E diele, 07.06.2020, 10:27 AM (GMT+1)

Aktualitet » Njoftime

Njoftim për Mediat i IKIJSH - së

E enjte, 31.05.2012, 07:04 PM


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUTI KOMBËTAR I INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË

Adresa: Rruga “Dibrës”, nr. 312/1, Tiranë

Tel/Fax: ++355 (4) 2360 611, Mobile0692035431, 0682035431, 0672035431

email: nifao.orfan@gmail.com,      web: www.nifao.org

Tiranë, më 31 qershor 2012

Njoftim për Mediat  i  IKIJSH - së

 

Me rastin 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof Dr. Bamir Topi, organizon ditën e premte, dt 1. 6. 2012 - ora 10, në mjediset e Pallatit të Brigadave, një ceremoni pritëse për fëmijët jetimë dhe  përfaqësues të fëmijëve jetimë të Shqipërisë nga gjithë vendi si dhe personalitete nga ky komunitet që janë shquar në fushat e artit, shkencës e kulturës dhe  Shoqërisë Civile.

 

Ceremonia organizohet në praninë e përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtare, të institucioneve të larta të shtetit shqiptar,  etj.

 

Përfaqësuesit e fëmijëve jetimë do i paraqesin Presidentit të Republikës, si përfaësuesi më i lartë i Shteti Shqiptar, Trupit Diplomatik të Akredituar në Shqipëri dhe përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtarë, Rezolutën e Takimit Kombëtar të Jetimëve Shqiptarë, e miratuar me 20 maj 2012.  Kjo rezolutë, pas kësaj ceremonie do u përcillet anëtarëve të parlamentit Europian dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB – së Z. Ban Ki- Moon.

Rezoluta krahas vlerësimeve dhe konstatimeve për gjendjen e jetimëve në Shqipëri fton Parlamentin Europian dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së që Ditën Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve Shqiptarë “20 Majin” ta shpallin si Dita Botërore në Ndihmë të Fëmijëve Jetimëve e cila ta kishte zanafillën nga vendi ynë buzë Adriatikut,  me një histori të veçantë e plot vlera për shoqërinë njerëzore.

Rezoluta  do u jepet edhe përfaqësuesve të mediave si dhe të pranishmëve të tjerë pjesëmarrës në këtë ceremoni.

 

Presidenti i Republikës pritet që të dekorojë në këtë ceremoni përfaqësues të shquar të shkencës, kulturës,  artit dhe të shoqërisë civile që vijnë nga Komuniteti i Jetimëve si Serafin Fanko ( pas vdekjes), Andon Qezari, Jorgo Papingji, Kiço Fotiadhi, Bejkush Birçe dhe Ilir Çumani, etj.

 

Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Tiranë më 31 Qershor 2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora