E enjte, 18.04.2024, 04:31 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kosova - Pastrimi i bërllogut dhe i parave

E shtune, 02.06.2012, 05:48 PM


KOSOVA – PASTRIMI I AMBIENTIT NGA BERLLOGU- DOLEN PARA KAMERAVE EDHE ATA QË ZANAT JA KANË PASTRIMIT TË PARASË

Kosova më së shumti ka nevoi të pastrohet nga fëlliqësirat dhe fekaliet që janë    instaluar në Institucionet shtetërore, e pastaj ambienti dhe ajri do të jenë vetvetiu më të pastër...

Kosova zë vendin e parë në botë për fjalën PASTRIM, pra për pastrimin e parasë së shtetit dhe popullit, strumbullari është Parlamenti...

Respekt për Shoqatatë e ekologjistëve  dhe ambientalistëve të Kosovës në krye me Luan Hasajn për akcionin dashamirës dhe vullnetë mirë, andaj këta nuk janë pjesë e këtij shkrimi.

Nga Xhevat Rexhaj

Dikund në vitet e 70 ta, daja im ndjesë pastë dhe i vrarë nga shkiet me 1 prill 1999 në Padalishtë, përndryshe ish arsimtarë dhe drejtor i shkollës fillore në Leqinë, e pati pyet mixhen tim Avdyl  Zekë Rexhaj , një Burrë i drejtë dhe shumë i menqur ato kohë ,kështu: „ O Avdyl miku shumë shqiptarë po ja msyjnë Arabisë dhe po shkojnë te nji farë Meka me u bo Haxhinjë, po Ti a ke mendue ndonjihere të shkosh atje tash kah pleqnija? Mixha Avdyl u pat qesh lehtë dhe ishte përgjigjurë kështu: „ O Bekë miku, ti je njeri i menqem,e spo di a e ke pernjime a po  po më nguc, por une po tkallxoi keshtu, ka shumë shqiptarë që po shkojnë në haxhillak, dhe ka edhe burra tmirë që po kanë pare e spo dinë ku me i lanë e po ja msyjnë Arabisë, por more miku im boll shumë po shkojnë se i kanë bo 100 tzeza e tkqija dhe tash po kujtojne se kur tshkojnë e tsillen rreth njifarë gurit çperlahen nga të ligat e tyne, e une kur po i shof disa që po shkojnë athere po i tham vetes, trus o Avdyl te shpija se skam çka me la une atje…“.

Në shembuj personal njeriu gjenë materiale të duhura që të merret edhe me tema të caktuara ngase nga ato mundët edhe të ketë lidhshmëri me realitetin dhe momentumin në të cilin jetonë një shoqëri, e në rastin konkret të jetë Kosova.

Së pari të fillohet nga pastrimi, fjalë  në një kuptim dhe dritare krejtë ndryshe nga pastrimet që kanë karakter fetarë, ambiental apo edhe personal. Kosova pastrimin më të madh në historinë e saj mijëra vjeqare e përjetoi në fund të shekullit të kaluar, konkretishtë në majin dhe qershorin  e vitit 1999, kur ajo përfundimishtë u pastrua ( fatmirësishtë) nga çizmja dhe nga kriminelët serbë, shkurtë nga serbët dhe falangat e tyre, dhe ky pastrim do të shenohet në historinë tonë si pastrimi më i madh që u bë nga ndytsirat dhe shajkaqagjitë, shovenistë dhe gjakpirësit që vranë me qindra vite shqiptarë dhe gllabruan tokat arbnore, ky pastrim nuk do ishte kurr i mundshëm po mos ta patem ndihmen e madhe të miqëve tanë nga kombet demokratike të botës perëndimore...Pas këtij “ pastrimi” edhe ambiental nga e keqja ,shqiptarët menduan se vërtet tani më pas gjithë kësaj dukurie do të filloi ndërtimi i së mirës, ndërtimi i mirëqenjes dhe ndertimi i çdo fushe jetëore me rregullë, demokraci dhe sinqeritet e respekt ndaj shtetit dhe atdheut ! Fatkeqësishtë filloi të ndodh dhe të instalohet e kundërta, filloi të shfaqet në sipërfaqe një ndotje tjetër e “ambientit” apo thënë shkurtë, një ndotje dhe papastërti  e shoqërisë sonë kosovare të dal nga lufta e përgjakshme, filloi të ndodh ndotja e Institucioneve dhe ndotja e jetesës në përgjithësi. Qysh në fillet e para të atyre ditëve të pasluftës në Kosovë me turr e vrap filluan degradimet e paimagjinuara ,nga askush  të pritura, të një pjese të shoqërisë sonë e të cilët thirreshin ose në  vlera të luftës ose në vlera të paqës, pra filloi të lulëzoi një ndotje nga e cila edhe sot e gjithë ditën shoqëria kosovare do të lëngoi , dhe pasojat do të jenë fatale edhe në shumë vite të ardhëshme.

Kosova filloi të kundërmoi si kurr më parë nga krimi, kriminaliteti, kontrabanda, korrupcioni, prostitucioni, pazaret me shitjen e femrave,  e deri te deformimet makabre të një klase të njerëzve të caktuar, e cila mëtonte të bëhej politike, dhe e cila me kohë edhe fitoi pozitat falë makinacioneve dhe ndytësirave të tyre si rezultat i përfitimeve enorme të parave nga nëntoka e krimit. Në këtë katrahurë njerëzore vërtet filloi të ndotej, ambienti, fushat, malet e shkatëruara, lumenjët, qytetet, fshatrat dhe asnjë pëllembë toke nuk mbeti e pa ndotur dhe e pa fëlliqur ,ngase në pushtetë u instaluan ata të cilët e ndotnin edhe ajrin e lëre me shoqërinë dhe ambientin.  Duhet kuptuar drejtë se nga e gjithë kjo dolën dy ndotje, pra ndotja e vërtet dhe reale e ambientit, dhe tjetra ndotja dhe fekalimi i vet shoqërisë kosovare si rezultat i fekalieve ( fekalie, quhen ndytësirat dhe fëlliqësirat më të shëmtuara)  politike të instaluara në maje pushteti.

Si për çudi këtë vit shoqatat e ndryshme ekologjie dhe ambientaliste ndërmorren një akcion( në bashkëpunim me Qeverinë?) që vërtet të dalin në një pastrim masiv të shtetit tonë, në një ditë që edhe koincidoi me Ditën e Presidentit? Edhe pse pa e menduar sigurishtë organizatorët, besohet se u bë mirë që kjo ngjarje u lidh me atë ditë, duke ditur se pastrimi si ngjarje kap edhe konotacione të tjera për një shoqëri dhe këte do ta deshironte çdo President shteti që vendi i tij të dukej më i paster dhe më i bukur. Në këtë akcion mjerishtë u dukën edhe politikanët,qeveritarët e deri te Presidentja, Kryeministri dhe Kryetari i kryeqytetit. Nuk do të kishte asgjë të keqe në gjithë këtë medializëm sikur mos ti kishim parë më shumë ata në Tv sesa ata që me të vërtet dëshironin të pastronin Kosoven dhe ambientin a saj. Në shtetet demokratike, pastrimin e bëjnë Institucionet dhe kompanitë adekuate, në vendet e tilla pastrimin e bëjnë punëtorët që merren me këte qështje, dhe paguhen nga Institucione relevante dhe  transparente, por pastrimin në shtetet demkratike e ndihmojnë edhe vet qytetarët me ndergjegjen dhe respektimin e rregulloreve dhe ligjeve në fuqi,k jo një temë tjetër në vete, por ti kthehemi një qështjejej konkrete, po  për çka dhe nga kush  ka nevoi  eminente Kosova të pastrohet në këtë kohë?

Një shtet do të ketë ambient të pastërt atëhere kur pastrohen kokat dhe mendjët e pushtetarëve dhe vetë shoqërisë në përgjithësi.

Ndytësirat dhe fëlliqësirat më të shumta në Kosovën tonë, nga të cilat duhet të pastrohet vendi, pra shteti janë këto, dhe në këto pika:

-Së pari duhet të pastrohet Presidenca, duhet vet Presidentja ta pastroi veten nga disa qështje të së kaluarës ,kur edhe ajo ishte pjesë e organeve policore në kohën në të cilën ndodhen shumë vrasje të atdhetarëve të shquar shqiptarë, politikaj, luftëtarë dhe qytetarë të urtë! Presidenca duhet të pastrohet nga mosnderhyrja në mbrojtje të shumë pisllëqeve që ndodhinë në shtetin të cilin e drejtonë ajo, duhet të pastrohet nga heshtja e paarsyesh,e e të tjera...

-Duhet të pastrohet Qeveria në krye me Kryeminstrin si qerdhe e njerëzve të dyshimtë me të kaluar të dyshimtë në periudha të ndryshme , nga afera të caktuara në krim, kriminalitet, kontrabandë dhe korrupcion masiv deri edhe te likuidimet e njerëzve të caktuar, duhet të pastrohen nga duart e ndyra dhe mendjet e prishura me të cilat u pasuruan brenda natës si milionerë dhe matrapazë të dalldisur. Qeveria duhet të pastrohet komplet dhe të merret me ta drejtësia kur dikur do të instalohet në Kosovë pa ndërskamca, shkurt duhet pastrim masivë dhe largim i kësaj qeverie të korruptuar gjerë në fytë..

-Parlamenti i përzier, me dilerë të caktuar, me hajna, me bashkëpunëtor të shkieve, me vrasës, me kriminel, me kontrabandues të pasurisë së Kosovës e deri te ata kontrabandues edhe  të vet territorit të Kosovës, posedohen fakte dhe dokumente të bollshme për shumicën e tyre ( pa dallime partiake, shkurt nga të gjitha partitë që përfaqësohen në organin më të lartë legjislativ të vendit...).Parlamenti duhet të pastrohet mu nga koka e tij poashtu sikur qeveria nga koka staliniste e enveriste, shkurt edhe nga shumica e deputetëve, shumica pra...

Gjykata dhe prokuroritë në të cilat flejnë me qindra e mijëra dosje të papërpunuar, të pazbuluara dhe të pluhërosuara nga mosdëshira dhe nga mosgatishmëria për zgjidhje. Në Gjykata dhe Prokurori punojnë njerëz që janë të lidhur ngushtë me krimin, me kontrabandën dhe heshturazi mbrojnë kriminelet dhe të akuzuarit e shumtë në shumë afera, si vrasje, kontrabandë, vjedhje pasurie shteti e shumë gjëra të tjera.

-Univerziteti, piadestali më i lartë i një shoqërie, vendi i dijës dhe i arsimimit të një populli, këtu lulëzon mafija politike dhe ekonomike e përzier me mafinë intelektuale. Univerziteti shet dhe blen Diploma, korrupton mësimdhënës dhe student, keqpërdor edhe në mënyra seksuale studentë të shumtë, bënë shpërlarje parashë nepër  xhepat e disa prijetarëve të pameritë që udhëheqin me këtë Institucion aq shumë të duhur për ardhmërinë e Kosovës.

-Shëndetësia, në këtë lëmi  që edhe nga analistë të shumtë nderkombtarë thuhet se bëhet një pastrim marramendës i parasë publike dhe mjerishtë edhe i asaj private nga pacientë apo familjarë të pacientëve të cilët për sherbime të caktuara japin shuma të majme nepër duart e personave të tjerë, pra korrupcion i pandalshëm...shiten medikamentet nepër ordinanca private e çka jo tjetër.

-Ndërmarrjet publike, e këtu është thesari i korrupcionit, këtu mbetet hambari i pasurimit të politikanëve të korruptuar, nga këto ndërmarrje vjelen miliarda euro. Ndërmarrjet shoqërore e bëjnë pastrimin më masivë të parasë publike, këto ndërmarrje udhëhiqen nga njerëz të caktuar të partisë në pushtet, nga këto ndërmarrje mblidhen miliarda para, e në anën tjetër këto ndërmarrje vjelin edhe ndihma nga buxheti i Kosovës, ngase qeveria u ndan mjetet shtesë kinse për humbjet që ato ndërmarrje kanë??? Ndërmarrjet publike paraqesin kulmin e krimit ekonomik, kulmin e pasurimit të politikajve kosovarë dhe këto ndërmarrje mbesin në duartë e një klani të caktuar politikë në krye me partinë në pushtet.

-RTKja, ky televizion publik i quajtur? Ndërsa në realitet një shtepi publike ku gjithashtu bëhet shperlarja e parasë së qytetarëve të Kosovës, një shtepi kinse televizive e pavarur kosovare ndersa realishtë RTKja mbetet një dritare dhe një uzinë e ndotur e partisë në pushtet, nga këtu qytetarët e Kosovës mbushen me rrena dhe me demagoxhi, me pallavra dhe me ideologji alla enveriste, nga këtu ndotet edhe vetë ajri i Kosovës ngase ky mjet medial ecen nepër eter ( ajër), pra ndotje e  ambientit në mënyrën më drastike e më që mund të bëhet nga një shtepi publike informative.

-Komunat e Kosovës, edhe këtu ndodhin parregullsi edhe këtu ka shperlarje parashë, pra edhe në nivelin lokal ku më shum¨üe e ku më pak pastrohet paraja, por jo ambienti, përkundrazi ndotet ambienti, fëlliqet rrethi dhe vuan qytetaria. Në komuna ka ende të punsuar me një vetëdije të së kaluarës, ku për çdo sherbim duhet së paku ti paguhet një kafe?, ku për çdo shërbim duhet një kundërsherbim nga ana e qytetarit, në komuna ka tenderë dhe nga këta tenderë gjithashtu bëhet korrupcioni, nga tenderët ndahen mjete të caktuara në mes atij që fiton, atij që ia jap dhe të tretit që ndërmjetson, shkurt një pasurim i paligjshëm por në përmasa më të vogla sesa në nivelin qendror. Komunat duhet të pastrohen nga disa njerëz me dosje të kriminelëve, hajnave dhe keqëbërësve, e nga të cilët ka edhe kryetarë komunash, mjerim dhe ndotje e paskrupulltë e ambienti, e rrethit dhe e ajrit të shoqërisë kosovare që thithë këtë ajër të pluhërosur nga fëlliqsirat me emra njerëzish.

Që Kosova të jetë shtet normal, me një vijë institucionale normale, me një vizion të kjartë dhe me një pastërti natyre e ambienti athere medoemos së pari duhet të bëhet pastrimi nga njerëz që kanë zhvatë këtë popullë, këtë shtet dhe këtë pasuri shoqëroer, pra duhet të pastroohet nga krimi dhe kriminaliteti, e këtë mund ta bëjnë më së miri qytetarët e shtetit, ata të cilët e kanë të drejtën e votës dhe me votën e tyre së pari ti rrëzojnë nga maja e pushtetit të tillët dhe së dyti të fillojnë edhe kallëzimet penale për të njëjtit, kështu do të filonte dekontaminimi i shoqërise dhe ambientit të Kosovës, dhe pas kësaj Kosova do të pastrohej ashtu si pastrohen të gjitha vendet me një mendësi demokratike, me një kulturë dhe edukatë se si dhe sa duhet shteti. Që e gjitha kjo të ketë suksesë athere vërtet lypset edhe një pastrim i kokave të një pjese të shoqërisë dhe qytetarisë së Kosovës nga mendjet dhe vetëdijae krisur se korrupcioni i cili nuk më prek mua e të jetoi, se krimi dhe krimineletë të cilët nuk më ngucin mua le të jetojnë, këto mendësi janë ndotje e Kosovës, ndotje e ambientit dhe ndotje e ardhmërisë, andaj sa më shpejtë që edhe qytetaria e Kosovës pastrohet nga këto  “ ndotje “ të mendjeve të tyre aq mër shpejtë Kosova do të jetë më e pastërt, përndryshe me pastrimin e nga një letre dhe plastike nga rrugët Kosova jo që do të jetë më e pastert por do të jetë më e prapambeturë dhe e ndotur nga shumë fekalie njerëzore, parazitë dhe lloqar të ndyer që shkatërrojnë shoqërinë dhe ardhmërinë e  Kosovës.

Në fund, megjithatë Kosova e ka një veqanti edhe në këtë fushë, ngase Kosova llogaritete si vendi i parë në botë për pastrimin ( shperlarjenë ) e parasë nga qeveritarët dhe pushtetarët e saj, e popullit nëse i pelqen që Kosova të mbetet edhe më tutje në këtë pozitë të parë, athere ja pashin hajrin...

Kryetarja, Kryeministri dhe Kryetari i kryeqytetit deshën ta bënin atë për të cilën pat folur në vitet e 70 ta mixha im i ndjerë, pra këta, pushtetarët e politikanët e vetëquajtur, spaten nevoi të shkonin në Mekë e as Betlehem, por e hoqen nga një letër të lloqosur duke menduar se u pastruan nga të këqijat që i kanë, secili në mënyrën e vet?!.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora