!
5. ME MALIN A ZI KA NJË LOGJIKË MË TË AVANCUAR PËR NEGOCIATA SERIOZE SHKENCORE!
6. PROBLEMI I ÇAMËVE DHE ARVANITASËVE (ARBËRORVE) ËSHTË MË SUI GENERIS!
7. KEMI PROPOZIM TË PAKONTESTUESHËM PËR PRESIDENTIN KONSENSUAL Të SHQIPËRIZËS!
8. MËRGATA DHE DIASORA E MADHE SHQIPTARE MERITON QASJE FONDAMENTALE!

SHKUP-PRISHTINË-TIRANË-NJU YORK    K a b i n e t i-KI-KE:

i ex(de facto)Deputetit të Popullit Shqiptar, ex (d.f.)KM-President i Republikës, d.f. Prefekt, Kryetar i KI të PRVSH-së; Krijues universal: Poet, p. shkencor etj., z. Sali Ramadani-Kërçova

B a s h k ë k r y e t a r ë

 I.SALIHU-H.SHAANI-R.ABAZI-I.PIASHUKKU,d.v.

PS. Nëse Ju konvenon propozimi për përgatitjen për puplikim të këtyre propozimeve, luteni ta konfirmoni:

E-mail:uskanaa@live.com, odhe në tel. 00-389 (o)75-662.884, ose: 00-386(o)49-346.153.



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora