Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


BISHZ: Ftesë - Tryezën e organizuar

| E diele, 03.06.2012, 07:11 AM |


Solothurn, 2012-04-20
F   t   e   s   ë
 
për pjesëmarrje me referat apo kumtesë në Tryezën e organizuar nga BISHZ-së, në shenjë nderimi të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

        Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, në bashkëpunim me anëtarët e saj dhe bashkëpunëtorët e jashtëm nga mërgata dhe trojet etnike, ka zhvilluar aktivitete në shumë drejtime.

         Në shenjë nderimi të dy datave të rëndësishme kombëtare: 134-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, BISHZ organizon Tryezën më 16.06.2012, në Solothurn-Zvicër me trajtimin e këtyre temave:

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE
100 VJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

         Ftohen të interesuarit për pjesëmarrje në Tryezën e organizuar, me punimet e tyre sipas temave të caktuara- nga BISHZ-së.
        Pjesëmarrja, bashkëpunimi, punimet e dërguara, nderojnë dhe madhështojnë përkujtimin e këtyre dy festave me rëndësi kombëtare, si nga mërgata dhe nga të gjitha trojet etnike shqiptare, do të kenë rëndësi të veçantë në trajtimin e temave në fjalë.

Tryeza do të mbahet , më 16 .06.2012, prej orës 14.00 deri në 18.00

Adresa:
Berntorstrasse  10
4500 Solothurn-CH

Për më shumë të dhëna kontaktoni: Abas Fejzullahi  078 718 76 45

Pjesëmarrja dhe paraqitja e referatit - kumtesës

Lajmërimi për paraqitjen dhe dërgimin e temës deri më 10.06.2012. 
Punimet e arritura pas datës 10.06.2012, s` përfshihen në program.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                     
Paraqitja e të interesuarve për pjesëmarrje dhe përcjellëjen e punimeve, është mirë të lajmërohen deri më 12.06 2012, për  sigurimin e vendeve 

Luteni që të dhënat lidhur me pikat 1-2 dhe 3 t'i dërgoni përmes adresës-postës elektronike në vijim:i::

E-Mail:     afejzullahi@yahoo.com , abas_fejzullahi@hotmail.com  abas.fejzullahi@bishz.ch             
tel. 078 718 76 45
Me nderime :   Abas Fejzullahi, , kryetar