Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


25 vjet në Kongresin Amerikan

| E diele, 03.06.2012, 11:12 AM |


Në pritjen e dhënë me rastin e largimit të Kongresmenit Barney Frank, pas 25 vjetësh sherbimi në Kongresin Amerikan,  mori pjesë edhe anëtari i bordit të drejtorëve të organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikani”, z. Mustafa Xhepa, i cili ishte i ftuar nga Kongresistja Nancy Pelosi, udhëheqësia demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve për Kongresin e 112.

Në takimin e lamtumirës fjalën kryesore e mbajti Kongresistja Nancy Pelosi. Ajo i bëri një përshkrim impresionues veprimtarisë së paçmuar të Kongresistit Barney Frank në shërbim të popullit dhe vendit tij. Ndër të tjera ajo tha se Kongresisti Barny Frank ka punuar pa u lodhur për të drejtat civile dhe çështjet e kohës trashëgimi, e cila do të jetojë ndër breza.

Për figurën e Kongresistit Barney Frank foli edhe organizatori i këtij evenimenti, Kongresisti Jared Polis.

Pas cermonisë mbreslënëse të ftuarit patën mundësinë të bisedojnë në një atmosferë miqësore. Aty z. Xhepa u përshëndet ngrohtësisht nga Kongresistja Nancy Pelosi,  e cila e përgëzoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që jep organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane”.

Udhëheqësia demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve për Kongresin e 112, Kongresistja Nancy Pelosi dhe Mustafa Xhepa

Korrespondenti i AAFH