Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lind Ardhmëria Kombëtare Shqiptare (AKSH)

| E diele, 03.06.2012, 09:00 AM |


DEKLARATE PER MEDIA

Njoftojmë opinionin e gjerë se spektrit politik të Kosovës i bashkëngjitet edhe subjekti më i ri: Ardhmëria Kombëtare Shqiptare (AKSH). Ky subjekt politik ka aplikuar qysh më 16 mars të këtij viti, rrjedhimisht është dashur që KQZ-ja të na lajmërojë për ose mos licencimin e këtij subjekti politik. As sot e kësaj dite, pra më shumë se dy muaj bëhen qysh kur kemi aplikuar për licencim, ne nuk jemi të informuar e as nuk na është konfirmuar licencimi. Ne konsiderojmë se me forcën e ligjit ne automatikisht jemi të regjistruar, lidhur me këtë e themi si në vijim: 

Që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, çështja shqiptare nuk është përfunduar në tërësinë e saj. Dhe padyshim problemi i Kosovës është përbërësi më i rëndësishëm i çështjes se pazgjidhur  në Ballkan .
Duke parë rrjedhat e kaluara dhe të tashme të fatit të kombit shqiptar, me përmasa tragjike të një gjenocidi të pa parë ndaj popullit shqiptar dhe copëtimit të trojeve etnike shqiptare është e domosdoshme, dalja në skenën kombëtare e një organizate politike kombëtare që do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve që do të jetë Ardhmëria Kombëtare Shqiptare – AKSH .

Historikisht në rrjedhën e mendimit politik kombëtar në hapësirën shqiptare si dhe në mërgatë  kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë organizata të ndryshme që punojnë për Ribashkimin e trojeve etnike, që problemi i moszgjidhjes së çështjes shqiptare të zgjidhet sa më shpejt, është e kohës që skenës politike t’i shtohet edhe kjo organizatë  . Ardhmëria Kombëtare Shqiptare është formuar më 06 03 2012 në Prekazin legjendar të Adem Jasharit si rezultat i veprimtarisë të shumë atdhetarëve, intelektualëve shtresave të ndryshme të popullit shqiptar, lindi edhe ideja që të formohet kjo organizatë politike kombëtare që selinë do ta ketë në Prishtinë dhe do të ketë shtrirje në të gjithë territorin e Republikës se Kosovës dhe mërgatën shqiptare por edhe me pretendime në gjithë hapësirën shqiptare .

Ne mendojmë që gjatë veprimtarisë sonë do të kërkojmë ;
1 Të drejtën Historike për Ribashkim Kombëtar të mohuar, të ndarë si rezultat i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në dëm të Kombit shqiptar dhe tokave të tyre .
2 Do të mbrojmë Identitetin Autokton Shqiptar .
3 Ribërjen e Shtetit Shqiptar në Ballkan, me emrin Shqipëri .
4 Paqja në Botë do të jetë si rezultat i Ribërjes së Shqipërisë Etnike .
5  Dhe zbatimi i të Drejtave universale të Njeriut .
Ardhmëria Kombëtare Shqiptare, konsideron se me pavarësinë e Kosovës nuk përmbyllet çështja Shqiptare andaj ky është vetëm një hap drejt Ribashkimit Kombit shqiptar si dhe do ta kthejë trungun e Kosovës në Shqipëri .

Dhe në fund për të gjithë ata që angazhohen në forma të ndryshme në jetën politike që në emër të së kaluarës të mos e dëmtojnë të ardhmen e Kombit shqiptar që është Shqipëria Etnike .
Lavdi Dëshmoreve të Kombit

22 05 2012  Prishtinë

Kryetari i Këshillit nismëtar
Kastriot Bushi