E enjte, 28.03.2024, 10:14 AM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Vapori që po mbytet dhe barka e shpëtimit

E diele, 03.06.2012, 08:38 AM


Vapori që po mbytet dhe barka e shpëtimit

Nga Albert Zholi

Në historinëe shkuar dhe të tashme të demokracisë të Europës Perëndimore janë  të pakta ato partive politike që kanë vazhduar të qeverisin pas fitimit të dy mandateve radhazi.

E vaçanta ka ndodhur në vendet me traditëtë hershme parlamentare që kryesisht kanë dy parti kryesore dhe kjo dallon më shumë Anglinë, ku Partia Laburiste dhe ajo Konservatore apo partia e Miteranit në Francë që kanë tejkaluar referimin e mësipërm.

Pas periudhës komuniste, në demokracitë e reja të Europës Lindore zor se mund të gjesh Parti që kanë drejtuar vendin më shumë se dy mandate radhazi qeverisëse, kjo sepse klasa politike, e cila ka bërë turavrap drejt pushtetit është tërhequr kryesisht prej përfitimeve të pamerituara që të jep një karrige drejtuesi për pasurim personal. Pra korrupsioni gërryen institucionet dhe prej saj qeverisja vetëkonsumohet.

Në vendin tonë kjo është edhe më e dukshme sepse demokracia edhe pas 20 vjetëvë ende është shumë e brishtë dhe po bën përpara duke u zvarritur, e kapur prej fyti nga diktatorët e vegjël, të partive të mëdha dhe jo vetëm nga ata, por nga shtyllëkurizorëthyerit dhe puthadorët, të cilët i kemi patur dhe i kemi me shumicë, jo vetëm për udhëheqësit tanë por edhe për pushtuesit ndër vite.

Nuk mund të ketë në asnjë vend tjetër në botë qënë një popullsi prej 3,5 milion banorë, ku gati 1,5 milion janë emigrandë, qofshin edhe sezonalë, të këtë 120 parti politike. Siç duket ne e kemi në gjak për ti dhënë botës shëmbuj “demokracie të kulluar” dhe për të thyer rekorde negative me qeverisje allashqiptarçe.

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare në horizont,me sa duket po shfaqet furtuna elektorale dhe timonieri i partisë nëpushtet po qe se do të arrijë të nxjerrë anijen e qeverisë në breg, do të mbetet vetëm me të afërmit e familjes së tij.Të shumtëjanë ata që fshehurazi ashtu si minjtë që ndjejnë tërmetin po braktisin bordine anijes dhe po hidhen në barkën e shpëtimit, ankoruar tek “Krokodili” që i është ofruar me bujari nga Presidenti ynë i nderuar.Natyrisht pushtetarëve të sotëm, vendi iështë caktuar tek bishti i tij, sepse tek trupi dhe aq më shumë tek koka,i takon atyre ishave të dikurshëm, që ashtu si në fillimet e paratë protestave hodhën me vrap testerat e Partisë së Punës (ashtu i urdhëruan) dhe ju bashkangjitën Partisë Demokratike, duke ja tharrë palcën rinisë studentore, po ashtu tani, hedhin edhe atë të PD, për tu kacavjerrë pushtetit. Ata nuk e pranojnë humbjen, as në 97 nuk e pranuan, por u futën vrimave dhe më pas dolën me partiçka të reja, e kur ndjenë erën e fitores të PD, u shkrinë si prej dylli nga dielli i pushtetit dhe ju bashkangjitën atij. U sulën përsëri për të llufitur mishin, dhjamin, madje edhe kockat që kishin mbetur nga qeverisja e mëparshme, paçka se plagët e 97 ende nuk ishin mbyllur mirë dhe diku kullonin akoma gjak.

Ata, nuk shfaqen në publikpërkrah nismëtarëve të partive të reja,por tinësisht do ti shohish skutave të kafeneve, apo restoranteve të nëndheshëm, larg kamerave e publikut, pa kollaro e kostum, duke u zhgëryer nëavujt e pijeve të shtrenjta dhe pjatancave me fruta deti, me një mik të dikurshëm, ishdeputet të PD, tashmëtë pakënaqur me udhëheqjen qeverisëse. Shpesh shfryjnë e shajnë Kryeministrin që i dha aq shumë pushtet LSI me 4 deputetë, dhe se ata (lexo LSI) po ja nxjerrin bojën qeverisjes me koorupsinin që e çuan në qiell dhe e bëjnë hapur pa ju dridhur qerpiku. Por damkosin edhe të vegjëlit (partitë e kualicionit) që kanë marrë poste zvëndësash pafund dhe po i pengohen nëpër këmbë e si lënë rehat për të punuar(lexo për të marrë pjesën e tyre në tendera) duke kundërshtuar politikat e investimeve.

Po ç`duan këto vemje të pushtetit,që po largohen me vrap nga PD, mos vallë sjanë ngopur akoma, apo i trëmben ndërimit të pushtetit dhe përballjes me drejtësinë?

Mos bëra ironi, se kur nuk u përballme drejtësinëasnjë pushtetar pas 97 nga djegja e Shqipërisë, nga paret e vjedhura në Banka e firma piramidale,e kur i gjithë populli thërriste të vijë “KOMPETENTI”, nuk ka për të dhënë llogari askush në këtë vend mjeran.Mundet të mos e kem drejtë, por çduhet të bëjmë? tëshkojmëtë gjithë në emigracion, e pastaj kush mbetet në Shqipëri, vetëm pleqtë, hajdutët, biznesmenët dhe budallenjtë qëdo tëpunojnë për ta.

Por më doli nga mendja se të gjithë do të jemi të shkolluar me diploma të universiteteve private.

Do punojmë me dipllomë në xhep, si puntorëndërtues, suvaxhi, pllakashtrues, hidraulik, elekriçist e çtë dali, se tani kamarjerë ka plot me juridik e punojnëvetëmpër një copë bukë.Kush ju ka faj që nuk militojnë në asnjë parti dhe nuk kanë master shkencor që të jepni mësim në gjithë këto universitete private? Po kush japin mësim në ato universitete, prapë ishat. O petagogët pleq të ronitur ose prokurorët e gjykatësit e atëhershëm, të shndruar në Profesorë Doktorë të tanishëm. Por ka edhe nga ato që shkuan jashtë shtetit për punë si emigrantë dhe pas dy vjetësh u kthyen me mastera shkencorë. Nuk dua të ndalem në këtë fenomen, se nuk e kam për ata, e kam për vemjet e pushtetit të djeshëm dhe të sotëm. Pëfr këto lloj mostrash që dje janë kalitur në kudhrën e atëhershme të revolucionit proletar dhe e njohin mirë zvarritjen poshtë telave me gjëmba të brezit të sulmit. Kanë një ngërçqeshje në fytyrë që edhe në gjumë nuk i ikën buzëpërveshja. Mbajnë gjithmonë me vehte një çantë të bukur apo një dosje të veçantë që të tërheqin vemendjen në publik, si burokrat të ndërshëm që vetëm punojnë për shefin(apo bosin, si i thonë me të renë), që edhe pastruseve në ministri i thonë“shefe” me ngërçqeshje, sepse për ta s`ka jerarki, si përgjegjës, drejtor, apo zëevendësministër e ministër, por vetëm përmendin shef edhe në gjumë pa vetëdijë (apo me vetëdijë të plotë). Kjo fjalë e artëdhe pak para nëndorë, i ka dhënë pozitë, tendera, para, mundësi korupsioni. Dhe çantën a dosjen se ndajnë asnjëherë nga dora, e kanë bërë shtojcë të krahut të tyre.

Për dreq se çmu kujtua një mik i hershëm i joni, i cili në mbledhjen e parë të PD së atëhershme tek salla e ISTN-së, mbante në krah një vandak me dosje kartoni dhe ja lëshoi mbi tavolinë Doktorit. E Doktori, kur dikush filloi të diskutonte me zjarr duke lëshuar edhe ndonjë kritikë të ndershme për organizimin e partisë,i hidhte një shikim tëëmbël diskutantin, vinte dorën e djathtë mbi dosjet dhe i ledhatonte ato me një buzëqeshje të lehtë. Më duket sikur ka kaluar vetëm një vit apo ndoshta një shekull, nga ëndrat që u kthyen në shgjëndra nga vemjet e shumta mostra pushtetngjitës.

Po shohim tani se dy partitë e mëdha po përpiqen të kapen me thonj pas kodit zgjedhor dhe me politikën e tyre kërkojnë të mos lëshojnë pushtet tek të voglat sidomos Partia Socialiste. Partia Demokratike, e trëmbur nga dy partitë e reja për marrjen e votave të elektoratit të djathtë, sikur po pranon realitetin e ri që po krijohet dhe nuk po vë ujën në zjarr për fitore, pavarsisht nga deklaratat e përditëshme, por synon vetëm tëarrijë të krijojë një grup parlamentar të fuqishëm për përballje me maxhorancën e ardhshme. Dhe Vemjet me nuhatjen ekselente të tyre duke ndjerë rrëshqitjen e pushtetit të tanishëm, mundohen të ngjiten pas partive të reja, për vetëmbrojtje. Stafet e të dy partive të reja, si ajo e Bamir Topit edhe ajo e Kreshnik Spahiut që pas zgjedhjeve të ardhshme, ka gjasa të shkrihen në një të vetme, po futin me shumicë dhe pa kandar njerëzit e majmur nga pushtetii PD. Në qoftëse këto lloj servilvemjesh, që si duhen as dreqit, do të ngjiten pas partive të reja, shumë shpejt do tja nxjerrin atyre kallajin në sytë e popullit dhe vështirë që këto të fundit, të bëhen të besueshëm në elektorat si për çështjen e demokracisë dhe as për atë kombëtare.

Zoti President,duke qënë se është në fushën e tij siDoktor i shkencave (ke edhe Drejtorin e kabinetit për ndihmë) është mirë të disifektosh qysh tani fidanen që po rrit, në mënyrë që nesër të bëhet pemë dhe jo të mbetet e thatë e me gjethe të ngrëna nga vemjet e pushtetit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora