E premte, 19.04.2024, 11:39 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Dhuna dhe represaljet mbi popullin shqiptare ne Istog pas demonstrates se 1981

E merkure, 02.04.2008, 06:48 PM


VAZHDOJNË DHUNA DHE REPRESALJET MBI POPULLIN SHQIPTARË NGA PUSHTETI PUSHTUES JUGOSLLAV NË ISTOG PAS DEMOSTRATES SË 1981

Nga Selim Hasanaj

Selim Hasanaj
Meqense patriotet si Shaban Mani e Qerim Demaj kishin ba edhe të pamunduren që ta shpetojnë popullaten e vetë nga burgu dhe denimet per demostraten e mbajtun me 30 prill 1981 në Istog politika serbomalzezomaqedone në Jugosllavi me urrejtjen patologjike të sajë kunder popullit shqiptarë mendojë per ndrrim taktike dhe në vend të represaljeve direkte dhe denoncimeve të montueme ajo perdori nji taktikë edhe ma perfide se kjo. Meqense neper poste dhe pozita të ndryshme kishte shqiptarë të cilet ishin të arsimuem dhe atdhedashes, pra njerëz që nuk shiteshin lehtë , të ashtuquajtun aktivist serb filluan të organizojnë tubime të protestes së serbve dhe malazezve si antipod i demostratave shqiptare që shperthyen me 6 mars 1981 dhe vazhduen gadi tanë pranveren e këtij viti por edhe vitet që pasuan. Mirpo per ti organizue tubimet e tilla serbet duhej të kenë arsye dhe shkak. Paturpsia e tyne shkojë aq larg sa ata inskenuen raste, trilluen situata, provokuen e cka nuk banë tjeter vetem të krijojnë pretekst per të dalë në rrugë. Unë gjithnji po shkruaj per Istogun dhe fshatnat e tij në këtë kohë. Por kjo që unë po shkruej ishte dukuni me permasa të mëdhaja dhe kishte perfshi tanë Kosovën ato vite.Me platformen e krijueme në të ashtuquajturen Francuska 7 , pra në Akademin e Shkencave dhe Arteve të Serbisë si dhe me bekimin e kishes ortodokse serbe neper Kosovë u formuen grupe të aktivistve serb dhe malazez të cilet kishin per detyrë ti mbronin qytetaret serbomalazez gjoja nga sulmet, dhunimet, damet materiale e represaljet tjera që atyne gjoja po u shkaktojnë nacionalistet dhe seperatistet shqiptarë. Në qytetzen e Istogut serbomalazezet mbanin mbledhje në Shtepinë e shendetit ku drejtor ishte Dr. Radovan Careviq. U formue nji strukturë e fortë anti shqiptare nga serbomalazezet që ishin edhe elita e strukturave politikoshoqnore dhe intelektuale e serbve dhe malazezve në Istog. Dihej sheshit se ideologu i kësaj ishte si gjithmonë Voja Rakoqeviq, pastaj sa vijon; Radivoje Dumanoviq - sekretar i sekretariatit të punve të mbrendshme në Istog, Mijat Vulloviq - sekretar i sekretariatit per administratë të pergjithshme në Komunë, Vuko Krivokapiq sekretar i Komitetit komunal të LKK-së, Marinko Tripkoviq mjek në shtepinë e shendetit, Radosh Terziq , nëpunës në fabriken e fijeve sintetike FADOFIL , Millosh Ashanin, ish Kryetar i K. komunal e tani drejtor i fabrikes FADOFIL, Momqillo Pumpalloviq profesor i gjuhes ruse dhe ish kallogjer serb, vëllaznit Momqillo dhe Zharko Gjogoviq nga Muzhevina, Slobodani nga Dobrusha, Miliq Ristiq me të bijt Zhika, Millan, Dragan, Cica dhe Radomir nga Lubozhda, Risto Radosav Ristiq me djemet Radenko, Radomir dhe Ranko nga Lubozhda, postkomandanti i paraleles së policisë në Gurrakoc me mbiemnin Veloviq dhe djemet e tij gjykatës në gjykaten komunale, Miodrag Raiqiq Kryetar i Kuvendit Komunal, Filip Millosavljeviq ish Kryetar i K. Komunal dhe ish drejtor i fabrikes së perpunimit të drunit RADUSHA, polici i komunikacionit me mbiemnin Dimiq, fotografisti Mile Lushiq me djemet,nga Lubozhda Vujadin Ristiq, Ratko Zariq, Zharko Zariq,Vukajllo Zariq, Miodrag Tijaniq, Mile Radiqeviq, Mika Zhivkoviq me djemet , Millan Zhivkoviq, Momqillo Zhivkoviq, Vuksan Popoviq me djemet, Marinko Deviq, Mikan Stijoviq, Radule Masllavariq me djemet , Mirko Simiq, Borivoje Ristiq, Radomir Nikoliq me djemet, Stojan Simiq me djemet Lubomir, Velko dhe Vojimir, Ilia Simiq me djemet etj, etj serbo cetnik që per cdo natë mbanin mbledhje të mshefta dhe të nesermen delnin me trillime dhe inskenime antishqiptare. Kështu në Istog ndodhi rasti i parë i inskenuem kur nji femën serbe kamariere në Osejan denoncon te policia se ate e kanë dhunue tre shqiptarë. Ajo ishte e sigurtë se dhunuesit ishin shqiptarë sepse ata gjatë kryemjes së aktit kishin folë shqip në mes veti. Kjo ishte dicka e tmershme. U ba rrëmujë e madhe. Strukturat politiko shoqnore u alarmuen dhe mbanin mbledhje maratonike ku shfryheshin duke sha e akuzue dhunuesit dhe diferencoheshin nga vepra e tyne e ndytë. Nga mbarë Kosova, por edhe nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe mbarë republikat tjera vinin me vetura dhe autobusa serb dhe malazez dhe mbanin tubim të protestes kunder dhunimit te motres së tyne. Krejt kjo merrte pompozitetin e duhun dhe opinioni i atëhershem jugosllav duhej të bindej se shqiptaret janë dhunues dhe se serbet e malazezet janë nen dhunen e tyne, por duhej të bindej edhe opinioni nderkombëtarë. Posa qetsohej pak situata del me deklaratë zyrtare vet sekretari i sekretariatit të punve të mbrendshme të komunes Radivoje Dumanoviqi se kamarierja serbe vertetë asht dhunue por dhunuesit nuk paska qenë shqiptarë por njifar Dragani , Janku dhe Millani nga Cerkolezi dhe Zhakova.Mirpo pisllaqet vazhdojnë. Nanë dhe bijë të familjes Llutovac nga Gurra e Kocit alarmojnë policinë se dikush paska dasht me dhunë të futet në shtepinë e tyne. Ishin të sigurta se ai ka qenë shqiptarë. Prap sikur në rastin e parë. Alarm total. Por prap pasi mbahet tubimi i serbocetnikve në Gurren e Kocit Radivoje Dumanoviqi del me deklaraten zyrtare se zonjat Llutovac paskan genjye sepse askush nuk i paska sulmue.Nji serbe denoncon dashnorin e vetë shqiptarë se gjoja ai i paska thanë në qender të Gurres së Kocit derisa ajo paska kalue aty pari GDE SI SERCE ( ku je zemer). Ky rast u kualifikue si tentim dhunimi. Shqiptari u denue me disa muej burg. U mbajt tubim i serbve dhe prap duel në shesh e verteta se shkinen e paskan kerrcnue serbocetniket per ta shkëputë lidhjen intime me shqiptarin sepse në të kunderten do ta vrasin.Nji farmaciste kishte miqësi me nji të ri nga Cerrca dhe e lutë që ti sjellë nga bjeshka nji llojë bari aromatik që neve në Podgur e quajm ZDRAVC ( me siguri kjo asht fjalë serbe, por unë nuk dij ta quej ndryshe). Djaloshi merr nji tubë të këtij bari dhe kur shkon te dera e baneses per tia dhanë farmacistes serbe ajo pisket dhe e denoncon per tentim dhunimi. Pa hak pa hile i han ky i shkretë disa muej burg. Por pasi ai del nga burgu prap deklarata e shefit të policisë Radivoje Dumanoviqit se rasti nuk ka qenë i vertetë por i montuem. Dhe si per qudi asnjena nga akuzueset dhe denoncueset e rrejshme kurr nuk u thirren në pergjegjësi para ligjit per akuza dhe trillime. Shqiptarve nga dita në ditë jeta u bahej e sketerrshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora