E premte, 29.03.2024, 07:53 AM (GMT)

Mendime

Edgar Frashëri: Kujt i duhet Presidenti?

E premte, 01.06.2012, 05:27 PM


Kujt i duhet Presidenti?

Nga Edgar Frashëri

Ne fakt eshte nje pyetje retorike te cilen normalisht duhet ta beje cdo qytatar i thjeshte i ketij vendi, jo vetem ne periudha te nxehta si kjo qe po ndodh tani, por edhe ne kohe te ashtuquajtura normale kur jeta e vendit rrjedh ne shtratin e vet kryesisht per force graviteti.

Eshte nje pyetje qe tashma, me shume se kurre gjate ketyre njezet viteve te etheshme perpjekjeje mbijetese ne nje sistem shoqeror ende pa emer, me vjen ne mendje, sepse duket qe ashtu si une  dhe kushdo qytetar i zakonshem ka ndaluar nje cast dhe ben nje fare bilanci heshtaz, se cfare eshte bere mire dhe jo mire ne kete periudhe tranzicioni. Ne kete bilanc, pa tjeter qe tani futet edhe  nje term qe pak rendesi mund te kete pasur deri tani, ajo e Presidentit te Republikes. Them presidentit te republikes sepse ne momentitn e ndarjes nga e kaluara diktatoriale, para nesh u shtrua dhe ne beme zgjedhjen ( sic na e thane te huajt) qe Shqiperia te behej Republike si kjo qe kemi sot.  Pra shteti yne u organizua ne ate forme te tille qe per nje milion aresye duhej te ishte me cdo kusht larg sistemeve te tilla qe te mund te conin perseri ne nje dikature, qofte edhe te kamufluar. Pushtetet e ndara, te zgjedhura demokratiksht dhe po demokratikisht te kontrolluara nga populli do te garantonin qe Shqiperia te mos rrezikonte perseri te binte pre oreksesh”kanibaliste” diktatoresh tashma te dale mode.  Pra u krijuan partite politike nga populli, dhe qe te mos bie ne perseritje, ndermjet gjithe atyre qe u bene,  ishte e dhe Presidenti i Republikes i cili u cilesua ne baze te kushtetutes si figura me e larte perfaqesuese e shtetit.

Une si qytetar i zellshem bleva librin e kushtetutes, te cilin e kam edhe sot, por qe nuk e kam lexuar asnjehere deri ne fund. Asaj i jane bere me duket ca ndryshime por mua nuk me interesojne. Ma merr mendja se shume pak shqiptare duhet te kene blere kete broshure, dhe fare pak duhet te jene ata qe e kane lexuar. Une realisht as permendesh dhe as me kujtese pervoje nuk njoh se cfare te drejtash dhe detyrimesh kam si shtetas qe jeton ne kete shtet, per te qene ne rregull me ligjet qe organizojne jeten time dhe te shtetasve te tjere. E permenda kushtetuten sepse keto kohet e fundit me shume se asnjehere ne keto dy dekada kjo fjale po citohet kaqe shpesh saqe duket sikur ne si shtetas duhet te lexojme nje lutje para gjumit nga kjo “bible” ose “kuran” qe te nesermen te na shkoje dita mbare. Meqenese kete gje nuk e kam bere dhe besoj qe askush nuk e ben, kjo me con te mendoj se  jeta ime dhe e shtetasve te tjere  rrjedh, sic e kam permendur edhe ne shkrime te tjera, ne menyre gravitacionale, sipas ligjeve te Darvinit, ne te cilen nuk veprojne aspak forca sociale qartesisht te dalluara, por ligjet e natyres, ku sejcili; individi, familja, klani, grupimi, populli  i tere sillet dhe vepron si ne xhungel ku vepron vetem ligji i me te fortit.

Ne kete kontekst dhe ne kete kend veshtrim me vjen ta shoh edhe figuren e Kryetarit te Shtetit/Xhungles. Ai duhet te jete me i forti, me i paprekeshmi, me madheshtori, mbi te gjithe popullin/pyllin qe te jete garanti i jetes se tyre dhe i bashkesise se tyre ne klane/kopera per te qene ne unitet xhungle. Pra te jete “Luani mbret”, i cili thuhet se zgjidhet demokratikisht nga turma popull/xhungel dhe  ne rastin tone me ane te perfaqesuesve dhe jo me zgjedhje te drejte. Pra fytyrat e popullit tim instiktivisht kthehen ose orjentohen andej nga vjen ulerima me e fuqishme, ku putra eshte me e madhe dhe atje ku ndahet pjesa e prese. I pare keshtu, perseri me ben te mendoj se, me pak se kushdo tjeter  ne kete republike/xhungel, eshte figura e Presidentit e cila i permbledh ose perfaqeson keto atribute.

Eshte e vertete se ne fillimet e veta, per inerci te se kaluares se afert,  presidenti i republikes mbreteroi si “Luani mbret” dhe kjo eshte periudha me e lumtur dhe me e hidhur e nje populli/turme i cili besoi verberisht se diktatura kishte marre fund fare kollaj me nje te rene lapsi, por qe u gjend i shgenjyer e shkrumbosur sa hap e mbyll syte. Ne nje shoqeri te paorganizuar nuk ka kujtese historike. Ajo eshte vetem instinktive dhe afat shkurter. Duket sikur nga viti 1997 ne Shqiperi nuk ka mbetur asnje gjurme ne psiken e njerzve. Sepse me pas nga ky “vit i mbrapshte” ( huazuar nga Kadareja) shteti ka kaluar dore me dore, por ama “Luan mbret “ nuk kemi pasur me. Dhe kjo ka ndodhur jo per merite te popullit/turme, por sepse ata qe na e bene shtetin demokratik ne fillim, thane se “ketyre shqiptareve po u dhe gishtin te rrembejne krahun”.  Dhe ata nder vite me pastaj bene kujdes dhe nuk lejuan qe ne kete xhunglen tone te rivendosej demokratikisht nje “Luan mbret”. Pushteti u copetua ne shume duar, kurse pjeses se Presidentit ju hoqen “kordat e fytit” per te uleritur dhe “thonjte” per te vene rregull. Presidenti;alias Kryetari Shtetit;alias Mbreti i Xhungles duhet vetem te mbaje figuren e unitetit te popullit, kur unitet nuk ka fare. Ish “Luani mbret” i fillimit se bashku me kundershtaret e vet, ne vitet ne vijim punuan ne menyre sistematike, qe kjo figure  ne syte e popullit/turme te minimizohej  deri ne cvleresim, me qellimin e mbrapshte  qe te garantonin  mbreterimin e ligjit te xhungles nga ku me te fituar del me i forti, sepse realisht kane qene ata me te fortet dhe fituarit deri me sot. Them se ja kane arritur qellimit.

Prandaj duke ju  kthyer  perseri pytjese se fillimit, pergjigja eshte fare e thjeshte. Ne kushtet e xhungles nje President pa pushtet nuk i duhet askujt. Ne menyre absolute askujt. Ai mbetet nje figure onorifike i cili nuk ka asnje peshe ne zhvillimin e jetes se pyllit tone. Perseri fytyra jone do te kthehet andej nga vjen ulerima. Tani ajo nuk vjen nga kreu i shtetit. Pra te me falin bashhkekombesit e mij, mbase mund jete cinike dhe e teperuar terminologjia perdorur, por i garantaoj qe: megjithese ne kete vend ne kemi cdo gje tjeter qe ka bota por ama perseri ende nuk kemi qene ne gjendje qe te bejme e te kemi shtet. Pra kujt I duhet presidenti?

Shkrim mbas raundit te pare te deshtuar te “emerimit” te presidentit te shtetit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora