Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Panairi tradicional i librit "Prishtina 2012" - 4-10 qershor 2012

| E shtune, 02.06.2012, 02:01 PM |


Panairi tradicional i librit "Prishtina 2012", i 14-ti me radhë, do të mbahet nga 4-10 qershor 2012, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Panairi i sivjemë pritet të ketë ndryshime thelbësore qoftë me botuesit pjesëmarrës, qoftë me organizimin dhe risitë që do t’i ofrohen opinionit libërdashës.
Panairi i sivjemë përkon dhe i bashkëngjitet shënimit të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Panairi i 14-të i librit do të ketë veprimtari të ngjeshura për çdo ditë: debatet me lexues, botues, shkrmtarë, përkthyes, studiues, media etj. do të jenë veçantitë e panairit, kur kihet parasysh fakti sepanairi i vjemë kishte mbi 50 veprimtari të tilla dhe shkrimtarë mysafirë si Moikom Zeqo, Shpëtim Kelmendi, Anila Xhekaliu, etj.
Pas 10 majit 2012 do të bëhen publike edhe veçanti të tjera të Panairit të 14-të librit "Prishtina 2012"!

Vizitoni: http://panairilibrit.com