E premte, 29.03.2024, 06:04 AM (GMT)

Mendime

Ismet Uka: Shumë familje në Kosovë të diskriminuara

E diele, 03.06.2012, 12:31 PM


Shumë familje në Kosovë të diskriminuara në aspektin ekonomike e social!

Nga Ismet Uka, Vushtrri - Ish punëtor i Kombinatit Trepça

Disa shoqata të cilat po merren  kinse me mbrojtjen e  drejtave te njeriut po dalin me kumtesa dhe komunikata se si ti mbrojnë fëmijët nga punët e rënda të përditshme kinse që po i bëkan si në qytet ashtu edhe ne fshatrat e Kosovës.

Si po shihet edhe se po mendojmë të jemi shoqëri demokratike humane edhe 13 vjet pas çlirimi nga okupimi Serb pozita e shumë familjeve dhe qytetarëve kosovar nuk ka ndryshua fare ne aspektin social ekonomik,pjesë e madhe e qytetarëve diskriminohen dhe ky diskriminim lidhet drejt për se drejti me diskriminimin institucional dhe në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut.

Shikoni në çfarë pozite sodë është familja shqiptare në radhë të par pastaj nga familja rrjedh  fëmija e punëtori e pensionisti e kështu me radhë. Të gjitha janë kategori të diskriminuara rrënjësisht dhe e ter shoqëria kosovare ika mbyll sytë para këtij diskriminimi te skajshëm i cili po bahet ndaj këtyre kategorive.

Fëmija kosovar nuk e ka të sigurt asgjë. Kurse në sistemin monist fëmijët i kanë takuar shtesat materiale që kanë qen të dedikuara nga shteti posaçërisht për mirëqenien e fëmijut. Nëse fëmija ka qen me aftësi të kufizuara fëmijut i ka takua edhe një shtesë e posaçme krahas shtesës se rregullt ku edhe nëna që u përkujdes për të e ka marr rrogën që ka qenë e lidhur me sëmundjen e fëmijut të vet .Pra kështu veprohet ndaj fëmijëve edhe për shumë shtete të botes sepse të gjithë janë të vet dijshëm që ardhmëria e secilës shoqëri janë fëmijët. Ky sistem qe po ndërtohet në Kosovë fëmijut ja mbyll të gjitha dyert për të mundur me mbi jetua në ato familje ku askush nuk punon. bile pushteti ja ndalon fëmijut edhe të kërkon lëmosh për të mundur me e mbajt shpirtin,kurse ndihmën sociale qe ja afron familjes ajo ndihëm nuk ju mjafton veç për krip ta kalojnë  muajin, është e pa pranueshme qe ndihma sociale të jetë më e ulët se rroga minimale e caktuar në Kosovë .Është absurd i madh që familjet të cilat marrin ndihëm sociale ndihma u ndërpritet nga ministria e punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës nëse krye familjari zihet duke punua punë tjera,për ti plotësuar nevojat e familjes gjegjësisht për ta plotësuar koprën konsumuese të saj.

Gjë që kjo nuk është në rregull,nëse familjari me punën që bën i tejkalon me fitim të ardhurat mesatare të caktuara nga qeveria e Kosovës,ndërprerja e ndihmës sociale kish me qen e arsyeshme deri diku ne të kundërtën kjo masë e ndërprerjes së ndihmës sociale është një masë shumë diskriminuese. Punëtori i cili është në mardhënje të punës në sektorin privat ju ka nënshtruar një diskriminimi të tmerrshëm me një rrogë minimale punon pa orar të caktuar të punës sipas dëshirës së pronarit,nuk ka mbrojtje në punë nuk ka sigurim shëndetësor por edhe pagën nuk e ka si pagë punon pa ndërprerje me pagën që e merr familjen e ka te rrezikuar ne aspektin social për arsye se caktimi i rrogës minimale nga qeveria ika dhanë hapsi këtij diskriminimi. Ne shoqëritë e civilizuara dhe demokratike caktohet çmimi i orës së punës dhe punëtori e merr rrogn në bazë të orëve të punës që i zen gjatë muajit. Kurse këtu vetëm sa për ti dhanë hapësirë eksplantimit të punëtorit caktohet rroga minimale dhe mesatare .Tani edhe 13 vjet pas çlirimit pensionistët kosovar kontribut pagues që kontributet e tyre sodë janë çdo kund të prekshme për Kosovë nuk u jepet pensioni me arsyetime të pa vend të nxjerra nga gjepi i djathtë i byrokracis në pushtet duke u arsyetua se fondet e pensionistëve i paska plaçkit Serbia gjë që nuk është e vërtet e herë here duke dhanë sqarimin e akuzojnë edhe fondin monetar ndërkombëtar kinse nuk po i lejon pensionistëve me ju dhanë pensionin ku edhe ky pohim nuk është i vërtet sepse brenda buxhetit në secilën shoqëri të organizuar pushteti është i obliguar pensionet e kontribut paguesve ti paguaj sepse pensionisti gjatë punës efektive i ka pagur kontributet pensional që në ditët e shtyra të pleqërisë këto mjete ti kthehen,e kësaj gjenerate të pensionistëve po u plaçkitet tmerrësisht paraja e tyre në një shtet i cili po pretendon të jetë demokratik,duke i eliminuar qe 13 vjet edhe pensionet familjare ku aplikohen ne secilën shoqëri të organizuar,pra shumë gra dhe burra te Kosovës diskriminohen,nga pushteti kosovar duke ua mohua këtyre kategorive që pas vdekjes se bashkëshortit ta gëzoj pensionin në lartësinë që i takon me ligj. Krejt këto diskriminime bahen duke u arsyetua se mungon ligji gjë që nuk është e vërtet ligji i pensionistëve të Kosovës ekziston dhe ka ekzistua dhe ai ligj ka mundur të futet në aplikim deri ne aprovimin e ligjit tjetër sepse ligji ka qen shumë ligj human dhe nuk ka qen ligj diskriminues. Kur dihet qe shumë ligje te kodit penal te ish KSAK por edhe te Serbisë po aplikohen kur vjen ne pyetje dënimi i dikujt me burg këtu ne Kosovë. Fundi i fundit edhe se nuk po ekzistojka ligji i pensioneve,ligji i punës e ligji i shëndetësisë atëherë çka janë duke bar institucionet kosovare që vërtet,bash në resurset ma jetike për qytetarin mos nxirrja e ligjeve dhe mos aplikimi i atyre ekzistuese këto lami po ju dhanë hapësirë rrymave korruptuese të veprojnë kundër rendit ligjit dhe mirëqenies të çdo qytetari,por edhe te fëmijut dhe te mos  trajtimit te ti sipas ligjit .Ne duhet te jemi të çart shumë familje kosovare po diskriminohen,ne aspektin e punësimit e aty ku familja është e diskriminuar i pa shmangshëm është edhe fëmija i diskriminuar brenda familjes. Prandaj shoqatat e ndryshme te cilat po paraqiten kohëve të fundit si mbrojtëse të fëmijëve,kjo është tentim shitje këtij populli dushkun për gogla,se pa u ndërpre diskriminimi kundrejt familjeve nuk do të ndalet as diskriminimi kundrejt fëmijëve.

Zbatimi i ligjit duhet te bahet ne mënyrë të drejt sepse ligji e mbron individin e nuk e mbron kolektivitetin. Prandaj secilit punëtor në shtetet e mirëfillta demokratike që i ndërprehet marëdhënja e punës enti për inkuadrim nga fondi i vet e pagunë punëtorin deri sa te punsohet këtu në Kosovë krejt pasuria e punëtorisë kosovare u shit e punëtori mbet në rrugë  i diskriminuar skajshmërisht e pas ti menjëherë i diskriminuar edhe fëmija i punëtorit e disa kishe po i dalim në mbrojtje fëmijut me fjalë e pallavra .Pra ne at familje ku ka diskriminim aty është i diskriminuar edhe fëmija .Prandaj nëse synojmë të jemi shtet demokratik ndaleni diskriminimin kundër familjes sepse ky diskriminim i cili po ndodh në Kosovë askund nuk përputhet me synimet tona për tu ber pjesë e Evropës.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora